2016-10-29

Vizioni letrar dhe politikë i publicistit Skender Zogaj


Image result for librat nga skender zogaj



Skënder Zogaj i lindur më 23.01.1950 në katundin Lladroc të komunës së Malishevës.

Shkollën fillor dhe gjimnazin i ka mbaruar në Prizren, ndërsa studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë dhe në Tiranë.

Punën e ka nisur si mësimdhënës i gjuhës shqipe në shkollën tetëvjeçare të Carrallukës dhe në Gjimnazin “Naim Frashëri” të Malishevës (1972-1974).


Në shtator të vitit 1974 kalon në Prishtinë dhe i përkushtohet gazetarisë: redaktor përgjegjës në gazetën e studentëve “Bota e re” (1974-1978); gazetar e redaktor në gazetën “Rilindja” në Prishtinë dhe në Tiranë (1987-1997).



Gjatë viteve 1993-1995 ka përfaqësuar Zyrën e Republikës së Kosovës në Shqipër, redaktor në “Revista ushtarake” të FARK-ut e njëkohësisht edhe Këshilltar për informim i kol. Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjes dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut në Tiranë (1997-98).


Pas përfundimit të luftës kthehet në Kosovë dhe vazhdon punën e gazetarit në gazetën “Rilindja”, mirëpo, pas dy muajsh jep dorëheqje sepse, gazetën , në emër të meritave fulftarake e kishin uzurpuar një grup injorantësh idologjikë, që gazetën e konsideronin pamflet markstisto-enveristësh.

E lëshon “Rilindjen” dhe shkon në gazetën kombëtare “Bota sot” në Prishtinë ku caktohet redaktor i kultuës (1999-2000).

Skënder Zogaj është ndër themeluesit e parë të LDK-së dhe bartës i shumë detyrave me përgjegjësi të kësaj partie në nivel lokal dhe qendror: Themelues i Degës së Parë të LDK-së në Kosovë ( Degës së LDK-së në Fushë Kosovë) dhe kryetari i parë i saj (1990-93), Përfaqësues i Zyrës së Republikës së Kosovës në Tiranë (1993-1995).

Në zgjedhjet e para të lira dhe demokratike në Kosovën e pasluftës, që mbahen ne vitin 2000, për dy mandate radhazi zgjidhet Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës (2000- 2008), e pastaj Këshilltar Politik në Ministrinë e Pushtetit Lokal në Prishtinë (2008-2010) .

Krahas punës gazetarisë dhe angazhimeve politike, intensivisht është marrë edhe me krijimtari letrare dhe publicistike. Ka të botuara librat:

“Zogu i ekspozitës” – poezi për të rritur, “Rilindja”, Prishtinë 1983

“Merrme vëlla përdore” – vjersha për fëmijë, “Naim Frashëri”, Tiranë 1994

“Ora e qoftëlargut” – poezi për të rritur, “Eurorilindja”, Tiranë 1996

“Adresa e dallëndyshes”- vjersha për fëmijë, botoi “Eurorilindja”, 1999

“ Jusuf Uka Bregu” – monografi, “Faik Konica”, Prishtinë, 2004

“Mali i tejdukshëm” – poezi për të rritur, “Spektri”, Prishtinë, 2005,

“Puthjet e puhisë” – vjersha për fëmijë, “Vatra”, Prishtinë, 2007

“Lacrima durerii” (Loti i dhembjes), poezi në gjuhën rumune,”Albanezul”, Bukuresht, 2011.

Etj.

Krijimet poetike të Zogajt janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë botërore, dhe është përfshirë në 18 antologji të poezisë bashkëkohorë shqipe.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Shoqatës Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj me seli në Tiranë.(Floripress:Flori Bruqi)

                                                                                ******


2

XHEVAT REXHAJ : SKËNDER ZOGAJ - KAM PUNUAR SIPAS VIZIONIT DHE IDEALEVE SHTETFORMUESE TË PRESIDENTIT RUGOVA



Për çdo gazetar apo publicist, gjithmonë është kënaqësi e veçantë që të zhvillohet intervistë me njerëz të urtë, të menqur, të drejtë dhe të dhënë pas kombëtarizmës me punë e angazhime, me krijime e përkushtime e jo me fjalë e me parulla folklorike marksiste leniniste. Kësaj radhe do bëjë një intervistë me një atdhetar, shkrimtar, poet e publicist të njohur në opinionin gjithë shqiptarë, Skender Zogajn, një ndërë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Ibrahim Rugova, LDK-ist i kohës që prej themelimit të saj. Kryetar i LDK se në Fushë Kosovë në disa mandate, kryetar i komun¨se së Fushë Kosovës në disa mandate. Në vitet e 90 përfaqësues i R. së Kosovës në Shqipëri.

Z. Zogaj, këto ditë u shënua përvjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, si një i afërt i tij me dekada, si e përjetuat përkujtim?

- Mungesa e Presidentit historik dr.Ibrahim Rugova nëpër përvjetore sjellë shumë mallëngjim, sepse janë kujtimet që shpërthejnë plot me pikëllim për burrin më të madh të shqiptarisë, mungesa e të cilit ndjehet në jetën dhe në të gjitha zhvillimet e shoqërisë kosovare. Përvjetori sivjet u shënua dinjitetshëm nga ana zyrtare, shtetërore dhe partiake. E konsideroj kthjellje, pastrim të ndërgjëgjës, pëndim dhe kërkim falje publike, kur tek varri i Presidentit, edhe sivjet u panë duke vënë kurora lulesh me përkulje, edhe disa nga ata që janë përpjekur ta përbuzin dikur…

Veprimtaria e juaj për cështjen shqiptare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në vecanti është shumë vjecare. A mund të na ofroni një pasqyrë të Skender Zogajt, për dekadat deri te themelimi i LDK-së?

Punën e kam nisur më 1971, si mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe, në shkollën fillore të fshatit Carrallukë, për ta vazhduar në Gjimnazin e Malishëves, ndërsa më 1974 kam kaluar në Prishtinë, për t’iu përkushtuar gazetarisë: 4 vjet redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re”, e pastaj në gazetën “Rilindja” në Prishtinë, e në Tiranë, ku më 1994 u vazhdua botimi i “Rilindjes” së ndaluar në Kosovë.

Si njeri i penës, e dini se ato ishin vite të vështira për krijues e gazetarë, ngase dihet se të tillët, ishin më së shumti të ndjekur nga monizmat komuniste?

Demostratat e vitit 1968 u gjykuan rëndë dhe pjesëmarrësit morën dënime drakonike nga regjimi serbo-jugosllav, por patën ndikim të madh në ndërgjegjësimin e shqiptarëve, për vazhdimin e përpjkejeve liridashëse. Emancipimi kulturor e arsimore, ishin vizioni i forcimit të rrezistencës kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Është koha e përpjekjeve të mëdha e të vrullshme që sollën Kushtetutën e vitit 1974, e cila edhe pse shumë e brishtë, ishet përfituese për Kosovën. Unë flas nga këndi i NGBG “Rilindja”, që në këtë kohë zgjeron rrjetin informativ me varg gazetash e revistash, dhe të botimit të librit, duke angazhuar elitën krijuese intelektuale shqiptare dhe pjesën dërmuese të talentëve të penës, që, bëhen “arrë e fortë” për dhëmbët e pushtetit komunist. Në këtë kohë, me mençuri është bërë dhe loja politike, përmes aderimit në organizatën komuniste, si kusht i hyrjes në institucione, që ua mundësoi faktorizimit të kuadrove shqiptare. Nuk më takon mua, por nuk mund të mos e them: Ndërmarrja GDG “Rilindja” në përgjithësi, e në veçanti gazeta “Rilindja”, ishin shpata që çau errësirën sllavokoministe dhe nxorri në shesh të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët brenda ish-Jugosllavisë.

