Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/27

Hajro Ulqinaku : ROMAN REALISTIK MBI DHUNËN


Flori Bruqi”Dorëzeza”,SHBG “Aserd-Aulona”,Tiranë,”Timegate”,Prishtinë,1997.-

Flori Bruqi(1952) tanimë s’është,i panjohur në fushën e letërsisë bashkëkohëse kosovare.

Dy vjet më aprë(1995) para lexuesve u prezentua me vëllimin me poezi “Zjarri i Diellit” që më pas të botojë një seri romanesh(“Ndërgjegjja”,”Vrasësit e liridonëve”,”Ringjallja”,”Gjarpinjtë e pallatit”,
”Dorëzeza” etj.

Temat e romaneve të Flori Bruqit,janë të vjela nga jeta kosovare:dje dhe sot,e këtyre ditëve.

Ç’farë është kjo jetë,e dime s’ka më mire,meqë,peshën e rëndë të saj po e ndiejmë,barrë në shpinë e në shpirt,secili kosovar,aq më shumë e më rëndë liridonët.

“Dorëzeza” është roman për dhunën e cila ushtrohet në Kosovë këtë decenie të fundit,mirëpo,autori nuk e trajton jetën tragjedinë kosovare.

Në roman gërshetohët edeh ngjarja e Otrantos,si një dhembje kolektive shqiptare,meqë jemi të një trungu,të një trupi të(pa) ndarë.

Kështu, duke lexuar romanin “Dorëzeza”,lexuesi e ndien fatin e rëndë shqiptar,fat të cilin e imponon dhuna e një dore të zezë të paukshme,tinëzare dhe dinake,e cila,megjithatë,nuk mbetet e paidentifikuar,ajo është e njohur dhe e ditur për veprimet kriminale që më heret në historinë e afërme.

Në vend të prologut,romani nis me një përshkrim trishtues,i cili e parapergatit lexuesin për të përballuar përshkrimet e një dhune të tmerrshme mbi fëmijtë dhe rini.

“Është derdhur jeta nëpër rrugë,si helmi në klasë,si vdekja në det e refugjatëve shqiptarë.Është bërë e frikshme kjo jetë,o Zot!

Një dorë e zezë e hedh fatin e skajeve të botës,hedh helm,bënë luftë me shpirërat e pafajshëm...

Të gjithë fëmijët e humbur dridhen,ndjejnë kokëdhembje,janë të uritur,qajnë…

Lot,lule dhe klithma buzë detit”…

Në qendër të subjektit të romanit,pra është helmimi i pamëshirshëm i Dorëzezës .

Mirëpo brenda fabulës së kësaj proze zënë vend edhe ngjarjet e tjera:trazirat në Kosovë,pajtimet e gjaqeve,ndarja e nxënësve nëpër shkolla,uzurpimi i godinave shkollore,vendosja e refugjatëve serbo-malazezë në ato objekte,kurbeti,kthimi nga azili,apo ,edhe dashuria e të rinjve,sepse,është fare e natyrshme,edhe e drejtë e të rinjve,të duhen dhe të bashkohen...

Të gjitha këto subjekte,ndonëse,në shikim të pare,të shumta,në këtë roman jovoluminoz(është i formatit të librit të xhepit,me 122 faqe), e bëjnë këtë prozë interesante dhe,falë narracionit të shlirshëm,pa sforcime dramatike dhe psikologjike të tepruara,e bëjnë (romanin) të lexueshëm më një frymë.

(Mirëpo,na e thotë mendja,këtë krijim e vlen të lexohe edhe një here tjetër,jo për tjetër,por,vetëm për të rikujtuar se ç’farë tmerrësh shpirtërore kanë pësuar dhe e pësojnë fëmijët dhe rinia kosovare, e ndjekur vazhdimish nga Dorëzeza).

Vendi i ngjarjeve dihet se cili është.Është fshati Isnikaj (me lugjet e tija) dhe vetë Kosova.

Ndonëse shkrimtari shërbehet me shenja,simbole dhe metafora,të gjitha dihen se kush e ushtron dhunën.

Dihet:Sundimtari S.M.,Peruni i Madh,i cili ka veglën-dorën e zezë(Dorëzezën).

Në roman nuk vepron ndonjë galeri e madhe e protogonistësh,mirëpo,më të skaliturit janë Filloreta,
Malësori,Dreni(të rinj),Petrit Drini e Afërdita,arsimtare.

Këta karaktere përcillen nga tetëveçarja,gjimnazi dhe kurbeti.

Këta i përjetojnë të gjitha mynxyrat kosovare,këtu në Kosovën e lodhur dhe në Evropën (pak) mikëpritëse që,një ditë,patjetër të kthehën në vendlindje, me ideale çlirimtare,por ç'e do,në të kthyer nga azili,të rinjtë zhgënjehen.

“Pse s’ka njerëz ne shesh? Ku kanë shkuar?”.

E shikojnë një film!”.”Malësori rrinte i ngurruar.Nuk pati fuqi as të thoshte ndonjë fjalë”…

Ja kështu përfundon romani.Është një përfundim i papritur,sa absurd aq edhe paradoksal,por i mundshëm, real.

Romani”Dorëzeza” është një roman realistic,është roman psikologjik.

Ngjarja tregohet,rrëfehet.Autori shpesh e përshkruan ngjarjet dhe,here pas here,protogonistët vihën në rolin e të të rrëfyerit.Ata i shpalosin përjetimet shoirtërore dhe psikologjike.Tregim është në vetën e pare, e po edhe në veten e tretë.

Ngjarja e romanit është krimi,janë krimet,por trajta e kësaj proze nuk është e mbarështrimit të romanit kriminalistik.Është ,pra, një shtrim gradual,i subjektit tërheqës,prozaik.

Shumë meditime të personazheve tingëllojnë si mesazhe të guximshme për kohën të autorit,të veprës madhore “Dorëzeza”:

"…Pa këmbëngulje s’ka kurgjë.Mund të shesësh e të blesh çka të duash me para,por larine s’mund ta blesh ,as ta thesh”…

Sepse,

“Edhe sot,si dje,në qendër të qytetzës Sundimtarët e “shtetit të zinjë juridik S”burgosin,ndjekin ,vrasin”.

Tematikën e romanit “Dorëzeza” duhet ta trajtojnë  edhe shkrimtarët më përvojë letrare.

Romani “Dorëzeza” nuk është roman për fëmijë.Është roman për rini dhe për secilin lexues.

Këtë roman vlen lexuar,sepse,shumë do ta gjejnë vetveten.Në këtë mënyrë,Flori Bruqi,i gjen lexuesit e shumtë,për guximin e tij...

(Botuat në gazetën “Bashkimi sindikal”, Prishtinë,8 qershor 1998 , faqe 15)

2016/08/26

Edi Rama u riprempton dibranëve premtimin për Rrugën e Arbërit por mandatit të tij po i vjen fundi

Subject:Edi Rama u riprempton dibranëve premtimin për Rrugën e Arbërit por mandatit të tij po i vjen fundi
From:Gezim Alpion (g.i.alpion@bham.ac.uk)
To:floribruqi@yahoo.com
Date:Friday, 26 August 2016, 15:44

Pershendetje, 

Po ta shikoni te arsyeshme, do tju jem mirenjohes po qe se e konsideroni per botim komentin e atashuar te grupit te lobimit per Rrugen e Arberit.

Me respekt, 

Gezim Alpion

 Edi Rama u riprempton dibranëve premtimin për Rrugën e Arbërit por mandatit të tij po i vjen fundi

Reagim i Grupit të Lobimit në lidhje me komentin e Edi Ramës për Rrugën e Arbërit në prezantimin në Peshkopi të kandidatit socialist për bashkinë e Dibrës

Grupi i Lobimit për Rrugën e Arbërit ndoqi me interesim të veçantë vizitën dhe fjalën e Kryeministrit Edi Rama në takimin prezantues të kandidatit të së majtës për drejtimin e Bashkisë së Peshkopisë dhe anëtarëve të tjerë të koalicionit.

Ne vëmë re me shqetësim se politikanët akoma nuk kanë mësuar të flasin me programe dhe në bazë të premtimeve, por sipas interesave të tyre të momentit.

Ne mendojmë se Kryeministrit do t’i shërbente më mirë heshtja rreth kësaj çështje. Duke folur dhe duke ripremtuar, ai i është bashkuar armatës së madhe të politikanëve majtas e djathtas, deputetëve, ministrave e kryeministrave paraardhës, duke dëshmuar kështu se, rreth Dibrës, askush nuk ka folur e punuar seriozisht deri më tani.

Edi Rama ka premtuar në fushatën e kaluar se Rruga e Arbërit është një nga prioritetet e kësaj qeveria dhe në programin e saj, zhvillimi i infrastrukturës në vend nis nga kjo rrugë.

