Me Profesor Rifat Latifin, profesor i kirurgjisё nё Universitetin e Arizonёs dhe themeluesi i telemjekёsisё shqiptare
Nga Dardan Malaj
Pёrshёndetje Zoti Latifi. Sё pari ju falёndёrojmё pёr mundёsinё e intervistimit. Çfarё mund tё na thoni pёr fondacionin tё cilin drejtoni dhe veprimtarinё e tij?
Ju falamnderit juve per mundёsinё qё tё ndajё disa mendime me lexuesit tuaj tё cmuar. Nё realitet, nё fakt fjala fondacion ёshtё disi jashtё kontekstit tё asaj qё ne bёjmё. Zakonisht fondacionet krijohen kur ndonjё pasanik ose organizatё e fuqishme e vё njё shumё tё madhe tё mjeteve pёr tё pёrmbushur njё qёllim apo axhendё tё caktuar pёr t’iu pёrgjigjur nevojave publike, shkencore ose tjera . Mund tё them se ne mё shumё jemi njё grup njerёzish me dёshirёn e mirё pёr avancimin e mjekёsisё shqiptare nё tёrёsi, nё Kosovё e nё Shqipёri, Mal tё Zi, Maqedoni e kudo nё botё ku ndihet nevoja pёr ndihmё dhe jo vetёm asaj, por nё gjithё vendet nё zhvillim, apo nё tranzicion. Ne kemi si synim specifik avancimin e programit tё telemjekёsisё dhe tё shёndetit elektronik si formё e avancimit tё mjekёsisё hё pёr hё. Tё gjithё programet tona financohen nga grante tё ndryshme, nga donatorё tё ndryshёm, kryesisht nga qeveritё e ndryshme. Nё Shqipёri pёr shembull ёshtё USAID-i, kurse nё Kosovё ka qenё Unioni Europian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Secili prej nesh, nismёtarёve dhe drejtuesve tё fondacionit ka njё punё tjetёr, dhe me kёtё punё merremi nga dёshira qё tё ndёrrojmё “staus quo-n”. Unё jam kirurg dhe profesor i kirurgjisё. Natyrisht, kemi edhe tё tillё qё e kanё veprimtarinё e fondacionit si punё kryesore tё tyren. Ideja kryesore ishte dhe ёshtё t’i ofrojmё Shqipёrisё dhe Kosovёs diçka tё re nё mjekёsi. Njё risi qё mund tё ndihmojё integrimin e mjekёsisё tonё me atё tё botёs. Pastaj, paralelisht synojmё tё nxjerrim diçka tё mirё me vlerё edhe pёr pjesёn tjetёr tё botёs nё zhvillim. Personalisht jam shumё i interesuar pёr shtetet post konflikteve, pёr vendet tё cilat kanё vuajtur nё tё kaluarёn duke e humbur hapin me botёn. Ne, nё Shqipёri dhe Kosovё, pёr shembull, e kemi humbur hapin pёr njё kohё tё gjatё, edhe tani ne na duhen hapa gjigandё, hapa dramatikё, pёr tё mbёrritur aty ku ёshtё bota. Nё fushёn e telemjekёsisё, ne i kemi bёrё kёta hapa gjigandё edhe pёr hir tё faktit se Shqipёria por edhe Kosova kanё njё sistem shёndetёsor publik dhe kjo e bёn nё njёfarё mёnyre mё tё menaxhueshme njё ndёrhyrje tё tipit tё telemjeksisё.

Nё çfarё faze ёshtё aktualisht projekti nё Kosovё dhe nё Shqipёri?
Programet e telemjekёsisё nё Shqipёri dhe Kosovё janё nё vazhdimёsi. Ndonёse nё Kosovё teknikisht ne e kemi kryer punёn tonё dhe programi tash ёshtё nё duart e Ministrisё sё Shёndetёsisё, ne megjithatё jemi tё interesuar nё projekte tё ndryshme tё shtimit tё pёrmbajtjes klinike kryesisht. Nё Shqipёri jemi nё fazёn e pёrfundimit tё shtrirjes me qёllim qё tё gjitha spitalet rajonale tё jenё pjesё e rrjetit tё telemjekёsisё dhe shёndetit elektronik. Kjo, nё njё mёnyrё qё t’u ofrojmё qendrave rajonale tё shёndetёsisё atё qё ofrohet pёr pacientёt nё Tiranё apo ne Prishtinё. Por ka edhe diçka tjetёr interesante. Nёpёrmjet programit tё telemjeksisё ne pёrpiqemi qё dhe ata tё jenё jo vetёm importues tё shёrbimeve nga Tirana por edhe eksportues tё shёrbimeve tё tyre. Pёr shembull, vitin e kaluar kemi patur njё ngjarje tё rёndёsishme edukative kur njё mjek kirurg nё Durrёs ka bёrё njё operacion qё ёshtё transmetuar nё tё gjitha qendrat e telemjekёsisё shqiptare nё Shqipёri dhe nё Kosovё. Nё ditёn tona, fakti qё dikush punon nё njё qendёr rajonale nuk do tё thotё se ai ёshtё njё mjek i shkallёs sё dytё. Mjeku mund tё ketё vendosur tё jetojё nё Gjirokastёr, Korçё, Shkodёr, Gjakovё apo Prizren pёr shkak tё familjes, pёr shkak tё ambientit apo largimit le ta themi nga zhurma e trafiku tё Tiranёs, por ai mundet tё arrijё pёrshtatjen intelektuale njёsoj sikur tё ishe nё njё qendёr tё madhe mjekёsore. Pikёrisht, ky program e bёn kёtё tё mundshme.

Cfarё ka pёrfituar bota nga programet e Kosovёs dhe tё Shqiperisё?
Tani, paralelisht jemi duke pёrfunduar programin e telemjekёsisё nё shtetin e Cabo Verde. Ai ёshtё njё shtet i vogёl me dhjetё ishuj dhe ne e kemi shtrirё programin e mjekёsisё nё tё gjithё ishujt. Ёshtё pikёrisht modeli i Kosovёs dhe i Shqipёrisё i eksportuar nё kёtё shtet tё vogёl afrikan. Ne kemi botuar disa libra nё telemjekёsi, shumё artikuj shkencorё, dhe kemi bёrё prezentime nё tё gjitha kontinentet e botёs pёr programte tona dhe i kemi dhuruar botёs nje strategji dhe njё model tё zhvillimit tё telemjekёsise tё qёndrueshme dhe tё integruar nё mjekёsinё pёrgjithёsisht. Tani jemi nё proces tё fillimit tё puneve nё shumё shtete tjera Afrikane dhe disa shtete tё Azisё juglindore, si dhe tё Amerikёs Latine.

Nёse mund tё jap edhe disa tё dhёna konkrete, nё Kosovё pёr shembull, vetёm qendra e telemjekёsisё nё Prishtinё ka pritur gjatё vitit 2013 mё shumё se 50,000 vizitorё, çdo vit ka rreth 10,000 vizita nё librarinё elektronike dhe mbi 2,800 persona kanё ndjekur trajnime tё ndryshme nё mjediset e saj. Nё Shqipёri, Qendra e Telemjёksisё ka organizuar gjatё vitit 2013 mbi 120 evente edukativё tё ndjekura nga afёr 2,500 mjekё, ndёrsa libraria elektronike ka patur mbi 2,500 vizitorё. Nё Cabo Verde telemjekёsia klinike ka patur njё ecuri spektakolare. Nё mё pak se njё vit janё zhvilluar mbi 200 telekonsulta duke e bёrё programin e telemjekёsisё klinike njё shembull pёr gjithё vendet e tjerё tё Afrikёs.
Tё kthehemi pak nё Kosovё dhe Shqipёri. Si e shikoni mjekёsinё nё dy vendet tona? A ka ndёrthurje me njёra-tjetrёn?
Mjekёsia nё Kosovё dhe mjekёsia nё Shqipёri ёshtё e njёjtё. Prej ekzistencёs sё kombit shqiptar, tё dyja nuk kanё qenё ndonjёherё nё krizё mё tё madhe. Ёshtё marramendёse kriza. Ne duhet tё ulemi dhe tё krijojmё njё strategji tё shёndetёsisё shqiptare, tё shёndetёsisё rajonale. Duhet pёrcaktuar se cilat specialitete mjekёsore duhet tё zhvillohen nё hapёsirat e ndryshme gjeografike dhe politike ku jetojnё shqiptarё; cilat qendra duhet tё jenё nё Tiranё e cilat nё Prishtinё, pse jo edhe nё Maqedoni dhe nё Malin e Zi. Nuk bёn qё secili qytet, madje edhe shtet, ta kёtё bajrakun e vet pёr mjekёsinё sepse popullsia ёshtё e vogёl. Ka ardhur koha ta shohim shёndetёsinё e dy vendeve tona si njё mjedis ku duhet tё aplikohen parimet e ekonomisё sё shkallёs. Pёrndryshe, duke patur njё mjekёsi tё fragmentuar, asnjё prej shteteve tona nuk do tё jetё nё gjendje tё ofrojё kujdes shёndetёsor bashkёkohor. Nёse vazhdohet trendi aktual, pacienti qё ka disa lekё nuk i beson shtetit tё vet por ikёn diku jashtё. Ndaj, ne duhet tё ulemi e ta kemi njё strategji mbarёkombёtare tё shёndetёsisё. Nёse nuk e bёjmё kёtё ne do tё vazhdojmё t’i arrnojmё trupat tonё siç veproj unё nё traumatologji vazhdimisht, por pa krijuar standard bashkёkohor qё sot ёshtё domosdoshmёri.

Ekziston gjithnjё njё bindje se risitё teknologjike nuk janё fort tё thjeshta pёr t’u pёrshtatur nё realitetin shqiptar. Sa ёshtё pёrhapur teknologjia nё mjekёsi?
Ёshtё shumё vёshtirё tё bisedojmё pёr inovacione nё mjekёsi, nё Kosovё dhe Shqipёri, kur ne nuk kemi zgjidhur çёshtjet mё elementare siç ёshtё sistemi. Ne nuk kemi krijuar sisteme, ose nuk kemi vazhduar t’i zhvillojmё sistemet qё i kemi patur mё parё. Tani, ne bёjmё lёvizje dhe marrim vendime kryesisht nё pёrgjigje tё krizave dhe emergjencave. Sot na duhet njё vaksinё dhe tё gjitha mjetet i çojmё tek ajo vaksinё, nesёr del diçka tjetёr dhe, kёsisoj, nuk mendojmё pёr njё strategji afatgjate. Nuk mendojmё se ku do tё jemi pesё vite mё vonё, ku do jemi 20 vite mё pas, ku do jemi 100 vite mё pas. Nёse ty tё mungojnё elementёt bazike tё kujdesit intensiv, program i telemjekёsisё mё pas bёhet gati i pavlefshёm sepse ёshtё vetёm njё fragment shumё shumё i vogёl. Pavarёsisht se projekti ёshtё shumё i madh pёr ne, ёshtё shumё i vogёl nё krahasim me nevojat qё ka shёndetёsia. Pёrpos mungesёs sё strategjisё ka edhe probleme tё tjera. Diçka qё bie nё sy nё tё dy realitetet nё Shqipёri dhe Kosovё ёshtё fragmentimi i resurseve nё privat-publik, me lёnien pas dore nё mёnyrё brutale tё sistemeve publike qё ёshtё e papranueshme.

Duke mbetur kёtu profesor, nё Shqipёri vazhdimisht ka patur debate se spitalet private nё vend qё tё rrisnin cilёsinё e shёrbimit kanё shkatёrruar shtetёrorin. Ju si e keni parё kёtё debat?
Unё pajtohem se duhet tё kemi debat, dhe ky debat duhet tё bёhet pёr shkak tё specifikave tona kёtu nё Shqipёri dhe nё Kosovё. Spitalet private kudo nё botё luajnё njё rol tё jashtёzakonshёm pёr zhvillimin e shёndetёsisё. Por nё Shqipёri dhe Kosovё ne shohim njё situatё kur spitalet private pёrdorin resursin mё tё rёndёsishёm tё spitaleve publike, resursin human. Nёse kёto spitale pёrdorin kapacitetin njerёzor tё spitaleve publike, atёherё ato e kanё pёr detyrim qё t’i japin nё shkёmbim shoqёrisё qё ka investuar pёr ta krijuar atё kapacitet. Tash pёr tash kjo “shkёmbim” duket se ёshtё vetёm i njёanshem, njё drejtimshёm: ai shterrjes sё burimeve tё fuqishme publike mjekёsore pёr llogari tё spitaleve private, dhe shpesh kёto spitale private bёhen strehё e tё ashtuquajtur “expert” tё huaj, tё cilёt janё ose tё panjohur ose shpesh edhe me kualitete tё dyshimta, por qё fshihen pas emrave tё mёdhenj tё spitaleve. Kjo nuk duhet tё ndodh fare. Spitalet publike duhet tё jenё dhe tё mbeten fuqia mё e madhe mjekёsore. Aty bёhet shkenca, hulumtimet shkencore dhe pёrgaditja e kuadrit tё ardhshёm. Nesёr, pas shume dekadave edhe spitalet private mund tё kenё njё rol tё tillё, por tash per tash asnjё nga kёto spitalet, qё mbijnё si kёrpudhat pas shiut nuk e kanё treguar seriozitetin e tyre shkencor. Ndoshta kjo ёshtё vetёm njё fazё e zhvillimit tonё, njё fazё fillestare dhe me pjekurinё e kёtij zhvillimi gjёrat mund tё ndёrrojnё.

