Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/06/13

Migena Arllati e merr me vete frymëzimin e qiellit....



Poetja, publicistja dhe studiuesja Migena Arllati, lindi në 6 shtator 1974 në qytetin e Elbasanit, në qytetin e Kristoforidhit e Xhuvanit, të Normales e të Isuf Myzyrit. Qyteti i saj i lindjes, i njohur për traditat e lashta mijëvjeçare, është vendi ku shkrihen aq natyrshëm gegnishtja e toskërishtja, ku përthyhen me njëra-tjetrën konfesione të ndryshme fetare, ku vlerat e qytetarisë dhe civilizimit kanë qenë gjithnjë për t’u lakmuar. Atje në Elbasanin e traditave shumë shekullore, ajo do të brymosej dhe edukohej, shkollohej dhe rritej gradualisht. Shkollimi i mesëm do t’i përkiste gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” gjatë fillimviteve të nëntëdhjeta kur në Shqipëri u përmbys regjimi komunist për të triumfuar erërat demokrate të ndryshimeve. Elbasani si një qytet i qetë dhe me tradita të hershme në arsim, në vitin 1990 do të themelonte Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Migena u rregjistrua në të menjëherë pas mbarimit të maturës, në vitin 1992. Disa vite më vonë, fati do ta sillte në Kosovë për një arsye krejtësisht personale, pasi do të fejohej dhe shpejt martohej me një djalë nga Gjakova. Në vitin 1996, kur Kosova kishte filluar të hynte në periudhën më të vështirë të saj, çifti i ri që prisnin ardhjen në jetë të fëmijës së parë, erdhën në Gjakovë duke kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Familja e re do të shtohej me tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Si mbarë popullata shqiptare e Kosovës, në vitin 1999, edhe ajo përjetoi eksodin duke u detyruar të strehohet tek familja e prindërve në Elbasan.
7 Migena Arllati nderohet nga shqiptaret e Malit te Zi
Fillimet në gazetari

Ardhja e lirisë dhe rikthimi në Gjakovë, ndryshuan katërcipërisht jetën e të gjithëve, sigurisht edhe të Migenës, e cila tani nuk kishte nevojë të strukej dhe izolohej. Puna e parë që bëri ishte ajo në një radiostacion. Radio Amadeus, e hapur në Gjakovë disa muaj menjëherë pas luftës, do ta kthente sërish në optimizmin e dikurshëm. Entuziazmi që merrte nga puna në radio, dëshira për t’iu dhënë dëgjuesve më të mirën, bashkëbisedimet e këndshme në mikrofon, njohuritë e shumta dhe gjuha tepër e rrjedhshme, e bënë atë të famshme brenda një kohe të shkurtër. Pas disa vitesh, filloi të bashkëpunojë me KosovaLive, agjensinë e lajmeve në internet. Disa vite më pas, do ta gjente vehten në gazetën e sapohapur Lajm Ekskluzive, si korespondente nga Gjakova, por edhe në televizionin lokal Syri Vision. Ajo u kthye në një shembull të mirë të gazetarisë së printuar dhe televizive, duke treguar se vetëm me aftësi dhe punë mund të thyhen tabutë në shoqërinë tonë. Gjatë kësaj kohe nuk i munguan as sukseset dhe nderimet. Në vitin 2003, gjatë kohës sa punonte në Radio Amadeus, Migena fitoi vendin e dytë dhe shpërblimin prej 2.500 dollarë nga organizata amerikane IREX, në konkursin mbarëkosovarë për trajtimin gazetaresk të problemeve të femrës në Kosovën e pasluftës. Në kuadër të këtij projekti, ajo realizoi programin radiofonik “Ajo në kontrast” në të cilin shpeshherë trajtoi edhe tema tabu në shoqërinë e kohës. Në vitin 2006, Qendra Mediale “Dukagjini” i ndau asaj çmimin e parë dhe shpërblimin prej 500 euro për prezantimin me efikasitet dhe profesionalizëm në shkrime gazetareske të vështirësive me të cilat përballet gruaja shqiptare. Sukseset e saj të njëpasnjëshme, temat e trajtuara me realizëm dhe paanshmëri, stili gjuhësor i pasur me forma shprehjesh dhe larg klisheve, e dalluan si një ndër gazetaret më punëtore në mediat e reja kosovare. Por, impenjimet në gazetari, sa vinin e rriteshin çdo ditë. Kështu vitet do të rrokulliseshin njëri pas tjetrit, derisa pas një periudhe dhjetë vjeçare në gazetari, do të rikthehej në profesionin për të cilin kishte studiuar dhe ëndërruar, arsimin.

 Arsimtarja e gjuhës shqipe dhe letërsisë

Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë ishte qendra arsimore ku ajo u punësua dhe vazhdon të punojë edhe sot e kësaj dite. Si mësimdhënëse e lëndës së gjuhës amëtare dhe të letërsisë, ajo thotë se përparimin e botës e mundësojnë njerëzit, institucionet e pavarura, ndërmarrjet, me një fjalë: shoqëria. Por pa arsimin, asnjëri prej këtyre s’do të luante rolin e duhur në këtë mission. Tek mësimdhënia ajo gjen shumëçka por jo gjithçka, pasi letërsia për të nuk është thjesht lënda të cilën ligjëron, por edhe fusha e artit në të cilin ajo krijon. Krijimet e saj poetike, u botuan relativisht vonë krahasuar me kohën kur u shkruan.

Shkrimet letrare Frymëzimet e para letrare i përkasin moshës së adoleshencës, sidomos kohës përgjatë viteve studenteske. Por asnjëherë s’kishte menduar se do t’i botonte një ditë krijimet e hershme. Për vëllimin me 100 poezi “Mendime në kornizë” ajo ishte hamendësuar prej vitesh nëse duhet ta botonte apo jo. Gjithsesi, ngurrimi i gjatë për të botuar, do t’i linte vendin konfirmimit në vitin 2012, kur poetja do të dilte me publikimin e parë të poezive të cilat do t’i nxirrte nga “korniza” dy dekadëshe në të cilat i kishte ndryrë, pa menduar se do t’i botonte ndonjëherë. Botimi poetik u promovua në një ngjarje të rëndësishme për kulturën gjakovare dhe mbarë kosovare. Ishte Mitingu i 49-të i Poezisë në Gjakovë, Miting ky që atë vit iu kushtua veprës së Ali Podrimjes. Mes dhjetëra e dhjetëra poetëve pjesëmarrës, Mitingu e nderon këtë autore me çmimin “Yllka Domi” me dedikimin si poetja më e mirë e këtij Mitingu. Po atë vit, pra në 2012-ën, ajo boton monografinë “Lindur për t’u bërë mjek”, kushtuar dr. primarius Rifat Lila. Monografia u promovua në njëqind vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kështu autorja Migena Arllati tashmë më në fund vendosi të hyjë bujshëm në botën e botimeve, pasi në botën e shkrimeve ajo kishte vite që ishte e pranishme. Kritika vlerësoi lart stilin e autores. Gjuha, ndërtimi sintaksor i fjalive, qartësia, e pse jo edhe forma dhe stili i shtrirë e artistik i përdorur nga Migena Arllati, përkojnë, madje edhe dallohen në këtë vepër.



Studimet gjuhësore

Një fushë me shumë interes për Migenën janë studimet gjuhësore, pasi në këtë sferë ajo ka mbrojtur titullin “magjistër”. Në kuadër të hulumtimeve shkencore ajo publikoi vështrimin studimor rreth frazeologjizmave në Gjakovë. Ky libër vjen në sajë të studimeve magjistrale të kryera në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Studimet gjuhësore aktualisht po i marrin shumë kohë, meqë ajo është shumë aktive me punime e prezantime të temave të ndryshme gjuhësore në Konferenca albanologjike. Thotë se brenda gjuhësisë dhe letërsisë gjendet një oqean i tërë të cilin një studiues dhe krijues i mirë duhet ta eksplorojë dhe pushtojë. Me pjesëmarrjet në Konferenca të shumta në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, ajo konfirmon se është një studiuese serioze e albanologjisë. Ja disa nga punimet studimore të prezantuara: “Vështrim rreth toponimisë në Gjakovë”, në Konferencën e mbajtur në Universitetin “A. Moisiu” Durrës me temë “Përqark dhe përtej gjuhës angleze, linguistikës, letërsisë dhe didaktikës”, prill 2013; “Vështrim rreth origjinës dhe formimit të patronimeve (mbiemrave, emrave familjarë) në Gjakovë”, në Konferencën e mbajtur në Universitetin “L. Gurakuqi”, Shkodër, me temë “Sfidat rreth së ardhmes”, maj 2013; “Cytje për një shqipe sa më të pastër në shkollat tona”, në Universitetin “Ismail Qemajli”, Vlorë, në Konferencën me temë “Teknologjia moderne në arsimin e sotëm”, qershor 2013; “Prania e turqizmave në toponiminë tonë” në Konferencën e Institutit “Alb-Shkenca”, Tiranë, gusht 2013; “Pse shqipja e sotme nuk po mundet të zëvendësojë emërtimet “tradicionale” orientale?”, në Seminarin VII Ndërkombëtar të Albanologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, shtator 2013; “Çështje të frazeologjisë në Gjakovë”, Konferenca e Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë, nëntor 2013.



Skena dhe moderimet

Një pasion i vërtetë nga i cili siç duket e ka të pamundur të ndahet, janë moderimet/prezantimet në evenimente të ndryshme kulturore. Në skenën e Gjakovës, por jo vetëm, ajo ka kohë që ngjitet në kuadër të angazhimeve të njëpasnjëshme si moderatore, gjë të cilën arrin ta bëjë me mjaft elegancë dhe elokuencë në shprehje. Drejtimi i evenimenteve kulturore, poetike, artistike, pse jo edhe politike, me plot kulturë e profesionalizëm, i vjen për shtati më së miri plotësimit të figurës së një artisteje të kompletuar, e cila na konfirmon kështu për disa prirje të njëkohësishme. Sot, pas tetëmbëdhjetë vjet qëndrimi në Gjakovë, është tejet e afirmuar, me një shoqëri të gjerë dhe një jetë të ndërtuar me shumë kujdes. E dyzuar mes Elbasanit dhe Gjakovës, ajo dëshmon se gjithçka në jetë mund të arrihet me punë dhe këmbëngulje.

Ribotohet dhe përurohet "Lindur për t'u bërë mjek" i autores Migena Arllati
Aktive në organizata shkencore e letrare

Migena Arllati është e inkuadruar në disa instanca letrare dhe shkencore, siç janë: Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania, si dhe mban postin e sekretares së Pegasi Kosova. Kjo organizatë, në vitin 2012 i dha çmimin “Kumtuesja e vitit” ndërsa në vitin 2013 i ndau çmimin “Studiuesja e vitit”; Është anëtare e Klubi letrar “Gjon N. Kazazi” në Gjakovë; Është anëtare e Institutit panshqiptar “Alb-Shkenca” me seli në Prishtinë, Tiranë e Shkup; Në dhjetor 2013, “Filolet”- konkurs ndërkombëtar poetik me seli në Zvicër, i ndau çmimin e dytë në garën vjetore të poezisë.

MIGENA ARLLATI NDEROHET ME TITULLIN QYTETARE NDERI


https://www.youtube.com/watch?v=vrCnw8hjywY

Iku edhe një natë.





MIGENA ARLLATI


Lindi në Elbasan /Shqipëri në 06.09.1974 në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Jeton në qytetin e Gjakovës në Kosovë që prej 20 vjetësh me bashkëshortin dhe tre fëmijët.

Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin Filologjik, dega gjuhë-letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, studimet e Magjistraturës në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë, ndërsa aktualisht është në vazhdim të studimeve të Doktoraturës.

Aktiviteti i saj paraprihet nga dhjetë vjet angazhimi në gazetarinë radiofonike, të printuar dhe televizive ku ka marrë disa herë çmime.
Punon në arsimin e mesëm si dhe është ligjëruese e gjuhësisë në Universitetin Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Prej kohësh ka konfirmuar vullnetin ndaj hulumtimeve shkencore në gjuhësi dhe albanologji duke marrë pjesë në Konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, me prezantime nga fusha e linguistikës.

Botimet:

Autorja deri tani ka botuar tre libra, ndërsa ka në proces pune të katërtin. Vëllimin me poezi “Mendime në kornizë” (2012), monografinë “Lindur për t’u bërë mjek” (2013), botimi studimor “Vështrim rreth shprehjeve frazeologjike në të folmen e Gjakovës” (2014).

Krijimet poetike të saj janë prezantuar në disa përmbledhje Antologjike të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Rumani. Po ashtu, është redaktore dhe recensente e dhjetëra botimeve të shkrimtarëve të ndryshëm.

Aktiviteti në shoqërinë civile:

Është Kryetare e degës së Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” në Gjakovë;

Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;

Anëtare e Institutit Alb-Shkenca me seli në Tiranë, Prishtinë e Shkup;

Anëtare e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë.

Qytetare Nderi në vendlindjen e saj, në Elbasan, prill 2015

Bashkia Elbasan e shpalli znj. M. Arllati “Qytetare Nderi” me Motivacionin: “Për kontributin e shquar të saj si gazetare, shkrimtare, hulumtuese ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë, dhe një personalitet i shoqërisë civile në vend dhe diasporë”.

Vendimi u miratua në dt. 20 mars 2015 me votim të hapur nga Këshilli Bashkiak.

Vëllimi “Mendime në kornizë” është një përqafim poetik i ndjenjave dhe mendimeve të një vajze që shtrëngon në intuitën e saj përpjekjet për të vështruar dhe kuptuar botën. Dhe bota i përqaset në figura që paralelizojnë natyrën dhe perceptimet e njeriut.

Po cila është poenta kryesore në poezinë e Migena Arllatit? Është kontradikta e vullnetit të sendërtuar në të gjitha përmbajtjet jetësore përballë realitetit të cilin ajo nuk e do të tillë siç është dhe kjo krijon “përplasjen më të bukur poetike”. Dhe ka kulmime të tilla sa që e gjithë dëshira ngërthen fuqishëm një vajzë të veshur e të mbuluar me to: “Mos harro… mos harro…. mos harro të më puthësh e kur të më puthësh harro gjithçka”.

Nëse mbizotërojnë motivet e dashurisë, këto ngarkohen me përsiatje për rrënjët e lindjes së tyre. Dhe…? Mposhtje ndaj kaheve negative të jetës.

Në poezinë e Migenës ka parashtrime për universalitetin dhe qëndrimi për temat kardinale të jetës dhe vdekjes. Por këto nuk shihen as me pesimizëm as me fatalitet, as me logjikën metafizike, por me logjikën dialektike, kur ajo numëron lotët, të cilët megjithëse e përmbytin krejt dhe “zemra pikon gjak”, vijon çasti tjetër i kapërcimit të asaj ndjesie të turbullt e zhgënjyese në një qetësi e deri në entuziazëm. Mbizotëron tendenca e përjetimit dhe depërton në dashuritë e jetës.

Në poezinë e Migenës veshtullimi për kujtimet e mbetura krijon vizione të larmishme, herë përmbys mendimet e mëparshme, ato naivet që i ka çdo adoleshent, herë qesh me veten kur ato dalin diku në brendi, por nuk flirton, dhe pastaj, rriten mendimet e vërteta të cilat i vulos me shprehjen e ndjenjës.

Fjalët që “thurin gërsheta” kursehen brenda harmonisë mendim – ndjenjë. Dhe moria e figurave krijon bukurinë e vargjeve që mbeten në vetëdije.

Nëse kqyrim ndjenjat e shprehura, atëherë bëjmë pyetjen: “Po ç’është lumturia?” Po e veçoj këtë anë të jetës, sepse ndjehet që kjo vajzë ende e kërkon. E kërkon se ajo nuk mund të gjendet plotësisht, se janë shumë litarë të jetës që e mbajnë të mos kalërojë lirisht, se ajo “është kthyer në një barsoletë shekujsh”. Por Migena vazhdon të qëmtojë “orët e jetës” që kanë kurora, kanë syze, kanë matematikë me të cilat llogarisin kohën.(Agim Gjakova)


VDEKJE INDIFERENCËS

Iku edhe një natë.
Dielli vrapon të lindë
ndoshta paksa me vonesë.

Që mbrëmë,
në protokollet e të Madhit
atij iu dha itinerari.

Me të njëjtin shikim indiferent,
me të njëjtët flokë përvëlues,
arriti në mes të Kupës,
as që vuri re mungesën e një luleje.

Mbase gjatë natës,
era,
këmba e dikujt,
a kushedi kush,
e këputi për vdekje.

Vdekje, indiferencës!
Thërras der’atje lart
në kupë të qiellit:
Vdekje indiferencës,
se s’jam manekin
indiferencës t’i bëj strehë.

Kam mish e gjak e kockë,
dhe ndjej,
se si damarëve të mi
ka një rrjedhë
që jep e merr jetë,
pavarësisht se fustanet
i vesh e i zhvesh vetë.

Ndaj
manekin s’dua të jem!


JETA IME POEZI

Jeta ime
si cigare digjesh në këto duar,
prushi i lehtë sa ndizet fiket
iluzione më tymon papritur, pakujtuar

Dje isha unë
në të njëjtën histori
kur rrugët parakaloja
nji e nga nji

Sot jam po unë
historia ti,
jeta ime që më dhemb
veç tek dritë e syve tret

Nesër kush do të mbet
veç këtyre vargjeve mbushur fletë ?
Me degë dafine vijnë tek unë
kurorë flokësh rreth engjëjsh turmë

Poezia mësuar nga Mehmeti,
vargu huazuar nga Podrimja,
magji kreshtash ilustruar nga Shkreli,
skaliten poetët në ëndrrat e mia

Jeta ime poezi
tjetër ç’mund të pres nga ti?
Vdekjen shoh larg tek rri
shkarravis e shkruaj refren të ri

Jeta ime degë ulliri
mbushur ëndrra e dëshira,
përplasur vitesh po me këtë emër
hedhur humnerash, dergjur lëndinash

Një mal me brenga në shpinë do ta hedh
endacakut të parë eja me mua t’i them,
monedhën e fatit të dy ta luajmë
shortin e kësaj bote me shkelm ta gjuajmë

Një ciu atje tej s’më lë të vazhdoj
lauresha dëgjon dhe këngën ndalon,
e bukura e shenjta poezi
fjalë e pashkruar mos shko në harri!


UNË, PIANOJA JOTE

Merre me vete frymëzimin e qiellit
e mbi piano eja ulu sonte,
mos pusho së rëni melodisë sonë,
këngën e dashurisë mjellmat të vallëzojnë.

Përsërite refrenin
edhe njëherë tingujt të shpojnë qiellin,
mbushe nota pentagramin
solet mbi krahë të dyve t’na marrin.

Me timbrin e saj jetën rilinde,
kompozo dashuri, dhimbje, grindje,
një këngë të re fillo e shkruaj
unë muza jote deri në të aguar.

Këtu përballë dremis unë, pianoja jote
që gishtërinjtë e prekin sa butë, sa fort…

Zëri i saj mëngjesit lehtazi ledhaton
kur si fishkëllimë kanarine më zgjon,
si luan i stepës herë-herë vëngëron
kur hijet ngarkuar natës përjeton.

Mbi tastierën bardh e zi do flejmë sonte
të etur, zhuritur, untuar e shkrumbuar
muzikojnë për ne të gjithë Listët e Bet’hovenët
dashuria jonë, gjumin tutje harruar!


E PARA

E para ishte fjala.

Ne
e hëngrëm.
E për(punuam)typëm
në manifaktura rrenash!


NJË JETË KRENARI!

Flamuri Kuq e Zi mbi arkivol sot paloset.

I kuq gjaku, i zi dheu
nga agu në muzg në gjysmë qiell dielli.
Bataretë e plumbave rëndë shpojnë retë,
plisat e djemve mbesin kryepërpjetë.

Në Iliridë, Kosovë, Shqipëri
një minutë heshtje
një jetë krenari!

Kumanovë, 21. 05. 2015


ANTI

E pinte duhanin gjyshi im
tymoste mbi mustaqet trashë-trashë,
ulur këmbëkryq në vatrën e flaktë
me cigarishten shtatë pashë.

E pinte duhanin im atë
fjollat e hirta në shtëllunga i rriteshin,
nga cigarja deri tek metalurgjiku
mushkëritë me vello ngjyrë zi do t’i visheshin.

E pi duhanin edhe im shoq
me dy gishtat në buzë shtrëngon cigare e heshtje,
re qortimesh sa herë i dërgoj
fshihet në të nikotintës mjegull.

Po rritet si lis im bir,
me duart e mia shumë bekime ia dhashë,
por, në fytyrë do t’ia ndez flakë
nëse erën e duhanin në rroba ia pashë!

Takime tradicional "Azem Shkreli" 2015 bashkoi krijuesit shqiptarë nga shtetet e Evropës!




Nga Asllan Dibrani

E shtunja e kaluar me 06.06.2015 në Ennepetal të Gjermanisë,nën organizimin e "Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë të Gjermanisë",u mbajt manifestimi tradicional kushtuar të madhit krijuesit dhe poetit "Azem Shkrelit".

Rrugët ishin të ngarkuar ngase, ma veç ka filluar fluksi i parë drejt brigjeve bregdetare të pushuesve të shteteve Skandinave dhe të Beneluksit që frekuentojnë autostradave të Gjermanisë .Krijuesit shqiptar këtë ditë vikendi e kishin zgjedh si pikë takimit të kulturës dhe artit poetik në Ennepetal të Gjermanisë. Tashmë në këto takime tradicionale "Azem Shkreli" po i bashkon krijuesit shqiptar nga shtetet e Evropës !Krijuesit shqiptar ,vitet që po lëmë pas trasuan një voluminitet të ngjeshur veprimtarish dhe aktivitetesh në fushën e krijimtarisë me tituj të shumtë duke i bashkuar të gjithë krijuesit nga Kosova ,Shqipëria ,Maqedonia ,Çamëria dhe trevat tjera të emigruar në shtetet perëndimore. Salla e bukur e stolisur me flamujt tanë dhe portreti i Azem Shkrelit ,sikur komunikonin me publikun që kishin ardhur me qindra kilometra ta nderonin ketë takim.


Pamje nga të pranishmit po edhe familjet e të ndjerëve Azem Shkrelit dhe Shaban Cakollit
Shfaqjet filmike të tij të ndërkohëshme na rikujtonte të kaluarën e Kosovës që Azem Shkreli e skaliti e gdhendi dhe e shkroi me fjalët e arta poetike .Pal Sokoli kryetar iu uroj mirëseardhje mysafirëve, që nuk ishin pak të ardhur t'i ndanin disa orë së bashku me krijuesit e "Lidhjes se Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani".


Zoti Hasan Qyqalla përshëndeti në emër të LSHKM. Fjalë përshëndetëse patën edhe zoti Martin Çuni (kryetar nderi), zoti Hysen Ibrahimi kryetar i Shoqatës Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi,Fatmire Musliu,këshilltare e konsullatës së Kosovës në Frankfurt e cila foli për vlerat e takimeve të tilla nga e cila u përkul pran figurës se Azem Shkrelit etj. Daut Demaku ishte një personash që bëri një mozaik shumëngjyrësh mbi këtë takim kushtuar Azem Shkrelit dhe krijuesve tanë në Mërgatë .


Ai shumë bukur elaboroi vlerat artistike mbi krijimtarinë e poetit tonë të madh Azem Shkrelit .Madje ai tha se Azem Shktreli ishte poeti ma i mirë shqiptar i fundshekullit të kaluar. Daut Demaku u prezantuar edhe me një ligjëratë të nduarduart lidhur me kulturën artin dhe situatën politike nga i cili rast u duartrokit disa herë. Në takimin tradicional Azem Shkreli" 2015 me poezitë e tyre u prezantuan z. Gonxhe Letmi Begisholli, z. Neki Lulaj, z. Sadri Gashi, z. Hasan Qyqalla, Seveme Fetiqi, z. Selajdin Gashi, z. Arif Molliqi dhe z. Musa Mulolli me poezitë e Gjergj Fishtës

Për ta nderuar takimin dhe familjen Shkreli në këtë datë i dhanë një fokusim kulturor dhe emocionues edhe nxënësit e shkollës shqipe"Dituria" nga Heidelbergu dhe Schwetzingeni të udhëhequr nga Gonxhe Letmi-Begisholli. Recitali teatral i nxënësve të shkollës “Dituria” me titull; ”Nuk ndalen Shqiptarët” të shkruar nga autori Martin Çuni, përgatitur nga mësuesja Shqipe Gara dhe Gonxhe Letmi Begisholli, ku rikujtuan shumë ngjarje emocionuese gjatë shekujve për figura të ndryshme shqiptare me rëndësi historike.

Skenës për të qenë sa ma të kompletuar këta fëmijë i ndihmuan edhe Këshilli i prindërve nga z. Emine Cakolli ,z.Binak Ramaj dhe Lendita Gashi Bytyqi. Nxënësit që aktruan në këtë takim ishin Tregim Ramaj,Endrit Veliu ,Blegin Berisha,Kujtim Ramaj,Donika Begisholli,Gentrina Bytyqi,Ariana Halilaj,Brikena Halilaj etj. Gjatë këtij takim u promovua edhe libri i të ndjerit Shaban Cakollit që mbeti në dorëshkrim ,por falë z.Pal Sokloit z. Ferdinanad Lahollit dhe z. Martin Çunit ,ai gjeti dritën dhe u botuar nga Shtëpia Botuese “Laholli. Një përshkrim mbi këtë vepër dha z. Hysen Ibrahimi, ndërsa z. Ferdinand Laholli foli në emër të redaktorit.

Këngëtarja Ermelinda Lajcaj i dha një ngrohtësi sallës me këngët e saja me karakter kombëtar. Zëri i saj jehoj nëpërmes këngës qe solli një kënaqësi tek të pranishmit. Po ashtu burrat e këngës rapsodike të ulur këmbëkryq Zyber Topalli,

Dalip Sylejmani dhe Bajram Aliu kënduan me zërin e tyre të mrekullueshëm me këngën “Në ballë të Arbrit”.

Në fund u shpërndanë disa mirënjohje, ,dhe u shpallën rezultatet e konkursit letrar të LSHAKSH në Gjermani, për veprën më të mirë të vitit 2014. Çmimi letrar për krijuesit shqiptarë në këtë takim"Azem Shkreli" 2015,u nda nga juria e zgjedhur në përbërje të Arif Molliqit,Martin Çunit dhe Seveme Fetiqit dhe u shpërblyen këta krijues:


1.Vendin i parë:Sadik Krasniqi me librin "Ag Muzgu" me poezi poezi

2.Vendi i dytë:znj.Pranvera Gjoni, me librin "Mendime të Arnuara" me poezi

3.Vendi i tretë:Fatmir R.Gjata "Valsi i tretë" me poezi dhe Fehmi Korça(post mortum) libri"Përtej poleve të jetës"poezi. Pauza të pranishmeve nuk u shkoj huq,por shijuan ushqimet tradicionale shqiptare nga kuzhinat familjare shqiptare që i sollën aty.

-Takimet e tilla Lidhjen e shkrimtarëve po e përforcojnë, po i japin shpirt ,po e zgjerojnë me anëtarë të rinj dhe në saje të bashkëpunimit kjo "Lidhje e Shkrimtareve" po merr dimensione dhe korniza ma të mëdha dhe përgjegjësi që të jetë një oazë e afrimit të vlerave dhe krijimeve të reja.


Takimi si ky për poetin e madh Azem Shkrelin që bashkoj krijuesit shqiptarë nga shtetet e Evropës do të jetë një sinjal i mirë që deri sa të ketë Azem Shkrela shqiptarët do të jenë ma të fuqishëm ma të afërm ma të nderuar dhe gjithnjë në trend vrapues ta nxëmë atë që e humbëm nën pushtimin e armiqve gjatë shekujve.

Këto katër tipa femrash KURRË NUK e refuzojnë seksin!

Këto katër tipa femrash KURRË NUK e refuzojnë seksin!
Sa herë ju ka ndodhur që të refuzoheni? Aplikoni këtë taktikë dhe nuk do të keni më dështime. Ja cilat femra nuk refuzojnë ftesën për seks.
Natyrisht, nëse dëshironi të merrni seks nga femra, patjetër duhet edhe pak të angazhoheni, mirëpo me këto femra angazhimi nuk do t’ju jetë i kotë, transmeton Telegrafi.

1. E MOSHUAR
Kjo është femër e moshuar, e cila me siguri ka qenë e martuar. Ky tip femre i do paratë, ndërkaq del për të gjetur meshkuj të interesuar për seks. Është e drejtpërdrejtë dhe nuk e ka problem të tregojë se çka do. Zakonisht është e veshur dhe e rregulluar mirë, por shpesh mund të shihet edhe me cigare në dorë.

2. FEMRA HAKMARRËSE
Ko është femër e cila është duke e marrë veten pas divorcit dhe është emocionalisht jo stabile. Ka mundësi të jetë e dehur, andaj mos u befasoni nëse fillon të sillet në mënyrë të pahijshme.

3. HULUMTUESJA E SEKSIT
Ky tip femre dëshiron të zbulojë seksualitetin e vet dhe është e gatshme për çdo gjë. Më së shpeshti ka të bëjë me kureshtje të studentes.

4. FEMËR PËR MBRËMJE TË VAJZAVE
Ky tip femre nuk është e re, por vetëm shoqëruese e cila dëshiron të argëtohet, të dehet dhe të bëjë seks. Çdo gjë ndodh në mbrëmjet argëtuese të vajzave.

Ja pse tradhtojnë femrat e martuara!



Shumë femra po tundohen prej netëve pasionante, por terrorizohen ndaj mendimit për t’u divorcuar nga bashkëshortët e tyre. Pra, ato që tradhtojnë partnerët e bëjnë për çështje seksi dhe nuk e mendojnë aspak divorcin prej tyre.
Universi femëror nuk e ëndërron më princin e kaltër i cili e merr me një kalë të bardhë vezullues. Ka gjithnjë e më shumë raste gjatë të cilave femrat e moshës së mesme – të mërzitura nga rutina e përditshme e martesës – kërkojnë net pasionante me një tjetër mashkull, i cili nuk është bashkëshorti i tyre.
Ja pse tradhtojnë femrat e martuara!
Mosha nuk ka rëndësi, po ashtu edhe puna apo çdo gjë tjetër rreth tij: e rëndësishme është që ai t’u dhurojë atyre ndonjë orë “mësimi” emocionesh seksuale.

Kjo, sipas një studimi të fundit, i cili ka arritur të tregojë se 67% e grave të martuara janë në kërkim të marrëdhënieve jashtëmartesore për të pasur ditë të veçanta romantike me pasion që përfshijnë padyshim edhe seksin.

Sipas Eric Anderson, ekspertit të seksologjisë nga Universiteti i Winchester (UK), deklarimi i kënaqësisë nga një martesë është shumë i ndryshëm nga deklarimi i lumturisë prej seksit me partnerin.

Në bazë të të dhënave të studimit, femrat janë shprehur të bindura se kërkimi i një partneri të përkohshëm ishte përtej mendimit se ato janë të pakënaqura nga bashkëshorti i tyre. Përkundrazi, ato e dashuronin burrin e tyre si në fillim dhe se kurrë nuk do t’i kërkonin divorcin.

Rezultatet pra, nuk janë absolutisht tregues i mosmarrëveshjeve dhe i mosharmonisë bashkëshortore, por i monotonisë seksuale, tipike e marrëdhënieve monogame për një kohë të gjatë.

Në veçanti, me kalimin e kohës, marrëdhëniet seksuale bëhen të mërzitshme dhe të parashikueshme, ndërsa cilësia dhe frekuenca e raporteve zbehet shumë. E gjithë kjo është thënë nga femrat e moshës së mesme, ndoshta sepse me kalimin e ditëve, të dy partnerët mërziten prej “trupit” të njëjtë.

Anderon e ka kryer studimin e tij te 100 femra të martuara të moshës mes 35 deri 45 vjeç, të regjistruara në sajtin AshleyMadison.com, një uebsajt me sa duket popullor për personat e interesuar për pasjen e raporteve jashtë martese.

Anderson thotë se, dallimi mes meshkujve dhe femrave në kërkim të lidhjeve jashtëmartesore duket se shkaktohet nga mendimi që mashkullin e sheh si një “hamshor” dhe femrën si një të “përdalë”, për të njëjtën sjellje.

Jo pa qëllim meshkujt të cilët njihen se kanë shumë femra pas vetes shihen si “super meshkujt”, ndërsa femrat që kanë shumë meshkuj penalizohen nga shoqëria duke u konsideruar si më pak serioze.

Në fund, gjëja e vetme e qartë është se për femrat që kanë marrë pjesë në studim, zgjedhja për të bërë seks me të njëjtin mashkull për të gjithë jetën ishte një dështim i madh.

E në këtë mënyrë, ky studim duket se ka hedhur poshtë mendimet e shumta e të mëparshme rreth tradhtisë së femrave, të cilat theksonin se këto të fundit tradhtojnë veçanërisht me “zemër” dhe jo prej nevojave të veçanta seksuale.

Studimi tashmë ka zbuluar një të vërtetë të madhe rreth faktit se përse femrat që njihen si tradhtare nuk ndahen nga bashkëshortët aktualë!

Kancelarja gjermane do ta vizitojë edhe Sarajevën dhe Tiranën...

Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të bien dakord për kushtet e Bashkimit Evropian, kjo do të thotë se ato do t’i afrohen qëllimit përfundimtar: pranimit në gjirin e Bashkimit Evropian (BE). Por, Serbia mbase nuk do të pajtohet lehtë, sepse në këtë proces fuqitë perëndimore do të kërkojnë paqësimin e nacionalizimit serb, hyrjen e saj në NATO, heqjen e Republikës Srpska dhe shqiptarë shumë të lumtur në të gjitha shtetet ku ata jetojnë.

Ivan Vejvoda nga "Fondi Marshall", thotë se rajoni ballkanik mbetet puna e fundit e papërfunduar e Perëndimit. Sipas tij, në korrik do të jenë dy ngjarje të rëndësishme: vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Beograd, më 8 dhe 9 korrik , dhe shënimi i 20-vjetorit të përkujtimit të krimeve serbe në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Merkel, siç raportojnë mediat serbe, do të kërkonjë nga Serbia që në fund të procesit të Brukselit me Prishtinën të bie dakord që Kosova t’i bashkohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), por edhe që të distancohet nga Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, i cili po pengon forcimin e institucioneve qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Vizita e Merkelit në Ballkan, dridh serbët: Kështu Gjermania, SHBA dhe Britania e shohin Ballkanin!
Kancelarja gjermane do ta vizitojë edhe Sarajevën dhe Tiranën, ku nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të kërkojë të ulë tonet nacionaliste, ndërsa me Serbinë të përmirësojë marrëdhëniet.

Boshnjakët do t’i paralajmërojë se është koha që tensionet ndëretnike dhe korrupsioni endemik të zëvendësohet me punën në rrugën e saj drejt BE-së, ndërsa gjermanët do të mbështesim ndryshimet kushtetuese të këtij shteti si dhe dobësimin e mëtejshëm të Republikës Srpska.

Kujtojmë se Gjermania, si ekonomia numër një e BE-së, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, në vitin 2012 ka marrë zotimin që vendet e Ballkanit t’i ndihmojë në rrugën drejt BE-së. Kontribut të madh do të jep edhe Britania e Madhe, e cila vendosi që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të "sponzorizojë" një Rezolutë për Srebrenicën. Rezoluta duhet të miratohet në prag të shënimit të dy dekadave të këtij krimi makabër serb ndaj popullatës civile myslimane.

Është e mundshme që Srebrenica, si simbol i madh i vuajtjeve të boshnjakëve nga serbët, do të jetë shkas për sulmin në Republikën Srpska, sepse, teksa Serbia duket se po shkon në rrugën drejt BE-së, Jelena Guskova nga Akademia Ruse e Shkencave thotë se Republika Srpska dhe kreu i saj Milorad Dodik mbeten bastioni i fundit i "nacionalizmit serb" në Ballkan.

Serbisë do t’i kërkohet që gjatë rrugëtimit drejt BE-së të bashkëpunojë edhe me NATO-n, ndërsa kufijtë e saj do të jenë me Luginën e Preshevës, Sanxhakun e Vojvodinën, por pa Kosovën. Serbia duhet të marrë pjesë në mënyrë aktive në luftën globale kundër terrorizmit, ndërsa Rusia do të ketë ndikim minimal në politikën serbe.

http://www.telegrafi.com/lajme/vizita-e-merkelit-ne-ballkan-dridh-serbet-keshtu-gjermania-shba-dhe-britania-e-shohin-ballkanin-2-64998.html

Fotografitë e luftës së fundit të Kosovës, të cilat përlotën miliona njerëz në gjithë botën.


Kosova dhe ngritja Sllobodan Millosheviçit (1986–1990)


Në 1987, ndodhi masakra e Paraćin pasi një ushtar shqiptar në Ushtrinë Kombëtare Jugosllave (UKJ) vrau katër ushtarë serbë, kjo ngjarje i rriti akomamë tej tensionet. Pas këtyre ngjarjeve Sllobodan Millosheviçi, akuzoi Dragisa Pavlovic, si kryetar i organizatës së partisë në Beograd, se ishte paqësor me shqiptarët dhe ishte i butë me radikalët shqiptarë.

Sipas disa artikujve, Sekretari Federal i Mbrojtjes Kombëtare, Admirali i Flotës Branko Mamula, thoshte se "nga 1981 deri në 1987, 216 organizata ilegale shqiptare me 1,435 anëtarë u zbuluan brenda UKJ". Mamula thoshte se shqiptarët etnikë po pregatiteshin për të "vrarë oficerë dhe ushtarë, duke helmuar ushqimin dhe ujin, sabotim, hapjen e arsenaleve të armëve dhe vjedhjen e armëve dhe municioneve, dezertim dhe shkaktim i trazirave nacionaliste brenda njësive të ushtrisë".

Në një memorandum iu kushtua vëmendje speciale Kosovës, duke thënë që në atë rajon serbët po përballeshin me "genocid fizik, politik, ligjor dhe kulturor" dhe ishin në një "luftë të hapur dhe totale" që vazhdonte nga vjeshta e vitit 1981. Në këtë propagandë thuhej se statusi i Kosovës në 1986 ishte humbja më e madhe historike e serbëve që prej çlirimit nga osmanët në 1804, duke e renditur si më të rëndë se pushtimi Nazist dhe se pushtimi i Serbisë nga Austro-Hungaria në Luftën e Parë Botërore. Autorët e Memorandumit pretendonin se 200,000 serbë janë larguar nha rajoni përgjatë njëzet viteve. Memorandumi kërkonte kthimin e serbëve të larguarve dhe rritjen e sigurisë dhe kushteve të serbëve në Kosovë.

Memorandumi SANU provokoi shumë reagime: Shqiptarët e shikonin si një përpjekje për rritjen e supremacisë serbe, duke thënë që ata pak serbë që u larguan (rreth 2000-5000) u larguan vetë për arsye ekonomike, ndërkohë që Sllovenët dhe Kroatët, e panë si kërcënim. Serbët e pritën mirë por disa prej komunistëve të vjetër e kundërshtuan ashpër.

Në nëntor 1988, kryetari i komitetit rajonal të Kosovës u arrestua. Në mars 1989, Millosheviçi prezantoi "revolucionin anti-burokratik" në Kosovë dhe Vojvodinë, duke ia zvogëluar autonominë dhe duke vendosur shtetrrethim dhe gjendje emergjente në Kosovë për shkak të protestave, ku humbën jetën 24 njerëz. Millosheviçi dhe qeveria e tij pretendonin se këto ndryshime ishin për të mbrojtur serbët e mbetur në Kosovë nga shumica shqiptare.


Amendamentet kushtetuese (1989–1994)
Ngjarjet


Në 17 nëntor 1988, Kaqusha Jashari dhe Azem Vllasi u detyruan të hiqnin dorë nga drejtimi i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës. Në fillim të 1989 Kuvendi Serb propozoi amendamentet kushtetuese ku do të hiqej fjala "Socialiste" nga titulli Republika e Serbisë, krijim i sistemit shumëpartiak, heqjen e pavarësisë së institucineve të rajoneve autonome siç ishte Kosova, dhe riemërimin e Kosovës si Provinca Autonome e Kosovës dhe Metohisë. Në shkurt shqiptarët u ngritën në protestë kundër propozimit.

Në 8 maj 1989 Millosheviçi u bë President i Presidencës së Serbisë, e cila u konfirmua në 6 Dhjetor. Në 22 janar 1990 kongresi i 14-të i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë (LKJ) ndryshoi pozitën e e partisë si partia e vetme në Jugosllavi. Në janar 1990 qeveria Jugosllave njoftoi se do të vazhdonte me krijimin e sistemit shumë-partiak.

Në 26 qershor 1990 autoritetet serbe pezulluan Kuvendin e Kosovës për shkak të disa rrethanave speciale. Në 1 ose 2 korrik 1990 Serbia aprovoi amendamentet kushtetuese me referendum. Në 2 korrik, 114 nga 180 anëtarë shqiptarë të kuvendit të Kosovës shpallën pavarësinë e Kosovës si shtet i pavarur brenda Jugosllavisë.

Në 5 korrik Kuvendi Serb shpërbëu Kuvendin e Kosovës. Serbia gjithashtu shpërbëu këshillin ekzekutiv provincial dhe mori kontrillin e plotë të drejtpërdrejtë të Kosovës. Serbia mori menaxhimin e medias kryesore shqiptare në Kosovë dhe i ndaloi të gjitha transmetimet në ghjuhën shqipe. Në 4 shtator 1990 shqiptarët e Kosovës mbajtën një grevë të përgjithshme 24-orëshe, duke paralizuar totalisht të gjithë Kosovën.

Në 16 ose 17 Korrik 1990, Lidhja e Komunistëve të Serbisë (LKS) e kombinuar me Aleancën Socialiste të Popullit Punëtor të Serbisë krijuan Partinë Socialiste të Serbisë (PSS), dhe Millosheviçi u bë kryetari i saj i parë. Në 8 gusht 1990 shumë amendamente të Kushtetutës së Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (RSFJ) u adaptuan dhe u krijua sistemi shumë-partiak.

Në 7 shtator 1990 Kushtetuta e Republikës së Kosovës u shpall nga Kuvendi i Kosovës. Millosheviçi u përgjigj duke urdhëruar arrestimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës i cili ishte shpërbërë më parë. Kushtetuta e re kontroverse Serbe u shpall në 28 shtator 1990.

Zgjedhje të reja shumë-partiake u mbajtën në Serbi në 9 dhe 26 dhjetor 1990 ku si rezultat Millosheviçi u shpall President i Serbisë. Në shtator 1991 shqiptarët e Kosovës mbajtën një referendum unanim për pavarësi. Në 24 maj 1992 shqiptarët e Kosovës mbajtën zgjerdhjet për Kuvend dhe President të Republikës së Kosovës.

Në 5 gusht 1991 Kuvendi i Kosovës ndaloi botimin e gazetës ditore Rilindja, në bazë të ligjit të informimit publik të 29 marsit 1991. Raportuesi Special i OKB-së Tadeusz Mazowiecki raportoi në 26 shkurt 1993 se policia ka intensifikuar shtypjen e popullsisë shqiptare që prej 1990, duke i privuar nga të drejtat e tyre bazë, duke shkatërruar sistemin arsimor, dhe largime politike nga puna të punonjësve publikë.


Rruga drejt luftës (1995–1998)


Politikat e rezistencës pacifiste të Ibrahim Rugovës bënë që Kosova të ishte në qetësi gjatë luftës në Slloveni , dhe në Kroaci dhe Bosnje gjatë fillimit të viteve 1990. Gjithësesi, u pa krijimi i UÇK-së, si rezultat i acarimit të popullsisë shqiptare ndaj shtypjes së shtetit serb.

Në mesin e viteve 1990, Rugova kërkoi që në Kosovë të vendosej një forcë paqeruajtëse nën komandën e OKB-së. Në 1997, Millosheviçi u ngrit në presidencën e Republikës Federale Jugosllave (e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi që prej krijimit në prill 1992).

Vazhdimi i shtypjes së popullsisë i bindi shqiptarët se vetëm rezistenca e armatosur do ta ndryshonte situatën e rënduar. Në 22 prill 1996, u ndërmorrën katër sulme ndaj personelit të sigurisë serbe në disa pjesë të Kosovës. Sulmet u morën përsipër nga një organizatë e panjohur në atë kohë e quajtur "Ushtria Çlirimtare e Kosovës " (UÇK). Natyra e UÇK-së mbetej e panjohur nga ndërkombëtarët.

Kryesisht ndihmat e para financiare dhe materiale UÇK i mori nga diaspora shqiptare. Në fillim të vitit 1997, qeveria e shqipërisë u rrëzua si pasojë e armatosjes së popullsisë dhe hapjes së rezervave të armatimeve të Ushtrisë shqiptare. Një pjesë e rezervave përfunduan në duar të bandat kriminale ndërsa një pjesë tjetër ndihmoi në armatosjen e arsenalit të UÇK.

Bujar Bukoshi, Kryeministri në ekzil (në Zyrih, Zvicër), krijoi FARK-un (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës) e cila u absorbua në shumicën e anëtarëve të saj në UÇK. Qeveria jugosllave e konsideronte UÇK-në si "terroristë" të cilët sulmonin policët dhe civilët.

Në 1998, Departamenti Amerikan i Shtetit e listoi UÇK-në si organizatë terroriste, dhe në 1999 Komiteti i Politikave të Republikanëve në Senatin e Shteteve të Bashkuara shprehu shqetësimin për "aleancën efektive" të administratës Demokrate të Klintonit me UÇK-në për shkak të "shumë raporteve nga burime të besueshme jozyrtare". Në 2004, John Pilger tha se për gjashte vjet deri në 1998, UÇK-ja është trajtuar nga ShBA si grup terrorist

Në vitin 2000, një artikull BBC shkruan Nato at War (Nato në Luftë) ku shkruan se si Shtetet e Bashkuara, të cilat e quajtën UÇK-në si "terroriste", tani kishin marrëdhënie me grupin. Ndërkohë që SHBA zyrtarisht e quante UÇK-në terroriste, autori Alastair MacKenzie thotë se UÇK stërvitej nga aleati më i mash i SHBA-së në NATO, Mbretëria e Bashkuar, e cila që prej vitit 1998 stëvitej në një kamp stërvitjeje në fshatrat në veri të Bajram Currit.

Ndërkohë, ShBA mbante një "mur të jashtëm sanksionesh" ndaj Jugosllavisë të cilës i krijoi shumë probleme.Ato u mbajtën pavarësisht marrëveshjes në Dejton për heqjen e sanksioneve.

Kriza u përshkallëzua në dhjetor 1997 në takimin e Këshillit të Implementimit të Paqes në Bon, ku komuniteti ndërkombëtar (siç u quajt në Marrëveshjen e Dejtonit) pranoi ti japë përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë fuqi pastruese, duke përfshirë shkarkimin e liderëve të zgjedhur. Në të njëjtën kohë, diplomatët perëndimorë këmbëngulën që të diskutohej çështja e Kosovës, dhe që Jugosllavia ti përgjigjej kërkesave të shqiptarëve. Delegacioni jugosllav u largua nga mbledhja menjëherë në protestë.

Kjo u ndoq nga kthimi i Grupit të Kontaktit që pa fazën e fundit të konfliktit në Bosnje dhe deklaratat e fuqive Europiane ku i kërkohej Jugosllavisë të zgjidhte problemin me Kosovën.


Lufta fillon


Sulmet e UÇK-së shtohen, me në qendër luginën e Drenicës në afërsi të banesës së Adem Jasharit. Disa ditë pasi Robert Gelbard e quajti UÇK-në grup terrorist, policia serbe sulmon UÇK-në në zonën e Likoshanit, dhe ndoqën disa prej luftëtarëve deri në Cirez, duke vrarë 16 luftëtarë shqiptarë dhe u vranë 4 policë serbë.

Pvarësisht akuzave për vrasje selektive dhe vrasjes së civilëve, dënimet e kryeqyteteve perëndimore nuk ishin aq të ashpra sa do të bëheshin më vonë. Policia serbe ndoqi Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tij deri në fshatin . Një sulm masiv mbi shtëpinë e Jasharit solli masakrimin e 60 shqipëtarëve, shumica familarë të Adem Jasharit, nga të cilët 18 ishin gra dhe 10 fëmijë. Ngjarja e 5 marsit 1998 shkaktoi irritim të thellë në kryeqytetet perëndimore. Madeleine Albright tha se tashmë "kjo krizë nuk është një çështje e brendshme RFJ".

Në 24 mars forcat Jugosllave rrethuan fshatin e Glloxhanit dhe sulmuan luftëtarët e UÇK-së. Pavarësisht fuqisë më të madhe të zjarrit, forcat jugosllave dështuan në shkatërrimin e njësisë së UÇK-së i cili ishte objektivi i tyre. Megjithëse kishte disa të vdekur dhe shumë të plagosur nga UÇK, Beteja e Glloxhanit ishte një rezistencë e suksesshme.

Një qeveri e re u formua në Jugosllavi, e drejtuar nga Partia Socialiste e Serbisë dhe Partia Radikale Serbe. Kryertari i Partisë Ultra-nacionaliste Radikale Vojislav Šešelj u bë zëvendës kryeministër. Kjo shtoi pakënaqësinë në pozicionin e vendit ndërmjet diplomatëve perëndimorë.

Në fillim të prillit, Serbia organizoi një referendum për çështjen e ndërhyrjes së jashtme në Kosovë. Votuesit serbë refuzuan vendosshmërisht kundër ndërhyrjes së huaj në këtë krizë. Ndërkohë, UÇK fitoi shumë territor përreth Deçanit dhe kishte territore nën kontroll në Glloxhan.

Kështu që, në 31 maj 1998, Ushtria Jugosllave dhe policia e Ministrisë së Brendshme serbe filluan operacionin për spastrimin e kufirit të kontrolluar nga UÇK. Përgjigjja e NATOs ndaj kësaj ofensive ishte operacioni i mesit të qershorit i quajtur Operation Determined Falcon (Operacioni Fajkoi i Vendosur), një parakalim ajëror mbi kufijtë Jugosllavë.

