Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/09/03

Fuat Haxhibeqiri: Monografi për dhunën serbe në Gjakovë


Fakte koncize të raportuara dhe fotofaktike si shërbim dëshmie edhe për Tribunalin e Hagës.
Me thënien “Nuk janë kriminelë atë që vrasin, por ata që heshtin për krimet” të shënuar në ballinë si duket ka qenë ky mesazh që e ka nxitur më shumë autorin Fuat Haxhibeqiri që të shkruajë dhe botojë monografinë për krimet e luftës në Gjakovë gjatë viteve 1998 dhe 1999. Një monografi e bazuar në të dhëna të sakta të kohës, të raportuara dhe fotofaktike, autori me botimin e kësaj vepre shumë të rëndësishme dokumentuese tregon për dhunën e të gjitha llojeve të mundshme që pushtuesit kanë kryer ndaj civilëve të të gjitha moshave dhe gjinive përgjatë dy viteve të tmerrit në këtë komunë perëndimore të Kosovës. Autori, si ish nënkryetar i NKMDLNJ-së është angazhuar edhe në ekipin e ICG-së (International Crisis Group) dhe për pesë muaj ka mbledhur qindra dëshmi të krimeve të pushtetit serb në komunën e Gjakovës, dëshmi këto që kanë shërbyer si dëshmi për Tribunalin e Hagës në të cilën prej datës tetë deri me datë dhjetë gusht të vitin 2006 edhe ka dëshmuar kundër Milan Milutinoviqit, ish kryetarit të Serbisë, Nikola Shainoviqit, ish nënkryetar i qeverisë së Jugosllavisë, Dragoljub Ojdaniqit, gjeneral në pension i armatës jugosllave dhe kryeshef i shtatmadhorisë jugosllave, Nebojsha Pavkoviqit, ish komandant i armatës së tretë të korpusit në Prishtinë dhe Sreten Lukiqit, gjeneral në pension i policisë serbe.Dëshmi të dytë Tribunalit të Hagës, autori ka sjellur me datat gjashtë dhe shtatë korrik të vitit 2009 ku dëshmoi edhe kudnër Vlastimir Gjorgjeviqit, ish ndihmësministër i brendshëm i Serbisë. Mbështetës moral dhe financiar të kësaj monografie prej 203 faqeve, pos tjerëve është edhe Drejtoria e Kulturës e Kuvendit Komunal të Gjakovës.

Fuat Haxhibeqiri: Monografi për dhunën serbe në Gjakovë


Fakte koncize të raportuara dhe fotofaktike si shërbim dëshmie edhe për Tribunalin e Hagës.
Me thënien “Nuk janë kriminelë atë që vrasin, por ata që heshtin për krimet” të shënuar në ballinë si duket ka qenë ky mesazh që e ka nxitur më shumë autorin Fuat Haxhibeqiri që të shkruajë dhe botojë monografinë për krimet e luftës në Gjakovë gjatë viteve 1998 dhe 1999. Një monografi e bazuar në të dhëna të sakta të kohës, të raportuara dhe fotofaktike, autori me botimin e kësaj vepre shumë të rëndësishme dokumentuese tregon për dhunën e të gjitha llojeve të mundshme që pushtuesit kanë kryer ndaj civilëve të të gjitha moshave dhe gjinive përgjatë dy viteve të tmerrit në këtë komunë perëndimore të Kosovës. Autori, si ish nënkryetar i NKMDLNJ-së është angazhuar edhe në ekipin e ICG-së (International Crisis Group) dhe për pesë muaj ka mbledhur qindra dëshmi të krimeve të pushtetit serb në komunën e Gjakovës, dëshmi këto që kanë shërbyer si dëshmi për Tribunalin e Hagës në të cilën prej datës tetë deri me datë dhjetë gusht të vitin 2006 edhe ka dëshmuar kundër Milan Milutinoviqit, ish kryetarit të Serbisë, Nikola Shainoviqit, ish nënkryetar i qeverisë së Jugosllavisë, Dragoljub Ojdaniqit, gjeneral në pension i armatës jugosllave dhe kryeshef i shtatmadhorisë jugosllave, Nebojsha Pavkoviqit, ish komandant i armatës së tretë të korpusit në Prishtinë dhe Sreten Lukiqit, gjeneral në pension i policisë serbe.Dëshmi të dytë Tribunalit të Hagës, autori ka sjellur me datat gjashtë dhe shtatë korrik të vitit 2009 ku dëshmoi edhe kudnër Vlastimir Gjorgjeviqit, ish ndihmësministër i brendshëm i Serbisë. Mbështetës moral dhe financiar të kësaj monografie prej 203 faqeve, pos tjerëve është edhe Drejtoria e Kulturës e Kuvendit Komunal të Gjakovës.