Gjatё viteve tё fundit, sё paku nё Shqipёri nuk kanё munguar rastet kur gabimet e mjekёve kanё shkaktuar edhe jetё njerёzish. Njё situatё qё ka çuar me domosdo nё uljen e besueshmёrisё ndaj ekipeve mjekёsore. Futja e formave tё tilla inovatore si telemjekёsia a besoni se shkon nё drejtim tё rikthimit tё besimit tё publikut tek mjekёsia shqiptare?
Absolutisht. Njё nga prioritetet e telemjekёsisё ёshtё edukimi i vazhdueshёm i njerёzve dhe ngritja e transparencёs totale tё mjekut. Secili mjek dёshiron tё jetё i mirё, asnjёherё nuk ngrihet nё mёngjes duke thёnё se sot do tё jem njё mjek i keq. Ne mund tё gabojmё pёr arsye nga mё tё ndryshmet, mund tё gabojmё se jemi tё mbingarkuar, mund tё gabojmё pёr ndonjё arsye tjetёr, pёrfshi edhe mungesёn e aftёsive tё nevojshme. Meqё mjekёsia ёshtё diçka shumё e ndjeshme nё popull, ёshtё çёshtja elementare, edhe njё gabim i vogёl i mjekёve zmadhohet shumё. Unё nuk po i zvogёloj gabimet tё cilat nuk i di, por po flas nё pёrgjithёsi nё botё. Njё punёtor i shёndetit mund tё jetё kirurg shumё i mirё por nё fund bёn njё gabim, bёn njё ndёrhyrje nё anёn e gabuar tё trupit. Me njё fokus tё shtuar tё medias dhe tё vёmendjes sё opinionit publik, kaq mjafton dhe gjithçka ke bёrё nё gjithё jetёn e merr lumi. Programi i telemjekёsisё e shton bashkёpunimin mes disiplinave tё ndryshme mjekёsore, mes grupeve tё ndryshme nё mjekёsi siç janё mjekёt, infermierёt, patologёt etj. Ofron pёr mjekёt mundёsinё tё konsultohen nё çdo kohё pёr njё problem ku nuk e ndjejnё veten plotёsisht tё aftё. Ofron kёsisoj mundёsi unike pёr shtimin e besimit tё shoqёrisё duke parё se mjekёt punojnё si ekip. Unё jam kirurg traumatolog, nё raste tё rёndёsishme kam njё detyrё shumё komplekse. Megjithatё, puna ime ёshtё mё e lehta krahasuar me punё tё tjera pёr shkak se, siç thuhet, “duhet njё fshat pёr tё ndёrtuar njё shtёpi”. Unё kam asistentё, kam infermierё, kam mjekё tё tjerё, dhe mё pas operacioni ёshtё gjёja mё e lehtё. Kjo ёshtё ajo qё ne po mundohemi ta krijojmё, bashkёpunimin mes ekipeve tё ndryshme dhe ekspozimi i kёtij bashkёpunimi nё popull. Qytetarёt duhet ta dinё se ne bashkёpunojmё, flasim me njёri-tjetrin, nuk flasim vetёm keq, por edhe konsultohemi.

A ka qenё pozitiv bashkёpunimi me strukturat shtetёrore nё Kosovё dhe nё Shqipёri gjatё zbatimit tё kёtij projekti?