Fundi i viteve të 80-ta, të shekullit të kaluar, shënoi kthesën historike për çështjen e Kosovës, që ndodhi me themelimin e LDK-së; a mund të na thuani dic më konkrete për ato ditë, javë dhe muaj që ndryshuan edhe rrjedhën e historisë për ne?

Fundi viteve të 80 të shekullit të kaluar, shënon kulmin e dëshprimit të Serbisë ndaj Kosovës, sepse, shihte qartë se, shqiptarët po i dilnin nga kontrolli. Prandaj, kur ndodhën demostratat studentore të vitit 1981, Serbia vuri në lëvizje gjithë potencialin politik, policor e ushtarak dhe përgjaku Kosovën. Pezmi gufoi në të dy taborret: sa më shumë qëllonte Serbia, aq më e padëgjueshme bëhej Kosova! Shqiptarët nga shkrimi fshehtas i parullave “KR” (kosova republikë), kur u derdh gjaku rinor, qartë dhe zëshëm e artikuluan kërkesën “Kosova Republikë”, që nuk u ndal as kur e tërë Kosova u mbërthy me policë, ushtarë, tankse dhe arsenal të rëndë luftarak, që shkelën edhe Parlamentin dhe suprimuan dhunshëm Kushtetutën komuniste të Kosovës. Ndryshimet kushtetuese serbe kishin qëllim zhbërjen e plotë të shqiptarëve, por shqiptarët nuk qëndruan duarkryq: 215 intelektualë të Kosovës, më 21 shkurt 1989, nënshkruan apelin për mbrojtjen e institucioneve dhe të pozitës kushtetuese të Kosovës, pastaj deputetët pasi shpallën Deklaratën Kushtetuese, e shpallën edhe Kushtetutën e Kaçanikut. Nga kjo bërthamë intelektualësh në krye me dr. Ibrahim Rugovën, më 23 dhjetor 1989, u themelua LDK, partia e parë demokratike shqiptare, e cila ia ndryshoi rrjedhën historisë gjithëshqiptare dhe e para ia hapi shtegun epokës së demokratine në kampin komunist ballkanik dhe evropian.

Ju z. Zogaj ishit ndër themeluesit e LDK-së, dhe me sa di unë edhe theleluesi i Degës së LDK-së për F. Kosovë, që ishte e para në Kosovë. A ishte e vështirë kjo punë?

Duke qenë i përfshirë në aktivitetet themeluese të LDK-së, që u jetësua më 23 dhjetor 1989, isha mirë i informuar për veprimet më të rëndësishme që ishin: zgjerimi anëtarësisë dhe strukturimi sa më i mirë i radhëve të LDK-së në gjithë Kosovën, kërkova nga kreu i LDK-së të ma besonte organizimin e Degës së LDK-së në Fushë Kosovë., që asaj kohe ishte pika më e ndieshme edhe më e rëndësishme strategjike, sepse konsiderohej bastioni i serbizimit, meqenëse aty funksiononte organizata më famëkeqe serbofashiste “Bozhur”, promotorja më destruktive e propagandës antishqiptare. Për këtë arsye depërtimi i LDK-së aty, ishte me rëndësi të jashtëzakonshme. Detyra mu besua, por me vërejtjen serioze, që të isha tepër i kujdesshëm, sepse, shkalla e rrezikut ishte tepër e lartë dhe, çdo dështim eventual, do të kishte ndikim të keq dhe do ta rrezikonte LDK-në nëpër qendrat e tjera. Iu rreka punës dhe gjeta mirëkuptimin mahnitës të qytetarëve, që masivisht aderuan në LDK, zgjodhën përfaqësuesit për Kuvendin Themelues dhe, në afat rekord, dy javë pas Qendrës, në Fushë Kosovë, bërthama themeluese e LDK-së më 15 janar 1990 e formoi Degën e LDK-së në Fushë Kosovë, që ishte e para degë e LDK-së në Kosovë.
Pa modesti e them se, jo vetëm pse ishte e para, por edhe për rolin dhe sukseset e saj, Degës së LDK-së në F.Kosovë i takon lavdia historike, sepse: e para në Kosovë hapi zyren e LDK-së; e para në Kosovë themeloi Qeverinë Komunale shqiptare me 10 Departamente; e para në Kosovë organizoi mbrojtjen shëndetësiore dhe hapjen e shkollave paralele shqiptare, e para organizoi vetfinancimin... Kur jemi te kjo, më duhet ta patjetër ta theksoj përkrahjen e përhershme të Xhemajl Mustafës dhe Jusuf Buxhovit, të cilët ishin inspiruesit e suksesit të Degeës së LDK-së në Fushë Kosovë.

E kam të dëgjuar edhe të dëshmuar, se ju ishit një njeri i afërt dhe besnik ndaj Presidentit Rugova, i cili kishte shumë besim besimin tek ju, prandaj dhe ishit i emëruar në Përfaqësinë e R. së Kosovës në Shqipëri. A mundeni pakëz më gjerësishtë të na tregoni rreth asaj periudhe të punës suaj?

Ibrahim Rugovën e kam njohur që në vitin 1972, dhe kam pas fatin të bashkëpunoj me të kur redaktonte gazetën studentore “Bota e re”. Dy vjet me vonë, më 1974, Ibrahim Rugova mori detyra të reja, në “Rilindje” e në Institutin Albanologjik, dhe mua më ra që bëhesha redaktori i gazetës “Bota e re”. Ndërlidhja miqësore u shtua kur Rugova ma redaktoi librit e parë me poezi, “Zogu i ekspozitës” që ma botoi “Rilindja” (1983), pas të cilit më pranoi edhe anëtar në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës. Jeta dhe puna më mbajti afër tij, edhe kur u themelua LDK dhe Ibrahim Rugova u bë lideri Kosovës (sepse do “trimave” nuk ua mbajti që të viheshin në ballë të saj).
Me bekimin e Presidentit Rugova përfaqësova Zyrën e Republikës së Kosovës në Shqipëri dhe, jam i lumtur që detyrën e besuar e kam bërë sipas vizionit dhe porosive të Presidentit, nga i cili gjatë qëndrimit në Tiranë, por edhe pas luftës, kam pasur përkrahjen e plotë. Kur fitova dhe u bëra Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, qe gëzuar shumë. Me shumë kënaqësi më vizitonte. Prandaj e them: e pata dhuratë hyjnore të isha bashkëpunëtor dhe pjesëmarrës në projektin e Presidentit Rugova. Prandaj, besnikërinë ia kam pas borxh, sikurse të gjithë shqiptarët, që duhet ta mbajnë vath në vesh, se mosbesnikëria ndaj Rugovës ishte tradhëti ndaj vetvetes. Jam i bindur se kush ka prek besnikërinë e Rugovës, e ka iriqin brenda ndërgjegjes!

Kam një pyetje e cila shtrohet nga shumë shqiptarë, e kjo është: rreth fotografisë e cila shumëzohet me mijëra kopje, ku është Presidenti Rugova, Adem Jashari, Ju dhe disa të tjerë. 
Çfarë keni për t’ju thënë lexuesve të shumtë rreth kësaj fotografie?

Eshtë fotografia me origjinalitet të pakontestueshëm, që është bë në Aeroportin e Tiranës, me 12 mars 1993, gjatë vizitës së Presidentit Rugova në Shqipëri, në takimin me gazetarë, ku Mehmet Kraja, si përfaqësues i Zyrës së R.Kosovës, unë si bashkëpunëtor ndihmës i z.Kraja dhe Adem Jashari që në Shqipëri ndodhej për stërvitje ushtarake, ishim aty zyrtarisht, për pritjen e Presidentit Rugova. Publikimi i parë i kësaj fotografie, për çudi, i shqetësoi shumë disa koluare të UÇK-së, që u përpoqën ta quajnë foto-montazh! Gënjeshtra rrugaçësh smirëzinj dhe primitivë, që nuk mund ta duronin Adem Jasharin afër Presidentit Rugova. Të këtillëve më duhet t’ju them, Adem Jashari është deklaruar hapur ushtar i Ibrahim Rugovës, me fjalë e me shpirt. Në pritje ishte me plotë dëshirë dhe fort i gëzuar për ardhjen e Presidentit, që e quante “Komandanti”! Këtë e di saktë, sepse në Tiranë kam vajtur më 24 shkur 1993 dhe, me Adem Jasharin më ka rënë të takohen dhe bisedoj disa herë, shumë miqësisht, në zyrat e Përfaqësisë së Kosovës në godinën e Muzeut Kombëtar, dhe jasht tyre. Kjo është e vërteta e kësaj fotografie, që padyshim është historike, sepse i ka dy burrat më emblematikë të historisë së Kosovës, Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin, deshën apo nuk deshën dikushët!

