Deti Adriatik: Oqeanografët shpallën rezultatet e një hulumtimi të madh

Adriatic_Sea_satellite
Deti Adriatik: Oqeanografët shpallën rezultatet e një hulumtimi të madh

Ndryshimi i kushteve klimatike mund të shkaktojnë ndryshimin e rrjedhave hidrodinamike dhe biologjike që njohim sot

Shkruan: Ismet Azizi


Një ekip prej pesëmbëdhjetë oqeanografëve nga Kroacia, Italia dhe Sllovenia, ka hulumtuar detin Adriatik gjatë dhe pas stuhisë së fuqishme në fund të janarit dhe gjysmës së parë të shkurtit të viti 2012, pra dy vjet më parë në këtë kohë. Rezultatet u botuan në revistën shkencore ndërkombëtare Ocean Science.
Deti Adriatik (shk. Adriatiku) (në italisht Mare Adriatico) është një pjesë e Detit Mesdhe, që ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik. Bregu perëndimor i Detit Adriatik i takon Italisë, kurse në lindje deti lagë brigjet e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundi Shqipërisë deri në Vlorë, në jug të së cilit qytet gjendet Deti Jon. Ka një sipërfaqe 138.595 km katrorë, thellësia më e madhe arrinë 1330 m. Temperatura mesatare e ujit në korrik arrinë 23,2 gradë celsius, ndërsa ajo mesatare vjetore 17,5 gradë celsius. Në jug kripshmëria (saliniteti) arrinë 38,32 promila, dukshmëria në bregdet është 5 m ndërsa në brendësi deri 45 m.
Deti Adriatik është njëri prej dy deteve që lagë brigjet e Shqipërisë. Bregu përgjat tij është kryesisht një breg ranor. Në këtë det derdhen shtatë lumenj që rrjedhin përmes tokave shqiptare si: Drini i Bardhë, Drini i Zi, Vjosa, Buna, Mati, Shkumbini dhe Semani.

Uji i Adriatikut, më i dendur, më i ftohtë dhe më i njelmët deri tani
Matjet kanë regjistruar dendësinë më të lartë të ujit të Adriatiku të njohur deri më tani , 30.6 kilogram për metër kub . Gjithashtu është shënuar temperatura më e ulët e Adriatikut 3.9 gradë celsius në një thellësi prej 24 metra në Gjirin e Trieshtes. Në të njëjtën kohë , kripëshmëria në Adriatikun verior është rritur në 38.5 , qka do të thot se është shkalla më më e lartë e regjistruar ndonjëherë e kripshmërisë së detit. Stuhia e fortë dhe me gjatësi kohore të madhe ka shkaktuar fundeosjen ujit jashtëzakonisht të ftoht dhe të dendur në Gjirin e Triestes dhe rrymimin e tij përgjat fundit të detit në drejtim të jugut të Adriatikut.
Rryma e detit ka arritë shpejtësinë ndërmjet 30 deri 40 cm për sekondë , gjë që për erën të cilën e hasim për qdo ditë, shpejtësia është e vogël, ndërsa sa i përket rrymave detare është tepër e lartë, tha dr . Ivica Vilibiq nga Instituti për Oqeanografi dhe peshkim në Split.
Zvoglim i prurjeve të lumenjëve të Adriatikut ka shkaktuar rritjen e dendësisë së ujit, në radhë të parë lumi Po.
Profesori i Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universiteti në Zagreb Damir Viliçiq thekson se ky fenomen është i rëndësishëm për zhvillimin e organizmave detare . Në pjesën kroate të detit Adriatik veçanërisht është e rëndësishme rryma lindore e Adriatikut.
Ajo sjell relativisht ujë të pasur me me materje ushqyese në pjesën lindore të Adriatikut nga Deti Jon. ” Murlani gjithashtu pasuron shtresat e thella të Adriatikut me oksigjen i cili është i rëndësishëm për botën e tij të gjallë, ” tha ai .
Ndryshimi i kushteve klimatike mund të shkaktojnë ndryshimin e rrjedhave hidrodinamike dhe biologjike që njohim sot. Ndryshimet globale mund të ndikojnë në regjimin e erërave, reshjeve , rrjedhave të lumenjve dhe të materjeve ushqyese në Adriatik , mandej mund të ndryshojnë produktin biologjik të Adriatikut të cilin e kemi sot, ka konstatuar Viliçiq , transmeton Dnevnik.hr.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)