2016-10-29

Lidhja e Kristaq Ramës me vajzën e Spiro Kolekës... (a është Edvini i biri)


Kristaq Rama rezulton të jetë kthyer nga Bashkimi Sovietik pas gati 8 vjet studime atje, më 1960-61, pikërisht atëhere kur shteti komunist shqiptar prishte marrëdhëniet diplomatike me BS, dhe shume studentë shqiptarë u shtrënguan të ktheheshin, madje pa përfunduar studimet. Nuk është e qartë nëse Kristaq Rama i përkiste asaj kategorie.

Në ato vite Spiro Koleka ishte zv/kryeministër i vendit në qeverinë e Mehmet Shehut, dhe anëtar i Byrosë Politike, praktikisht njeriu i tretë më i fuqishëm në Shqipëri pas Hoxhës e Shehut.

Spiro Koleka, Enver Hoxha, Mehmet Shehu

Duke patur parasysh rrethanat politike të asaj kohe, pozicionimin e ashpër të Enver Hoxhës ndaj BS, si dhe faktin që shumë studentë shqiptarë të sapo-kthyer viheshin nën survejimin/vëzhgimin e rreptë të Sigurimit të Shtetit, pyetja është: si mundi Kristaq Rama të bëhej dhëndër i njeriut të tretë të kupolës së regjimit të Hoxhës (një eksperiment i ngjashëm do i hante kokën Mehmet Shehut dy-tre dekada më vonë...)?

A ka patur ndonjë problem shëndetësor vajza e Spiro Kolekës, ndonjë difekt natyror, apo ndonjë rrethanë tjetër të pa zbardhur (të mbuluar/fshehur) që "shtrëngoi" Kolekën ta jipte "lirë" të bijën tek një individ anonim, dhe akoma më e debatueshme, një njeri me histori të gjatë studimi në BS në fushën e artit (shkollë liberale), studentë të cilët ndoshta ishin në shënjestër të rekrutimit të KGB-s më shume se të tjerët!?

Fakt është se pas krushqisë në fjalë marrëdhëniet e Kolekës me Hoxhën u ftohën, dhe S. Koleka do spostohej nga pushteti rreth mesit të viteve '70. Gjithsesi, interesant është fakti se kur Koleka u mënjanua, çuditërisht u ngrit Kristaq Rama në hierarkinë e lartë të Partisë së Punës. A kishte folur/treguar gjë K. Rama për vjehrrin që ky i fundit u largua dhe i pari u promovua? Nuk dihet e vërteta, por natyrisht rastësi s'kishte atëhere, në regjimin që funksiononte në mënyrë tepër të kalkuluar e strikte.


Shikoni sa ngjan Edi Rama me gjyshin Spiro Koleka. Edvini nuk ngjan shumë me të jatin. Me Kristaq Ramën ka ngjashmëri shumë djali tjeter, Olsi (shikoni foton më poshtë).


A ka lindur Edi Rama para martese? A është ai djali vetëm i të ëmës? Apo i biri i dikujt tjetër brenda ish-bllokut hermetik komunist, ku surprizat e kësaj natyre nuk ishin surpriza? Ku "mëkati" mbulohej me mëkat, ku udhëheqësi, i biri, gardisti, shoferi, shoqeruesi... mund të mëkatonin pa protokoll?

Sali Berisha (një tjetër ish-bllokmen) jo rrallë ka akuzuar Edi Ramën se vuan nga "kompleksi i Edipit", një sëmundje ku fëmija (djali) priret për marrëdhënie seksuale me te ëmën, dhe urren të jatin. Berisha ka insistuar në këtë linjë duke parë marrëdhëniet e ftohta (në nivel armiqësie) të Edvinit me të jatin Kristaqin, si dhe akuzat publike në gjykatë ndaj tij nga E. Rama për inçest brenda familjes me ish-bashkëshorten e tij.

Apo mbase (në vijim të këtij spekullimi) Edi Rama dinte faktin se Kristaqi s'ishte babai, dhe anasjelltas, gjë që i bënte marrëdhëniet mes tyre jo brenda një gjaku...

Byroja Politike 1971

Kush nga këta mund të jetë mëkatari? Ramiz Alia (shembëllen çuditërisht) vinte nga e njëjta eksperiencë studimi nga BS si Kristaqi. A kishte ndonjë mister në marrëdhëniet e tyre të hershme, dhe a kishte/ka ndonjë kurdisje nga Ariu Polar i Vollgës në këtë histori, që synonte kapjen e lidershipit shqiptar?

No comments:

Post a Comment

Dhuna Politike në Dardani ...

Kërko brenda në imazh Gazi lotsjellës e koktej-molotovët janë dhunë politike, vlerësonte  ish ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie....