2016-08-27

Hajro Ulqinaku : ROMAN REALISTIK MBI DHUNËN


Flori Bruqi”Dorëzeza”,SHBG “Aserd-Aulona”,Tiranë,”Timegate”,Prishtinë,1997.-

Flori Bruqi(1952) tanimë s’është,i panjohur në fushën e letërsisë bashkëkohëse kosovare.

Dy vjet më aprë(1995) para lexuesve u prezentua me vëllimin me poezi “Zjarri i Diellit” që më pas të botojë një seri romanesh(“Ndërgjegjja”,”Vrasësit e liridonëve”,”Ringjallja”,”Gjarpinjtë e pallatit”,
”Dorëzeza” etj.

Temat e romaneve të Flori Bruqit,janë të vjela nga jeta kosovare:dje dhe sot,e këtyre ditëve.

Ç’farë është kjo jetë,e dime s’ka më mire,meqë,peshën e rëndë të saj po e ndiejmë,barrë në shpinë e në shpirt,secili kosovar,aq më shumë e më rëndë liridonët.

“Dorëzeza” është roman për dhunën e cila ushtrohet në Kosovë këtë decenie të fundit,mirëpo,autori nuk e trajton jetën tragjedinë kosovare.

Në roman gërshetohët edeh ngjarja e Otrantos,si një dhembje kolektive shqiptare,meqë jemi të një trungu,të një trupi të(pa) ndarë.

Kështu, duke lexuar romanin “Dorëzeza”,lexuesi e ndien fatin e rëndë shqiptar,fat të cilin e imponon dhuna e një dore të zezë të paukshme,tinëzare dhe dinake,e cila,megjithatë,nuk mbetet e paidentifikuar,ajo është e njohur dhe e ditur për veprimet kriminale që më heret në historinë e afërme.

Në vend të prologut,romani nis me një përshkrim trishtues,i cili e parapergatit lexuesin për të përballuar përshkrimet e një dhune të tmerrshme mbi fëmijtë dhe rini.

“Është derdhur jeta nëpër rrugë,si helmi në klasë,si vdekja në det e refugjatëve shqiptarë.Është bërë e frikshme kjo jetë,o Zot!

Një dorë e zezë e hedh fatin e skajeve të botës,hedh helm,bënë luftë me shpirërat e pafajshëm...

Të gjithë fëmijët e humbur dridhen,ndjejnë kokëdhembje,janë të uritur,qajnë…

Lot,lule dhe klithma buzë detit”…

Në qendër të subjektit të romanit,pra është helmimi i pamëshirshëm i Dorëzezës .

Mirëpo brenda fabulës së kësaj proze zënë vend edhe ngjarjet e tjera:trazirat në Kosovë,pajtimet e gjaqeve,ndarja e nxënësve nëpër shkolla,uzurpimi i godinave shkollore,vendosja e refugjatëve serbo-malazezë në ato objekte,kurbeti,kthimi nga azili,apo ,edhe dashuria e të rinjve,sepse,është fare e natyrshme,edhe e drejtë e të rinjve,të duhen dhe të bashkohen...

Të gjitha këto subjekte,ndonëse,në shikim të pare,të shumta,në këtë roman jovoluminoz(është i formatit të librit të xhepit,me 122 faqe), e bëjnë këtë prozë interesante dhe,falë narracionit të shlirshëm,pa sforcime dramatike dhe psikologjike të tepruara,e bëjnë (romanin) të lexueshëm më një frymë.

(Mirëpo,na e thotë mendja,këtë krijim e vlen të lexohe edhe një here tjetër,jo për tjetër,por,vetëm për të rikujtuar se ç’farë tmerrësh shpirtërore kanë pësuar dhe e pësojnë fëmijët dhe rinia kosovare, e ndjekur vazhdimish nga Dorëzeza).

Vendi i ngjarjeve dihet se cili është.Është fshati Isnikaj (me lugjet e tija) dhe vetë Kosova.

Ndonëse shkrimtari shërbehet me shenja,simbole dhe metafora,të gjitha dihen se kush e ushtron dhunën.

Dihet:Sundimtari S.M.,Peruni i Madh,i cili ka veglën-dorën e zezë(Dorëzezën).

Në roman nuk vepron ndonjë galeri e madhe e protogonistësh,mirëpo,më të skaliturit janë Filloreta,
Malësori,Dreni(të rinj),Petrit Drini e Afërdita,arsimtare.

Këta karaktere përcillen nga tetëveçarja,gjimnazi dhe kurbeti.

Këta i përjetojnë të gjitha mynxyrat kosovare,këtu në Kosovën e lodhur dhe në Evropën (pak) mikëpritëse që,një ditë,patjetër të kthehën në vendlindje, me ideale çlirimtare,por ç'e do,në të kthyer nga azili,të rinjtë zhgënjehen.

“Pse s’ka njerëz ne shesh? Ku kanë shkuar?”.

E shikojnë një film!”.”Malësori rrinte i ngurruar.Nuk pati fuqi as të thoshte ndonjë fjalë”…

Ja kështu përfundon romani.Është një përfundim i papritur,sa absurd aq edhe paradoksal,por i mundshëm, real.

Romani”Dorëzeza” është një roman realistic,është roman psikologjik.

Ngjarja tregohet,rrëfehet.Autori shpesh e përshkruan ngjarjet dhe,here pas here,protogonistët vihën në rolin e të të rrëfyerit.Ata i shpalosin përjetimet shoirtërore dhe psikologjike.Tregim është në vetën e pare, e po edhe në veten e tretë.

Ngjarja e romanit është krimi,janë krimet,por trajta e kësaj proze nuk është e mbarështrimit të romanit kriminalistik.Është ,pra, një shtrim gradual,i subjektit tërheqës,prozaik.

Shumë meditime të personazheve tingëllojnë si mesazhe të guximshme për kohën të autorit,të veprës madhore “Dorëzeza”:

"…Pa këmbëngulje s’ka kurgjë.Mund të shesësh e të blesh çka të duash me para,por larine s’mund ta blesh ,as ta thesh”…

Sepse,

“Edhe sot,si dje,në qendër të qytetzës Sundimtarët e “shtetit të zinjë juridik S”burgosin,ndjekin ,vrasin”.

Tematikën e romanit “Dorëzeza” duhet ta trajtojnë  edhe shkrimtarët më përvojë letrare.

Romani “Dorëzeza” nuk është roman për fëmijë.Është roman për rini dhe për secilin lexues.

Këtë roman vlen lexuar,sepse,shumë do ta gjejnë vetveten.Në këtë mënyrë,Flori Bruqi,i gjen lexuesit e shumtë,për guximin e tij...

(Botuat në gazetën “Bashkimi sindikal”, Prishtinë,8 qershor 1998 , faqe 15)

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...