Në ato vite të vrullëshme për dhe rreth Kosovës, ishit një protagonist i ngjarjeve dhe zhvillimeve të shumta për Kosovën, ku vend të vecant zënë edhe aktivitetet institucionale për mbrojtjen. Ka shumë paqartësi si ishte gjendja e vërtetë në Shqipëri, ku ishin me ndikim bukur të fort edhe grupe marksiste leniniste të LPKse dhe të tjerë, që pengonin Institucionet e Republikës?

“Me laps në Evropë!” ishte motoja e parë e LDK-së dhe viza e filozofisë politike të dr.Ibrahim Rugovës, që ia hapi shtegun drejtë demokracinë evropiane. Më vonë Rugova thoshte se “mbrojtja e pragut të shtëpisë është e drejtë dhe detyrë demokratike!”. Sipas kësaj më 1991, LDK-ja elaboroi sistemin e vetmbojtjes gjithëpopullore, nga nëndegët deri të kryesia qendrore e LDK-së. Mirëpo, Presidenti, që ishte edhe Komandanti Suprem kurrë nuk pranoi se kishte struktura të organizuara të mbrojtjes brenda Kosovë. Ndërkohë, Qeveria Bukoshi në Shqipëri kishte organizuar kampet përgatitore ushtarake, në njerën nga të cilat, ishte edhe Adem Jashari. Pra, kishte angazhime institucionale për mbrojtje, që nisën mirë, por në mungesë të një mekanizmi kontrollues, në Shqipëri depërtuan të gjitha llojet e “patriotizmave” politikë e mafiozë, marksisto-leninistë, kontrabandistë, kriminelë gjithfarësh që u rekrutuan në rrjetin e shthurur të SHIK-ut, dhe iu rrekën “gjuetisë së shtrigave”, duke pasur cak kryesor – moslejimin e funksionimit të institucionale të Kosovës. Shqipëria e dërmuar ekonomikisht nuk kishte trohë fuqie për mbrojtjen e “miqëve kosovarë”, mbi të cilët propaganda pamëshirshëm derdhte urrejtje, aq sa kampet stërvitore për djemt e Kosovës u desh të mbyllen.


Image result for ibrahim rugova adem jashari

Njiheni si njeri që në krijimtarinë tuaj dhe në shkrimet tuaja e thuani troc të drejtën. Më intereson të di se, asaj kohe a kishte lëshime nga ana e të parit të Qeverisë dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, karshi marksistë-leninisteve?

Unë kam punuar në Tiranë dhe nuk kam pas qasje direkte në funksionimin e Qeverisë, mirëpo, nga këndvështrimi i Zyrës në Tiranë, që ishte njëfarë ekspoziture e Qeverisë Bukoshi, mund të them se, lëshimet në disa segmente kanë qenë drastike! Fjala vjen, grupet marksiste-leniniste kanë qenë shumë më të privilegjuara se sa LDK–ja dhe Presidenti Ibrahim Rugova, të cilit, sic dihet, nuk i lejoheshin mjetet për udhtime, për telefona dhe shpenzimet tjera të domosodoshmë, ndërsa me mjetet e Qeverisë Bukoshi, janë bërë qejfe dhe janë financuar atentate kundër veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së. Rasti më eklatante është Ministria e Mbrojtjes dhe FARK-u, që Bukoshi i kurbanizoi nën presionin e grupeve kriminale marksito-leniniste, të cilave ua krijoi mundësinë që të vrasin në krye të detyrës kryestrategun ushtarak institucional, Ministrin e Luftës të Qeverisë së Kosovës, kolonelin Ahmet Krasniqi, kur ky e kishte profilizuar forcën ushtarake dhe po priste vetem urdhërin e Bukoshit për të hy në arenën e luftës në Kosovë. Ky lëshim është krimi skandaloz i Bukoshi, që ngado që të vlerësohet, del se kishte gisht në vrasje...

Të kthehemi z.Zogaj në kohën pas çlirimit të Kosovës, kur në të dy nivelet LDK-ja fitoi në mënyrë absolute zgjedhjet. Mirëpo, fitoret ishin me rrezik për veprimtarët e LDK-së gjithandej...

Ndodhën ngjarjet të tmerrshme që, uroj kur të zbulohen deri në fund, se do të trishtohemi nga vetvetja, për veprat e ndyra që kanë ndodhur. Populli i dinte të gjitha duke qenë nën trysninë e fortë të frikësimit, nuk guxonte të fliste, por të vërtetën e tregoi përmes votës, që në zgjedhjet e para duke ia dhënë besimin LDK-së, apo më saktë, dr. Ibrahim Rugovës, që në të dy nivelet, në mënyrë absolut i fitoi zgjedhjet! Kjo ishte fitore historike për demokracinë shqiptare. Mirëpo, fitorja indinjoi nëntokën kriminale, grupet marksiste-lenioniste-enveriane dhe nëntokën mafioze të shërbimeve sekrete, që në shenjtë të hakmarrjes e përgjakën tokën e Kosovës, duke vrarë atdhetarët më të shquar të demokracisë dhe patriotizmit të pastër, siç ishin: Xhemajl Mustafa, Ukë Bytyçi, Ismet Raci, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Hasan dhe Enis Zemaj, gazetarët Shefki Popova, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti, etj, të gjithë, vetem e vetëm pse ishin veprimtarë të LDK-së.

Në Fushë Kosovë, si kryetar keni bërë shumë për rimëkëmbje e jetës, mirëpo, kishit edhe sfida të mëdha me disa parregullsi; më kujtohet lufta juaj për pjesën industriale ndërmjet dy komunave, ku kishte keqpërdorime dhe uzurpime të pronës nga “komandantët” e vetshpallur?

Për dy mandate me votës apsolute të qytetarëve kam qeverisur aty ku Millosheviqi dikur kërkonte kokë shqiptarësh për një qime floku të serbëve! Zoti ma shpërbleu mundësinë të isha kryetari Fushë Kosovës dhe t’i tregoja millosheviqëve se, kokat e shqiptarëve janë të pamposhta. Nuk takon të bëj vlerësime, por mund të them se, kam punuar sipas vizionit dhe idealeve shtetformuese të Presidentit Rugova. Vështirësi ka pasur shumë dhe të rënda sepse, cubat e kuq e të zinj, “komandantë” vetshpallur e “luftëtarë” me uniforma të blera në tregjet e ciganëve në Tiranë, Durrës e Kukës, nuk lenin guri pa rrotulluar për të uzurpuar, vjedhur e grabitur pronat e huaja; lokale, shtëpi, banësa, tokat, pasuritë...gjithandej, shumë sosh edhe permes dokumenteve të falsifikuara nga gjykatat benda dhe jashtë Kosovës. Shkrryrjet kriminale në “Zonën insustriale” ndërmjet Fushë Kosovës dhe Prishtinës, u përpoqa t’i ndakoj, por nuk e gjeta përkrahjen e duhur, sepse uzurpatorët, bënin me dije se “plumbi kushtonte 20 cent!” Jam krenar që nuk u jam nënshtruar kërcënimeve!



Image result for ibrahim rugova

Vdekjes së Presidenti Rugova më 2006 iu organizua ceremoni si i ka hije varrimit të një burrështetasi. Por, mjerisht, pa u kryer mirë zia u mbajt Kuvendi VI, që ishte një katrahurë e pabesueshme brenda LDK-së. Si e shpjegoni atë ngjarje?