Premtimi se ai nuk largohet nga posti pa mbaruar Rrugën e Arbërit është i papranueshëm për ne. Ne nuk na intereson se kush është kryeministër kur rruga të ndërtohet, por se cili kryeministër e çon procesin përpara.

Edi Rama u ripremton dibranëve premtimin për Rrugën e Arbërit ndërsa mandatit të tij po i vjen fundi. Rama ka një tabor këshilltarësh, mes tyre edhe dibranë, por me sa duket asnjëri prej tyre nuk pati zemër t’i thonte se përse heshtja rreth çështjes së Rrugës së Arbërit në takimin e fundit në Peshkopi do t’i bënte më mirë fushatës së tij.

Rama nuk ka kohë të merret me intelektualë që nuk i bëjnë temenara. Por ne do të kemi kohë të merremi me të për aq kohë sa do të zgjas mandati aktual.

Në besojmë se çështja e ndërtimit të Rrugës së Arbërit nuk është çështje partie, por është një detyrim që qeveria shqiptare ua ka banorëve të këtyre krahinave. Dibra nuk ka kërkuar shumë nga qeveria: vetëm një rrugë prej 20 vitesh. Çdo kërkesë tjetër ka qenë e parëndësishme.

Ne do të vazhdojmë lobimin rreth kësaj çështje. Tani që procesi po vonohet, ne kemi detyrim që të angazhohemi më shumë në mënyrë që ta bindim qeverinë se çdo vonesë në këtë proces është përpjekje për të lënë një Dibër të pazhvilluar e të paintegruar dhe një Shqipëri të prapambetur.


GRUPI I LOBIMIT
23 Gusht 2016

___________

Më poshtë ju ftojmë të lexoni një koment rreth fjalës së Kryeministrit Rama në Dibër në lidhje me premtimet për rrugën e Arbrit, me konkluzionet e së cilës ne pajtohemi plotësisht: http://bit.ly/2bLjTsH
___________

Ju lutemi nënshkruani peticionin online për Rrugën e Arbërit në këtë link: http://chn.ge/1NZeyGu



2016/08/25

Italianët harrojnë tërmetin, frikë nga një fatkeqësi tjetër natyrore, edhe më vdekjeprurëse!



Italianët harrojnë tërmetin, frikë nga një fatkeqësi tjetër natyrore, edhe më vdekjeprurëse!

Italianët harrojnë tërmetin, frikë nga një fatkeqësi tjetër natyrore, edhe më vdekjeprurëse! (Foto)
Dhjetëra njerëz kanë vdekur gjatë një tërmeti prej 6,2 shkallësh të Rihterit që goditi Italinë qendrore, në orët e hershme të së mërkurës.
W3
Dridhja, e cila goditi vendet afër Perugjia në Umbria – e ka zhytur vendin në kaos, duke bllokuar banorët, shkatërruar shtëpi dhe ka pasur rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës, përcjell Telegrafi.


Tërmeti në Itali: Pamje drithëruese të regjistruara nga kamerat e sigurisë (Video)
Tërmeti në Itali: Pamje drithëruese të regjistruara nga kamerat e sigurisë


Me ekipet e shpëtimit të angazhuara deri në maksimum për të tërhequr viktimat nga rrënojat, pse jo edhe për të gjetur ndonjë të mbijetuar, tanimë në këto pjesë është paraqitur edhe frika se tërmeti i fuqishëm mund të shkaktojë një tjetër fatkeqësi natyrore edhe më vdekjeprurëse, shkruajnë mediat e huaja.




 Vetëm 65 milje larg nga Perugjia në kryeqytetin italian të Romës, një vullkan i fjetur i quajtur Colli Albani po kërcënon për tu aktivizuar pas 36.000 vjetësh të pasivitetit.

Pamje të qytetit italian “që nuk është më”, para dhe pas tërmetit (Foto)
I vendosur vetëm 19 milje nga Roma, studiuesit thonë se vullkani është potencialisht më shpërthyes se ai malit të Vezuvit.

W2

Shkencëtarët mendojnë se vullkani përbindësh ishte “zhdukur” pa shpërthyer ndonjëherë në historinë njerëzore.
Rrënoja dhe tronditje: Video që tregojnë pasojat katastrofale të tërmetit në Itali (Video)
Por studimet tregojnë se tërmetet masive mund të sjellin vullkanet e fjetura përsëri në jetë, duke shkaktuar frikë se vullkani i fshehtë i Romës mund të kthehet – me pasoja apokaliptike.

Tërmeti në Itali: Pamje LIVE nga qyteti që “nuk është më” (Video)
Tërmeti në Itali: Pamje LIVE nga qyteti që “nuk është më”
W1
Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit, kanë thënë se tërmeti – i njohur si një “rritje vullkanike” – mund të zgjojë vullkane të paktën 500 kilometra nga epiqendra e tërmetit.
v111

Sipas medieve të huaja, Colli Albani është i vendosur afërsisht rreth 200 kilometra larg nga zona e tërmetit, që do të thotë se është mjaft afër për ta bërë atë të shpërthejë.
W5
Edhe pse nuk ka shpërthyer në 36.000 vjet, analiza e shkëmbinjve vullkanit tregoi se ka një cikël shpërthim prej 31.000 vjetësh, që do të thotë se i ka kaluar afati.

W7

W8

W10

W21

Heqja e shenjave të moshës pa operacion

Fshehja e moshes

Tendosja e lëkurës me stimulim elektrik dhe mbushja e lëkurës me oksigjen dhe dioda gjysmë përcjellëse janë dy nga prirjet e fundit në Hollivud që po përdorin njerëzit që përpiqen të ruajnë freskinë e pamjes pa bërë operacion plastik. Megjithëse këto metoda janë më të lira se operacionet ato gjithsesi janë të kushtueshme.
Ky është Reaksioni Viora. I përshkruar si trajtim radiologjik jo dëmtues për tendosjen e lëkurës, konturimin e trupit dhe pakësimin e celulitit, kjo mënyrë po bën bujë në Hollivud si paisja e fundit në luftën kundër shenjave të moshës.
Një mënyrë tjetër popullore është OxyLight by Sapphire 3 – një mjet që vepron përmes një diode gjysmë transmetuese energjie me dritë dhe oksigjenit që ata që e përdorin thonë se e rigjeneron lëkurën. Me kalimin e kohës, prodhimi i kolagjenit në lëkurë pakësohet, duke shkaktuar rudha dhe plakje të lëkurës. Viora thotë se e stimulon prodhimin e kolagjenit, duke përdorur frekuencat dhe terapinë me vakuum, për t’i dhënë mundësi specialistit që të jetë preciz.
Susan Campos, gazetare për produktet e bukurisë në revistën C, thotë se si Viora Reaction edhe OxyLight janë mënyra tërheqëse sepse nuk përfshijnë shtrim në spital dhe as prerje në lëkurë.
“Mendoj se njerëzit preferojnë metodat që janë efektive por që nuk kanë pasoja negative. Mendoj se shumë gra dhe burra kanë frikë se do t’u duhet t’i nënshtrohen një procedure që mund t’i bëjnë të ndihen keq për një ose dy javë dhe që në fund që fundit nuk do t’u sjellë asnjë ndryshim. Prandaj mendoj se njerëzit preferojnë të bëjnë më shumë procedura nëse nuk i duhet kohë për të marrë veten”.

Deti Adriatik: Oqeanografët shpallën rezultatet e një hulumtimi të madh

Adriatic_Sea_satellite
Deti Adriatik: Oqeanografët shpallën rezultatet e një hulumtimi të madh

Ndryshimi i kushteve klimatike mund të shkaktojnë ndryshimin e rrjedhave hidrodinamike dhe biologjike që njohim sot

Shkruan: Ismet Azizi


Një ekip prej pesëmbëdhjetë oqeanografëve nga Kroacia, Italia dhe Sllovenia, ka hulumtuar detin Adriatik gjatë dhe pas stuhisë së fuqishme në fund të janarit dhe gjysmës së parë të shkurtit të viti 2012, pra dy vjet më parë në këtë kohë. Rezultatet u botuan në revistën shkencore ndërkombëtare Ocean Science.
Deti Adriatik (shk. Adriatiku) (në italisht Mare Adriatico) është një pjesë e Detit Mesdhe, që ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik. Bregu perëndimor i Detit Adriatik i takon Italisë, kurse në lindje deti lagë brigjet e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundi Shqipërisë deri në Vlorë, në jug të së cilit qytet gjendet Deti Jon. Ka një sipërfaqe 138.595 km katrorë, thellësia më e madhe arrinë 1330 m. Temperatura mesatare e ujit në korrik arrinë 23,2 gradë celsius, ndërsa ajo mesatare vjetore 17,5 gradë celsius. Në jug kripshmëria (saliniteti) arrinë 38,32 promila, dukshmëria në bregdet është 5 m ndërsa në brendësi deri 45 m.
Deti Adriatik është njëri prej dy deteve që lagë brigjet e Shqipërisë. Bregu përgjat tij është kryesisht një breg ranor. Në këtë det derdhen shtatë lumenj që rrjedhin përmes tokave shqiptare si: Drini i Bardhë, Drini i Zi, Vjosa, Buna, Mati, Shkumbini dhe Semani.

Uji i Adriatikut, më i dendur, më i ftohtë dhe më i njelmët deri tani
Matjet kanë regjistruar dendësinë më të lartë të ujit të Adriatiku të njohur deri më tani , 30.6 kilogram për metër kub . Gjithashtu është shënuar temperatura më e ulët e Adriatikut 3.9 gradë celsius në një thellësi prej 24 metra në Gjirin e Trieshtes. Në të njëjtën kohë , kripëshmëria në Adriatikun verior është rritur në 38.5 , qka do të thot se është shkalla më më e lartë e regjistruar ndonjëherë e kripshmërisë së detit. Stuhia e fortë dhe me gjatësi kohore të madhe ka shkaktuar fundeosjen ujit jashtëzakonisht të ftoht dhe të dendur në Gjirin e Triestes dhe rrymimin e tij përgjat fundit të detit në drejtim të jugut të Adriatikut.
Rryma e detit ka arritë shpejtësinë ndërmjet 30 deri 40 cm për sekondë , gjë që për erën të cilën e hasim për qdo ditë, shpejtësia është e vogël, ndërsa sa i përket rrymave detare është tepër e lartë, tha dr . Ivica Vilibiq nga Instituti për Oqeanografi dhe peshkim në Split.
Zvoglim i prurjeve të lumenjëve të Adriatikut ka shkaktuar rritjen e dendësisë së ujit, në radhë të parë lumi Po.
Profesori i Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universiteti në Zagreb Damir Viliçiq thekson se ky fenomen është i rëndësishëm për zhvillimin e organizmave detare . Në pjesën kroate të detit Adriatik veçanërisht është e rëndësishme rryma lindore e Adriatikut.
Ajo sjell relativisht ujë të pasur me me materje ushqyese në pjesën lindore të Adriatikut nga Deti Jon. ” Murlani gjithashtu pasuron shtresat e thella të Adriatikut me oksigjen i cili është i rëndësishëm për botën e tij të gjallë, ” tha ai .
Ndryshimi i kushteve klimatike mund të shkaktojnë ndryshimin e rrjedhave hidrodinamike dhe biologjike që njohim sot. Ndryshimet globale mund të ndikojnë në regjimin e erërave, reshjeve , rrjedhave të lumenjve dhe të materjeve ushqyese në Adriatik , mandej mund të ndryshojnë produktin biologjik të Adriatikut të cilin e kemi sot, ka konstatuar Viliçiq , transmeton Dnevnik.hr.

Viktoria Paloka : Vetmia, sëmundje më e rrezikshme se obesiteti

vetm

Sipas analizave të kryera rezulton se gjasat që njerëzit që ndjehen të vetmuar të vdesin përpara kohe janë 2 herë më të mëdha se të atyre që nuk vuajnë nga ndjesia e të qënit i izoluar
vetm
Shprehja “na mbyti vetmia” nuk duhet kuptuar më thjesht në mënyrë figurative. Nënë Tereza me sa duket e kishte kuptuar këtë gjë me kohë kur thoshte: “Sëmundja më e keqe e ditëve tona nuk është as lebroza, as kanceri e as tuberkulozi, por ndjesia që nuk të duan, që nuk kujdesen për ty dhe që të kanë braktisur.” Në fakt, doktorët kanë filluar ta konsiderojnë vetminë si sëmundje dhe kohët e fundit kanë arritur të kuantifikojnë pasojat e saj të rrezikshme për trupin e njeriut. Sipas analizave të kryera rezulton se gjasat që njerëzit që ndjehen të vetmuar të vdesin përpara kohe janë 2 herë më të mëdha se të atyre që nuk vuajnë nga ndjesia e të qënit i izoluar. Vetmia rezulton kështu të jetë edhe më e rrezikshme se obesiteti.
Sipas një studimi të paraqitur kohët e fundit nga professor John Cacioppo ka rezultuar se me ndihmën e miqve, të moshuarit arrijnë jo vetëm të fitojnë një lloj elasticiteti që i lejon të rimarrin veten pas një fatkeqësie, por dhe të fitojnë aftësinë për ta shndërruar stresin në forcë dhe jo ta lejojnë atë që t’i vërë përfund.
Siç mund të merret me mend nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ata që nuk kanë shumë lidhje me njerëz të tjerë dhe jetojnë thuajse të izoluar. Të ndjerit i vetmuar të prish gjumin, të rrit tensionin e gjakut, të ul imunitetin, rrit shkallën e depresionit si dhe nivelin e hormonit të stresit “kortizol” (kur ky hormon qëndron për një kohë të gjatë në nivele të larta, ka pasoja shkatërruese për trupin e njeriut.)
Nga pikëpamja emotive, vetmia i bën njerëzit të inatosen lehtë, të kenë ndjesinë e vazhdueshme të të qënit qenie pa vlerë, të mbledhin mllef ndaj të tjerëve, të ndjehen bosh, të brishtë dhe pesimistë. Frika që të tjerët mund të mos i pranojnë mes tyre i bën të mbajnë distancë, gjë që e ushqen akoma më shumë ndjesinë e të qenit vetëm.
Sipas profesor Cacioppo-s të moshuarit mund ta shmangin ndjesinë e vetmisë duke ruajtur kontaktet me miqtë a kolegët e tyre të dikurshëm, duke marrë pjesë në tubime familjare si dhe duke ndarë gëzimet me familjen dhe miqtë.
Fatkeqësisht në kohën tonë, mundësitë për të realizuar diçka të tillë, janë shpesh gati të pamundura. Emigracioni, të ardhurat e ulëta, oraret e zgjatura në punë, nevoja në disa raste për të patur më shumë se një punë për të përballuar jetesën, nuk lënë as kohë dhe as energji për lidhje shoqërore që nuk janë pjesë e rutinës së përditshme. Me premisa të tilla, vetmia është sëmundja që kërcënon të na mbysë të gjithëve.

A mund të krijojë shkenca njeriun?



Shkencëtarët kanë rindërtuar kromozomin e tharmit duke eliminuar materialin e tepërt gjenetik dhe të panevojshëm për jetën. Organizma të tillë të dizajnuar mund të jenë e ardhmja e bioteknologjisë.
12 vjet më parë shkencëtarët krijuan të parin virus sintetik. Rreth pesë vjet më vonë ata rindërtuan gjenomin e plotë të një bakterieje. Tani studiuesit e biologjisë sintetike kanë bërë një hap të mëtejshëm, Jef Boeke dhe grupi i tij në Langone Medical Center të Universitetit të Nju Jorkut, kanë sinstetizuar një nga 16 kromozomet e qelizës së tharmit. Ky organizëm është më afër atij të njeriut nga sa mund të mendohet. “Qelizat e tharmit janë shumë të ngjashme me qelizat humane”, thotë Jef Boeke. “Ndaj janë shumë të rëndësishme ato që ne kemi mësuar prej kësaj.”
Tharmi është një mikroorganizëm i përbërë nga një qelizë e vetme. Ashtu si edhe qelizat humane dhe ato shtazore, qelizat e tharmit janë eukariotike, ato kanë një bërthamë qelizore. Kjo veçori i dallon ato nga bakteriet dhe viruset.

Loja biologjike
Ashtu si çdo gjë e gjallë në planetin tonë gjenomi i tharmit dhe kromozomet e tij përbëhen nga ADD-ja. Makineritë mund ta sintetizojnë ADN-në në mënyrë kimike, por vetëm në pjesë shumë të vogla, rreth 2000 njësi të quajtura “çifte nukleotidesh”, kromozomet e qelizës së tharmit megjithatë përbëhen nga më shumë se 300.000 “çifte nukleotidesh”.
“Por t’i bashkosh ato të tëra është një sfidë”, thotë Torsten Waldminghaus, studiues në fushën e biologjisë sintetike në Universitetin e Marburgut. „Kjo kërkon shumë njerëz dhe shumë vite punë“.
Për këto studime Boeke ka pasur ndihmën e akademikëve të rinj. 60 studentë janë të involvuar në këtë projekt dhe për fat të mirë qelizat e tharmit “sillen mirë“ duke u a lehtësuar punën biologëve. Në qoftëse ata i ushqejnë këto qeliza me copëza ADN-je, ato janë në gjendje të fillojnë ta zgjidhin vet këtë rebus, duke i bashkuar vet copëzat dhe duke i inkorporuar ato në gjenomin e tyre, shpjegon Waldminghaus. Në këtë mënyrë Boeke dhe ekipi i tij e zëvendësuan kromozomin e tharmit natyror hap pas hapi me pjesët sintetike derisa kromozomi u rindërtua plotësisht.

