2011-09-03

Konfirmohet aktakuza ndaj Fatmir Limajt

Limaj, padi Qeverisë dhe Kryeministrit

 


 Sipas një njoftimi për media të EULEX-it, gjyqtari i procedurës në rastin "Kleçka" ka konfirmuar aktakuzën ndaj 9 të akuzuarve përfshirë edhe aktakuzën kundër Fatmir Limajt. Sipas njoftimit së shpejti pritet të fillojë edhe procesi gjyqësor që nënkupton se edhe Limaj do të ulet në bankën e të akuzuarve. Sipas këtij njoftimi nuk bëhet e ditur se a do të mbahet në arrest Limaj apo ai do të gjykohet në mbrojtje në liri. Gjyqtari i EULEX-it Ingo Risch pritet që sot të marrë vendim për konfirmimin e aktakuzës në "rastin Kleçka". Siç dihet përveç 9 të akuzuarve të tjerë, pjesë e gurpit të të akzuuarve është edhe deputeti i PDK-së Fatmir Limaj.
Me konfirmimin e kësaj aktakuze nis zyrtarisht procesi gjyqësor kundër të gjithë të akuzuarve.
Pak orë pas konfirmimit të aktakuzës, Fatmir Limaj ka folur gjatë për rastin e tij në emision Interaktiv të KTV-së. Fillimisht ka bërë të ditur, për herë të parë se po përgatit një padi ndaj Qeverisë së Kosovës për kërkesën që kjo e fundit i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese në sqarimin e imunitetit të deputetëve. "Qeveria e Kosovës e ka bërë një veprim jo kushtetues. Koha do ta dëshmoj dhe unë do ta dëshmoj. Nuk do ta lë këtë të heshtur dhe shumë çështje të tjera që kanë ndodhur", ka thënë Limaj. Ai më tej ka shtuar se "nuk e di arsyen pse e ka bërë qeveria këtë, për marketing politik apo presione politike".
Ai ka paralajmëruar bërjen publike të fakteve, emrave e individëve që i kanë konstruktuar të dyja rastet kundër tij, atë të MTPT-së dhe për rastin Kleçka. "Ka fakte. Në të dyja rastet. Janë top personalitete, edhe ndërkombëtare e vendase. Nuk do ta kursej askënd. Me të filluar gjykimi do ti bëj publike". ka shtuar Limaj.
Ish Komandant Çeliku duke u shprehur i sigurt në fitoren e drejtësisë, ka thënë se me kohë do ta dëshmoj se lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka qenë e drejt dhe ky rast nuk është asgjë tjetër pos një fabrikim për interesa politike.
Kritika të forta, Limaj ka drejtuar ndaj kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi që e ka bërë jo funksionale Partinë Demokratike të Kosovës. " PDK qe 11 muaj nuk funksionon. Që prej përfundimit të zgjedhjeve. Pyeteni kryetarin" ka thënë nënkryetari i PDK-së, Limaj.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...