Sfidat e familjeve të ushtarakëve me shërbim jashtë vendit

Që nga 11 shtatori 2001, ushtria amerikane është thirrur për detyrën e vështirë të luftës kundër terrorizmit. Gjatë 10 vjetëve të fundit, ka pasur plot ushtarë amerikanë të dërguar disa herë me shërbime ushtarake në zona konflikti. Gjatë këtyre shërbimeve, një barrë e rëndë bie mbi familjet e tyre:
Jennifer Huggins ishte 4 vjeçe kur terroristët sulmuan Shtetet e Bashkuara 10 vjet më parë. Që nga ajo kohë i ati, Kolonel Beri Hagins ka qenë për më shumë se 4 vjet me shërbim jashtë vendit. Çdo moment që ai kalon pranë familjes është i çmuar për Xheniferin:
“Kënaqem kur dal për darkë me të, kur rrimë e bisedojmë. I kam shumë të çmuara këto momente, pasi e di se kur të largohet nuk do t’i kem më”.
Ruajtja e lidhjeve të forta familjare, siç vepron kjo familje, e ndihmon situatën. Studimet tregojnë se fëmijët e ushtarëve me shërbim të gjatë larg vendit shpesh preken nga depresioni dhe ankthi.
“Është e rëndë të mendosh se mund të mos kthehet më. Po ashtu e kemi të vështirë të mos e kemi pranë për momentet e rëndësishme të jetës. Por mësohesh t’i përshtatesh realitetit dhe t’i mbash të informuar që të mbeten pjesë e jetës”.
Nganjëherë prindërit mundohen t’i ruajnë fëmijët nga realiteti i rëndë i luftës. Pikërisht këtë bëri nëna e Xheniferit, Mishel, 5 vjet më pare kur i shoqi u plagos nga një sulm me bombë:
“I thamë se babai kishte pësuar një aksident të lehtë, pasi nuk mund t’i thosha vajzës 9 vjeçare se një person kishte hedhur veten në erë para babait të saj dhe e kishte plagosur edhe babin”.
Por disa të vërteta është e pamundur të fshihen. Lisa Hallet mbeti e ve me 3 fëmijë të vegjël nga kjo luftë:
“Është një koncept ende tepër i vështirë për t’u kuptuar prej tyre, pra që babai nuk është dhe s’ka për të ardhur më kurrë”.
Bashkëshorti i Lisa Hallett, Kapiteni Xhon Hallett, vdiq në Afganistan në vitin 2009. “Asnjëherë, as në ëndrrat më të çuditshme nuk e mendoja se im shoq do të vritej në luftime”.
Në ushtrinë amerikane, disa nënave u bie barra e shkëputjes nga familja. Shona Fizer u dërgua me shërbim në Irak kur i biri Devon ishte vetëm 7 muajsh.

“Ishte ndoshta një ndër gjërat më të vështira që kam përballuar ndonjëherë në jetë”.
Shona u kthye në shtëpi 3 muaj më pas, pa mundur të ecte, pas një plagosjeje. I biri, Devon, nuk e njohu dot:

“U desh ndoshta një javë që ai të fillonte të më afrohej. E kisha shumë të vështirë kur nuk pranonte ta mbaja unë, pasi pak muaj më parë nuk më shkëputej nga krahët”.
Ushtria amerikane operon në baza vullnetare, por ky fakt nuk e bën më të lehtë realitetin e vështirë që kalojnë familjet e ushtarëve me shërbim jashtë vendit.