Përse u duhet shkencëtarëve të sintetizojnë një kromozom?
„Kjo na jep ne mundësinë të kuptojmë në mënyrë sistematike se çfarë bëjnë të gjitha gjenet“, thotë Boeke, „se si ato bashkëpunojnë për të krijuar sjelljen e një qelize tharmi, se si ato rriten, ose se si ato prodhojnë alkool nga sheqeri. Madje është më shumë se kaq: qelizat e tharmit janë vegla shumë të rëndësishme në industrinë bioteknologjike. Njerëzit i kanë përdorur prej shekujsh këto qeliza për të pjekur bukën, për të prodhuar birrën ose verën. Nga ana tjetër këto mikroorganizma prodhojnë bioetanol dhe ilaç si p.sh. „artemisinine“ një ilaç që trajton malarien. „Ne duam mikroorganizma që prodhojnë produkte me sa më pak kosto“, thotë Torsten Waldminghaus, „dhe kjo është shumë më e thjeshtë të realizohet me organizma të thjeshtuar, që përmbajnë materialin gjenetik, që nevojitet për të mbijetuar.“ Shkencëtarët mund t’i përdorin këto gjene për të prodhuar produktin e dëshiruar. Ne i quajmë këto organizma „shasi“ duke i krahasuar me industrinë e automobilëve. Ju mund të shtoni gjëra të tjera për të ndërtuar një makinë, ashtu siç ju dëshironi ta keni. Por nëse një makinë Porsche është e ndërtuar plotësisht, atëherë është më e vështirë që t’i ndryshosh gjërat”, sipas dësishrës, thotë Waldminghaus.
grafiku ne gjermanisht
Dizajnimi human?
Qelizat e tharmit dhe ato humane janë biologjikisht më të ngjashme se sa me ato të bakterieve. Por kjo nuk do të thotë që tani shkencëtarët janë në gjendje që të krijojnë një gjenom human nga fillimi. Gjenomi human është shumë më i madh, ai ka 3 miliardë çifte nukleotidesh, thotë Torsten Waldminghaus. Kromozomet humane janë shumë më të vështira për t’u rindëtuar, sepse ato nuk janë aq të lehta si ato të tharmit, thonë shkencëtarët. Ekziston mundësia që fillimisht të ndërtohen kormozomet në qelizat e tharmit duke i transferuar ato në një fazë të dytë tek qelizat humane, shpjegon Torsten, duke shtuar, se tani s’është asgjë më shumë veçse një fiksion. Ai thotë, se nuk mendon se ka arsye tani për tani për të krijuar një kromozom human. “Sigurisht që ne duam t’i optimalizojmë bakteriet e tharmit për të prodhuar produktet e dëshirueshme, por shtrohet pyetja nëse ne vërtetë duam të optimalizojmë qeniet njerëzore. Unë nuk mendoj këtë e do ndokush.” 

Viktoria Paloka : “Hënat e përgjakura”, dukuri e zakonshme apo fundi i botës

hena e kuqe

Një famullitar i njohur tele-evangjelist nga Texas paralajmëron tronditje fatale për njerëzimin, por NASA thotë se ka shpjegime fizike për ngjyrën që shihet gjatë eklipseve

Për ata që nuk e dinë Tetradi është një seri prej katër eklipsesh të plotë dhe të njëpasnjëshëm të hënës që ndodhin pas intervalesh gati gjashtëmujore nga njëri-tjetri në SHBA.
Ato njihen gjithashtu në gjuhën popullore si dukuria: “hëna e përgjakur”.
I pari do të ndodhë të martën.
Për NASA-n këto eklipse janë një dukuri e zakonshme natyrore, mirëpo për priftin tele-evangjelist John Hagee këto eklipse janë dëshmi e një ngjarje që mund të trondisë botën, madje edhe fillimi i fundit të botës.
73-vjeçari që ka shkruar librin “Blood Moons: Something is About to Change” (Hëna të përgjakura: Diçka do të ndryshojë së shpejti) është edhe themelues i një kishe në Texas.
Ai citon nga bibla Aktet 2:19-20 ku thuhet: “Dhe unë do t’ju tregoj mrekullira lart Qiell dhe shenja në Tokën poshtë, dielli do të kthehet në errësirë dhe hëna në gjak përpara ardhjes së ditës së madhe dhe të mahnitshme të Zotit”.
Famullitari John Hagee citon në librin e tij tre raste të mëparshme të shfaqjes së tetradëve në 1492, 1948 dhe 1967. Ai thotë se ngjarjet që sollën janë dëbimi i hebrenjve nga Spanja nga Ikuziocioni, krijimi i shtetit të Izraelit dhe Lufta Gjashtëditore.
Po ekspertë të NASA-s i kanë shpërfillur këto teori duke nënvizuar se “hënat e përgjakura” janë një dukuri e zakonshme që NASA pret të ndodhin të paktën edhe dhjetë herë të tjera gjatë shekullit tonë.
Sipas NASA-s arsyeja pse njerëzit i kanë quajtur “hëna të përgjakura” këto eklipse ka ardhur ngaqë perëndimi i diellit krijon gjithmonë një ndriçim të kuqërremtë përreth horizontit dhe kur toka zë pamjen atëhere i vetmi pasqyrim i kësaj drite që sheh njeriu është në sipërfaqen e hënës.
Shfaqja e parë e këtij tetradi fillon në orën 2 të natës me kohën e New York-ut, në 15 prill. Datat e tjera janë 8 tetor 2014, 4 prill 2015 dhe 28 shtator 2015.
Kjo nuk është hera e parë që prifti Hagee tërheq vëmendjen e medias për dekaratën e tij. Në 2008 ai tha se Uragani Katrina ndodhi ngaqë inati i Zotit që në New Orleans po përgatitej një paradë për homoseksualët.
Disa humorist amerikanë kanë thënë se gjëja më e tmerrshme që ndodh në fakt në 15 prill në Amerikës është se data njihet si Dita e Taksave dhe është në fakt afati i fundit për pagimin e tyre.

Roli i pozicionit të Hënës në mbytjen e Titanikut

harta e levizjes se Titanikut dhe e ajzbergut

Si e shpjegojnë ngjarjen dy profesorë të njohur të gjeografisë dhe pse ka rëndësi teoria e tyre edhe për anijet e sotme

Nga Viktoria Paloka
Si sot 102 vjet më parë, në një natë pa hënë, brenda dy orë e gjysëm tmerri u fundos anija luksoze transoqeanike “Titanik” së bashku me 1,517 vetë. Vetëm 706 vetë arritën të mbijetojnë.
Shumëkush e di tashmë që kjo anije u mbyt për shkak të një përplasjeje me një ajzberg. Por ajo çfarë nuk ishte shumë e qartë, deri vitet e fundit, kishte të bënte me faktin se si kishte qenë e mundur që një ajzberg i atyre përmasave (me një peshë prej afro 2.2 milionë ton) të kishte zbritur aq në jug dhe pikërisht në trajektoren që po përshkonte Titaniku.
Zakonisht ajzbergë të tillë ngecin në brigjet e Labradorit dhe Newfoundland-it derisa shkrihen në mënyrë të konsiderueshme. Mirëpo sipas studimeve të viteve të fundit të bëra nga astronomët e Universitetin Shtetëror të Teksasit, ndonëse Titaniku u mbyt në një natë pa hënë, hëna në fakt ka luajtur një rol vendimtar në mbytjen e Titanikut. Një pozicionim tepër i rrallë i Diellit, Hënës dhe Tokës krijoi premisat për tragjedinë e 14 prillit, 1912. Në fakt, Hëna e plotë e 4 janarit 1912, iu afrua Tokës jashtëzakonisht (sa asnjëherë më parë në 1,400 vjet), duke shkaktuar batica shumë të mëdha të cilat i dhanë shtysë ajzbergëve, ndonëse ende në përmasa të mëdha, drejt jugut. Fakti që Toka vetëm një ditë më parë i kishte kaluar shumë afër Diellit vetëm sa e kishte ndihmuar baticën në fjalë.
Por sipas një studimi të kohëve të fundit të paraqitur nga dy profesorë të departamentit të gjeografisë pranë Universitetit të Sheffield,Grant Bigg dhe David Wilton, prania e ajzbergëve me një peshë prej disa milionë tonë nuk është më një fenomen aq i pazakontë në Atlantikun Verior. Ajzbergu që goditi Titanikun ishte një copë shumë e vjetër akulli, që e kishte origjinën në borën që ra në fjordin e Greenland-it në kohërat kur faraoni Tutankhamen sundonte Egjiptin. Sipas studiuesve sa më shumë ngrohet klima aq më shumë borë bie dhe aq më shumë akull shkrin. Në fakt dimri i butë i vitit 1908 në Greenland theu masën e akullit duke krijuar ajzbergun që pak vite më vonë do të fundoste Titanikun.
Që nga koha e mbytjes së Titanikut, kanë kaluar 102 vite dhe gjatë 14 prej tyre ka patur aktivitet të dendur të ajzbergëve të peshave prej disa milionë tonësh. Ajo çfarë ka alarmuar shkencëtarët është fakti që 5 nga këto 14 vjet i takojnë viteve 90, gjë kjo që ka ngjallur frikën se ngrohja globale mund të bëhet shkak që fatkeqësi të përmasave të Titanikut në të ardhmen të bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Nga shtypi amerikan i kohës.
Nga shtypi amerikan i kohës.

