Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/24

Shqipëria rrezikohet nga tërmete si në Itali

Edhe ne në vendin tonë rrezikohemi nga tërmete si nëItaliSizmiologu shqiptar, Llambro Dumi, është shprehur se edhe vendi ynë rrezikon të goditet nga tërmete të madhësisë që goditi në orët e para të mëngjesit të sotëm Italinë Qendrore. 

Në një komunikim telefonik në “News 24”, sizmiologu Dumitheksoi se e vetmja masë parandaluese që mund të marrim për raste të tilla është të ndërtojmë mirë. 

“Jemi të rrezikuar nga tërmete të kësaj madhësie, në Shqipëri ka patur tërmeteedhe 6.8 ballë. Duhet të përgatitemi, kam parasysh godinat tona. 

Duhet të ndërtojmë mirë. Shkenca sot nuk është në gjendje ti paralajmërojë, aq më tepër ti parandalojë”, deklaroi Dumi

Lidhur me tërmetin në Italisizmiologu shqiptar tha: “Zona që u godit nga tërmeti në Itali është shumë pranë Aquilas që u godit nga një tërmet i fortë në 2009-ën. Eshtë një zonë që fillon nga Reggio Emilia në veri, deri poshtë në Kalabri e njohur për tërmete. Në këtë zonë ka shumë ndërtime historike, monumente kulture. Pjesa me e madhe e rrënojave është nga ndërtime historike”.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...