Nga Dorela Keli
Si gjithmonë këto ditë dua të bëj portrete të paautorizuara. Frederik Ndoci,ti e di je dashuri për mua. Mos më vrit.
Vitet bëjnë të vetën ,por zëri tij vazhdon të mbetet i patjetërsueshëm . Ai nuk njihet vetëm si këngëtarë,në karrierën e tij ka shkelur dhe terrenin e filmit,ku numëron shumë rrole.
Po Rriku nuk mund të ndalej deri tek filmi dhe kënga ai filloi të merret dhe me poezi.
Ku në arkivin e tij numërohen me qindra poezi. Në karrierë numëron qindra këngë dhe vende te para në festivalin e fundivitit.
Ai njihet dhe si kopozitor i shumë këngëve,jo vetem të tijat ,por edhe të kolegëve. Në vitet 90 vendosi të largohet nga Shqipëria,fillimisht emigroi drejt Italisë ,ku me zërin e tij arriti të bëjë për vete shumë njerëz. Si duket nuk u ndje i plotë në Itali por emigroi deri në Amerikën e larget,ku rruga nuk ishte aspak e thjeshtë,por plot sfida. Gjithsesi ai arriti të bëjë vend edhe atje.
Djali nga Shkodra diti tia dale dhe arriti deri aty ku korri shumë sukses. U rrit në një familje të thjeshtë por me shumë dashuri për artin. Familja e tij tashme njihet si familje artistesh,pasi të gjithë në familje janë këngëtar dhe aktor.
Duhet thënë që Amerika i dha shumë ,u be zëri më i njohur dhe më i dashur për bashkatdhetarët atje. Muzika e tij shkoi shumë larg,një ndër këngët e Frederikut u bë kolonë zanore në një telenovel deri në Vietnam. Ai preku majat e suksesit në Amerikë,por si duket i mugoi Shqipëria dhe vendosi të kthehet përfundimisht në Shqipëri.
Si gjithmonë Shqipëria i dha shumë,i dha dashurinë dhe duartrokitjet e publikut të tij. Frederiku i dha shumë vendit tonë dhe besoj se edhe ky vend ia ktheu mbrapsht dashurinë e tij.
Unë do guxoja pa frike të thoja se muzika e Frederikut është bekim per veshët tanë dhe do të donim që ky bekim të zgjaste sa më shumë. Njëlloj e merr dashurine si degjon një këngë që e ka kënduar para 30 vitesh,si një këngë të kompozuar sot.
Ky nuk është artisti sharlatan,që këngët i bën për komerc,por i bën më shumë pasion. Gjithë jetën e tij ai ja kushtoi muzikës,pasi filmin ka vite që e ka lënë. Ka kohë që po përgatitet për një album të ri dhe ne me padurim po e presim ta kemi në duar.