2016-10-25

Nga Mimoza Dajçi : Bisedë me regjisoren dhe biznesmen e suksesshme Znj. Mrika Krasniqi


New York, Tetor 2016



Image result for mrikakrasniqi



- Kënaqësi të jem me ju dhe lexuesit tuaj. Eshtë gjë e mrekullueshme që zëri shqip dëgjohet edhe në diasporën shqiptare. Kjo na bën të ndjehemi më afër atdheut dhe më afër njëri-tjetrit.

Znj.Mrika  Krasniqi për punën tuaj të suksesshme në fushën e artit dhe bisnesit si në SHBA, Kosovë e më gjerë, ju jeni nderuar me shumë Çmime e Tituj të Lartë nga vende të ndryshme të botës, së fundi edhe nga Kongresi Amerikan jeni nderuar me Medaljen "Gruaja e Vitit për vitin 2016", si i keni pritur këto Çmime, si jeni ndjerë?

- Secili çmim apo vlerësim ka rëndësinë e vet. Kur puna që bën vlerësoht, kjo të shtyn edhe më tej të vazhdozh tutje dhe të konfirmon se puna juaj ka vlerë, se njerëzit kanë nevojë për ty dhe prezencën tuaj në mesin ku operon, dhe mbi të gjitha të bën të ndjehesh e privilegjuar. Bashkë me privilegjin që të bën shoqëria vijnë edhe përgjegjësitë. Nuk mund të jesh e privilegjuar e të mos mbash përgjegjësi. Edhe çmimi i dhënë këtë vit nga Kongresi Amerikan më bëri të ndjehem e privilegjuar, por mbi të gjitha të mbaj përgjegjësi, që të punoj e kontriboj edhe më shumë, në mënyrë që punën time ta vë në shërbim të njerëzimit.
Image result for mrikakrasniqiImage result for mrikakrasniqi

Diçka mbi Festivalin e Filmit në New York, si një risi e re për artëdashësit, si ju lindi kjo ide?

- Festivali nisi rrugëtimin e tij më 2012, pikërisht në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Ne porsa kemi përfunduar edicionin e 5-të dhe po përgaditemi për edicionin e 6-të. Ndonjëherë duken thjesht numra, por në këto pesë vite ne kemi prezantuar mbi 200 filma të kinematografisë shqiptare dhe rreth 50 filma të kinematografisë internacionale. Kemi promovuar fushata senzibilizuese e humanitare. Kemi ngritur fonde e kemi zhvilluar aktivitete të shumta. Kemi krijuar ura bashkëpunimi e njohje ndërkombëtare. Të gjitha këto kanë ndodhur në kuadër të Festivalit Java e Filmit Shqiptar në NYC. Lindi si një ide me plot entuziasëm, dhe u shëndrrua në sukses me vlera reale, duke bërë kështu që filmi shqiptarë të ketë audiencën e tij pikërisht në kryeqendrën botërore të artit dhe kulturës.

Image result for mrikakrasniqi

Ju vini në SHBA me një eksperiencë pune në fushën e filmave, qofshin edhe ato dokumentarë. A mund të njohim lexuesit tanë me karierën tuaj profesionale në fushën e artit dhe biznesit?

- Jam autore, regjisore dhe producente e shume projekteve filmike. Kam studiuar Akademinë e Arteve në Prishtine, kam krijuar biznesin tim në Kosovë….Me pas ika në Amerikë për të ndjekur ëndrrën time. Më është dashur të punoj fort e fort për të arritur këtu ku jam. Por më duhet të bëj një përpjekje titanike për të notuar në këtë oqean kaq të madh. E kam thënë edhe më parë: Eshtë pak a shumë si historia e peshkut të madh dhe peshkut të vogël. Unë thjesht s’dua të përfundoj në barkun e ndonjë balene, prandaj po vazhdoj të punoj edhe më shumë, edhe më shumë….

Si një nënë e mirë dhe e kujdesshme për fëmijën tuaj, ju Mrika keni treguar gjithashtu interes edhe për fëmijët me probleme shëndetësore ku keni realizuar filmin me titull: "You are not alone" kushtuar fëmijëve me sindromin down, çfarë ju shtyu në realizimin e këtij skenari?