Vdekja e Presidentit Rugova ishte goditje e rëndë dhe e kobshme për Kosovën që ndodhej në pragun e daljes nga inkubatori. Pas dy palë zgjedhjesh eksperimentale, dihej që zgjedhjet e tretat, do të ishin finalizuese të Pavarësisë së Kosovës, sipas frymës Rugoviane. Por, ndodhi ndryshe, sepse kolosi mbylli sytë dhe plasi gjama. Sa e madhe ishte kjo Vdekje, e treguan burrat botëror që erdhën i dhe iu përkulën me pietet kolosit më të madh të shqiptarëve, “Skënderbeut të shekullit 20”, siç e quajti këto ditë Sali Berisha.

Image result for ibrahim rugova vdekja
Vdekja e Ibrahim Rugovës ishte me pasoja të jashtëzakonshme për zhvillimet kosovare në përgjithësi, e për LDK-në në veçanti! Kuvendi i VI, “i karrigave”, ishte turp i mallëkuar, shëmti, mjerim partiak, degjenerim intelektual, katrahurë ambiciesh traumatike për pushtet, shfrim egocentrik, shpërthim injorance... Pikërisht kjo, sepse, nga ai kuvend të gjithë dolën të fikun dhe te koritun!



Pa kërkuar se kush ishte fajtori, apo iniciatori i shkatërrimit të LDK-së, çfarë është mendimi i juaj personal për atë Kuvend, a kishte gisht edhe ndonjë ambasadë apo shtet mik i yni?

Image result for ibrahim rugova vdekja

http://floripress.blogspot.com/2015/01/ibrahim-rugova-kompromis-per-kosoven.html
(Lexoni: Ibrahim Rugova: Kompromis për Kosovën është vetëm pavarësia)

Ndodhi ajo që nuk do të duhej të ndodhte, qoftë edhe për hatër të Presidentit, i cili nuk e meritonte një katrahurë të tillë në partinë që e kishte nxjerrë nga zemra dhe e kishte ushqy me urtësinë e mendjes, në kohë e rrethana robërie, ndërsa po degjeneronte në kohë lirie. Tepër rrëqethëse!



Image result for ibrahim rugova

Nuk mendoj se kishte gisht ndonjë ambasadë, as shtet mik apo armik. Jo! Nuk kishte nevoje të implikohej askush, sepse, kishte mjaft mish të egër brenda LDK-së, që ishte aty prej kohësh, por nuk kishte guxuar të shfaqej sa ishte gjallë mendjendrituri, i cili tentim-puçet i shkrinte si rrezja diellit brymën! Por ai nuk ishte dhe u shfaqën zemrat e zifta, interesaxhinjtë, përfituesit e fatkeqësive. Fajtorë ishin të gjithë pjesëmarrësit në Kuvend, por ikësit nga shtëpia them se bën gabimin e pafalshëm. U la shtëpia për Hanin e Dilit! Dhe kjo, kinse për hatër të rugovizmit?! Sipas bindjes time të thellë, më i ngrituri intelektualisht në lojë ishte akademiku Nexhat Daci, dhe, atij i përket epiteti i kryfajtorit ti pafalshëm.

LDK-ja prej vitit 2007 po i humb zgjedhjet, ndërsa askush nuk ndjehet përgjegjës. Nuk kemi pa ndonjë dorëheqje të udhëheqjes, që t’ju lëshohet udha forcave të reja. Bashkëpunëtorët më të afërt dhe më të besueshëm të Presidentit kanë mbetur jashtë strukturave të udhëheqjeve. Si shpjegohet kjo?



Image result for ibrahim rugova

Populli ka thënë “Teposhtëzën e pret lugina!” Kjo i ndodhi LDK-së. Pasojat janë fatale, sepse, partia që rrëxoi komuniznim, i ra të mposhtet nga xhon-komunistët, mbetjet staliniste-enveriane dhe ca grupe mafioze hajdutësh, gërryes të zorrëve të popullit atdheut. LDK-ja u mposht nga hajdutët, që e pranojnë se me vjedhje e kanë marrë pushtetin, e kanë marr ligjin, i kanë marr mekanizmat e drejtësisë, deri edhe Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Gjendja është kjo! Cka i duhet LDK-në është vështirë të gjykohet. Unë nuk mendoj me dorëheqje mund të kthjellet situata. Jo, përkundrazi, dobësohet edhe më shumë. Forcat e reja të LDK-së kanë nevojë për bashkërenditje të vlerave kadrovike, nga më të rinjtë deri te veteranët. Kështu forcohet dhe çohet përpara tradita e frymës së pastër rugoviane, që i përket demokacisë së mirëfilltë euroatlantike!
Sa i përket anashkalimit të bashkëpunëtorëve ma besnikë të Presidentit Rugova, është i patolerueshëm dhe me pasoja, sepse, roli i tyre aktualisht është i pazëvendësueshëm në strukturat udhëheqëse. Dua ta them zëshëm: për rugovistët e vërtetë është kriter moral që të mos shtyhen me bërryla…

Z. Zogaj, ku është sot LDK-ja, parë nga këndëvështrimi i juaj si një nga të dalluarit e LDK-së që prej themelimit të saj?

Momentalisht LDK-ja është në udhëkryq, si Kulla e Ajfelit, shenja më e dukshme dhe ma simbolike partiake gjithëshqiptare – me këmbët në tokë dhe kryet në qiell, plot me njerëz rretherrotull e nëpër trup. LDK-ja është në momentet kuçe kur duhet të konsolidojë anëtarësinë, që nuk duhet të lihet në bredhje të kota dhe në pritje të pacak. Hapur kuadrot e verifikuara duhet të dihet se ku e kanë vendin dhe, të mos të kompromise me dilengjinjtë! Anëtarësia e gjerë kërkon transparencë dhe informim të saktë, sepse është topitur nga enigmat, fshehjet, veprimet prapa shpine, aleancat e interesit, nepotizmi ideologjik që thirret por në fakt nuk i përket konceptit të vërtetë rugovian.

Shumë rugovistë-ldk-istë nuk e kanë të qartë pse z. Sejdiu po sillet në këtë mënyrë me LDK-në dhe më kryetarin e saj, kur dihet botërishtë se, vet z. Sejdiu e solli në kierarki më të lartë Isa Mustafën, si shpjegohet ky fenomen?

Vizioni politik është largëpamësia e perceptimit të fatit historik! Rugova me vizionaritetin e tij krijoi epokën e re të demokracisë shqiptare – rugovizmin - perceptim filozofiko politik, jo bash i lehtë për pasardhësit. 
Fatmir Sejdiu ishte padyshim ishte trashëguesi më i qëlluar i postit presidencial pas Presidentit Rugova. Por, ngatërrimi ndodhi brenda Partisë, ku “mishi i egër” po e kërkonte “egjrën”! Jam fort mirë i informuar që udhëheqja e lartë e LDK-së, duke mos i kushtuar kujdesin e duhur afrimit të anti-LDK-istë të përbetuar, u dhanë atyre mundësinë e marrjes së LDK-në, nëpërmjet Fatmir Sejdiut dhe Isa Mustafës, që pastaj të eliminoheshin edhe ata: me një të rame për dy të vrame. Kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kafshoi Presidentin Sejdiu, u lëndua edhe miqësia ndërmjet Fatmir Sejdiut dhe Isa Mustafës, që e tronditi fort LDK-në, dhe jemi dëshmitarë të pasojave. Mirëpo, në këtë lojë kaq të keqe është edhe një e mirë e madhe: LDK-në e ka në dorë Isa Mustafa që është shoku, miku kolegu dhe bashkëpunëtori më i afërt I Fatmir Sejdiut. Unë dua të mendoj e të shpresoj se, Fatmiri dhe Isa, dy intelektualë reprezentativ, janë të vetëdijshëm për rolin dhe përgjegjësinë historike që kanë ndaj LDK-së dhe Kosovës. Pavarësisht nga çfarë u ka ndodhur, Isa dhe Fatmiri, pa asnjë sqarim duhet t’ia zgjasin dorën njëri tjetrit dhe ta kthejnë në vendin e duhur nderin e tyre dhe të LDK-së. Ka vend të mjaftueshëm për meritat e të dyve, nëse LDK-ja bëhet meritore, përndryshe, të dytë, por edhe gjitha LDK-ja do të jetë të humbur.