Viktoria Paloka : Zbulohet një planet që i ngjan Tokës si asnjë tjetër deri tani


 kepler186f
Astronomët kanë zbuluar një planet që sipas tyre i ngjan Tokës si asnjë tjetër i zbuluar më parë – një botë shkëmbore e largët e ngjashme në madhësi me tonën që gjendet në zonën Goldilocks ku nuk është as shumë ngrohtë e as shumë ftohtë për të mos pasur jetë.
Ky zbulim, i shpallur të enjten, i ka entuziazmuar “gjuetarët e planeteve” që për vite kanë rrëmuar në galaktikën “Udha e Qumështit” (ku bën pjesë dhe sistemi ynë diellor), me shpresën për të gjetur ndonjë planet të banueshëm jashtë sistemit tonë diellor.
Planeti është zbuluar nga teleskopi Kepler i NASA-s i cili studion trupat qiellorë për të kapur ndryshime të lehta në shkëlqim, të cilat tregojnë që një planet që rrotullohet rreth orbitës së tij po i kalon përpara një ylli. Nga këto ndryshime shkencëtarët janë në gjendje të llogarisin madhësinë e planetit në fjalë dhe të hamendësojnë mbi përbërjen e tij.
Trupi qiellor i sapozbuluar, i emërtuar Kepler-186f, rrotullohet përreth një ylli xhuxh të kuq që gjendet 500 vjet-dritë larg Tokës, në konstelacionin e Mjellmës.
Sipas shkencëtarëve, planeti në fjalë është rreth 10% më i madh se Toka dhe gjithë gjasat janë që në sipërfaqen e tij të ketë ujë në gjendje të lëngshme – një përbërës kyç ky që të ketë jetë. Kjo për shkak të pozicionit të tij në skajin më të jashtëm të zonës, përreth diellit të tij, me një temperaturë të tillë që bën të mundur të ketë jetë – një pikë kjo ku liqenet, lumenjtë apo oqeanet mund të egzistojnë pa u ngrirë apo pa avulluar.
Ky zbulim është “i veçantë sepse ne e dimë tashmë që në një planet të kësaj madhësie dhe [që gjendet] në një zonë të banueshme ka mundësi të ketë jetë,” tha në një konferencë shtypi drejtuesja e ekipit kërkimor të Ames Research Center të NASA-s, Elisa Quintana.
Për zbulimin është shkruar në mënyrë të detajuar në numrin e të premtës të revistës “Science”. Gjithshka është bazuar në vrojtimet e bëra nga teleskopi Kepler përpara dëmtimit për shkak të një defekti mekanik vitin e kaluar.
Planeti ka të ngjarë të jetë i larë nga një dritë ngjyrë portokalli në të kuqe dhe të jetë më i freskët se Toka, me një temperaturë mesatare pak sipër asaj të ngrirjes, “e ngjashme me agimin apo muzgun e një dite pranvere,” tha Geoff Marcy, astronom pranë Universitetit të Kalifornisë, Berkeley.
Quintana tha se më shumë se binjak, ky planet mund të quhet “kushëri i Tokës” pasi rrotullohet përqark një ylli më të vogël e më të zbehtë se Dielli ynë. Nëse Tokës i duhen 365 ditë për t’u rrotulluar përqark Diellit, këtij planeti i duhen 130 ditë për të kryer rrotullimin e plotë përqark yllit të tij. Shkencëtarët gjithashtu nuk e kanë ende të qartë nëse planeti në fjalë ka apo jo atmosferë, por sipas ekspertëve nëse ka, gjasat janë që të përmbajë shumë dioksid karboni.
Sipas një astronomeje të Universitetit të Washington-it, në Seattle, nëse planeti është i banueshëm atëherë në të është i mundshëm proçesi i fotosintezës. “Ka bimë në Tokë që do të ishin mëse të kënaqura aty,” tha ajo.
Që kur është lëshuar, teleskopi Kepler ka vrojtuar 961 planete, por vetëm disa dhjetëra gjenden në zonën e banueshme. Shumica janë topa gjigandë gazi si Jupiteri apo Saturni dhe jo vende ku mund të ketë jetë. Gjithashtu vitet e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar në zonën Goldilocks planete pak më të mëdha se Toka, por nuk është e qartë nëse janë apo jo shkëmbore.
Astronomët mund të mos e marrin vesh asnjëherë me siguri nëse planeti Kepler-186f mund apo jo të lejojë të ketë jetë në të. Ai gjendet tepër larg madje edhe për gjeneratën e re të teleskopëve si teleskopi “James Webb” i NASA-s që do të lëshohet në vitin 2018 për të studiuar më në hollësi këtë planet.
Sa për teleskopin tashmë të dëmtuar Kepler, NASA ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë ta përdorë apo jo. Kepleri mund të mos jetë më në gjendje të zbulojë ndonjë planet të ri, por aktualisht shkencëtarët kanë në duar një mori vrojtimesh të bëra nga Kepler të cilat nuk kanë arritur t’i shqyrtojnë ende.
(Përgatiti Viktoria Paloka)

Mjekësia shqiptare, pa hapa gjigandë e dramatikë nuk ecet me ritmin e botës



Me Profesor Rifat Latifin, profesor i kirurgjisё nё Universitetin e Arizonёs dhe themeluesi i telemjekёsisё shqiptare

Nga Dardan Malaj
Pёrshёndetje Zoti Latifi. Sё pari ju falёndёrojmё pёr mundёsinё e intervistimit. Çfarё mund tё na thoni pёr fondacionin tё cilin drejtoni dhe veprimtarinё e tij?
Ju falamnderit juve per mundёsinё qё tё ndajё disa mendime me lexuesit tuaj tё cmuar. Nё realitet, nё fakt fjala fondacion ёshtё disi jashtё kontekstit tё asaj qё ne bёjmё. Zakonisht fondacionet krijohen kur ndonjё pasanik ose organizatё e fuqishme e vё njё shumё tё madhe tё mjeteve pёr tё pёrmbushur njё qёllim apo axhendё tё caktuar pёr t’iu pёrgjigjur nevojave publike, shkencore ose tjera . Mund tё them se ne mё shumё jemi njё grup njerёzish me dёshirёn e mirё pёr avancimin e mjekёsisё shqiptare nё tёrёsi, nё Kosovё e nё Shqipёri, Mal tё Zi, Maqedoni e kudo nё botё ku ndihet nevoja pёr ndihmё dhe jo vetёm asaj, por nё gjithё vendet nё zhvillim, apo nё tranzicion. Ne kemi si synim specifik avancimin e programit tё telemjekёsisё dhe tё shёndetit elektronik si formё e avancimit tё mjekёsisё hё pёr hё. Tё gjithё programet tona financohen nga grante tё ndryshme, nga donatorё tё ndryshёm, kryesisht nga qeveritё e ndryshme. Nё Shqipёri pёr shembull ёshtё USAID-i, kurse nё Kosovё ka qenё Unioni Europian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Secili prej nesh, nismёtarёve dhe drejtuesve tё fondacionit ka njё punё tjetёr, dhe me kёtё punё merremi nga dёshira qё tё ndёrrojmё “staus quo-n”. Unё jam kirurg dhe profesor i kirurgjisё. Natyrisht, kemi edhe tё tillё qё e kanё veprimtarinё e fondacionit si punё kryesore tё tyren. Ideja kryesore ishte dhe ёshtё t’i ofrojmё Shqipёrisё dhe Kosovёs diçka tё re nё mjekёsi. Njё risi qё mund tё ndihmojё integrimin e mjekёsisё tonё me atё tё botёs. Pastaj, paralelisht synojmё tё nxjerrim diçka tё mirё me vlerё edhe pёr pjesёn tjetёr tё botёs nё zhvillim. Personalisht jam shumё i interesuar pёr shtetet post konflikteve, pёr vendet tё cilat kanё vuajtur nё tё kaluarёn duke e humbur hapin me botёn. Ne, nё Shqipёri dhe Kosovё, pёr shembull, e kemi humbur hapin pёr njё kohё tё gjatё, edhe tani ne na duhen hapa gjigandё, hapa dramatikё, pёr tё mbёrritur aty ku ёshtё bota. Nё fushёn e telemjekёsisё, ne i kemi bёrё kёta hapa gjigandё edhe pёr hir tё faktit se Shqipёria por edhe Kosova kanё njё sistem shёndetёsor publik dhe kjo e bёn nё njёfarё mёnyre mё tё menaxhueshme njё ndёrhyrje tё tipit tё telemjeksisё.