- Të kujdesesh për të tjerët është dashuri. Duke treguar humanitet e përkushtim për të tjerët që janë më ndryshe se ti përjeton mirënjohjen që na bën të ndjehemi të dashur e të dobishëm. Fundja, ne të gjithë kemi nevojë për dashuri.

Le të kthehemi pak mbrapa në kohë, por jo në realizimin e dokumentarit tuaj shumë të shikuar "Goli Otok", a mendoni së është një nga sukseset tuaja realizimi i tij, përsa i përket anës humane dhe vlerave historike?

- “Goli Otoku” është një histori e veqantë dhe një dramë njerëzore shumë e dhimbshme. Do të doja që ta bëja edhe pjesën e dytë, pjesën e tretë…për secilin personazh që keni parë në atë dokumentar unë mund të krijoj nga një ngjarje më vete. Për pos që dokumentari flet për pjesën historike të vuajtjeve e persekutimeve që pësuan shqiptarët e Kosovës në kohën e ish Jugosllavisë, mbi të gjitha janë fate të mijëra njerëzve. Këta njerëz akoma jetojnë me përjetimet që kaluan aty. Akoma askush nuk është dënuar për këtë padrejtësi, derisa njerëzit jetojnë nga të dyja palët… thjesht unë kurrë nuk jam pajtuar me ktë padrejtësi dhe akoma vazhdoj ti kujtoj ambientet e këtij burgu famëkeq. Jam në përfundim të një skenari për film të gjatë…mbase është e vetmja mënyrë për të rrëfyer çfarë ka ndodhur aty.

Ju gjithashtu njiheni për bamirësi, humanizëm, mbrojtjen kundër dhunës, kundër trafikimit të qënieve humane. A mund të ndalemi pak tek të gjitha këto fusha, ku ju keni operuar në ndihmë të njerëzimit?

- Unë kam përjetuar luftën e fundit të Kosovës dhe gjenocidin që kaluan bashkëkombasit e mi. Traumat që përjetuan femijet e Kosoves, ekzodin…pothuajse te gjithe mbetem pa shtepi e pa ardhmeri. Pastaj perfundimi I luftes solli shume tranzicion te pakompromis. Per shume vite Kosova u be sinonim I nje vendit me krim te organizuar, prostitucion e korrpcion. Vend ku nuk sundonte ligji e me nje arsim te shkaterruar nga periudha e sundimit serb.… Thjesht krijuam nje imazh shume te keq ne bote. Kudo qe shkoja neper festival nderkombetare me trajtonin ndryshe. Ndjehesha keq per kete gje. Dhe atehere kuptova se kam vetem dy zgjidhje: te pajtohesha me fatin duke u viktimizuar e duke fajesuar te tjeret, apo te punoja shume per te zhdukur keto paragjykime qe te isha nje pasqyre ndryshe per boten. Kjo ishte periudha vendimtare per mua qe me shtyu te perfshihem ne te gjitha keto fusha qe I permendet me lart.Shpresoj se kam bere sa dopak qe te permiresohet ky imazh. E kane bere edhe te tjere artist e sportist. Jo me kot thuhet se artistet dhe sportistet jane ambasadoret e nje vendi.


Cilat jane projektet tuaja per te ardhmen?

-Kam shume projekte per te ardhmen qe planifikoj, por aktualisht jame ne implementim te nje projekti nderkombetar qe perfshine nje Kontest per skenare. Projekti menagjohet nga kompanija ime Nil Production Corporate ne New York, ku me qe rast do ti ndajme $50000 per 15 fituesit e ketij kontesti. Besoj qe kjo eshte nje mundesi e mire per tu vleresuar puna e nje skenaristi. Kam punuar shume per ta jetesuar kete project. Shpresoj se do t’ me ipet mundesia qe edhe ne te ardhmen te prezantoj projekte te ngjashme qe te jene mbi te gjitha ne sherbim te tjereve.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...