A ka rrezik, që nga këto përçarje dhe inate të humbet gara edhe në zgjedhjet e ardhëshme, meqenëse PDK-ja mundet t’i improvizoj, kur ajo e sheh rastin më të volitshëm që të fitoj?


PDK-ja kurrë nuk mund t’i fitoj zgjedhjet ndërshmërisht! Rreziku brenda LDK-së janë inatet dhe përcarja, që janë zbutun fort, por jo deri ne masën e duhur. Veprimtaria e finokëve vazhdon të jetë prezente dhe po përpiqet t’i pengoj vlerat e pastra e të sakta që elektorati i dëshiron. LDK-ja ka nevojë të jetë e hapur dhe konkrete ndaj finokëve, që duhet të herren sikur bari i keq!

Një çështje tjetër shumë aktuale: Veriu dhe bisedimet me Serbinë. Biseduesit e sotëm dikur, në kohë okupimi, shanin dhe e quanin tradhëtar Presidentin Rugova, pse lejonte delegacionet e caktuara të bisedonin për çcështje që i kërkonte perendimi. Ç’farë po ndodh, a është në rerezik veriu?

Veri është sprova më e keqe që i ka ndodhur Kosovës, sepse në fakt bisedimet e kanë cënuar dinjitetin moral dhe interesin historic të shqiptarëve, të cilët kanë rënë në kurthën e vet tradhëtisë së plotë. Bisedimet për veriun janë – biseda për gruan që ka kurorën dhe burrin e saj legjitim, mirëpo, iu ka mbush mendja një matrapazi që dëshiron ta ketë, sado pak! Kjo grua është shtatëzënë…!
Sa i përket Presidentit Rugova gjithë bota e di, i marrun peng, duke qeshur e ka mposht kasapin ma të egër të Ballkanit, Millosheviqin, në kulmin e forcës së tij dhe në kasphanen e tij. Ata që Rugovën e quanin tradhëtar, tash u themi: u bëftë mirë tradhëtia!

As në 7-vjetorin e vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, nga disa aktorë të caktuar të politikës shqiptare nuk e gëzoi nderimin e duhur dhe të merituar: R.Qosja, J.Krasniqi, A. Kurti, e mjerisht edhe Rifat e Murat Jashari, qëndruan në heshtje. A keni ndonjë koment rreth kësaj?

Sa më shumë që kalon koha, aq më i madh e më i lavdëruar do bëhet Presidenti i shenjtë i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Këtë e dinë miqtë dhe armiqtë e tij. Sa i përket nderimit, është cështje e dinjitetit të njerëzve, ndjesi shpirtërore që jo të gjithë njerëzit e kanë. Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, politika Shqipërisë në përgjithësi u korit, sepse Ibrahim Rugova i buzëqeshur i ka falur. Sa i përket disa emrave të theksuar, nderimi mi i tyre nuk i duhet Rugovës as sot as mot! Por e dhimbshme, vërtetë shumë e dhimbshme është heshtja dhe qëndrimi anash i Familjes së shenjtë Jashari, e cila bashkë me Rugovën, përbën dy anët e së njejtës medalje! Kjo është norma historike e Kosovës, sot e përgjithmonë, pavarësisht nga rrjedhat e reja: Ibrahim Rugova me laps dhe Adem Jashari me pushkë, janë emri i vërtetë i Kosovës. Gjithcka tjetër është politikë e interesit, është zhvatje të historisë.

                                                           *******


III

Yryshet e Gjeneralit Kudusi Lame

Milaim Zeka po tregohet mjaft i shkathtë në përzgjedhjen e bashkëbiseduesve për emisionin“Pa rrotlla” të RTK-së, për faktin se po arrin që të nxjerrë para kamerave personazhe ngjarjesh e veprash të rëndësishme që zgjojnë kërshërinë e opinionit të gjerë. Si i këtillë u ndodh në emisionin “Pa rrotlla”, gjenerali Kudusi Lame, figura e njohur ushtarake e Shqipërisë, një personazh me ndikim të madh dhe fort i implikuar në thellësinë e zhvillimeve të Luftës së Kosovës dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në disa nga ngjarjet më të rëndësishme të saj. Pra, nuk ka fije dyshimi se gjenerali Kudusi Lame, që me 12 mars 1997 emërohet Komandant i Divizionit të Kukësit, kishte nën kontrollin e vet të plotë të gjitha lëvizjet përgjatë vijës kufitare Shqipëri-Kosovë, prandaj, është dëshmitari i ngjarjeve të skëterrshme që ndodhnin në Kosovë dhe që po e tronditnin gjithë botën. Për këto zhvillime Milaim Zeka e kishte ftuar të fliste “pa rrotlla”, mirëpo, në fakt , Gjenerali u bë rrotë e mullirit dhe përtypi spinaq pa karar, sikur “Marinari Popaj” në filmat vizatimor dhe foli përmes muskujve për të bëmat e tij, e të shokëve të tij. Kështu që në këtë emision, Lufta e Kosovës në prizmin e dëshmive të gjeneralit Kudusi Lame, në vend se të kthjellohej përmes faktesh të sakta historike, ashtu siç i ka hije një oficeri madhor të karrierës, kësaj radhe u mjegullua edhe me shumë, sepse Gjenerali foli sikur një bari delesh në shpatet e fshatrave të thella kuksiane.
Image result for ahmet krasniqi
Komandanti i Divizionit të Kukësit E tha me gojën vet, se deri me 6 maj 1997, (dy muaj pas marrjes së detyrës së kryekomandantit ushtarak në Kukës), kur Kosova shtrydhej egër nga dhuna e shfrenuar serbe, nuk ishte i informuar për situatën në Kosovë! Por, me 6 maji, kur ndodhën vrasjet në kufi, qe ky i ka menduar se ishte fjala për kalimin ilegal të studentëve, por më vonë e paskësh marrë vesh se, ishte vra komandanti Luan Haradinaj dhe ishte plagosur bashkëluftëtari i tij, Rafet Rama, Gjenerali nis të kuptojë se në Kosovë kishte organizim ushtarake(!) Dhe i gëzuar e hap zemrën dhe turret në drejtim të djemve të Kosovës(!) Dhe, ndodh takimi i parë me Xhavit Halitin, të cilën histori e tregoi si një përrallë: Dikush kërkoi takim dhe unë e pranova menjëherë në zyrën time. Mu paraqit si Zeka. Pasi më tregoi për organizimin e ushtrisë, më pyeti “A do të na ndihmoni?” Pa u hamendur I thash: Prej sot jam ushtar! Isha shumë me fat. Nuk besoj se ka qenë dikush me më fat se unë, duke iu falënderuar djemve që më morën dhe me futën në radhët e tyre!…
Pas këtij takimi, për gjeneralin Kudusi Lame fillon kthesa jetësore e fatit të mirë, sepse e shqelmon dhe i thotë lamtumirë varfërisë, që deri te takimi me djemtë, i qe lidhur për trupi si tojë, sepse me pagën qe kishte s’arrinte t’i përmbushte as gjërat më elementare të familjes. Por, kur i takoi djemtë, gjithçka ndryshon dhe jeta mori kahje tjetër…

Image result for ahmet krasniqi

Gjenerali në emision foli për zgjuarsinë dhe vizionaritetin e djemve, prapa të cilëve ishin 20 mijë ushtarë, në kohën kur Serbia pandehte se nuk kishte me shumë se 400! Me yrysh po fliste Lame edhe për 22 muajt e luftës në frontin e hapur, por Milaim Zeka tekanjoz, ashtu si din ai, ndërmjetësoi: Gjeneral, ka pas kontrabandë të madhe?
Dhe Gjenerali pa vrarë fare mendjen, si prej topi i tha:
“Djemtë bënë dy të mira: pastruan Shqipërinë nga armët që ishin në duar e popullit dhe, e dyta, u pajis me armatim ushtria e Kosovës!”