Lufta e përjetshme mes klaneve rivale arabe

Një pyetje që shtrohet për ngjarjet revolucionare që po ndodhin në botën arabe është: beteja në Libi dhe në shtete të tjera është përplasja mes një diktatori brutal dhe opozitës demokratike, apo një luftë mes tribuve të ndryshme? Në fakt, në Lindjen e Mesme, ekzistojnë dy shtete të ndryshme: “shtetet e vërteta” që ishin një identitet kombëtar (Egjipti, Tunizia, Maroku, Irani) dhe “shtetet–tribu” që janë bërë bashkë nën një flamur të përbashkët. Kombe të cilëve u janë vënë kufij në mënyrë artificiale dhe nga fuqitë koloniale brenda të cilëve ndodhen si “në kurth” dhjetëra fise dhe tribu të ndryshme dhe sekte që nuk kanë mundur kurrsesi që të shkrihen në një familje të përbashkët. Në këto shtete mund të përmendim Irakun, Libinë Jordaninë, Arabinë Saudite. Tributë dhe sektet janë mbajtur bashkë nga një dorë e hekurt, nga dora e fuqive koloniale, mbretërve, apo diktatorëve që kanë sunduar me gjak. Ndryshimi demokratik në pushtet është i pamundur, sepse çdo tribu jeton me moton: “Ose ne në pushtet, ose vdesim të gjithë”.
Nuk është rastësi që revoltat për demokraci në Lindjen e Mesme kanë nisur në tre “shtete të vërteta”: Irani, Egjipti, Tunizia, që kanë popullsi moderne, shumica homogjene dhe kanë aftësi të mjaftueshme dhe besim që të krijojnë koalicione edhe mes fiseve dhe familjeve të ndryshme. Në këto vende edhe suksesi ka qenë më i madh. Por në momentin që këto revolucione janë shpërndarë në shoqëri më tribale, më sektare është e vështirë që të kuptosh se ku mbaron kërkesa për demokraci dhe ku fillon motoja: “Tribuja ime, ose u bëftë vendi shkrumb e hi”.
Në Bahrejn, pakica sunite e barabartë me 30% të popullatës, qeveris shumicën shiite që përbën pjesën më të madhe të popullsisë. Falë martesave të përziera, shumë shiitë dhe sunitë janë shkrirë bashkë nga sjellësit e identiteteve politike moderne dhe janë gati që të pranojnë edhe mënyrat demokratike të qeverisjes së shtetit. Por kjo vlen për një pjesë të popullsisë, sepse për shumë banorë të shtetit të Bahrejnit, jeta është një luftë e vazhdueshme dhe nuk mund të kuptohet ndryshe, pra një luftë mes sekteve dhe tribuve për pushtet. Ajo është një lojë që nuk fitohet kurrë dhe asnjëherë nga askush në mënyrë përfundimtare. Dhe kjo vlen si për familjen Al Khalifa, e cila është aktualisht në qeveri dhe që nuk ka ndërmend që të vërë në rrezik të ardhmen e sunitëve në këtë vend, ashtu edhe për pjesën tjetër. Iraku është një shembull i mirë për të kuptuar se çfarë ngjet dhe se sa sforco duhen për të demokratizuar një vend të madh arab, të ndarë në sekte dhe tribu, pasi nuk ndodhet më në poste një lider që qeveris me grusht të hekurt (në këtë rast i referohemi si Sadam Huseinit, ashtu edhe Shteteve të Bashkuara që nuk janë më në pushtet). Duhen miliarda dollarë, qindra mijëra ushtarë vetëm nga Shtetet e Bashkuara për të arbitruar këtë vend, për të mos përmendur koston e madhe njerëzore që kanë paguar vendasit në gjithë këto vite. Është një konflikt civil i përhershëm, në të cilin të dyja palët duhet që të masin forcat e tyre. Kjo duket edhe në Kushtetutë, e cila është shkruar dhe parë nga të gjitha sektet dhe tributë, që vendos rregulla bashkëjetese pa qenë nevoja e liderëve me grusht të hekurt.
