Një skandal në sistemin e drejtësisë i denoncuar nga emisioni investigativ “Stop”, në Televizionin Klan, ka sjellë edhe përçarjen e moderatorit të emisionit, Saimir Kodra dhe avokates Eni Çobani. E gjitha kjo ka ndodhur live, teksa mbrëmjen e djeshme, ata kanë qënë të ftuar në emisionin "Opinion".
Në videon në fjalë dalin nën shesh të vërtetat, përpos asaj videoje ku afera seksuale shfaqej rëndom. Debati mes Saimirit dhe avokates nisi pasi kjo e fundit pranoi publikisht se e njihte në thelb çështjen dhe se në rubrikën “Shihemi në Gjyq” ka ardhur vjehrra e saj.
Në kundërpërgigje të rrufeshme, Saimiri i thotë se pse nuk e ka denoncuar këtë rast, por znj. Eni tha se kjo do ndodhte kur të vinte çasti i duhur.
Moderatori i emisionit "Stop" në Tv Klan tha se historia e kësaj gruaje është stresuese, deri në marrjen e një vendimi në 27 shkurt të vitit 2015. Gjatë rrëfimit ai tha se gruaja në fjalë kishte ardhur në zyrën e tij duke qarë, ndërsa vuri në dukje persekutimin që i kishin bërë asaj. Ndër të tjera, Saimiri tha se regjistrimet janë një orë e gjysmë audio, me protagonist gjyqtaren dhe kryetarin e gjykatës, në tre momente të ndara dhe se ato janë bërë më herët.
Por situata mori një rrjedhë tjetër në "Opinion", ku Eni Çobani, në kundërpërgjigje të rrëfimit të Saimirit tregoi të vertetat tronditëse.
Ajo tha se ka qënë njeriu i parë që e ka transmetuar këtë histori dhe që ka qënë në dijeni të kësaj afere seksuale. Eni Çobani tha se rasti që ju keni nisur sot, për fatin e madh është transmetuar po në këtë televizion, jo më larg se 4 apo 5 muaj më parë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” dhe unë jam njeriu që e kam transmetuar e para konfliktin. Ajo tha më tej se ka qënë e shokuar që gruaja këtë video e mbante në telefon.