Bashkëbisedim me moderatorin e ,,Agjencionit Floripress "Zt.Flori Bruqi
Shkruan Prof.dr. Eshref Ymeri
I dashur Flori,
Në faqen e internetit "VOAL" të moderatorëve me emër në publicistikën atdhetare kombëtare, Skënder dhe Elida Buçpapaj, lexova artikullin e gazetarit të talentuar Marin Mema, me titull "Hesht Enverushkë! Unë jam shqiptar Kosove", të botuar më 17 tetor 2016.
Përmes Portalit tuaj, dëshiroj t'i drejtohem zotërisë Marin Mema me letrën e mëposhtme:
I dashur Marin,
Artikullin tuaj e lexova me një frymë dhe u emocionova tej mase.
Një artikull me një frymëzim të jashtëzakonshëm.
Ju përshëndes dhe ju shpreh përgëzimet e mia më të mira për formimin tuaj të shkëlqyer nacionalist.
Ju jeni një intelektual i ri që keni një brumosje shembullore për të gjithë brezin e ri të kombit shqiptar.
Dikur kam lexuar në internet për qëndrimin shovinist që kanë mbajtur ndaj jush autoritetet greke, kur ju, si gazetar i kanalit televiziv "Top Channel", donit të pasqyronit realitete nga hapësirat e Çamërisë.
Politika greke, i dashur Marin, ka qenë, është dhe do të vazhdojë të mbetet armike e betuar e kombit shqiptar, deri atëherë kur trojet tona etnike, që nga Tivari deri në Prevezë, të ribashkohen në një shtet kombëtar, me një stemë dhe me një flamur.
Ju jeni biri i Kolonjës, i asaj vatre të ndezur shqiptarie, ku lindën dhe u rritën figura të shquara të nacionalizmit shqiptar.
Prandaj edhe e ndieni veten bir të çdo treve shqiptare që ju e përmendni në artikullin tuaj.
Enverushkat që ju u çirrni maskat në artikullin tuaj, janë shërbëtorë besnikë të grekosllavizmit, para të cilit kanë shtruar kurrizin që më 08 nëntor 1941.
Prandaj edhe e braktisën Çështjen Çame, sollën në Tiranë guvernatorin grek Janullatos dhe Shqipërinë e Jugut na e ndotën me varreza dhe me memoriale për ushtarët agresorë grekë.
Madje, siç doli edhe nga fjala e Ilir Metës pas vizitës në Athinë, i shoqëruar tërësisht nga deputetë të minoritetit grek, pa asnjë deputet të komunitetit çam në përbërje të delegacionit, pritet që Shqipëria e Jugut të ndotet përsëri edhe me varreza të tjera ushtarësh agresorë grekë.
Ju përshëndes dhe ju shtrëngoj dorën për atdhetarizmin tuaj të kulluar.
Eshref Ymeri
Kolumbus, Ohajo
23 tetor 2016
Hesht Enverushkë! Unë jam shqiptar Kosove
Nga Marin Mema
Une jam shqiptar Kosove sepse stergjysherit e mi kane dhene shpirtin per kete vend . Une jam shqiptar kosove sepse stergjysherit e mij nuk shihnin kufij mes Shqiperise. Une jam shqiptar kosove sepse e kam njohur çdo element te masakrave te tmerrshme te bera mbi vellezerit e motrat e mija kosovare ! Une jam shqiptar kosove sepse respektoj Haxhi Zeken, Hasan Prishtinen, Isen e madh, Azem e Shote Galicen, Sulejman Vokshin, Idriiz Seferin, Bedri Pejanin, Ahmet Deline, Shaqir Smaken e shume te tjere. Ata jane heronj per mua !! Ata kane nje gjak me mua !!! Une jam shqiptar kosove sepse Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shume te tjere, luftuan per te njejtin flamur, sepse ne shpirtin e tyre ishte i njejti vrull si burrat e qemoti !!!
Une jam shqiptar Kosove sepse kurre nuk do te pranoj qe historine te ma beje ndonje burracak Enver apo Enverush, sido u quajt, Albert , Hashim apo diçka tjeter. Une jam shqiptar kosove sepse gjaku nuk behet uje, sepse gjakun edhe pse une jam nga Kolonja e kam te njejte me çdo shqiptar kosove !! E kete nuk e ndalon askush !!
Nuk prishet e perçudnohet historia sepse disa tuafer ( me qellim) duan te ngrene pengesa e biles edhe”arme” moderne duke ndezur armiqesi mes te njejtit komb.!! Nuk dua te di nese ne pushtet eshte Edi apo Lulzimi (sepse per çeshtjen kombetare nuk ka te majte e te djathte, nuk ka as flamuj politike), por ate qe s’mundet ta ndaloje askush nga keta BURAT me nje R eshte te qenit shqiptar, te menduarit bashke, te ecurit bashke, drejt nje historie qe do apo s’do Enverushi eshte e perbashket !!
Historia nuk eshte loder, nuk eshte telekomande ku çdo kush mund te shtype stacionin qe deshiron, por eshte identitet, pasion, ndjenje, eshte gjak, eshte e mbetet HISTORI !! Ndaj shpesh eshte me mire te heshtesh se te broçkullisesh !! Hesht Enverushke eshte me burrerore se te hollosh zerin e te besh si burre ! Ti nuk behesh kurre burre duke mohuar historine !!
Une e kuptoj se te jesh pushtetar si keta, nuk te intereson identiteti kombetar, por kjo s’do te thote se ne, njerezit e thjeshte duhet te hapim rruge, e te lejojme keta pseudoshqiptare te hapin goje e te nxjerrin te vjella antikombetare !! Historine e bejne burrat e jo gjysme burrat !! Une jam shqiptar kosove dhe i tille do te mbetem !!! Ndaj Enverusherit dhe gjithe çeta pas tij duhet te kafshojne gjuhen nese nuk u pelqen, duhet ta bejne me zorr, sepse fatin e shqiptareve te Kosoves nuk e vendos askush tjeter perveç historise qe ka dritheruar çdo shtepi ne ate toke !! I ndjeni klithmat ? I ndjeni vuajtjet ? po masakrat , vrasjet, ndyrsite , i ndjeni ??? E pra ato jane shpirtera, shkuan per te qene te lire, e jo per tu drejtuar nga askush qe per interesa personale shpik, mohon, hedh poshte, shkel identitetin, siç po bejne ca nga pushtetaret xhepa plote e shpirt te boshatisur !!! Une jam shqiptar kosove e kete s’ma ndalon askush !! Historia eshte per burrat e jo per dallaveraxhinjte !!
PS : Kush u merzit le te kerkoje yjesine ne qiellin blu per hir te pushtetit te disave… Ne te tjeret nuk kemi ndasi , perkundrazi jemi shqiptare Kosove, Çamerie, Sanxhaku, Presheve, Plave e Gucie, Podgorice , Shkupi e keshtu me rradhe !! Jemi shqiptare!!!
No comments:
Post a Comment