2016-08-24

Shkencëtarë maqedonas regjistrojnë kërpudhat në Shqipëri

kerpudhe

Lista do të jetë bazë për perpilimin e një  Liste të Kuqe zyrtare të kërpudhave dhe përgatitjen e legjislacionit për mbrojtjen e tyre
Parqet kombëtare shqiptare kanë tërhequr vëmëndjen e studjuesve të huaj për identifikimin e shumëllojshmërisë së kërpudhave që ekzitojnë në territoret e tyre.
Agjencia Telegrafike  Shqiptare (ATSH)  njofton se një ekip, i udhëhequr nga Profesor Mitko Karadelev nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore në Shkup, ka ndërmarrë një projekt në bashkëpunim me fondacionin britanik “Raford”, për identifikimin dhe më pas marrjen në mbrojtje të kërpudhave që ekzistojnë në vendin tonë.
Në projektin,  ‘Kërpudhat e Shqipërisë: Verifikimi (përcaktimi) i listës së kërpudhave dhe Listës së kuqe preliminare (paraprake) si dhe propozimi i regjioneve të rëndësishme të kërpudhave në Shqipëri’ (1 aprill 2013 – 30 shtator 2014), i mbështetur nga Fondacioni “Raford ‘të Anglisë, sqarohet se janë mbledhur të dhëna të dhëna për rreth 600 lloje të kërpudhave.
Studimet e shumta në terren janë kryer në më shumë se 30 zona të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht në parqet kombëtare si; Valbona, Hotovë, Prespë, Llogara, Dajti, Shebenik-Jabllanicë, Korab-Koritnik dhe Tomorr.
Sipas studjuesve të këtij projekti, “deri më tani, kërpudhat e Shqipërisë ishin të studiuar shumë pak, dhe nuk kishte informacione zyrtare të shumta rreth tyre. Vendi nuk disponon më përshkrim të kërpudhave as me listë të kuqe. Mungon Legjislacioni për mbrojtjen e kërpudhave edhe pse eksportohen sasi të medha të kërpudhave”.
Projekti përfshin edhe ngritjen e vetëdijes publike përmes ligjëratave përpara banorëve vendor si dhe zyrtarëve relevante Shqiptare, mbi këtë çështje dhe shpërndarjen e materialeve promovuese. Drejtuesit e këtij studimi bëjnë me dije se do të propozohen edhe fusha të rëndësishme të kërpudhave (FRK), në varësi nga prania e specieve të rralla dhe të rrezikuara, pasuria dhe rëndësia mikologjike e habitateve.
Lista e parë paraprake e kërpudhave që ekzsitojnë në Shqipëri, e përgatitur në përputhje me kriteret e IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës-UNRN), është prezantuar edhe në Konferencën e Katërt Ndërkombëtare e Ekosistemeve në Tiranë ICE-2014 (23-26 Maj-2014).
Lista do të jetë bazë për perpilimin e një  Liste të Kuqe zyrtare të kërpudhave dhe përgatitjen e legjislacionit për mbrojtjen e tyre. Aktivitetet e këtij projekti mund të futen më tej në Strategjinë Kombëtare Shqiptare dhe Planit  Aksionar për Biodiversitetin.
Në projekt është e pasqyruar edhe një bazë e të dhënave për të gjitha llojet e kërpudhave të identifikuara në Shqipëri, e publikuar edhe në faqen online www.macfungi.webs.com/fungialbanici.htm.
Në njoftim thuhet se një kopje e projektit prezantues për kërpudhat do t’i dhurohet Fakultetit të Shkencave Natyror në Shqipëri apo ndonjë institucioni tjetër shtetëror të interesuar me qëllim krijimin e një Koleksioni Kombëtar të Kërpudhave të Shqipërisë.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...