Të bësh irakianët që të ulen për të shkruar me qetësi dhe gjakftohtësi kontratën e tyre sociale është gjëja më e rëndësishme që ka bërë Amerika. Është fakt se edhe vendet me dasi të mëdha tribale dhe fetare, pas një trazire të madhe dhe sakrificash, mund të kalojnë nga një shtet sektar në një shtet me tipare demokratike. Megjithatë, për Irakun, nuk mund të themi se është ende një mision i kryer. Ai është më tepër një shpresë që ndoshta mund të përfundojë mirë dhe me sukses, por për këtë do të duhet ende shumë kohë dhe përpjekje të tjera nga irakianët dhe ndoshta edhe komuniteti ndërkombëtar. Meqenëse jemi tek irakianët, ata nuk e kanë zgjidhur ende mes tyre dilemën: Iraku është kështu sepse Sadami ishte ai që ishte, apo Sadami ishte ai që ishte, sepse Iraku është një vend i tillë sektar dhe me probleme të mëdha dasish?
Të gjitha shtetet e tjera që sot janë shndërruar në terrene revoltash si Jemeni, Siria, Bahrejni dhe Libia janë “fabrika” të luftërave civile të tipit irakian. Disa mund të kenë fatin që ushtria të mund t’i çojë drejt një forme demokracie, por nuk është për të vënë bast mbi një fat të tillë për të gjithë. Me fjalë të tjera, Libia është vetëm një shembull i parë i shumë dilemave morale dhe strategjike, para të cilave do të asistojmë hap pas hapi që revoltat bëjnë përmasa mes tribuve, që janë bërë bashkë nën një flamur dhe i thonë vetes shtet. Për sa i përket Egjiptit, forca e lëvizjes demokratike në këtë vend e kishte bazën tek autonomia. Të rinjtë egjiptianë ishin shumë më të avancuar dhe më të përgatitur në luftën për liri. Por kjo nuk ndodh në vende të tjera, ku forma të tjera qeverisjeje e kanë lënë popullsinë në një stad jo aq të ndërgjegjshëm dhe mbi të gjitha, pa një rrugëdalje edhe në rastin e përmbysjes së pushteteve aktuale despotike. Ka shtete, situata në të cilat mund të shembet dhe shkërmoqet dhe në vend që “të vihen vetulla, dalin edhe sytë”. I tillë ishte rasti i Irakut dhe mund të jetë edhe ai i Libisë, mbi të gjitha nëse nuk e dimë mirë se cilat janë realisht grupet që sot po bëjnë luftë me njëri-tjetrin në këtë vend mes qyteteve të tij. Fare mirë mund të jetë një luftë mes tribuve që kërkojnë pushtet dhe që në këtë rast përdorin gjuhën “demokraci”, për të mbuluar gjurmët e synimeve të vërteta e të vjetra. Kjo do të thotë që të gjithë liderët ndërkombëtarë dhe fuqitë duhet që të jenë shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për mbështetje të palëve të ndryshme apo njohje qeverish të reja të sapodala nga protestat. Një blof në këtë rast nuk do t’i shërbente askujt. Për më tepër që tani, edhe vendet që kanë ndërmarrë sulmin në Libi kanë problemet e tyre financiare dhe sociale dhe nuk mund të humbasin kohë, para dhe energji me një problem që ose nuk ekziston, ose është ndryshe nga sa “shitet”. Vende të tilla, në radhë të parë, duhet që të zhvillojnë një politikë ndryshe, që të mund të “shfuqizojë” Gedafët nëpër botë, të cilët sundojnë me grusht të hekurt mbi toka të stërpasura dhe si pasojë, kërkojnë ruajtjen e përjetshme të status-kuosë së sundimit të tyre.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...