Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/09/03

President serb Boris Tadiq akuzon Prishtinën për ndryshim identiteti të shenjtëroreve serbe


Presidenti i Serbisë, Prof.dr.Bors Tadiq, tha se arti modern mund ta ndihmojë pajtimin si fusha e vetme në të cilën kanë vazhduar shkëmbimet që nga luftërat e vitit 1990 në ish-Jugosllavi.
Këto komente presidenti serb i bëri në një konferencë që pasoi takimin e nëntë presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore, i cili u zhvillua në në një lokalitet arkeologjik afër qytetit Kostollac.
Në fjalimin e tij, Tadiq foli edhe për trashëgiminë kulturore e fetare serbe në Kosovë, një pjesë e së cilës është nën përkujdesjen e UNESCO-s.
“Ato objekte përfaqësojnë thelbin e identitetit serb. Fizikisht ato janë, fatkeqësisht të rrezikuara nga ekstremistët-më shumë se 150 kisha dhe manastire janë shkatërruar që nga qershori i vitit 1999. Ne jemi dëshmitarë të përpjekjeve politike të Prishtinës për të ndryshuar identitetin e padiskutueshëm të këtyre shenjtëroreve në një identitet kosovar” tha ai.
Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët pjesëmarrësit e samitit që u mbajt nën patronazhin e UNESCO-s thanë se “do të mbesin të përkushtuar plotësisht për procesin e pajtimit në Evropën Juglindore për të ndërtuar një të ardhme paqësore, prosperuese e evropiane për tërë rajonin”.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...