Tendosja e lëkurës me stimulim elektrik dhe mbushja e lëkurës me oksigjen dhe dioda gjysmë përcjellëse janë dy nga prirjet e fundit në Hollivud që po përdorin njerëzit që përpiqen të ruajnë freskinë e pamjes pa bërë operacion plastik. Megjithëse këto metoda janë më të lira se operacionet ato gjithsesi janë të kushtueshme.
Ky është Reaksioni Viora. I përshkruar si trajtim radiologjik jo dëmtues për tendosjen e lëkurës, konturimin e trupit dhe pakësimin e celulitit, kjo mënyrë po bën bujë në Hollivud si paisja e fundit në luftën kundër shenjave të moshës.
Një mënyrë tjetër popullore është OxyLight by Sapphire 3 – një mjet që vepron përmes një diode gjysmë transmetuese energjie me dritë dhe oksigjenit që ata që e përdorin thonë se e rigjeneron lëkurën. Me kalimin e kohës, prodhimi i kolagjenit në lëkurë pakësohet, duke shkaktuar rudha dhe plakje të lëkurës. Viora thotë se e stimulon prodhimin e kolagjenit, duke përdorur frekuencat dhe terapinë me vakuum, për t’i dhënë mundësi specialistit që të jetë preciz.
Susan Campos, gazetare për produktet e bukurisë në revistën C, thotë se si Viora Reaction edhe OxyLight janë mënyra tërheqëse sepse nuk përfshijnë shtrim në spital dhe as prerje në lëkurë.
“Mendoj se njerëzit preferojnë metodat që janë efektive por që nuk kanë pasoja negative. Mendoj se shumë gra dhe burra kanë frikë se do t’u duhet t’i nënshtrohen një procedure që mund t’i bëjnë të ndihen keq për një ose dy javë dhe që në fund që fundit nuk do t’u sjellë asnjë ndryshim. Prandaj mendoj se njerëzit preferojnë të bëjnë më shumë procedura nëse nuk i duhet kohë për të marrë veten”.