Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Jahja Lluka, e ka dorëzuar sot një komplet librash të tij dhe tituj të tjerë, si donacion i Aleancës, në mbështetje të themelimit të bibiliotekës “Besart Gashi”, në Kijevë te Malishevës.
Lluka ka premtuar kësaj biblioteke edhe ndarjen e një kopmjuteri si donacion tjetër që brenda javës do t’i dorëzohet kësaj biblioteke.
Ai ka thënë se ky është fillimi i një nisme të Aleancës për të mbështetur edhe shkolla e biblioteka të tjera në mbarë vendin, të cilat janë të nevojshme dh etë domosdoshme për edukimin e gjeneratave të nxënësve.
Iniciativa për hapjen e biblotekës "Besart Gashi" është ndërmarrë më qellim që të përkujtohët nxënësi i Shkollës së Mesme “Lasgush Poradeci”, Besart Gashi, në Kijevë të Malishevës, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga leukemia.
Hapja e Biblotekës ka për qëllim që të ndihmojë nxënësit dhe shkollën “Lasgush Poradeci”, në të cilën ishte nxënës Besart Gashi.