Nё çfarё faze ёshtё aktualisht projekti nё Kosovё dhe nё Shqipёri?
Programet e telemjekёsisё nё Shqipёri dhe Kosovё janё nё vazhdimёsi. Ndonёse nё Kosovё teknikisht ne e kemi kryer punёn tonё dhe programi tash ёshtё nё duart e Ministrisё sё Shёndetёsisё, ne megjithatё jemi tё interesuar nё projekte tё ndryshme tё shtimit tё pёrmbajtjes klinike kryesisht. Nё Shqipёri jemi nё fazёn e pёrfundimit tё shtrirjes me qёllim qё tё gjitha spitalet rajonale tё jenё pjesё e rrjetit tё telemjekёsisё dhe shёndetit elektronik. Kjo, nё njё mёnyrё qё t’u ofrojmё qendrave rajonale tё shёndetёsisё atё qё ofrohet pёr pacientёt nё Tiranё apo ne Prishtinё. Por ka edhe diçka tjetёr interesante. Nёpёrmjet programit tё telemjeksisё ne pёrpiqemi qё dhe ata tё jenё jo vetёm importues tё shёrbimeve nga Tirana por edhe eksportues tё shёrbimeve tё tyre. Pёr shembull, vitin e kaluar kemi patur njё ngjarje tё rёndёsishme edukative kur njё mjek kirurg nё Durrёs ka bёrё njё operacion qё ёshtё transmetuar nё tё gjitha qendrat e telemjekёsisё shqiptare nё Shqipёri dhe nё Kosovё. Nё ditёn tona, fakti qё dikush punon nё njё qendёr rajonale nuk do tё thotё se ai ёshtё njё mjek i shkallёs sё dytё. Mjeku mund tё ketё vendosur tё jetojё nё Gjirokastёr, Korçё, Shkodёr, Gjakovё apo Prizren pёr shkak tё familjes, pёr shkak tё ambientit apo largimit le ta themi nga zhurma e trafiku tё Tiranёs, por ai mundet tё arrijё pёrshtatjen intelektuale njёsoj sikur tё ishe nё njё qendёr tё madhe mjekёsore. Pikёrisht, ky program e bёn kёtё tё mundshme.

Cfarё ka pёrfituar bota nga programet e Kosovёs dhe tё Shqiperisё?
Tani, paralelisht jemi duke pёrfunduar programin e telemjekёsisё nё shtetin e Cabo Verde. Ai ёshtё njё shtet i vogёl me dhjetё ishuj dhe ne e kemi shtrirё programin e mjekёsisё nё tё gjithё ishujt. Ёshtё pikёrisht modeli i Kosovёs dhe i Shqipёrisё i eksportuar nё kёtё shtet tё vogёl afrikan. Ne kemi botuar disa libra nё telemjekёsi, shumё artikuj shkencorё, dhe kemi bёrё prezentime nё tё gjitha kontinentet e botёs pёr programte tona dhe i kemi dhuruar botёs nje strategji dhe njё model tё zhvillimit tё telemjekёsise tё qёndrueshme dhe tё integruar nё mjekёsinё pёrgjithёsisht. Tani jemi nё proces tё fillimit tё puneve nё shumё shtete tjera Afrikane dhe disa shtete tё Azisё juglindore, si dhe tё Amerikёs Latine.
Nёse mund tё jap edhe disa tё dhёna konkrete, nё Kosovё pёr shembull, vetёm qendra e telemjekёsisё nё Prishtinё ka pritur gjatё vitit 2013 mё shumё se 50,000 vizitorё, çdo vit ka rreth 10,000 vizita nё librarinё elektronike dhe mbi 2,800 persona kanё ndjekur trajnime tё ndryshme nё mjediset e saj. Nё Shqipёri, Qendra e Telemjёksisё ka organizuar gjatё vitit 2013 mbi 120 evente edukativё tё ndjekura nga afёr 2,500 mjekё, ndёrsa libraria elektronike ka patur mbi 2,500 vizitorё. Nё Cabo Verde telemjekёsia klinike ka patur njё ecuri spektakolare. Nё mё pak se njё vit janё zhvilluar mbi 200 telekonsulta duke e bёrё programin e telemjekёsisё klinike njё shembull pёr gjithё vendet e tjerё tё Afrikёs.

Tё kthehemi pak nё Kosovё dhe Shqipёri. Si e shikoni mjekёsinё nё dy vendet tona? A ka ndёrthurje me njёra-tjetrёn?
Mjekёsia nё Kosovё dhe mjekёsia nё Shqipёri ёshtё e njёjtё. Prej ekzistencёs sё kombit shqiptar, tё dyja nuk kanё qenё ndonjёherё nё krizё mё tё madhe. Ёshtё marramendёse kriza. Ne duhet tё ulemi dhe tё krijojmё njё strategji tё shёndetёsisё shqiptare, tё shёndetёsisё rajonale. Duhet pёrcaktuar se cilat specialitete mjekёsore duhet tё zhvillohen nё hapёsirat e ndryshme gjeografike dhe politike ku jetojnё shqiptarё; cilat qendra duhet tё jenё nё Tiranё e cilat nё Prishtinё, pse jo edhe nё Maqedoni dhe nё Malin e Zi. Nuk bёn qё secili qytet, madje edhe shtet, ta kёtё bajrakun e vet pёr mjekёsinё sepse popullsia ёshtё e vogёl. Ka ardhur koha ta shohim shёndetёsinё e dy vendeve tona si njё mjedis ku duhet tё aplikohen parimet e ekonomisё sё shkallёs. Pёrndryshe, duke patur njё mjekёsi tё fragmentuar, asnjё prej shteteve tona nuk do tё jetё nё gjendje tё ofrojё kujdes shёndetёsor bashkёkohor. Nёse vazhdohet trendi aktual, pacienti qё ka disa lekё nuk i beson shtetit tё vet por ikёn diku jashtё. Ndaj, ne duhet tё ulemi e ta kemi njё strategji mbarёkombёtare tё shёndetёsisё. Nёse nuk e bёjmё kёtё ne do tё vazhdojmё t’i arrnojmё trupat tonё siç veproj unё nё traumatologji vazhdimisht, por pa krijuar standard bashkёkohor qё sot ёshtё domosdoshmёri.

Ekziston gjithnjё njё bindje se risitё teknologjike nuk janё fort tё thjeshta pёr t’u pёrshtatur nё realitetin shqiptar. Sa ёshtё pёrhapur teknologjia nё mjekёsi?
Ёshtё shumё vёshtirё tё bisedojmё pёr inovacione nё mjekёsi, nё Kosovё dhe Shqipёri, kur ne nuk kemi zgjidhur çёshtjet mё elementare siç ёshtё sistemi. Ne nuk kemi krijuar sisteme, ose nuk kemi vazhduar t’i zhvillojmё sistemet qё i kemi patur mё parё. Tani, ne bёjmё lёvizje dhe marrim vendime kryesisht nё pёrgjigje tё krizave dhe emergjencave. Sot na duhet njё vaksinё dhe tё gjitha mjetet i çojmё tek ajo vaksinё, nesёr del diçka tjetёr dhe, kёsisoj, nuk mendojmё pёr njё strategji afatgjate. Nuk mendojmё se ku do tё jemi pesё vite mё vonё, ku do jemi 20 vite mё pas, ku do jemi 100 vite mё pas. Nёse ty tё mungojnё elementёt bazike tё kujdesit intensiv, program i telemjekёsisё mё pas bёhet gati i pavlefshёm sepse ёshtё vetёm njё fragment shumё shumё i vogёl. Pavarёsisht se projekti ёshtё shumё i madh pёr ne, ёshtё shumё i vogёl nё krahasim me nevojat qё ka shёndetёsia. Pёrpos mungesёs sё strategjisё ka edhe probleme tё tjera. Diçka qё bie nё sy nё tё dy realitetet nё Shqipёri dhe Kosovё ёshtё fragmentimi i resurseve nё privat-publik, me lёnien pas dore nё mёnyrё brutale tё sistemeve publike qё ёshtё e papranueshme.

