Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/25

Kometat gjigante Centaures mund të kërcënojnë Tokën

Kometa me përmasa gjigante mund të paraqesin rrezik për jetën në planetin Tokë duke u nisur nga asteroidet më të afërt që tashmë po monitorohen me shumë kujdes, paralajmëroi sot një ekip astronomësh.
centaures
”Gjatë dy dekadave të fundit, qindra kometa gjigante u zbuluan në kufijtë e sistemit tonë diellor”, thanë shkencëtarët në një studim të publikuar në ”Astronomy and Geophysics”.
Të quajtura Centaures, këto kometa janë pozicionuar mbi orbita të paqëndrueshme që kryqëzohen ndonjëherë në rrugën e planeteve gjigante, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni.
Nën efektin e fushës gravitacionale të këtyre planeteve, këto kometa mund që kohë pas kohe të ndryshojnë trajektoren dhe të gjenden në sistemin e brendshëm diellor (që përfshin Mërkurin, Venusin, Tokën, Marsin dhe rripin e asteroideve).

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...