Gjatë kësaj kohe, Presidenti Jugosllav Millosheviç arriti një marrëveshje me Presidentin e Rusisë Boris Jelcin për ndalimin e operacioneve ofensive dhe pregatitjen e bisedimeve me Shqiptarët. Ku më pas u arrit takimi midis Millosheviçit dhe Ibrahim Rugovës në 15 maj në Beograd, dy ditë pasi u njoftua nga Richard Holbrooke.

Një muaj më vonë, Holbrooke, pas një udhëtimi në Beograd ku ai kërcënoi Millosheviçin që nëse nuk bindeshte, "çfarë ka mbetur nga vendi juaj do të shpërthejë", ai vizitoi zonat kufitare të prekura nga luftimet në fillim të qershorit, nga ku u fotografua me ushtarët e UÇK-së. Publikimi i këtyre imazheve fotografike i dërgoi një sinjal UÇK-së, mbështetësve dhe simpatizantëve, dhe vëzhguesve në veçanti, se SHBA-të do të mbështesnin vendosshmërisht UÇK-në dhe popullsinë shqiptare në Kosovë.

Marrëveshja e Jelcinit përfshinte lejimin nga Millosheviçi të përfaqësuesve ndërkombëtarë të ngrinin një mision në Kosovë në mënyrë që të monitoronin situatën. Ky ishte Kosovo Diplomatic Observer Mission (KDOM), (Misioni Diplomatik Vëzhgues në Kosovë), i cili filloi të veprojë në fillim të korrikut. Qeveria amerikane e mirëpriti këtë marrëveshje, por denoncoi thirrjen e iniciativës për armëpushim të përbashkët. Pasi Amerikanët kërkonin tërheqjen e trupave jugosllave.

Gjatë gjith qershorit dhe deri në mes të korrikut, UÇK-ja mbajti avantazhin e vet. UÇK rrethoi Pejën, Gjakovën, dhe kishte caktuar kryeqytet provizor qytetin e Malishevës. Trupat e UÇK-së u futën në Therandë (Suharekë), dhe në veri-perëndim të Prishtinës. Më pas u futën në Rahovec dhe në fshatrat përreth.

Pas disa sulmeve të UÇK-së në mes të gushtit, trupat jugosllave nisën operacione ofensive në jug të rrugës Prishtinë-Pejë. UÇK filloi një ofensivë në 1 shtator në rrethinat e Prizrenit , duke rritur aktivitetin usharak të ushtrisë jugosllave. Në Pejë, një ofensivë jugosllave rrezikoi një karvan njerëzish të dëbuar, veprim i cili u dënua nga oficerët ndërkombëtarë.

Në mes të shtatorit, për herë të parë UÇK-ja arriti në veri të Kosovës përreth Podujevës. Në fund, në fund të shtatorit, një përpjekje e vendosur nga jugosllavët nisi për largimin e UÇK-së nga veriu dhe qëndra e Kosovës po ashtu edhe nga lugina e Drenicës.

Gjatë kësaj kohe shumë kryeqytete perëndimore dënuan sulmin, por sulmet u intensifikuan. Në 28 shtator, kur u gjetën kufomat e gjymtuara të një familjeje nga KDOM jashtë fshatit Abria e Epërme. Pikërisht Masakra në Abri të Epërme siguroi ndërkombëtarët për genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë, ky imazh i gjakosur shtyu luftën në një nivel tjetër.

Morali
Kur u tërhoqën nga Kosova pas ndërhyrjes së NATOs, njësitë jugosllave dukeshin me moral të lartë dhe paisjet në përdorim të tyre kishin një dëm minimal. Disa javë para përfundimit të konfliktit, David Fromkin shkroi se ˝dukej më e mundur që uniteti i NATOs mund të thyej para se morali i jugosllavëve të rrëzohej.˝ Kur Klintoni lajmëroi që nuk do të dislokonte trupa tokësore, kjo i dha një rritje jashtëzakonshme moralit të ushtarëve serbë.

Në kontrast, të tjera burime raportonin se morali ishte një problem për forcat serbe; studime të inteligjencës zbuluan se shumë ushtarë nuk ishin dakord me veprimet e shokëve të tyre.Një komandant tanku serb raporton:

„Gjatë gjithë kohës që isha në Kosovë, nuk pashë kurrë një ushtar armik dhe njësia ime nuk u përfshi asnjëherë në konflikt me armikun. Tanket të cilat kushtonin 2.5 milionë USD secili u përdorën për të masakruar fëmijët shqiptarë... më vjen turp.“



Fotografitë e luftës së fundit të Kosovës, të cilat përlotën miliona njerëz në gjithë botën.


Image result for lufta ne kosove




10 fotografitë e luftës së Kosovës që përlotën botën (Foto+16)
Image result for lufta ne kosove

Image result for lufta ne kosove

Image result for lufta ne kosove

Image result for lufta ne kosove







Image result for lufta ne kosove
















OKB , NATO , dhe OSBE (1998–1999)


Në 9 korrik 1998, Presidenti i SHBA Bill Clinton deklaroi "emergjencën kobëtare" (gjendje e jashtëzakonshme) për shkak të "kërcënimit të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm të sigurisë kombëtare dhe politikave ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara" imponuar nga Jugosllavia dhe Serbia mbi Luftën e Kosovës.

Në 23 shtator 1998 nën Kapitullin VII të Kartës së OKB-së Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara pranoi Rezolutën 1199. Kjo shprehte një 'shqetësim të madh' me raportet që i arrinin Sekretarit të Përgjithshëm që mbi 230,000 njerëz janë dëbuar nga shtëpitë e tyre nga 'përdorimi i forcës së tepërt dhe diskriminuese nga forcat e sigurisë serbe dhe Ushtria Jugosllave', duke kërkuar që të gjitha palët në Kosovë dhe në Republikën Federale tl Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi) të ndalojnë armiqësinë dhe të mbajnë një armëpushim.

Në 24 shtator Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC) i NATOs lëshoi një "paralajmërim aktivizimi" (ACTWARN) duke e çuar NATOn në një nivel më të lartë gatishmërie ushtarake si për një mundësi të limituar ajërore ashtu edhe për një fushatë ajërore me faza në Kosovë. Problemi i madh për ata që shihnin si zgjidhjen e vetme përdorimin e forcës ishin mbi 250,000 shqiptarë të dëbuar, 30,000 prej të cilëve ishin në qiell të hapur në pyje, pa veshmbathje apo strehim, dhe me dimrin që afrohej shpejt.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Republikën e Maqedonisë, Christopher Hill, po drejtonte diplomacinë ndërmjet delegacionit shqiptar, i drejtuar nga Rugova, dhe autoritetet jugosllave dhe serbe. Në këto mbledhje po bëhej një plan paqeje pas planifikimit të NATOs për pushtimin e Kososvës.

Gjatë një periudhe prej dy javësh , kërcënimet u shtuan, duke kulmuar në dhënien nga NATO të Urdhërit të Aktivizimit. NATO ishte gati të fillonte sulmet ajërore, dhe Richard Holbrooke shkoi në Beograd me shpresën se do të arrinte një marrëveshje me Millosheviçin.

Zyrtarisht, komuniteti ndërkombëtar kërkoi të ndaloheshin luftimet. Specifikisht kërkohej që Jugosllavia të pushonte ofensivën ndaj UÇK-së ndërkohë që përpiqej që të bindte UÇK-në të heqë dorë nga pavarësia. Më tepër, u bënë përpjekje për të bindur Millosheviçin të lejonte trupat paqeruajtëse të NATOs të hynin në Kosovë.

Në 13 tetor 1998, Këshilli i Atlantikut të Veriut lëshoi urdhërat e aktivizimit (ACTORD) për ekzekutimin e sulmeve të limituara ajërore po ashtu edhe fushatë ajërore me faza në Jugosllavi e cila do të fillonte përafërsisht për 96 orë. Në 15 tetor Marrëveshja e Misionit të Verfikimit në Kosovë (KVM) i NATOs për armëpushim u firmos, dhe afati i fundit për tërheqjen u zgjat për në 27 tetor. Tërheqja serbe filloi në ose rreth 25 tetorit 1998, dhe Operacioni Syri i Shqiponjës (Eagle Eye) filloi në 30 tetor.

KVM ishte një kontigjent i madh i monitoruesve të paarmatosur të paqes nga OSBE (të njohur zyrtarisht si verifikues) të cilët u futën në Kosovë. Pamjaftueshmëria e tyre ishte e dukshme që në fillim. Ata u quajtën me nofkën "clockwork oranges" (me kuptimin në zhargon anglisht si diçka e pavend dhe të panevojshme) si referencë për makinat me ngjyrë portokalli që përdornin. Luftimet filluan sërisht në dhjetor 1998 pasi armëpushimi u thye, dhe gjatë luftimeve u vra Zvonko Bojanić, kryebashkiaku serb i Fushë Kosovës. Autoritetet jugosllave u përgjigjën me masa të ashpra ndaj ushtarëve të UÇK-së.

Nga janari në mars 1999 lufta solli pasiguri në zonat urbane, duke përfshirë bombardime dhe vrasje. Të tilla sulme u kryen edhe gjatë bisedimeve ne Rambuje në shkurt dhe ndërkohë që Marrëveshja e Verifikimit në Kosovë u zgjidh në mars. Vrasjet në rrugë vazhduan dhe u rritën. Kishte përplasje ushtarake në Vushtrri në shkurt dhe zonë e paprekur deri tani në luftime në Kaçanik në fillim të marsit.

Në 15 janar 1999 ndodhi Masakra e Reçakut ku "45 fermerë shqiptarë u rrethuan, u drejtuan drejt një kodre dhe u masakruan. Trupat u zbuluan nga monitoruesit e OSBE-së, duke përfshirë edhe Kryetarin e Misionit William Walker, dhe të dërguarit e huaj të shtypit ndërkombëtar.

Jugosllavia e mohoi masakrën. Masakra e Reçakut ishte kulmimi i sulmeve të UÇK-së dhe reprezaljes së jugosllavëve që vazhduan përgjatë gjithë dimrit 1998–1999. Masakra u ndëshkua nga vendet perëndimore dhe nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara , dhe më vonë u bë baza e një nga akuzave për krime lufte ndaj Millosheviçit dhe zyrtarëve të tij më të lartë.

Kjo masakër ishte një pkë kthese e luftës. NATO vendosi se konflikti mund të zgjidhej vetëm duke vendosur një mision paqeruajtës ushtarak nën komandën e NATOs. Prishtina u bë subjekt i përleshjeve me armë dhe dëbimit të popullsisë sipas raporteve të OSBE-së.

Konferenca e Rambujesë (Janar–Mars 1999)


Në 30 janar 1999 NATO lëshoi një deklaratë ku Këshilli i Atlantikut të Veriut kishte pranuar që "Sekretari i Përgjithshëm i NATOs mund të autorizojë sulme ajërore kundër shënjestrave në territorin e RFJ" në mënyrë që të arrihej një marrëveshje politike". Ndërkohë që kjo ishte më shumë një kërcënim për qeverinë e Millosheviçit, ajo po ashtu ishte një sprovë për të gjithë faktorin politik shqiptar.

Po ashtu në 30 janar 1999 Grupi i Kontaktit lëshoi një set "principesh të panegociueshme" e cila krijoi një paketë të njohur si "Status Quo Plus"—efektivisht rikthimin e autonomisë së Kosovës si para vitit 1990 brenda Serbisë, plus futjen e demokracisë dhe vëzhgim nga organizatat ndërkombëtare. Po ashtu kërkohej një konferencë paqeje e cila protej të mbahej në shkurt 1999 në kështjellën Château de Rambouillet, jashtë Parisit në Francë.

Bisedimet e Rambujesë filluan në 6 shkurt 1999, me Sekretarin e NATOs Javier Solana i cili negocionte me të dyja palët. Ato ishin përcaktuar të përfundonin në 19 shkurt. Delegacioni jugosllav drejtohej nga presidenti i Serbisë Milan Milutinović, ndërkohë që Millosheviçi qëndronte në Beograd.

Kjo ishte në kontrast me konferencën e Dejtonit në 1995 e cila përfundoi luftën në Bosnje, ku Millosheviçi negocioi personalisht. Mungesa e Millosheviçit u interpretua si shenjë se vendimet e vërteta po bëheshin në Beograd, një lëvizje që e rriti kriticizmin në Jugosllavi dhe jashtë saj; peshkopi serb i Kosovës Artemije udhëtoi në Rambuje për të protestuar për faktin se delegacioni ishte tejet i papërfaqësuar. Gjatë asaj kohe spekulohej për një padi të mundshme për krime lufte ndaj Millosheviçit, kështu që mungesa e tij mund të jetë motivuar nga frika për arrestimin e tij.