Image result for kudusi lama
Fakt! Shqipëria pastrohet mirëpo ndotet Kosova, sepse armatimi i blerë nëpër rrugët e Tiranës e gjetiu, ishte skajshmërisht i konsumuar, prandaj mund të ishte gjithçka, por armatim jo! Këto armë ishin sabotim i luftës së Kosovës, sepse, ishin fatale për jetën e luftëtarëve që më to nuk mund të kryenin misionin luftarak. Mirëpo, për Gjeneralin më e rëndësishme se jetët e djemve, ishte angazhimi me përkushtim i bandës së musketarëve, padronëve të tij: Fatos Nano, Rexhep Mejdani, ministri i mbrojtjes Sabit Brokaj, krye agjenti Fatos Klosi etj., që i quajti të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm sepse, siç tha, këta i kishin braktisur shtëpitë dhe zyrat e punës, për të qenë “atje ku duhej të ishin”, pra në krye të aksionit të kontrabandimit të armëve, që bënin me djemtë kosovarë, të cilët ua mbushnin xhepat me shuma marramendëse parash. Ndihmë vëllazërore se jo mahi!
Generali Lame mbajti edhe leksion rreth pikëpamjeve filozofike – ushtarake dhe për strategjinë luftarake të aplikuar në Kosovë, duke sqaruar se: luftën e vërtetë e kishin ndërmend ta bënin djemtë (ku gjenerali kishte pranuar të futej si ushtar i thjeshtë!), mirëpo, këtë luftë të vërtetë nuk po linte të bëhej Bujar Bukoshi, që dëshironte struktura ushtarake institucionale, por që nuk kishte ma shumë se 120 veta, që me “njëfarë” Tahir Zemajn, kishin hy në Kosovë dhe ua kishin marrë armët popullit dhe ua kishin dhënë policisë serbe! Hajde Gjeneral, Hajde! Fakte se jo mahi! Paç faqen…, për këto spekulime të ulëta qëllimkëqija, që tashmë në Kosovë askush nuk i pranon, madje as Zeka e Daja i Madh!
Image result for ahmet krasniqiImage result for ahmet krasniqi

Margaritarë me xhemba Kudusi Lame derdhi edhe për Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonelin Ahmet Krasniqi, të cilin e quajti – njeri të mirë, që ishte për unifikimin e faktorit ushtarak, mirëpo që kishte maninë, për krijimin e një ushtrie institucionale dhe që, tehun e kishte të drejtuar kah Ibrahim Rugova! Këto mani të kolonelit, gjenerali përpiqet t’ia shërojë me marrëveshjen, sipas së cilës Ahmet Krasniqit ia lejon të përgatisë ushtarë sa të dojë, por me kushtin që ushtarët t’ia dorëzojë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për t’i dërguar në luftë! Në kuadër të këtij bashkëpunimi të “sinqertë” Gjenerali tregon se ka pasur varg takimesh, edhe në zyrën e Ahmetit në Tiranë, me ç’rast koloneli i ka dhuruar një palë dylbi të vogla që edhe sot i ka. Pastaj ndodh takimi i fundit, më 14 shtator 1998, ditën kur policia e Kukësit e ndalon makinën dhe e çarmatos Ministrin e Luftës së Kosovës! Koloneli kur shkon te Gjeneralin nuk i tregon për incidentin e ndodhur, dhe Lames tash për atëherë i vjen keq që nuk e ka ditur sepse, do ta bënte namin! Kështu tha në emision, por fituam përshtypjen se pak rrejti, sepse, dihet botërisht se, për incidentin po atë ditë ka marrë vesh gjithë Shqipëria e Kosova. Edhe një gënjeshtër tjetër, krejt e vogël, iu përvodh Gjeneralit, kur tregoi për humbjen e gjurmëve të revoles së Ministrit Krasniqi, të cilën, pas vrasjes nga Komesariati i Policisë së Kukësit, e paska marrë një grua flokëverdhë, që është paraqitur si gruaja e Ahmet Krasniqit, e që Gjenerali prapë, e ka marrë vesh me vonesë se gruaja e Ahmet Krasniqit nuk qenkëshej flokëverdhë! Fakte trishtuese! Kush i hanë këto fara pocerke? Si u marrka një pistoleta aq lehtë nga Komesariati i Policisë, nga një person i panjohur, pa asnjë dokument të nënshkruar. A mund të ndodh kjo, sidomos kur është fjala për armën e një personaliteti të lartë dhe të jashtëzakonshëm, i cili vritet në qendër të Tiranës? Vrasjen Ministrit të Kosovës Gjenerali nuk e bëri të madhe, mbase për shkak të disa gabime që tha se i kishte bërë edhe Ahmet Krasniqi. Sidomos mish dhie gjenerali kërkoi në raportet e këqija të kolonelit me Bujar Bukoshin, dhe sidomos kur postin e Ministrit e merr Halil Bicaj, dhe përmirësohen raportet me Bukoshin, por keqësohen me Ibrahim Rugovën. Si dëshmi Gjenerali theksoi dy numrat e “Revistën Ushtarake” në të cilën qenka sharë keq Rugova! Por për fat të mirë revista ekziston dhe, mund të lexohet dhe të shihet se me Gjeneralin diçka nuk është në rregull.

IV

Letër miqësore komandantit të Koshares, 
Rrustem Berisha


rrustem berisha
Listat për veteranë dhe për kategoritë e tjera të luftës çlirimtare të Kosovës u bën kos, sepse Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së, luftëtarët verifikoi si për marangozë! Këtë e treguan listat e publikuara plot me parregullsitë mëdha në të gjitha zonat operative të luftës. Me emra dhe mbiemra u vërtetua se Komisioni ka punuar me shkelma, duke shpallur veteranë lufte edhe persona që nuk e kanë pa luftën me sy, ose që e kanë pa në TV ose të strukur në palët e dimive të grave.

Mos qoftë e thënë nga goja ime, por, ka fjalë se në listat e veteranëve kanë arritur të hyjnë edhe disa kumbarucë të serbëve! Pra janë shpallur veteranë lufte edhe persona që, do të duhej të ishin demaskuar dhe dënuar për sjelljen e tyre të shëmtuara në kohë lufte! Kjo gjendje që nuk ka dyshim se është shumë afenduese për luftëtarët e vërtetë, të cilët ende i kane plumbat në trup dhe gjokset plot me xhallota plagësh nga lufta, që me të drejtë janë shumë të irituar ndaj komisionerëve të pafytyrë, që vunë dorë në madhështinë e luftës dhe përbuzën shenjtërinë e gjakut të derdhur hakikat për popull e atdhe. Nepotizmi primitiv i komisionerëve që nxorrën “veteranë” të shpifur nga familjarët, farefisi, miqësia, është akt i ultë dhe i shëmtuar, sidomos kur shihet se kanë mbetur jashtë listave luftëtarë të denjë, figura madhore të luftës çlirimtare të Kosovës. Kjo është më shumë se turp, pra është krim, që cënon rëndë integritetin dhe qenësinë e luftës dhe vlerave të saj, sepse, shpallen vetera ca interesaxhinj pisanjozë, lëmyshkë, lëpiskaxhinjtë…, që për një mollë me sheqer janë në gjendje të shesin shpirtin dhe nderin e tyre. Dhe, meritën për këtë e ka Komisioni, era e keqe e të cilit nuk mund të hiçet, sado që ca vullnetmirë u përpoqën që në batak të hedhin lule!

Image result for kudusi lama

2.

