Një famullitar i njohur tele-evangjelist nga Texas paralajmëron tronditje fatale për njerëzimin, por NASA thotë se ka shpjegime fizike për ngjyrën që shihet gjatë eklipseve
Për ata që nuk e dinë Tetradi është një seri prej katër eklipsesh të plotë dhe të njëpasnjëshëm të hënës që ndodhin pas intervalesh gati gjashtëmujore nga njëri-tjetri në SHBA.
Ato njihen gjithashtu në gjuhën popullore si dukuria: “hëna e përgjakur”.
I pari do të ndodhë të martën.
Për NASA-n këto eklipse janë një dukuri e zakonshme natyrore, mirëpo për priftin tele-evangjelist John Hagee këto eklipse janë dëshmi e një ngjarje që mund të trondisë botën, madje edhe fillimi i fundit të botës.
73-vjeçari që ka shkruar librin “Blood Moons: Something is About to Change” (Hëna të përgjakura: Diçka do të ndryshojë së shpejti) është edhe themelues i një kishe në Texas.
Ai citon nga bibla Aktet 2:19-20 ku thuhet: “Dhe unë do t’ju tregoj mrekullira lart Qiell dhe shenja në Tokën poshtë, dielli do të kthehet në errësirë dhe hëna në gjak përpara ardhjes së ditës së madhe dhe të mahnitshme të Zotit”.
Famullitari John Hagee citon në librin e tij tre raste të mëparshme të shfaqjes së tetradëve në 1492, 1948 dhe 1967. Ai thotë se ngjarjet që sollën janë dëbimi i hebrenjve nga Spanja nga Ikuziocioni, krijimi i shtetit të Izraelit dhe Lufta Gjashtëditore.
Po ekspertë të NASA-s i kanë shpërfillur këto teori duke nënvizuar se “hënat e përgjakura” janë një dukuri e zakonshme që NASA pret të ndodhin të paktën edhe dhjetë herë të tjera gjatë shekullit tonë.
Sipas NASA-s arsyeja pse njerëzit i kanë quajtur “hëna të përgjakura” këto eklipse ka ardhur ngaqë perëndimi i diellit krijon gjithmonë një ndriçim të kuqërremtë përreth horizontit dhe kur toka zë pamjen atëhere i vetmi pasqyrim i kësaj drite që sheh njeriu është në sipërfaqen e hënës.
Shfaqja e parë e këtij tetradi fillon në orën 2 të natës me kohën e New York-ut, në 15 prill. Datat e tjera janë 8 tetor 2014, 4 prill 2015 dhe 28 shtator 2015.
Kjo nuk është hera e parë që prifti Hagee tërheq vëmendjen e medias për dekaratën e tij. Në 2008 ai tha se Uragani Katrina ndodhi ngaqë inati i Zotit që në New Orleans po përgatitej një paradë për homoseksualët.
Disa humorist amerikanë kanë thënë se gjëja më e tmerrshme që ndodh në fakt në 15 prill në Amerikës është se data njihet si Dita e Taksave dhe është në fakt afati i fundit për pagimin e tyre.