Nё sistemet tona shёndetёsore, si nё Shqipёri dhe Kosovё ka patur ndryshime tё shpeshta tё ekipeve drejtuese. Pёr shembull, nё Shqipёri tani jemi duke punuar me administratёn e gjashtё apo tё shtatё, qё kur nisёm programin nё vitin 2007. Por, nё tё dy vendet tona kemi patur njё bashkёpunim shumё tё mirё me secilin grup dhe secilёn qeveri. Çdo ministёr qё ka ardhur, vёrtet e ka pёrkrahur programin e telemjekёsisё, kush mё shumё e kush mё pak, por jemi nё rregull me kёtё punё. Nё Shqipёri, fillimisht kemi patur problemin e gjetjes sё mjediseve por tani e kemi njё ndёrtesё shumё tё mirё, tё rindёrtuar plotёsisht nga USAID-i dhe ushtria amerikane.

Pёrmes telemjekёsisё çfarё ndёrhyrjesh janё mundёsuar tё transmetohen deri mё tani?
Janё disa programe. Po pёrpiqemi t’i shtojmё pёrmbajtjen klinike programit tё Kosovёs dhe atij tё Shqipёrisё. Nё Shqipёri tanimё kemi teletraumёn pёr tё sёmurёt qё lёndohen, kemi telestroke pёr personat e prekur nga aksidentet vaskulare cerebrale (siç e quajmё nё Kosovё, pёr personat qё marrin pikёn nё kokё), kemi pёrshembull teleradiologjinё qё po funksionon shumё mirё nё spitalet e Korçёs dhe Vlorёs, kemi teleautizmin dhe njё grup tё madh tё pёrmbajtjes klinike. Jemi duke shtuar projekte tё vazhdueshme sё bashku me mjekёt shqiptarё. Ne kemi krijuar rrugёn dhe kjo ka qenё detyra jonё; mёnyra se si do tё lёvizin mjekёt shqiptarё nё kёtё rrugё, varet prej tyre.

Sё fundi profesor, cilat janё sfidat tuaja tё ardhshme nё kuadёr tё kёtij projekti tё rёndёsishёm?Ka dy gjёra, ato çka parashikoj dhe ato çka do kisha dёshirё tё bёheshin. Kёto janё dy aspekte tё ndryshme. Unё parashikoj se brenda disa muajve, edhe nё Shqipёri do ta kemi programin e telemjekёsisё tё shtrirё nё tё gjitha spitalet rajonale. Kjo do tё bёhet dhe ёshtё njё çёshtje e kryer. Do tё kisha dёshirё qё nё fazёn e tretё tё programit tё telemjekёsisё, spitalet rajonale tё lidhen me fshatrat ku ndodhen qendrat shёndetёsore tё kujdesit parёsor. Mjekёt e kёtyre strukturave kanё nevojё pёr ndihmё sidomos kur janё tё rinj. Tё jesh mjek i ri nё njё fshat ka shumё nevojё tё kesh ndihmё. Ёshtё njё ndjenjё e tmerrshme tё jesh i vetёm aty dhe sidomos kur ke ndonjё rast tё madh e tё komplikuar. Kur t’i kemi ngritur qendrat e telemjeksisё edhe nё fshatra, besoj se programi ynё ka pёr tё qenё i suksesshёm. Ёshtё njё sfidё por pa sfida nuk kryhen punёt.