Pajimet e Brigadës Speciale së 72-të të Ushtrisë jugosllave në 1999 në luftën e Kosovës.
Në fazën e parë negociatat ishin të suksesshme. Në veçanti, një deklaratë e lëshuar nga bashkë-kryetari i Gruit të Kontaktit në 23 shkurt 1999 se negociatat "kanë arritur një konsensus për një autonomi për Kosovën, duke përfshirë mekanizma për zgjedhje të lira dhe të ndershme për institucione demokratike.

Ndërkohë që marrëveshja nuk i kënaqi plotësisht shqiptarët, sipas jugosllavëve ata ishin shumë radikalë, të cilët u përgjigjën duke ndryshuar në mënyrë drastike tekstin të cilën edhe Rusia (aleat i RFJ) e quajti të papranueshëm. Ata kërkonin të rishikonin me kujdes statusin politik të Kosovës dhe larguan të gjitha masat e propozuara për implementim.

Ndërmjet gjithë këtyre ndryshimeve në versionin e ri të propozuar, eleminohej komplet kapitulli për ndihmën humanitare dhe rindërtim, hiqej komplet mbikëqyrja ndërkombëtare dhe nuk përmendej "vullneti i popullit të Kosovës" në vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

Në 18 mars 1999, delegacionet shqiptare, amerikane dhe britanike firmosën atë që u bë Marrëveshja e Rambujesë ndërkohë që delegacionet jugosllave dhe ruse nuk pranuan. Marrëveshja kërkonte për administrimin e Kosovës nga NATO si një provincë autonome brenda Jugosllavisë, një forcë prej 30,000 trupash të NATOs për mbajtjen e rregullit në Kosovë; të drejtën e kalimit të papenguar të trupave të NATOs në territorin jugosllav, përfshirë Kosovën; dhe imunitet për NATOn dhe agjentët e saj nga ligji jugosllav.

Do të lejohej një prani e vazhdueshme e ushtrisë jugosllave me 1,500 trupa për vëzhgimin e kufirit, të mbështetura nga 1,000 trupa për qëllime komande dhe mbështetje, po ashtu edhe një numër të vogël policie kufitare, 2,500 njerëz nga Ministria e Brendshme për qëllime sigurie të përgjithshme, dhe 3,000 policë lokalë.

Megjithëse qeveria jugosllave citoi dispozitat ushtarake të Shtojcës B të dispozitave të Rambujesë si arsyen e kundërshtimeve të tyre, duke thënë se ishte një dhunim i papranueshëm i sovranitetit të Jugosllavisë, këto dispozita ishin thelbësisht të njëjta me ato të zbatuara në Bosnje për misionin SFOR (Stabilisation Force) pas Marrëveshjes së Dejtonit në 1995.

Dy palët nuk i diskutuan problemet me detaje për shkak të mosmarrëveshjeve më thelbësore. Në veçanti, pala sebe nuk e pranonte idenë e pranisë së trupave të NATOs në Kosovë duke zëvendësuar forcën e tyre të sigurisë, duke preferuar më mirë vëzhgues të paarmatosur të OKB-së. Vetë Millosheviçi refuzoi të diskutojë shtojcën pasi informoi NATOn që ishte e papranueshme, edhe pasi atij iu ofrua të propozojë amendamente për dispozitat në mënyrë që të bëheshin të pranueshme.

Ngjarjet rrodhën shpejt pas dështimit në Rambuje dhe pas propozimit alternativ jugosllav.Monitoruesit ndërkombëtarë të OSBE-së u tërhoqën më 22 mars, për frikën për sigurinë e monitoruesve që i paraprinte fushatës bombarduese të NATOs.

Në 23 mars, kuvendi serb pranoi principin e autonomisë për Kosovën dhe pjesën jo-ushtarake të marrëveshjes, duke refuzuar praninë e trupave të NATOs.



Një F-117 Nighthawk i USAF pregatitet për nisje nga baza ajërore në Aviano, Itali, në 24 mars 1999
Në 23 mars 1999 në orën 22:30 UTC+1 Richard Holbrooke u rikthye në Bruksel dhe lajmëroi se bisedimet e paqes dështuan dhe i dorëzoi çështjen formalisht NATOs për veprime ushtarake. Disa orë para lajmërimit, Jugosllavia lajmëroi në televizionin kombëtar se ka deklaruar gjendjen e emergjencës duke cituar një kërcënim të afërt lufte dhe filloi një mobilizim të madh trupash dhe resurshesh.

Në 23 mars 1999 në orën 23:17 Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Javier Solana, lajmëroi se kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Europës (SACEUR), Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të "nisë operacionet ajërore në Republikën Federale të Jugosllavisë." Në 24 mars në orën 20:00 NATO nisi fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë.

Fushata bombarduese e NATOs zgjati nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999, duke përfshirë mbi 1,000 avionë që vepronin kryesisht nga bazat në Itali dhe në aeroplan-mbajtëset të stacionuara në AdriatiK. Raketat kruiz Tomahawk u përdorën gjërësisht, të lëshuara nga avionët, anijet, dhe nëndetëset.

Me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATOs u përfshinë sadopak. Në mbi dhjetë javet e konfliktit, avionët e NATOs fluturuan mbi 38,000 misione luftimi. Për Forcat Ajrore Gjermane (Luftwaffe), ishte hera e dytë kishte marrë pjesë në një konflikt që prej Luftës së Dytë Botërore pas Luftës së Bosnjes.

Qëllimi i paracaktuar i NATOs u përmblodh nga zëdhëndësit e saj si "serbët jashtë, paqeruajtësit brenda, refugjatët të kthehen". Kjo ishte, trupat jugosllave duhej të largoheshin nga Kosova dhe do të zëvendësoheshin nga paqeruajtësit ndërkombëtarë në mëyrë që siguronin që refugjatët shqiptarë të ktheheshin në shtëpi.

Fushata u caktua në fillim për shkatërrimin e mbrojtjes ajërore jugosllave dhe shënjestra ushtarake me vlerë të lartë. Nuk shkoi dhe aq mirë në fillim, pasi moti i keq i pengonte shumë misionet. NATO e nënvlerësoi seriozisht faktin se Millosheviçi do të rezistonte: shumë pak në Bruksel mendonin se fushata do të zgjaste më shumë se pak ditë, dhe megjithëse bombardimet fillestare nuk ishin me intensitet të ulët, por nuk e arritën intensitetin e bombardimit të Bagdadit në 1991.


Dëmet pas bombardimit të një depoje armatimi në Sremska Mitrovica, Serbi
Operacionet ushtarake të NATOs ndryshuan thelbësisht në sulmin e njësive tokësore jugosllave, duke goditur shënjestra si tanket dhe artilerinë, ndërkohë që vazhdohej me bombardimin strategjik. Ky aktivitet gjithësesi, ishte shumë i përmbajtur nga politika, pasi çdo shënjestër duhej të aprovoheshte nga të gjithë 19 shtetet anëtare.

Mali i Zi u bombardua në disa raste por NATO eventualisht pushoi së përkrahuri pozicionin e pasigurt të liderit të saj anti-Millosheviç, Milo Gjukanoviç. Përveç shënjestrave të drejtpërdrejta ushtarake u sulmuan edhe shënjestra që mund ti hynin në dihmë ushtrisë, siç ishin ura përgjatë Danubit, fabrika, centrale energjie, shkolla, shtëpi, spitale, impiante telekomunikimi dhe shtabi i përgjithshëm i të Majtëve të Jugosllavisë një parti e drejtuar nga gruaja e Millosheviçit dhe kulla e transmetimit të RTS.

Në fillim të majit, një avion i NATOs sulmoi një karvan refugjatësh shqiptarë, duke menduar se ishte një karvan ushtarak jugosllav, duke vrarë rreth 50 njerëz. NATO e pranoi fajin pesë ditë më vonë dhe jugosllavët akuzuan NATOn për sulm me vetëdije ndaj refugjatëve.

Një raport i mëvonshëm i hartuar nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) me titull "Raporti Përfundimtar për Prokurorin nga Komiteti i Caktuar për Rishikimin e e Fushatës Bombarduese të NATOs Kundër Republikës Federale të Jugosllavisë" ku thuhej se "civilët nuk u sulmuan me dashje në këtë incident" dhe se "as ekuipazhi dhe as komandantët nuk treguan të pamatur për të marrë masa parandaluese të cilat do tu hiqnin akuzat kriminale." Në 7 maj, disa bomba të NATOs godasin ambasadën kineze në Beograd, duke vrarë tre gazetarë kinezë dhe duke egërsuar opinionin publik kinez.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO më vonë kërkuan falje për bombardimin, duke thënë se ishte një gabim i shkaktuar nga një hartë e pasaktë e para shumë viteve. Një tjetër incident ishte masakra e burgut të Dubravës në maj 1999, ku qeveria jugosllave akuzoi për vrasjen e 85 civilëve pas bombardimit nga NATO të kompleksit.

Një raport i mëvonshëm i Human Rights Watch arriti në përfundimin se rreth 19 të burgosur dhe gardianë u vranë nga bombardimi, por që një numër i pasaktë – ndoshta më shumë se 70 shqiptarë – u vranë nga forcat qeveritare serbe në ditët që kaluan pas bombardimit.




Nga fillimi i prillit, konflikti ishte shumë larg zgjidhjes dhe vendet e NATOs filluan të mendonin seriozisht për operacione tokësore në Kosovë. Kryeministri Britanik Tony Blair ishte avokat i fortë për sulm me trupa tokësore dhe i bënte presion Shteteve të Bashkuara që të pranonin; qëndrimi i tij i ashpër shkaktoi pak alarm në Uashington pasi forcat amerikane duhej të ishin me të larta në numër në çdo mësymje.

Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ishte shumë vendosur për sulm tokësor të drejtuar nga forcat amerikane. Por në vend të kësaj, Clinton autorizoi një operacion të CIAs për të gjetur metoda destabilizimi për dobësimin e qeverisë jugosllave pa nevojën e trajnimit të UÇK-së. Në të njëjtën kohë, negociatorët finlandezë dhe rusë nisën të provojnë të bindnin Milloshviçin të tërhiqej. Tony Blair do të urdhëronte 50,000 ushtarë britanikë të bëheshin gati për mësymje tokësore.

Millosheviçi më në fund kuptoi se Rusia nuk do të ndërhynte të mbronte Jugosllavinë pavarësisht retorikës së fortë anti-NATO të Moskës. Kështu që ai pranoi kushtet e ofruara nga ekipit të ndërhyrjes Finlandezo-Rus dhe pranoi një prani ushtarake në Kosovë të drejtuar nga OKB, por me pjesëmarrjen edhe të trupave të NATOs.

Forcat speciale norvegjeze Hærens Jegerkommando dhe Forsvarets Spesialkommando bashkëpunuan me UÇK-në në mbledhjen informacioneve të inteligjencës. Duke u pregatitur për pushtim në 12 qershor, forcat speciale Norvegjeze punuan së bashku me UÇK në zonat malore kufitare me Maqedoninë dhe kryesisht merreshim me zbulim për të monitoruar ngjarjet në Kosovë.

Bashkë me forcat speciale britanike, forcat speciale norvegjeze ishin të parat që kaluan kufirin për në Kosovë. Sipas gazetarit të Sky News Keith Graves, norvegjezët ishin futur në Kosovë dz ditë para marshimit të forcave të tjera dhe ishin ndër të parët që u futën në Prishtinë. Detyrat e Hærens Jegerkommando dhe Forsvarets Spesialkommando ishte të pastronin rrugën dhe të qetësonin palët serbëve dhe shqiptarëve.

Tërheqja e ushtrisë jugosllave dhe futja e KFOR


Më 3 qershor 1999, Millosheviçi pranoi kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje për të ndaluar luftimet, ku në kuvendin kombëtar po pranoheshin propozimet pavarësisht debateve të ashpra dhe përleshjeve me grushta në disa raste. Në 10 qershor Komiteti i Atlantikut të Veriut ratifikoi marrëveshjen dhe pezulloi operacionet ajërore.




Më 12 qershor, pasi Millosheviçi pranoi kushtet, misioni i drejtuar nga NATO Kosovo Force (KFOR) filloi të futej në Kosovë. KFOR ishte pregatitur të kryente operacione luftarake, por në fund, misioni i tij mbeti vetëm paqeruajtja. KFOR ishte i bazuar nën shtabin e Allied Rapid Reaction Corps (Trupat e Reagimit të Shpejtë Aleate) të komanduara nga Gjeneral Lejtnant Mike Jackson i Ushtrisë Britanike.

Ku konsistonte në trupa britanike (një brigadë e ndërtuar nga brigada e IV e blinduar dhe brigada e V e parashutistëve), një brigadë e Ushtrisë Franceze, një brigadë e Ushtrisë Gjermane, të cilat hynë nga perëndimi ndërkohë të gjitha forcat e tjera avancuan nga jugu, me një brigadë e Ushtrisë Italiane dhe një brigadë e Ushtrisë Amerikane.

