Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/25

Në Turqi zbulohet qyteti më i madh nëntokësor në botë

Qyteti nentokesor 1
Nën rrënojat e kalasë Nevsehir, në rajonin e Kapadoçias, në Turqi, konturet e qytetit antic, i cili u zbulua dy vjet më parë “aksidentalisht”, po fillojnë të marrin formë.

Rrjeti i labirinteve u zbulua nga ndërtuesit turq në vitin 2012, ndërsa tani ekspertët thonë se ai mund të bëhet qyteti nëntokësor më i madh dhe më kompleks në botë.
Skanimi gjeo-radioaktiv sugjeron për ekzistencën e një bastioni me shumë nivele, me një madhësi sa 65 fusha futbolli që mund të përfshijnë hapësira banimi, kuzhina, kantiere vere, kapela dhe shkallë.
Madhësia e këtij qyteti tregon një nivel kompleksiteti arkitekturor të pakrahasueshëm me ato në rajon.



https://www.youtube.com/watch?v=SaMAEYF1TdI

Underground Cities. Cappadocia. Turkey


Arkeologët besojnë se qyteti ka qenë strehë për një komunitet agrokulturor që ka jetuar 5.000 vjet më parë. Ai shtrihet nën kalanë Nevsehir dhe zonën përreth dhe u zbulua kur ndërtuesit ishin duke gërmuar gjatë projektit të ndërtimit, të nisur nga Administrata për Ndërtime të Turqisë (TOKI).
Zona është e njohur për formacionet e saj mahnitëse shkëmbore, luginat e thella dhe strehimet e lashta nëntokësore, të gdhendura nga shkëmbi i hirit vullkanik, transmeton Shekulli

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...