IVeH, ëndrra që kaloi kufij e shtete
Ëndrra e bërë realitet tashmë ka kaluar kufijtë duke sjellë histori suksesi në disa shtete. Një punë e realizuar me pasion dhe vendosje për të ardhur në ndihmë të mjekësisë dhe të popujve anembanë.Kjo mrekulli vjen pikërisht nga IveH. IVeH është një organizatë jofitimprurëse me seli në Tuson, Arizona (SHBA) dhe e themeluar dhe e drejtuar nga Prof. Rifat Latifi që nga vitin 2001.IVeH u krijua për të ndihmuar në rindërtimin e sistemit të kujdesit shëndetësor publik në vendet në zhvillim duke prezantuar dhe zbatuar telemjekësinë dhe programet arsimore virtuale nëpërmjet konceptit të rrjetit IVeH .Pikërisht këtyre vendeve, por edhe Kosovës dhe Shqipërisë do t’i vinte në ndihmë më së miri kjo organizatë me stafin e saj profesionist, plot ide dhe punë të palodhshme.Qëllimi i Programit të Integruar të Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik për Shqipërinë (PITSHE) është të krijojë një rrjet kombëtar të telemjekësisë dhe shëndetit elektronik, i cili të jetë i pranishëm në çdo spital kombëtar dhe rajonal të vendit dhe të përdoret në funksion të veprimtarisë klinike, edukative dhe kërkimore. Duke qenë i pranishëm në çdo spital kombëtar dhe rajonal, rrjeti i PITSHE-s plotëson kushtin kryesor: atë të të qenit një rrjet i integruar me shërbimin shëndetësor shqiptar.Përafrimi i ndjekur nga ana e IVeH është i quajturi Inicio – Ndërto – Operacionalizo – Transfero (Initiate-Build-Operate-Transfer ose IBOT). Bëhet fjalë për një metodologji shkencore të përpunuar nga Prof. Rifat Latifi dhe IVeH. Ajo është publikuar tashmë në shumë artikuj shkencorë e libra dhe sot pranohet si metodologjia më e njohur në rang ndërkombëtar në zbatimin e programeve të qëndrueshme të telemjekësisë dhe shëndetit elektronik. Prej vitit 2012, IVeH është duke përdorur të njëjtin përafrim për të zbatuar Programin e Integruar të Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik në Kepin e Gjelbër (Afrikë). Tani janë duke u përgaditur që të shkojne ne vende tjera të Afrikës (Senegal, Ruanda, Tanzania) dhe Azisë juglindore (Vietnam dhe shtetet përreth).USAID Albania është financuesi dhe mbështetësi kryesor i këtij projekti. USAID Albania e ka mbështetur projektin si nëpërmjet financimeve direkte, ashtu edhe nëpërmjet financimeve në mjete dhe pajisje. Në total, mbështetja e USAID Albania për PITSHE i kalon 2 milionë USD.
Dr. Rifat Latifi, njeriu që ngriti telemjekesine në vendet e pazhvilluara
Njerëzit që vërtet punojnë, zakonisht ndodhen pas kuintave. Janë ata që japin idetë, që vënë në lëvizje çdo gjë dhe që përkujdesen për një prezantim sa më të mirë e megjithatë fytyra e tyre pak njihet. Prof. Rifat Latifi është pikërisht nga këta njerëz. Pothuajse të gjithë në Shqipëri e Kosovë kanë dëgjuar për telemjekësinë, se si ajo po e çon sistemin shëndetësor edhe në skajet më të largëta të vendit, megjithatë pak e dinë se pas një projekti të tillë madhështor, qëndron emri i prof. Latifit, një emër që mbart në vetvete shumë pasion për mjekësinë e për vendin e tij e që vazhdon të japë pa kursim.Titujt që mban prof. Latifi janë të shumtë e më tepër se titujt flet puna që ai ka bërë në 32 vitet e karrierës së tij si mjek, duke ngritur nga asgjëja qendra dhe projekte në ndihmë të njerëzve.Dr. Rifat Latifi është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë së Prishtinës në Kosovë në vitin 1982 dhe aty punoi si specializant në kirurgjinë e ortopedisë. Në vitet 1987-1993 ishte asistent kërkimor në Universitetin e Teksasit në Hjuston dhe Spitalin e Pensilvanisë, ku studioi për ushqyerjen e të sëmurëve kirurgjikë dhe të sëmurëve të tjerë kritikë nën kujdesin e profesor Stanley J.Dudrick. Më pas përfundoi specializimin në kirurgjinë e përgjithshme, në Klinikën e famshme te Klivlendit në Klivlend, Ohajo, specializimin në kirurgjinë e përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë të Yale në New Haven, Konektikat dhe specializimin në kirurgjinë e kujdesit intenziv kritik në spitalin Linkoln, kolegji i mjekësisë së Nju Jorkut në Bronks, qyteti i Nju Jorkut. Nga viti 1999 der me në fund të vitit 2002 Dr. Latifi ishte asistent profesor i kirurgjise në Virgiia Commonwelath University, në Richmond, Virgjinia. Në vitin 2003, dr. Latifi u zhvendos