Trupat e para të NATOs që u futën në Prishtinë në 12 qershor 1999 ishin forcat speciale Norvegjeze FSK Forsvarets Spesialkommando dhe forcat speciale ajrore Britanike S.A.S. 22 Special Air Service, pavarësisht se trupat ruse ishin të pranishme më parë në aeroportin e Prishtinës. Ushtarët norvegjezë të FSK Forsvarets Spesialkommando ishin të parat që ranë kontakt me trupat ruse në aeroport. Misioni i FSK ishte të implementonte paqen ndërmjet palëve shqiptare dhe serbe.

Kontributi i SHBA, i njohur si Initial Entry Force (Forca Fillestare Hyrëse), u drejtua nga Divizioni i I-rë i Blinduar, i komanduar nga Gjeneral Brigade Peterson, e udhëhequr nga një togë nga Batalioni i II-të dhe nga Regjimenti Parashutisht i 505-të i Këmbësorisë i bashkuar me Forcat Britanike.

Të tjera njësi përfshinin Batalionet I dhe II nga Grupi i Forcave Speciale(parashutiste) nga Stuttgarti, Gjermani dhe Fort Carson, Colorado dhe shumë njësi të tjera të Ushtrisë Amerikane të vendosura në Europë dhe SHBA. Forcat fillestare të SHBA e vendosën zonën e veprimit përreth qyteteve të Ferizajt, më vonë Kampi Bondsteel, dhe Gjilan, në Kampin Monteith.


Një ushtar i SHBA shoqëron një civil serb pasi iu gjet një armë automatike, 26 korrik 1999
Gjatë mësymjes fillestare, ushtarët e SHBA u përshëndetën nga shqiptarët me brohoritje dhe lule gjatë kohës që KFOR kalonte nëpër fshatra.Megjithëse nuk kishte aspak rezistencë, tre ushtarë amerikanë humbën jetën në aksidente.

Më 1 tetor 1999, përafërsisht 150 parashutistë të SHBA u parashutuan në Ferizaj si pjesë e Operation Rapid Guardian (Operacioni Gardiani i Shpejtë). Qëllimi i misionit ishte kryesisht për të paralajmëruar Presidentin e Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç për aftësinë e shpejtë të veprimit dhe kapacitetet e NATOs në Kosovë. Një ushtar amerikan humbi jetën gjatë uljes pasi parashuta e tij nuk u hap.



Pas fushatës ushtarake, përfshirja e paqeruajtësve rusë rezultoi shumë e tendosur dhe sfiduese për KFOR. Rusët prisnin të kishin një sektor të pavarur të Kosovës, por u surprizuan kur misioni filloi nën komandën e NATOs. Pa komunikuar paraprakisht ose koordinim me NATOn, paqeruajtësit rusë hynë në Kosovë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe pushtuan Aeroportin e Prishtinës para ardhjes së forcave të NATOs.

Gjë e cila rezultoi në Incidentin në Aeroportin e Prishtinës ku dëshira e Komandantit Suprem të NATOs Wesley Clark ishte të bllokonte pistën e aeroportit me mjete të NATOs, për të parandaluar përforcimet ruse, por u refuzua nga komandanti i KFOR Gjenerali Mike Jackson.

Më 2010, James Blunt përshkroi në një intervistë se si njësisë së tij i ishte dhënë detyra për sigurimin e Prishtinës gjatë avancimit të forcës paqeruajtëse prej 30,000 trupash dhe se si ushtria ruse ishte futur dhe kishte marrë kontrollin e aeroportit të Prishtinës para se njësia e tij të arrinte.

Blunt ndau një pjesë të detyrës e cila mund të rezultonte një incident i dhunshëm ndërkombëtar. Sipas njohurive të Blunt kishte një përballje pa armë me rusët, dhe Komandanti Suprem i NATOs, Wesley Clark, dha urdhra paraprake për ti mposhtur rusët. Ndërkohë që kishte një tërheqje nga Blunt, urdhri u tërhoq nga Gjenerali Jackson, me shprehjen tashmë të famshme, "Nk do ti bëj ushtarët e mi përgjegjës për nisjen e Luftës së Tretë Botërore."

Reagimet për luftën

Për shkak të ligjeve censuruese të medias, media jugosllave nuk mbulonte ngjarje që ndodhnin në Kosovë, po ashtu edhe sjellja e vendeve ndaj katastrofës humanitare që po ndodhte atje. Kështu që, shumë pak nga publiku jugosllav prisnin ndërhyrjen e NATO, por mendohej gjërësisht se do të arrihej një marrëveshje diplomatike.

Mbështetësit e luftës

Mbështetja për Luftën e Kosovës dhe, në veçanti, ligjshmëria për fushatën bombarduese të NATOs vinte nga burime të ndryshme. Në një artikull në 2009, David Clark shkruante se "Çdo anëtar i NATO, çdo vend i BE, dhe shumica e fqinjëve të Jugosllavisë, mbështesnin veprimet ushtarake" me deklarata nga liderët Bill Clinton, Václav Havel dhe Tony Blair respektivisht e përshkruanin luftën si, "një sulm me tanke dhe artileri mbi një popullsi të pambrojtur liderët e të cilëve kishin pranuar paqen," "lufta e parë për vlera" dhe "për të shmangur atë që mund të bëhej një katastrofë humanitare në Kosovë.".

Të tjerë si sekretari i përgjithshëm i OKB Kofi Annan i cili i quante veprimet e NATO si të drejta i cili theksoi se në disa raste përdorimi i forcës është i nevojshëm për të sjellë paqen megjithëse Annan tha se "Këshilli duhej të përfshihej në vendimet për përdorimin e forcës." Në një raport të Komisionit Ndërkombëtar të pavarur në Kosovë, me titull The Kosovo Report, i cili zbuloi se:„forcat [jugosllave] nisën një fushatë terrori të planifikuar mirë dhe dëbimin e shqiptarëve të Kosovës. Kjo fushatë përshkruhet shpesh si "pastrim etnik", me qëllimin për të larguar shumë, në mos të gjithë, shqiptarët nga Kosova, për të shkatërruar shoqërinë e tyre, dhe përtë parandaluar rikthimin e tyre.“

Ku përfundoi se "ndërhyrja e NATOs ishte ilegale por e nevojshme", Një tjetër raport u publikuar nga Zyra e Informacionit dhe e Shtypit të NATOs i cili raportoi se, "shkeljet e të drejtave të njeriut në shkallë të gjerë në Kosovë japin një terren të pakundërshtueshëm reference për aspektin humanitar të ndërhyrjes së NATO." Disa kritikë shtojnë se NATO nuk kishte mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB që dë të thotë se nuk kishte bazë ligjore, por sipas disa shkollarëve të njohur, "nuk kishte asnjë bazë të sigurtë ligjore për atë veprim, i cili u justifikua."

Përveç politikanëve dhe diplomatëve, komentuesit dhe intelektualët po ashtu mbështesnin luftën. Michael Ignatieff e quajti ndërhyrjen e NATOs një "përgjigjje moralisht e justifikueshme ndaj spastrimit etnik dhe vërshimit të refugjatëve, dhe jo si shkak për vërshimin e emigrantëve" ndërkohë që Christopher Hitchens tha se NATO ndërhyri vetëm, "kur forcat serbe filluan të dëbimet masive dhe një spastrim etnik me shkallë të gjerë." Duke shkruar tek The Nation, Richard A. Falk shkroi se, "fushata e NATO arriti heqjen e forcave ushtarake jugosllave nga Kosova dhe më e rëndësishmja largimin e njësive paraushtarake dhe policore serbe".

Kritikët e luftës

Disa kritikuan ndërhyrjen e NATO si shmangie taktike politike, pasi erdhi direkt pas skandalit të Monica Lewinsky, duke nënvizuar se media amerikane zëvendësoi vëmendjen tek lufta. Gjithashtu, disa theksojnë se para bombardimit, në vend që të ishte një konflikt i përgjakshëm, UÇK nuk përfshi në luftën civile ndaj forcave jugosllave dhe se shifrat e të vrarëve (përfshirë edhe shqiptarët) u rritën pas ndërhyrjes së NATO.

Gjithësesi, mungesa e luftës nuk do të thoshte se kishte paqe mes serbëve dhe shqiptarëve, siç kanë theksuar burime të tjera, duke cituar vdekjen e 1,500 shqiptarëve dhe dëbimin e 270,000 të tjerëve para ndërhyrjes së NATO dhe represionin dramatik të popullsisë shqiptare pavarësisht ndryshimeve kushtetuese të regjimit të Millosheviçit që impononte një "aparteid" në Kosovë.

Presidenti i SHBA Clinton dhe administrata e tij u akuzuan se kishin rritur numrin e të vrarëve shqiptarë nga forcat shtetërore serbe. Pas bombardimit të ambasadës kineze në Beograd, Kryeministri kinez Jiang Zemin tha se SHBA po përdorte superioritetin ekonomik dhe ushtarak për të rritur progresivisht influencën në vende të tjera.

Liderët kinezë e quajtën fushatën e NATO një precedent i agresionit lakuriq, një formë e re e kolonializmit, një luftë agresive e pabazë në moral dhe ligj. U pa si një komplot i SHBA për të shkatërruar Jugosllavinë, të zgjerohej në lindje dhe të kontrollojë të gjithë Europën.

Karta e Kombeve të Bashkuara nuk lejon ndërhyrjet ushtarake në vende të tjera sovrane me disa përjashtime të cilat, në përgjithësi, duhej të vendoseshin nga Këshilli i Sigurimit të OK; kjo çështje ligjore provoi të ishte kontroverse ndërmjet shumë shkollarëve ligjorë të cilët debatojnë se megjithëse Lufta e Kosovës ishte ilegale, ishte sërisht e drejtë.

Çështja u soll në Këshillin e Sigurimit të OKB nga Rusia, në një projekt-rezolutë e cila, inter alia, do të konfirmote "se përdorimi i forcës nga vetëm një palë konstituon në një shkelje flagrante të Kartës së Kombeve të Bashkuara". Kina, Namibia, dhe Rusia votuan për rezolutën, anëtarët e tjerë dolën kundër, kështu që dështoi.

Lufta la shumë të vrarë.Që prej marsit 1999, luftimet dhe shënjestrimi i ndërtesave civile la rreth 1,500–2,000 civilë dhe luftëtarë të vrarë.Numri përfundimtar i të vrarëve nuk është isigurtë për çdo palë.

H\
Në qershor të vitit 2000, Kryqi i Kuq raportoi për 3,368 civilë (2,500 shqiptarë, 400 serbë, dhe 100 romë) ende të humbur, afërsisht një vit pas konfliktit.

Një studim i kërkuesve të Center for Disease Control and Prevention (Qëndra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve) në Atlanta, Gjeorgjia publikoi në vitin 2000 në një gazetë mjekësore the Lancet se ka pasur rreth "12,000 të vdekur në të gjithë popullsinë" të cilat kanë si shkak luftën.

Ky numër u arrit gjatë vëzhgimit të 1,197 shtëpive nga shkurti 1998 deri në qershor 1999. 67 nga 105 vdekje të raportuara në popullsinë e përgjithshme kishin si shkak trauma të shkaktuara nga lufta, nga kjo del shifra e 12,000 të vdekurve nëse zbatohet kjo shkallë vdekshmërie në të gjithë popullsinë e Kosovës.

Shkalla më e lartë e vdekshmërisë ishte te meshkujt nga 15 deri 49 vjeç (5,421 viktima të luftës) si edhe për meshkujt mbi 50 vjeç (5,176 viktima). Për personat nën 15, përafërsisht 160 viktima për meshkujt dhe 200 për femrat. Për femrat nga 15–49 vjeç rreth 510 viktima; më të mëdhaja se 50 vjeç rreth 541 viktima. Autorët gjithashtu shkruan se nuk mund të ndahen humbjt civile nga ato ushtarake pasi u kryen shumë vrasje ndaj njerëzve të paarmatosur.

Në një studim të vitit 2008 nga Humanitarian Law Center (Qëndra Ligjore Humanitare), Komisionit Ndërkombëtar të Njerëzve të Humbur, dhe Komisionit të Njerëzve të Humbur të Serbisë bënë një listë emër për emër për viktimat gjatë dhe pas luftës. Sipas Librit të Kujtimit të Kosovës, 13,421 njerëz u vranë në Kosovë gjatë konfliktit, nga 1 janari 1998 deri në dhjetor 2000. Nga ajo shifër, 10,533 ishin shqiptarë, 2,238 serbë, 126 romë, 100 boshnjakë dhe të tjerë.