Punën e pandershme të Komisionit për fat të keq, u përpoqën që ta arsyetojnë edhe disa personalitete të nderuara të luftës çlirimtare, si fjala vjen, komandanti i shquar i Koshares, Rrustem Berisha, një figurë që e mirënjohur dhe fort e respektuar për kontributin e dhënë për çlirimin e vendit. Po, e ka lavdinë të merituar që nuk mund t”ia mohojë askush, pos, nëse don vet, si në rastin e deklaratës për Komisionin, që nuk përkon fare me figurën e një luftëtari të vërtetë, që nuk i ka hije përulja kur preken vlerat e luftës, sikur që ndodhi me listat, në të cilat u shkel gjaku dhe plagët ende të njoma të qindra luftëtarëve të lirisë, që Komisioni hileqar, i anashkaloi me përbuzje. Na merr buza vaj, si ka mundësi dhe pse komandanti që ka hangër barut me dhëmb nuk e ngriti zërin kundër aktit të turpshëm të Komisionit, por, mori anën e tij, duke e arsyetuar:

“Gabimet janë edhe si rrjedhojë se disa prej atyre që është dashur të jenë në lista nuk janë paraqitur, ose familjarët e tyre nuk i kanë paraqitur. Pastaj, ka edhe gabime te natyrës teknike, do të thotë dikush e ka plotësuar gabimisht formularin. Por, besojmë se të gjitha problemet do të sqarohen brenda afatit i cili është paraparë me ligj, për parashtrimin e ankesave.”

Jo, Komandant nuk është hiç e vërtetë se – gabimet janë rrjedhojë e mosparaqitjes së atyre që është dashur të jenë në lista! Nuk është hiç e vërtetë se kjo ka ndodhur për shkak të – gabimeve të natyrës teknike; ose sepse dikush e paska plotësuar gabimisht formularin!? Jo Komandant! Kjo është tallje, njësoj si e Komisionit, që lëndon sedrën e luftëtarëve, sidomos, të luftëtarëve që kanë luftuar nën komandën tënde dhe ju e dini fare mirë të vërtetën e kristaltë për luftëtës së tyre! Deklarata mund ta keni menduar qëllim-mire, por në fakt është hardalloze, sepse, justifikon fyerjen që u bëhet qindra luftëtarëve të vërtetë, dhe miraton falsifikimin e listave me ca lakmitarë të mjerë.Kjo lojë i madhi komandant i Koshares,të fyen edhe ty, sepse, duke t’i mohuar ushtarët, në fakt të ka mohuar edhe Ty dhe meritat e tua luftarake, sepse pa ushtarët mund të jesh vetëm një“gjeneral i ushtrisë së vdekur”!



3.

Të indinjuar nga falsifikimi i listave, shumë luftëtarë të dritës kanë reaguar ashpër dhe janë distancuar nga puna e Komisionit. Disa edhe kanë hequr dorë nga pranimi i statusit të veteranit, përderisa të mos pastrohen listat nga fëlliqësirat, dhe të hyjnë të gjithë luftëtarët e vërtetë! Këta luftëtarë me krenari kanë dalur në mbrojtje të dinjitetit luftarak që nuk lejon abuzim me vlerat e luftës çlirimtare. Ata që njollosin këtë vlerë të shenjtë, janë përbuzës të popullit dhe atdheut, janë jo veteranë, por mjeranë të luftës. Luftëtarët e vërtetë nuk rrejnë, nuk mashtrojnë, nuk e hanë bukën e turpit, siç është përpjekur që t’ua gatuaj Komisioni.

Këtë është dashur ta ndjente dhe ta shprehte edhe Komandanti i Koshares, dhe jo, të shfajsoj punën e keqe të Komisionit, duke thënë se listat janë rrjedhojë e “…gabimeve të natyrës teknike, do të thotë, se dikush e ka plotësuar gabimisht formularin.”!

Jo, jo, jo! E vërteta është ndryshe Komandant: luftarët kanë mbetur pa hy në listë për shkaqe të natyrës thjeshtë politike dhe ideologjike, janë refuzuar apriori për shkak se kanë qenë pjestarë të FARK-ut, pra sepse kanë qenë të strukturës institucionale të Republikës së Kosovës, sepse kanë qenë legalë dhe në kuadër të formacioneve të mirëfillta profesionale, kanë qenë të komanduar me detyra dhe me përgjegjësi konkrete luftarake, e jo luftë bashibozukë që kanë shkrep një krismë dhe ia kanë mbath duke e lënë katundin në duart e dhunuesve serbë. FARK-istët ishin kuadrot me përgatitje elite profesionale, ishin forca e vërtetë dhe më kryesore luftarake, e dëshmuar me rezultate konkrete në të gjitha kryebetejat si: në Koshare, në Loxhë, në Pashtrik, e kudo tjetër ku kanë marrë pjesë dhe dihet se, kanë shkëlqyer! Dhe, pikërisht KËTU qëndron faji dhe pengesa e vetme që FARK-istët janë eliminuar nga listat e veteraneve dhe kategoritë e tjera të luftës.

Kjo dhe vetëm kjo është e vërteta! Dhe kjo e vërtetëduhet të thuhët hapur, në mënyrë qëFARK-istët ta trusin bothën dhe të presin një kohë tjetër drejtësie, për të nxjerrë në shesh të vërtetën e luftës së tyre.

Shteti i Kosovës vazhdon t jetënë hall dhe aktualisht nuk mund të mbrojë drejtësinë, mirëpo,shteti do të kthjellet dhe besojmë se falsifikatorët do të marrin dënimin e merituar: – si kërkuesit rrenacakë ashtu edhe komisionerët falsifikatorë, që duke përdhosur vlerat e luftës kanë cënuar nderin e historisëkombëtare dhe ndjenjat liridshëse atdheut, që ligj të vetëm e kanë të vërtetën dhe drejtësinë. Populli ka thënë “Kadal beg, se ka hendek!” dhe ka lënë porosinë e artë “Më i mirë qiri i fikun, se sa qiri i fëlliqun!”

V

Vrasësit e Ahmet Krasniqit ende e diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri

Image result for ahmet krasniqi

Shteti shqiptar dhe kosovar jo vetëm që kanë faj, por janë thellësisht të inkriminuar ne vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, sepse i kane yshtur kriminelët, kane mbështetur aktin e vrasjes dhe i kane fshehur vrasësit



Skender Zogaj është një ndër bashkëpunëtorët e hershëm të kolonel Ahmet Krasniqit. Gjatë kohës se qëndrimit në Shqiperi, Zogaj dhe Krasniqi kanë qenë edhe miq shtëpie. Bota press ka zhvilluar nje interviste ekskluzive me Skender Zogajn te cilin e ka pyetur fillimisht se si e kujton ai kolonelin sot  pas vrasjes?

S.Zogaj: Kam pasur fati që ta njoh nga afër kolonelin Ahmet Krasniqi,dhe ndjehem tepër krenar që Zotin ma ka dhënë mundësinë të jem njëri nga bashkëpunëtori i tij, kështu që,e konsideroj shpërblim, sepse posedoj kujtimin historik për njeën nga figurat më të mëdha ushtarake të historisë më të re shqiptare. Të gjithë ata që kanë punuar afër tij, janë dëshmitarë të këtij personaliteti të jashtëzakonshëm,vlerash poliedrike, që nga njeriu i zakonshëm, i urtë dhe i mirë, e deri te piedestali i ushtarakut profesionist, strateg e vizionar atdhetar, model i intelektualit elitar. Oficerët shqiptar i kam dëgjuar duke e krahasuar me Skënderbeun. Pas linçimit nga Ushtria Kroate, vet kroatët e kanë pagëzuar „Xhes Bondi nga Vushtria”, ndërsa unë, konsideroj se ishte gjenerali Mehmet Pashë Dërralla… Tash,  pas vrasjes, duke e kujtuar ministrin Ahmet Krasniqi, jam i bindur se, po të mos ishte vra, historia shqiptare do të kishte qenë krejtësisht ndryshe dhe: Kosova do të ishte shtet real me pavarësi të mirëfilltë, me institucione të qeverisjes funksionale, me ushtri në veprim të mbrojtjes së sovranitetit të vendit, pa banda të zhgjyrta kriminale dhe korrupsion, që po e rjepin për së gjalli popullin e shqiptar të Kosovës. Pra,  pas atentatit tinzar, kemi rastin të bindemi plotësisht se plumbat që shpuan trupin e Kolonelit Krasniqi, në fakt shpuan trupin e Kosovës duke i krijuar plagë të thella që vazhdojnë të kullojnë…


 Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit pra, po del se ishte vrasje jo vetem e një ushtaraku të lart shqiptar por kundër një udheheqësi që kishte mision unifikimin e faktorit ushtarak dhe lirinë e Kosovës.