në Universitetin e Arizonës, Tukson, Arizona, kur u promovua në profesor i ascociuar, ndërsa më pak se gjashtë vjet nga diplomimi në Yale, në 1 maj 2005 mori titullin profesor i kirurgjisë.Në periudhën janar 2011 – 2013, dr.Latifi u vendos në Doha të Katarit, ku punoi si drejtor i Qendrës së Traumës në spitalin e përgjithshëm “Hamad”. Falë punës së tij në këtë qendër, e vetmja e Nivelit të Parë në Katar, ajo tashmë ka një reputacion rajonal, kombëtar e ndërkombëtar për uljen e ndjeshme të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë dhe për drejtimin e kërkimit shkencor për traumën.Dr. Latifi ka një dedikim dhe pasion për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në rajonet rurale dhe shtetet e pazhvilluara, sidomos në ato që po rimëkëmben nga konfliktet dhe fatkeqësitë, si dhe vendet e territoret e largëta, si kombet e Islandës. Ai ka krijuar programin e parë në Arizona për teleprezencën e teletraumën dhe tashmë është Presidenti dhe themeluesi i organizatës jofitimprurëse “International Virtual e-Hospital” (www.iveh.org).Në këtë frymë pasioni, prej disa vitesh dr. Latifi drejton një staf të tre programeve ndërkombëtare të telemjekësisë në Evropë (Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni), si dhe Afrikë (Kepi i Gjelbër) dhe po punon me qeveri të ndryshme për fillimin e krijimit të qendrave të traumës dhe telemjekësisë në një të ardhme të afërt në Afrikën Lindore, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme dhe në vendet tjera ne Ballkan.Të tre programet e telemjekësisë janë bërë model në përmirësimin e shërbimit mjekësor në vendet me burime të pakta. Ai është autor i strategjisë gjithëpërfshirëse në hapa të cilën e ka quajtur IBOT ose Initiate – Build – Operate – Transfer (Inicio – Ndërto – Operacionalizo – Transfero). Strategjia IBOT ka marrë Çmimin “Arritja e Shekullit të 21-të për Shëndetin” nga programi “Computerworld Honors” në vitin 2011 për shëndetësi dhe Çmimin Ndërkombëtar për Promocionin në Shëndetësi, nga URAC, Romë, në dhjetor 2011.Që nga viti 2013 dr.Latifi ka qenë i financuar vazhdimisht me grante të shumta nga Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Evropiane për Rindërtim (Themelimi i fazës I dhe II të Telemjekësisë në Kosovë), Blue Cross and Blue Shield Arizona (Krijimi i Teletraumës në jug të Arizonës), USAID (Projekt shumëvjeçar për të krijuar programin e Telemjekësisë së Shqipërisë), Qeveria e Sllovenisë (Krijimi i Telemjekësisë në Kepin Jeshil, Afrikë) dhe Banka Botërore (Projekti i Modernizimit të Sistemit Shëndetësor, Asistencë teknike për Përmirësimin e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri).Dr. Latifi është anëtar aktiv i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (KAK), ku ka pasur dy mandate si president i degës së Arizonës të KAK. Aktualisht është anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Teknologjisë së Informacionit të Shëndetit dhe kryeson nënkomitetin për telemjekësinë për KAK. Përveç kësaj, që nga viti 2005, ka qenë vullnetar në misionet kirurgjikale si pjesë e “Operation Giving Back” në Filipine dhe në misione të tjera të në Shqipëri, Kosovë dhe në vende të tjera nëpër botë.Dr. Latifi ka qenë redaktor i shumë temave specifike për një numër të madh shtëpish botuese, përfshirë këtu edhe “World Journal of Surgery”, “European Journal of Trauma and Emergency Surgery” dhe “European Surgery”. Ai është anëtar i bordit të redaktorëve në shumë revista dhe vullnetar në rishikimin e revistave të telemjekësisë dhe kirurgjisë ndërkombëtare dhe autor e bashkautor i mbi 200 publikimeve dhe kapituj librash dhe ka bërë më shumë se 150 prezantime ndërkombetare në të gjitha kontinentet e banuara. Gjithashtu, ka botuar 11 libra mbi nutricionin kirurgjikal, laparoskopitë e avancuara dhe telemjekësinë dhe kirurgjinë komplexe (www.amazon.com/Latifi). Momentalisht është duke punuar në dy libra tjerë.Sot, dr. Latifi është profesor i kirurgjisë në Universitetin e Arizonës në Tukson (Arizona), profesor i kirugjisë në Universitetin “Weil Cornell”, dhe professor nderi i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.Mbi të gjitha të arriturat, krijimi i telemjekësisë në Kosovë dhe në Shqipëri, është e arritura më e madhe që Dr. Latifi konsideron.