Civilët e vrarë nga sulmet ajrore të NATO

Jugosllavia raportoi se sulmet e NATOs shkaktuan nga 1,200 deri në 5,700 të vrarë. Sekretai i Përgjithshëm i NATOs Lord Robertson, shkroi se pas luftës "numri i saktë i të vrarëve nuk do të njihet kurrë me saktësi" por gjithashtu ai i dha disa shifra të dhëna nga një raport i Human Rights Watch si përafrimi më i saktë.

Ky raport numëronte nga 488 deri në 527 civilë të vrarë (90 deri në 150 prej tyre u vranë nga përdorimi i bombave thërrmuese) në 90 incidente të ndryshme, më i keqi nga të cilat ishte rasti i 87 shqiptarëve refugjatë në afërsi të Korishës. Sulmet në Kosovë ishin në përgjithësi më shumë vdekjeprurëse për shkak të situatës ngatërruese me lëvizjet e shumta të refugjatëve, vetëm një e treta e incidenteve numëronin më shumë se gjysmën e viktimave.

Civilët e vrarë nga forcat jugosllave

Oficerë të Policisë kanadeze duke hetuar për një varr masiv, në praninë e Marinsave të SHBA
Numra të ndryshëm janë dhënë për vrasjet e shkaktuara nga forcat jugosllave përgjatë viteve. Rreth 800,000 shqiptarë të Kosovës u dëbuan dhe rreth 7,000 deri në 9,000 u vranë, sipas The New York Times. Departamenti Amerikan i Shtetit numëron rreth 10,000 të vrarë, e cila citoi abuzimet e të drejtave të njeriut si shkaku kryesor i sulmimit të Jugosllavisë.

Ekspertët statistikorë që punonin për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) raportojnë për një numër total të vrarësh prej rreth 10,000 njerëzish. Eric Fruits, profesor i Universitetit Shtetëror të Portland, debatoi se analizat e ekspertëve janë bazuar në të dhëna me gabime dhe se asnjë prej përfundimeve të tyre nuk mbështetet nga ndonjë analizë statistike.

Varret masive të njohura:

Në 2001, 800 trupa ende të paidentifikuar u gjetën në gropa në një terren stërvitor të policisë jashtë Beogradit dhe në lindje të Serbisë.
Të paktën 700 trupa u zbuluan në një varr masiv i gjendur në një kompleks të një njësie policore speciale anti-terroriste në periferi të Batajnicës.
77 trupa u gjetën në qytetin lindor të Serbisë Petrovo Selo.
50 trupa u gjetën në qytetin perëndimor të Serbisë Peručac.

Humbjet e NATO

Pajimet e një piloti të avionit të rrëzuar F-16C dhe pjesë të avionit F-117A të rrëzuar në Serbi në 1999 të ekspozuar në muzeun e Beogradit.
Humbjet ushtarake të NATOs ishin të ulëta. Sipas raporteve zyrtare, aleanca nuk pësoi asjnë të vdekur si shkak i luftimeve direkte. Gjithësesi, në orët e para të mëngjesit të 5 majit, një helikopter ushtarak amerikan AH-64 Apache u rrëzua afër kufirit mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Një tjetër helikopter amerikan AH-64 Apache u rrëzua 64 km larg Tiranës, shumë afër kufirit Shqipëri/Kosovë. Të dy pilotët amerikanë të helikopterit ndërruan jetë në atë incident. Ata ishin të vdekurit e vetëm të NATOs gjatë luftës, sipas deklaratave zyrtare të NATOs.

Pati disa të vdekur pas luftës, kryesisht për shkak të minave të tokës. Gjatë luftës, aleanca raportoi humbjen e patë të një avioni stealth (i padukshëm nga radari) i USAF (një F-117 Nighthawk), i vetmi rast ku një avion i tillë është rrëzuar në luftime.

Më tej një avion luftarak F-16 u rrëzua afër qyteti të Šabact dhe 32 UAV (mjeta ajërore pa pilot) nga vende të ndryshme u rrëzuan. Mbetjet e UAV-ve të rrëzuara jepeshin në televizionet e Serbisë gjatë luftës. Disa burime amerikane tregojnë për një tjetër F-117A të dëmtuar rëndë, dhe megjithëse u kthye vetë në bazë, ai avion nuk fluturoi më. Avionë A-10 Thunderbolt u raportuan si humbje, me dy të rrëzuar dhe dy të tjerë të dëmtuar. Tre ushtarë amerikan në një Humvee në një patrullë rutinë u kapën nga Forcat Speciale Jugosllave në kufirin me {{Maqedonia|Maqedoninë]].

Humbjet ushtarake jugosllave

Mbetjet e një avioni luftarak jugosllav MiG-29 të rrëzuar në 27 mars 1999, jashtë qyteti të Ugljevik, Bosnje dhe Hercegovinë


NATO nuk lëshoi asnjë deklaratë mbi humbjet në njerëz nga ana e serbëve.Sipas autoriteteve jugosllave 462 ushtarë u vranë dhe 299 u plagosën nga sulmet ajërore të NATO.Emrat e të vrarëve jugollavë u shënuan në një "libër kujtimi".

Përsa i përket pajisjeve ushtarake, NATO shkatërroi rreth 50 avionë jugosllavë duke përfshirë 6 MiG-29 të shkatërruara në luftime ajër-ajër. Disa G-4 Super Galeb u shkatërruan që në strehën e tyre nën bunker pas një zjarri të shkaktuar nga një bombë anti-bunker.

Në fund të luftës, NATO zyrtarisht raportoi se ka shkatërruar 93 tanke jugosllave. Jugosllavia pranonte vetëm 3 tanke të shkatërruar. Shifrat më vonë u verifikuan nga inspektorët Europianë kur Jugosllavia iu bashkua marrëveshjes së Dejtonit, duke llogaritur numrin e tankeve atëherë dhe gjatë inspektimit në 1995.

NATO raportoi se Ushtria Jugosllave humbi 93 tanke (M-84 dhe T-55), 132 APC (transportues personeli të blinduar ose Autoblinda), dhe 52 copë artilerie. Shumë burime i kundërshtonin këto shifra duke thënë se një pjesë e tankeve ishin karrema prej kartoni ose tanke të luftës së dytë botërore të përdorur si shënjestra. Vetëm mbrojtja kundër-ajërore nuk u prek për të mos u rrezikuar pasi avionët e NATOs shpesh sulmonin në lartësi të sigurta prej 5,000 m.

Gjithësesi, humbjet më të rënda për Ushtrinë Jugosllave ishte infrastruktura e dëmtuar dhe e shkatërruar. Pothuaj të gjitha bazat ajërore ushtarake dhe pistat ajërore (Batajnicë, Ladevci, Aeroporti Sllatina, Golubovci dhe Aeroporti i Gjakovës) dhe shumë ndërtesa ushtarake dhe komplekse të shkatërruara dhe të dëmtuara rëndë.

Përveç këtyre edhe industria e mbrojtjes u dëmtua rëndë (Utva, fabrika Zastava Arms, qëndra riparuese e forcave ajërore Moma Stanojlović, qëndrat riparuese në Čačak dhe Kragujevac). Moreover, në përpjekje për të dobësuar Ushtrinë Jugosllave, NATO shënjestroi edhe disa komplekse të rëndësishme civile (rafineria e naftës në Pančevo, rafineria e naftës në Novi Sad, ura, hekurudha, etj.)

Humbjet e UÇK


Humbjet e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosov[s ishin të vështirë për tu llogaritur. Sipas shumë raporteve rreth 1,000 të vrarë në rradhët e UÇK-së. Vështirësitë rriteshin në llogaritjen e shifrave të sakta. Gjërat komplikoheshin pasi ishte e vështirë të përcaktohej se cili ishte anëtar i UÇK dhe kush jo pasi e gjithë popullsia shqiptare e mbështeste luftën e tyre dhe shumë bashkoheshin edhe pa pasur një uniformë ushtarake të përshtatshme.

Për shembull, jugosllavët konsideronin çdo shqiptar të armatosur si anëtar të UÇK, pavarësish se mund të ishte një punonjës i armatosur me leje. Edhe për shkak të diferencës së madhe në armatim dhe numër me jugosllvët, UÇK detyrohej të bënte luftë guerrilase dhe në zona informale dhe shpesh luftëtarë mund të jenë vrarë por nuk janë raportuar pasi nuk kishin mjete identifikimi.

Pasojat

Brenda tre javësh, mbi 500,000 shqiptarë u kthyen në shtëpi.Nga nëntori 1999, sipas UNHCR, 848,100 nga 1,108,913 refugjatë u kthyen.

Sipas censusit jugosllav të 1991 kishte rreth 194,190 serbë dhe 45,745 romë në Kosovë. Sipas Human Rights Watch, 200,000 serbë dhe mijëra romë ikën nga Kosova gjatë dhe pas lufte. Sipas disa shifrave të tjera nga Kosova ikën 164,000 serbë por pas rikthimit të qetësisë nga KFOR një pjesë u kthyen.

Krimet e luftës serbe


Qeveria e Serbisë ka bërë shumë pak për tu përballur me serbët të akuzuar për krime lufte; bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë ende "quhet si detyrim stresues, çmim i nevojshëm për tu futur në Bashkimin Europian". Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç, bashkë me Milan Milutinović, Nikola Šainović, Dragoljub Ojdanić dhe Vlajko Stojiljković u akuzuan nga ICTY për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe "persekutim për shkaqe politike, rraciale dhe fetare".

Në 2001, Presidenti Vojsllav Koshtunica "luftoi me dhëmbë e me thonj" kundër përpjekjeve për të vënë Milloshviçin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës. Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura Nebojša Pavković, ish-komandantin e truave të ushtrisë Vladimir Lazarević, ish oficerin e policisë Vlastimir Đorđević, dhe Sreten Lukić.

Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës. Më vonë, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë e OKB -së (ICTY) zbuloi ligjërisht se Serbia "përdor(i) dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën ...

Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me dëshirë të xhamive."



ICTY po ashtu niveloi akuzat duke akuzuar anëtarët e UÇK-së Fatmir Limaj, Haradin Bala, Isak Musliu, dhe Agim Murtezi për krime kundër njerëzimit. Ata u arrestuan më 17 dhe 18 shkurt 2003. Akuzat Agim Murtezit u rrëzuan menjëherë për shkaë të një ngatërrese në identitet, ndërkohë që Fatmir Limaj u lirua nga të gjitha akuzat në 30 nëntor 2005 dhe u la i lirë. Akuzat ishin në lidhje me kampin e burgut të drejtuar nga të akuzuarit në Llapushnik nga maji deri në korrik të 1998.

Në 2008, Carla Del Ponte publikoi një libër ku aludonte se, në fund të luftës në 1999, shqiptarët e Kosovës trafikonin organe të serbëve nga një fshat në Shqipëri. ICTY dhe Gjykata Serbe e Krimeve të Luftës po hetojnë mbi historitë e shkruara në një libër artistik, por ende asnjë provë nuk ka dalë në dritë.

Në mars 2005, një gjykatë e OKB-së akuzoi Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për krime kundra serbëve. Në 8 mars, ai dha dorëheqjen me dëshirën e tij për tju përgjigjur akuzave në gjykatë. Haradinaj, një shqiptar etnik, ishte komandant i cili drejtoi njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u votua Kryeministër në zgjedhjet parlamentare në dhjetor 2004. Haradinaj u lirua nga të gjitha akuzat bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët të UÇK Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj. Zyra e prokurorit e apeloi çështjen por përsëri të tre u liruan nga akuzat në 29 nëntor 201.

Krimet e luftës së NATO

Qeveria jugosllave dhe disa gruper presioni ndërkombëtare (si Amnesty International) thoshin se NATO kishte kryer krime lufte gjatë konfliktit, ku veçohej bombardimi i selisë së televizionit serb në Beograd në 23 prill 1999, ku u vranë 16 njerëz dhe u plagosën 16 të tjerë.

Sian Jones nga Amnesty tha se, "Bombardimi i selisë së televizionit shtetëror serb ishte një sulm i qëllimshëm ndaj një objekti civil ndaj dhe konsiderohet si krim lufte". Gjithësesi, në një raport të mëvonshëm të ICTY me titull Raporti përfundimtar për Prokurorinë nga Komiteti i Ngritur për të Rishikuar Fushatën Bombarduese të NATOs ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë ishte i njëjtë me versionin e dhënë nga NATO mbi sulmin, duke shkruar "Sulmi kishte si qëllim shkatërrimin e rrjetitr të komunikimit, dhe është ligjërisht e pranueshme" dhe se, "NATO nuk e sulmoi ndërtesën për qëllime propagande por aksidentale pasi qëllimi ishte shkatërrimi i sistemit të komandimit, aparatin që mbante në fuqi Millosheviçin." In regards to civilian casualties, it further stated that though they were, "unfortunately high, they do not appear to be clearly disproportionate."

Përgatiti:Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...