S.Zogaj: Keni plotësisht të drejtë, vrasja e Kolonelit Krasniqi më shumë se vrasje e një ushtaraku të lartë, ishte vrasje e një misionari shqiptar, që ishte zotuar të realizonte unifikimin e faktorit ushtarak, në kohën dhe rrethanat kur faktori ushtarak kosovar ishte i shkapërderdhur, me dendenca të forta të degjenerimit të skajshëm nga grupet e ndryshme ilegale, të nxitura nga bashibzukët e çartun marksitë, stainistë, enveristë, të cilët kishin hetuar thasët e parave që po mbledheshin nga mërgata dhe, ia kishin frikën mirëmenaxhimit të parave, që do ta krijonte frontin e vërtetë të luftës çlirimtare. Për këtë ishte betuar ministri Ahmet Krasniqi dhe kishte marrë të gjitha masat për krijimin e ushtrisë institucionale, me kuadrot e mirëfillta profesionale ushtarake, që do të udhëhiqnin luftën çlirimtare. Kjo ishte rruga e Ministrit Krasniqi, që i trishton cubat, prandaj ata vënë maskat e zeza, vrasin Kolonelin dhe marrin udhën e krimit.





Ushujzat e SHISH-it të Ardian Klosin, Sabit Brokajt, Kudusi Lames, që njerën dorë mbanin në Serbi e tjetrën në thasët e fondit „Vendlindja thërret”



 A mendoni se dikujt i konvenoi kjo vrasje? Kush mendoni se ka gisht në këtë vrasje? Kush mund të ketë dhënë urdhër dhe kush ka qenë ai dorëzi që vrau Kolonelin në Tiranë, në mbrëmjen e 21 shtatorit të vitit 1998?

S.Zogaj: Po, Koloneli ka qenë pengesë për të gjithë ata që ia kanë ditur zotësinë, qëllimet dhe gatishmërinë per liri, prandaj jo rastësisht, pikërisht, në çastin kur merr vendim për hyrje në arenën luftarake të Kosovës, shkrepen plumbat, që e kanë vetëm një shpjegim: ishin plumba tradhëtie, që bëheshin nga dora shqiptare me porosi të armiqve të Kosovës. Serbia aso kohe kishte angazhuar rreth 700 spiuj në Shqipëri, që kishin detyrë të gjenin sa më shumë argatë shqiptarë. Dhe doli e suksesshme edhe në Tiranë. Të këtillët ishin të dukshëm, sepse hapur propagonin kundër Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Ishin produktet ilegalitetit, matrapazët e rrugëve, vrasësit me pagesë, dhe ushujzat e SHISH-it të Ardian Klosin, Sabit Brokajt, Kudusi Lames, dhe dilenxhinjve të tjerë rretherrotull tyre, që njerën dorë mbanin në Serbi e tjetrën në thasët e fondit „Vendlindja thërret”. Nuk ka asnjë dilemë se këtu ishin krijuar planet dhe ishin caktuar vrasësit.

Pse nuk po zbulohet vrasja e Ahmet Krasniqit, A ka faj shteti shqiptar?

S.Zogaj: Është absurde të kërkohet zbardhja e vrasjës së ministrit Krasniqit, nëse kihen parasysh fitimet që rrjetat kriminale patën nga aksionbet e tyre. Pra, vrasësit janë ende shumë të fortë dhe diktojnë ligjin, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Shteti shqiptar dhe kosovar jo vetëm që kanë faj, por janë thellësisht të inkriminuar ne vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, sepse i kane yshtur kriminelët, kane mbështetur aktin e vrasjes dhe i kane fshehur vrasësit. Tirana zyrtare, jo njeherë,ka deklaruar se, i di vrasësit, mirëpo, disa prej tyre nuk janë zënë prandaj, (kinse) derisa të zihen të gjithë, nuk mund të zbardhej rasti. Klosi e ka thënë këtë dhe nuk ka dyshim se, din gjithacka rrëth vrasjes së ministrit Krasniqi. Mirëpo, nuk ka si e thotë, nëse ai vet është kapobandoja?!



Atdhetaria demokratike shqiptare është shumë e lënduar, në Shipëri nga degjenerimi ideologjik. ndërsa në Kosovën nga krimi dhe korrupsioni i organizuar shtetëror



 A gjykoni se zbulimi i vrasjes së Ahmet Krasniqit do të prmbyste skenën politike në Shqipëri dhe në Kosovë

S.Zogaj: Jo, zbulimi i vrasjes së Ahmet Krasniqit nuk besoj se mund të ketë ndikime të forta në ndryshimin e skemave politike, as në Kosovë as në Shqipëri, sepse, koha e ka bërë të veten – ish nomenklatura komuniste e Shqipërisë e konvertuar në PS dhe, ish grupet marksiste-leniniste-enverino-gadafiane,që po „demokratizohen”, kanë bërë mëkate të reja më të rënda që po ngulfasin qytetarinë shqiptare, e cila me strukturat aktuale politike në Kosovë dhe në Shipëri kanë adute të thera më të forta për kërkimin e përmbysjes së tyre. Atdhetaria demokratike shqiptare është shumë e lënduar, në Shipëri nga degjenerimi ideologjik. ndërsa në Kosovën nga krimi dhe korrupsioni i organizuar shtetëror. Sa i përket vrasjes së Ahmet Krasniqit, peshë të madhe faji ka LDK-ja në Kosoës dhe PD-ja, në Shqipëri, të cilat për interesat e tyre të ngushta klanore brendapartiake, kanë lënë anash, bijtë e tyre më të mirë, korifejt e demokreacisë dhe të atdhetarisë, sic janë: kolonel Ahmet Krasniqi e Azem Hajdari, Xhemaj Mustafa, Enver Maloku, që janë vra për idealet demokratike dhe aspiratat kombetare shqiptare. Kërkimi i këmbëngultë për zbardhjen e këtyre vrasjeeve dhe dalja para drejtësisë duhet të jetë detyra kryesore, sidomos e LDK-së, e cila pa këto figura nuk mund të jetë ajo që duhet të jetë.



Per kolonelin nuk ka as 2 metra varr ne Kosove



 A do të kërkoni që të kthehen eshtrat e Ahmet Krasniqit në Kosovë?

S.Zogaj:A mund të ketë gjë më përbuzëse se Heroit të popullit, sic është kolonel Ahmet Krasniqit, qe 16 vjet të mos i sigurohen dy metra vend për prehjen e eshtrave në atdheun e tij! Ky është turp e shkuar turpit! Mirëpo, mbase edhe është mirë që, Ahmet Krasniqi vazhdon të qëndroj i „i surgjynosur” sepse, është fakt që Kosova ende nuk është shtet i vërtetë, që mund t’ua garantojë sigurinë njerëzve të gjallë e lere më të mirret me trajtimin e të vdekurve. Mirëpo, jam thellësisht i bindur se, po afrohet koha që, koloneli Ahmet Krasniqi të kthehet në atdheun e vet, lavdiplotë, e ballëhapur, ashtu sic vijnë bijtë fitimtarët, burrat e mëdhenj dhe heronjtë e vërtetë të kombit.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...