Duke mbetur kёtu profesor, nё Shqipёri vazhdimisht ka patur debate se spitalet private nё vend qё tё rrisnin cilёsinё e shёrbimit kanё shkatёrruar shtetёrorin. Ju si e keni parё kёtё debat?
Unё pajtohem se duhet tё kemi debat, dhe ky debat duhet tё bёhet pёr shkak tё specifikave tona kёtu nё Shqipёri dhe nё Kosovё. Spitalet private kudo nё botё luajnё njё rol tё jashtёzakonshёm pёr zhvillimin e shёndetёsisё. Por nё Shqipёri dhe Kosovё ne shohim njё situatё kur spitalet private pёrdorin resursin mё tё rёndёsishёm tё spitaleve publike, resursin human. Nёse kёto spitale pёrdorin kapacitetin njerёzor tё spitaleve publike, atёherё ato e kanё pёr detyrim qё t’i japin nё shkёmbim shoqёrisё qё ka investuar pёr ta krijuar atё kapacitet. Tash pёr tash kjo “shkёmbim” duket se ёshtё vetёm i njёanshem, njё drejtimshёm: ai shterrjes sё burimeve tё fuqishme publike mjekёsore pёr llogari tё spitaleve private, dhe shpesh kёto spitale private bёhen strehё e tё ashtuquajtur “expert” tё huaj, tё cilёt janё ose tё panjohur ose shpesh edhe me kualitete tё dyshimta, por qё fshihen pas emrave tё mёdhenj tё spitaleve. Kjo nuk duhet tё ndodh fare. Spitalet publike duhet tё jenё dhe tё mbeten fuqia mё e madhe mjekёsore. Aty bёhet shkenca, hulumtimet shkencore dhe pёrgaditja e kuadrit tё ardhshёm. Nesёr, pas shume dekadave edhe spitalet private mund tё kenё njё rol tё tillё, por tash per tash asnjё nga kёto spitalet, qё mbijnё si kёrpudhat pas shiut nuk e kanё treguar seriozitetin e tyre shkencor. Ndoshta kjo ёshtё vetёm njё fazё e zhvillimit tonё, njё fazё fillestare dhe me pjekurinё e kёtij zhvillimi gjёrat mund tё ndёrrojnё.

Gjatё viteve tё fundit, sё paku nё Shqipёri nuk kanё munguar rastet kur gabimet e mjekёve kanё shkaktuar edhe jetё njerёzish. Njё situatё qё ka çuar me domosdo nё uljen e besueshmёrisё ndaj ekipeve mjekёsore. Futja e formave tё tilla inovatore si telemjekёsia a besoni se shkon nё drejtim tё rikthimit tё besimit tё publikut tek mjekёsia shqiptare?
Absolutisht. Njё nga prioritetet e telemjekёsisё ёshtё edukimi i vazhdueshёm i njerёzve dhe ngritja e transparencёs totale tё mjekut. Secili mjek dёshiron tё jetё i mirё, asnjёherё nuk ngrihet nё mёngjes duke thёnё se sot do tё jem njё mjek i keq. Ne mund tё gabojmё pёr arsye nga mё tё ndryshmet, mund tё gabojmё se jemi tё mbingarkuar, mund tё gabojmё pёr ndonjё arsye tjetёr, pёrfshi edhe mungesёn e aftёsive tё nevojshme. Meqё mjekёsia ёshtё diçka shumё e ndjeshme nё popull, ёshtё çёshtja elementare, edhe njё gabim i vogёl i mjekёve zmadhohet shumё. Unё nuk po i zvogёloj gabimet tё cilat nuk i di, por po flas nё pёrgjithёsi nё botё. Njё punёtor i shёndetit mund tё jetё kirurg shumё i mirё por nё fund bёn njё gabim, bёn njё ndёrhyrje nё anёn e gabuar tё trupit. Me njё fokus tё shtuar tё medias dhe tё vёmendjes sё opinionit publik, kaq mjafton dhe gjithçka ke bёrё nё gjithё jetёn e merr lumi. Programi i telemjekёsisё e shton bashkёpunimin mes disiplinave tё ndryshme mjekёsore, mes grupeve tё ndryshme nё mjekёsi siç janё mjekёt, infermierёt, patologёt etj. Ofron pёr mjekёt mundёsinё tё konsultohen nё çdo kohё pёr njё problem ku nuk e ndjejnё veten plotёsisht tё aftё. Ofron kёsisoj mundёsi unike pёr shtimin e besimit tё shoqёrisё duke parё se mjekёt punojnё si ekip. Unё jam kirurg traumatolog, nё raste tё rёndёsishme kam njё detyrё shumё komplekse. Megjithatё, puna ime ёshtё mё e lehta krahasuar me punё tё tjera pёr shkak se, siç thuhet, “duhet njё fshat pёr tё ndёrtuar njё shtёpi”. Unё kam asistentё, kam infermierё, kam mjekё tё tjerё, dhe mё pas operacioni ёshtё gjёja mё e lehtё. Kjo ёshtё ajo qё ne po mundohemi ta krijojmё, bashkёpunimin mes ekipeve tё ndryshme dhe ekspozimi i kёtij bashkёpunimi nё popull. Qytetarёt duhet ta dinё se ne bashkёpunojmё, flasim me njёri-tjetrin, nuk flasim vetёm keq, por edhe konsultohemi.

A ka qenё pozitiv bashkёpunimi me strukturat shtetёrore nё Kosovё dhe nё Shqipёri gjatё zbatimit tё kёtij projekti?
Nё sistemet tona shёndetёsore, si nё Shqipёri dhe Kosovё ka patur ndryshime tё shpeshta tё ekipeve drejtuese. Pёr shembull, nё Shqipёri tani jemi duke punuar me administratёn e gjashtё apo tё shtatё, qё kur nisёm programin nё vitin 2007. Por, nё tё dy vendet tona kemi patur njё bashkёpunim shumё tё mirё me secilin grup dhe secilёn qeveri. Çdo ministёr qё ka ardhur, vёrtet e ka pёrkrahur programin e telemjekёsisё, kush mё shumё e kush mё pak, por jemi nё rregull me kёtё punё. Nё Shqipёri, fillimisht kemi patur problemin e gjetjes sё mjediseve por tani e kemi njё ndёrtesё shumё tё mirё, tё rindёrtuar plotёsisht nga USAID-i dhe ushtria amerikane.

Pёrmes telemjekёsisё çfarё ndёrhyrjesh janё mundёsuar tё transmetohen deri mё tani?
Janё disa programe. Po pёrpiqemi t’i shtojmё pёrmbajtjen klinike programit tё Kosovёs dhe atij tё Shqipёrisё. Nё Shqipёri tanimё kemi teletraumёn pёr tё sёmurёt qё lёndohen, kemi telestroke pёr personat e prekur nga aksidentet vaskulare cerebrale (siç e quajmё nё Kosovё, pёr personat qё marrin pikёn nё kokё), kemi pёrshembull teleradiologjinё qё po funksionon shumё mirё nё spitalet e Korçёs dhe Vlorёs, kemi teleautizmin dhe njё grup tё madh tё pёrmbajtjes klinike. Jemi duke shtuar projekte tё vazhdueshme sё bashku me mjekёt shqiptarё. Ne kemi krijuar rrugёn dhe kjo ka qenё detyra jonё; mёnyra se si do tё lёvizin mjekёt shqiptarё nё kёtё rrugё, varet prej tyre.

Sё fundi profesor, cilat janё sfidat tuaja tё ardhshme nё kuadёr tё kёtij projekti tё rёndёsishёm?Ka dy gjёra, ato çka parashikoj dhe ato çka do kisha dёshirё tё bёheshin. Kёto janё dy aspekte tё ndryshme. Unё parashikoj se brenda disa muajve, edhe nё Shqipёri do ta kemi programin e telemjekёsisё tё shtrirё nё tё gjitha spitalet rajonale. Kjo do tё bёhet dhe ёshtё njё çёshtje e kryer. Do tё kisha dёshirё qё nё fazёn e tretё tё programit tё telemjekёsisё, spitalet rajonale tё lidhen me fshatrat ku ndodhen qendrat shёndetёsore tё kujdesit parёsor. Mjekёt e kёtyre strukturave kanё nevojё pёr ndihmё sidomos kur janё tё rinj. Tё jesh mjek i ri nё njё fshat ka shumё nevojё tё kesh ndihmё. Ёshtё njё ndjenjё e tmerrshme tё jesh i vetёm aty dhe sidomos kur ke ndonjё rast tё madh e tё komplikuar. Kur t’i kemi ngritur qendrat e telemjeksisё edhe nё fshatra, besoj se programi ynё ka pёr tё qenё i suksesshёm. Ёshtё njё sfidё por pa sfida nuk kryhen punёt.

IVeH, ëndrra që kaloi kufij e shtete
Ëndrra e bërë realitet tashmë ka kaluar kufijtë duke sjellë histori suksesi në disa shtete. Një punë e realizuar me pasion dhe vendosje për të ardhur në ndihmë të mjekësisë dhe të popujve anembanë.
Kjo mrekulli vjen pikërisht nga IveH. IVeH është një organizatë jofitimprurëse me seli në Tuson, Arizona (SHBA) dhe e themeluar dhe e drejtuar nga Prof. Rifat Latifi që nga vitin 2001.
IVeH u krijua për të ndihmuar në rindërtimin e sistemit të kujdesit shëndetësor publik në vendet në zhvillim duke prezantuar dhe zbatuar telemjekësinë dhe programet arsimore virtuale nëpërmjet konceptit të rrjetit IVeH .
Pikërisht këtyre vendeve, por edhe Kosovës dhe Shqipërisë do t’i vinte në ndihmë më së miri kjo organizatë me stafin e saj profesionist, plot ide dhe punë të palodhshme.
Qëllimi i Programit të Integruar të Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik për Shqipërinë (PITSHE) është të krijojë një rrjet kombëtar të telemjekësisë dhe shëndetit elektronik, i cili të jetë i pranishëm në çdo spital kombëtar dhe rajonal të vendit dhe të përdoret në funksion të veprimtarisë klinike, edukative dhe kërkimore. Duke qenë i pranishëm në çdo spital kombëtar dhe rajonal, rrjeti i PITSHE-s plotëson kushtin kryesor: atë të të qenit një rrjet i integruar me shërbimin shëndetësor shqiptar.
Përafrimi i ndjekur nga ana e IVeH është i quajturi Inicio – Ndërto – Operacionalizo – Transfero (Initiate-Build-Operate-Transfer ose IBOT). Bëhet fjalë për një metodologji shkencore të përpunuar nga Prof. Rifat Latifi dhe IVeH. Ajo është publikuar tashmë në shumë artikuj shkencorë e libra dhe sot pranohet si metodologjia më e njohur në rang ndërkombëtar në zbatimin e programeve të qëndrueshme të telemjekësisë dhe shëndetit elektronik. Prej vitit 2012, IVeH është duke përdorur të njëjtin përafrim për të zbatuar Programin e Integruar të Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik në Kepin e Gjelbër (Afrikë). Tani janë duke u përgaditur që të shkojne ne vende tjera të Afrikës (Senegal, Ruanda, Tanzania) dhe Azisë juglindore (Vietnam dhe shtetet përreth).
USAID Albania është financuesi dhe mbështetësi kryesor i këtij projekti. USAID Albania e ka mbështetur projektin si nëpërmjet financimeve direkte, ashtu edhe nëpërmjet financimeve në mjete dhe pajisje. Në total, mbështetja e USAID Albania për PITSHE i kalon 2 milionë USD.

Dr. Rifat Latifi, njeriu që ngriti telemjekesine në vendet e pazhvilluara
Njerëzit që vërtet punojnë, zakonisht ndodhen pas kuintave. Janë ata që japin idetë, që vënë në lëvizje çdo gjë dhe që përkujdesen për një prezantim sa më të mirë e megjithatë fytyra e tyre pak njihet. Prof. Rifat Latifi është pikërisht nga këta njerëz. Pothuajse të gjithë në Shqipëri e Kosovë kanë dëgjuar për telemjekësinë, se si ajo po e çon sistemin shëndetësor edhe në skajet më të largëta të vendit, megjithatë pak e dinë se pas një projekti të tillë madhështor, qëndron emri i prof. Latifit, një emër që mbart në vetvete shumë pasion për mjekësinë e për vendin e tij e që vazhdon të japë pa kursim.
Titujt që mban prof. Latifi janë të shumtë e më tepër se titujt flet puna që ai ka bërë në 32 vitet e karrierës së tij si mjek, duke ngritur nga asgjëja qendra dhe projekte në ndihmë të njerëzve.
Dr. Rifat Latifi është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë së Prishtinës në Kosovë në vitin 1982 dhe aty punoi si specializant në kirurgjinë e ortopedisë. Në vitet 1987-1993 ishte asistent kërkimor në Universitetin e Teksasit në Hjuston dhe Spitalin e Pensilvanisë, ku studioi për ushqyerjen e të sëmurëve kirurgjikë dhe të sëmurëve të tjerë kritikë nën kujdesin e profesor Stanley J.Dudrick. Më pas përfundoi specializimin në kirurgjinë e përgjithshme, në Klinikën e famshme te Klivlendit në Klivlend, Ohajo, specializimin në kirurgjinë e përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë të Yale në New Haven, Konektikat dhe specializimin në kirurgjinë e kujdesit intenziv kritik në spitalin Linkoln, kolegji i mjekësisë së Nju Jorkut në Bronks, qyteti i Nju Jorkut. Nga viti 1999 der me në fund të vitit 2002 Dr. Latifi ishte asistent profesor i kirurgjise në Virgiia Commonwelath University, në Richmond, Virgjinia. Në vitin 2003, dr. Latifi u zhvendos në Universitetin e Arizonës, Tukson, Arizona, kur u promovua në profesor i ascociuar, ndërsa më pak se gjashtë vjet nga diplomimi në Yale, në 1 maj 2005 mori titullin profesor i kirurgjisë.
Në periudhën janar 2011 – 2013, dr.Latifi u vendos në Doha të Katarit, ku punoi si drejtor i Qendrës së Traumës në spitalin e përgjithshëm “Hamad”. Falë punës së tij në këtë qendër, e vetmja e Nivelit të Parë në Katar, ajo tashmë ka një reputacion rajonal, kombëtar e ndërkombëtar për uljen e ndjeshme të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë dhe për drejtimin e kërkimit shkencor për traumën.
Dr. Latifi ka një dedikim dhe pasion për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në rajonet rurale dhe shtetet e pazhvilluara, sidomos në ato që po rimëkëmben nga konfliktet dhe fatkeqësitë, si dhe vendet e territoret e largëta, si kombet e Islandës. Ai ka krijuar programin e parë në Arizona për teleprezencën e teletraumën dhe tashmë është Presidenti dhe themeluesi i organizatës jofitimprurëse “International Virtual e-Hospital” (www.iveh.org).
Në këtë frymë pasioni, prej disa vitesh dr. Latifi drejton një staf të tre programeve ndërkombëtare të telemjekësisë në Evropë (Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni), si dhe Afrikë (Kepi i Gjelbër) dhe po punon me qeveri të ndryshme për fillimin e krijimit të qendrave të traumës dhe telemjekësisë në një të ardhme të afërt në Afrikën Lindore, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme dhe në vendet tjera ne Ballkan.
Të tre programet e telemjekësisë janë bërë model në përmirësimin e shërbimit mjekësor në vendet me burime të pakta. Ai është autor i strategjisë gjithëpërfshirëse në hapa të cilën e ka quajtur IBOT ose Initiate – Build – Operate – Transfer (Inicio – Ndërto – Operacionalizo – Transfero). Strategjia IBOT ka marrë Çmimin “Arritja e Shekullit të 21-të për Shëndetin” nga programi “Computerworld Honors” në vitin 2011 për shëndetësi dhe Çmimin Ndërkombëtar për Promocionin në Shëndetësi, nga URAC, Romë, në dhjetor 2011.
Që nga viti 2013 dr.Latifi ka qenë i financuar vazhdimisht me grante të shumta nga Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Evropiane për Rindërtim (Themelimi i fazës I dhe II të Telemjekësisë në Kosovë), Blue Cross and Blue Shield Arizona (Krijimi i Teletraumës në jug të Arizonës), USAID (Projekt shumëvjeçar për të krijuar programin e Telemjekësisë së Shqipërisë), Qeveria e Sllovenisë (Krijimi i Telemjekësisë në Kepin Jeshil, Afrikë) dhe Banka Botërore (Projekti i Modernizimit të Sistemit Shëndetësor, Asistencë teknike për Përmirësimin e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri).
Dr. Latifi është anëtar aktiv i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (KAK), ku ka pasur dy mandate si president i degës së Arizonës të KAK. Aktualisht është anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Teknologjisë së Informacionit të Shëndetit dhe kryeson nënkomitetin për telemjekësinë për KAK. Përveç kësaj, që nga viti 2005, ka qenë vullnetar në misionet kirurgjikale si pjesë e “Operation Giving Back” në Filipine dhe në misione të tjera të në Shqipëri, Kosovë dhe në vende të tjera nëpër botë.
Dr. Latifi ka qenë redaktor i shumë temave specifike për një numër të madh shtëpish botuese, përfshirë këtu edhe “World Journal of Surgery”, “European Journal of Trauma and Emergency Surgery” dhe “European Surgery”. Ai është anëtar i bordit të redaktorëve në shumë revista dhe vullnetar në rishikimin e revistave të telemjekësisë dhe kirurgjisë ndërkombëtare dhe autor e bashkautor i mbi 200 publikimeve dhe kapituj librash dhe ka bërë më shumë se 150 prezantime ndërkombetare në të gjitha kontinentet e banuara. Gjithashtu, ka botuar 11 libra mbi nutricionin kirurgjikal, laparoskopitë e avancuara dhe telemjekësinë dhe kirurgjinë komplexe (www.amazon.com/Latifi). Momentalisht është duke punuar në dy libra tjerë.
Sot, dr. Latifi është profesor i kirurgjisë në Universitetin e Arizonës në Tukson (Arizona), profesor i kirugjisë në Universitetin “Weil Cornell”, dhe professor nderi i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.
Mbi të gjitha të arriturat, krijimi i telemjekësisë në Kosovë dhe në Shqipëri, është e arritura më e madhe që Dr. Latifi konsideron.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...