2011-09-02

Oficeri dhe ushtaraku Isniqas Skënder Rexhahmetaj: U detyruam të armatoseshim

Parimet mbi të cilat e kishte filluar punën e saj, Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavi në Hagë (ICTY), nuk ishin ato që vënë në të njëjtën bankë kriminelin dhe viktimën, por mbi parimet e pranuara nga bota e civilizuar, ku përmes dënimit që i bëhet kriminelit, viktima fiton satisfaksion. Synimi parësor i ICTY ishte dhe është që të kontribuojë në paqen e rajonit tonë, e jo që besimin tonë në këtë synim ta kthejë në zhgënjim. Paqja nuk bëhet duke relativizuar kriminelin me viktimën.
Burimi më i madh i zbehjes së shpirtit optimist që kishim për drejtësinë e ICTY ishte ish-Kryeprokurorja Karla Del Ponte, e cila kurrë nuk është marrë me detyrën e saj prej kryeprokuroreje. Ajo foli e shkretojë gjithçka. E gënjeu botën se gjatë mandatit të saj do t’i zinte dy xhelatët më të mëdhenj (Karaxhiqin dhe Mlladiqin) që njeh historia e pas Luftës së Dytë Botërore. Por jo, këtë ajo nuk e bëri. Ajo me teket e saja shpiku gjithçka të paqenë në librin e saj “Gjuetia”. Ish-Kryeprokurorja Del Ponte do të ngelët përherë në mendjet tona si “avokatia” më e madhe e barazimit të kriminelit me viktimën. Pavarësisht kësaj, ne, besimin tonë në drejtësi nuk do ta kthejmë në zhgënjim. Bash për këtë i japim vetës të drejtë të kërkojmë drejtësi për njërin nga komandantët më të shquar të UÇK-së së lavdishme, Ramush Haradinajn, që në kohën kur Del Ponte i ngriti akt-akuzën ishte kryeministër i Kosovës.
Është paradoks ironik kur sheh në të njëjtën bankë të të akuzuarve xhelatët si Karaxhiqi, Mlladiqi, Shesheli, Millosheviqi etj, dhe gjeneralin, i cili mbrojti popullin e tij, Ramush Haradinajn me shokët e tij. Përfitues kryesor i kësaj ironie tragjike është agresori dhe krimineli, që në rastin tonë ishte Serbia. E dimë shumë mirë që ne shqiptarët dhe Kosova kurrë nuk kemi pas probleme me Tribunalin e Hagës, dhe këtë nuk e kemi bërë nga naiviteti, por ngase ndërgjegjshëm kemi mbrojtur vetën dhe kombin tonë. Ne nuk kemi sulmuar as Vranjen as Shabacin, nuk kemi marrë e kërkuar asgjë që nuk na përket neve. Mirë e dimë të gjithë kur me kokën lartë, ish-kryeministri ynë Ramush Haradinaj, pas njëqind ditë pune si kryetar i qeverisë së Kosovës, dha dorëheqje dhe iu dorëzua Tribunalit në Hagë. Ai veproi jo vetëm si politikan, por edhe si gjeneral i cili si në paqe, si në luftë ishte në ballë të frontit. Për këtë, na kujtohet shumë mirë kur zv.Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden komentoi shkuarjen e Haradinajt në Hagë, duke e vlerësuar si shembullin më të mirë të njeriut, i cili jo vetëm që beson në drejtësinë, por i cili ballëhapur dhe me ndërgjegje i përgjigjet thirrjes së drejtësisë.
Kurse i ashtuquajturi gjenerali, Ratko Mlladiq për më shumë se pesëmbëdhjetë vite jetoi duke u fshehur nëpër birucat e Serbisë, duke i ikur frontit. Sot, kur shtetit i tij e dorëzoi me forcë për shkaqe politike, gjersa po i lexonin në Beograd arsyen e arrestimit para gjykatës, siç e do rregulli, u desh të kërkohej pauzë nga se “gjenerali” ishte dhier në brekë nga frika. Këtë fakt as mediet në Beograd nuk arritën ta fshehin nga opinioni publik. Pra, ajo që na bënë të irritohemi nga drejtësia e ICTY është fakti i vënies në një bankë të të akuzuarve Ramush Haradinajn dhe gjakatarin brekdhierë Ratko Mlladiq.
Tribunali i Hagës për herë të parë në historinë e ekzistimit të saj, prapë në rastin e Haradinajt ktheu për rigjykim të pjesshëm lëndë e tij, e cila ishte përfunduar me vërdiktin për pafajësinë e plotë. Përveç që na befasoi kjo ngjarje, na mbushi me plotë zhgënjim. Kurse sot, kur dëgjojmë të thuhet se procesi i rigjykimit do të zgjasë mjaftë gjatë, kjo na bënë që t’i afrohemi edhe më shumë zhgënjimit në drejtësinë e Tribunalit të Hagës. Dallim i madh është ky! Por prapë besojmë që drejtësia do të triumfojë, edhe atëherë kur kemi nuanca të zhgënjimit.
Ne si qytetar të Republikës së Kosovës, por para se gjithash institucionet shtetërore të vendit tonë, duhet të japin maksimumin për të mbështetur Ramush Haradinajn. Ikona dhe emblema e gjallë me karakter të fuqishëm kombëtar brenda dhe jashtë kufijve të shtetit të Kosovës, sot ka nevojë për të gjithë ne. Jo vetëm ne, por e gjithë bota nuk duhet të harrojë dhimbjen dhe përvuajtjet që kemi kaluar. Krimet deri në përmasa gjenocidi që kanë ndodhë mbi popullin tonë, duhet të jenë alfa dhe omega e unifikimit në mbrojtjen e atyre që kontribuuan më së shumit për shtetin tonë.

  • Drejtësia është ajo në të cilën kemi besuar ne, bashkudhëtarët e gjeneralit Haradinaj dhe të shokëve të tij, pa dallime politike, bindjeje religjioze e kulturore. Duke besuar në të drejtën tonë për liri e zhvillim kombëtar ballëhapur i kemi treguar botës, se shtetin e duam dhe e meritojmë. Sot kur shtetin e kemi, presim që me të gjitha kapacitetet e saja të qëndrojë afër heroit dhe për heroin. Ndjenja që shteti qëndron në mbrojtjen e çdo njërit, do të krijonte dashurinë për të, kurse nëse kjo nuk qëndron prodhon efekte jo të mira. Ne e kërkojmë drejtësinë për Ramush Haradinajn, nga se, siç thotë një fjalë e urtë, - Për të pafajshmin shumë i rëndësishme është vërtetimi i pafajësisë së tij.






Nga Tribunali i Hagës sot është thënë se nuk është vrarë asnjë dëshmitar nga gjykimi i ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, duke demantuar kështu shkrimet e botuara në disa media beogradase. Javën e kaluar, prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukcevic, ka thënë për “Kurir” të Beogradit se “mbi 40 dëshmitarë në procesin Haradinaj dhe Limaj janë vrarë ose kërcënuar”. Në deklaratën me shkrim, përfaqësuesja e Tribunalit, Nerma Jelacic, ka thënë janë “absolutisht të pasakta pohimet se dëshmitarët e Tribunalit janë vrarë gjatë kohës së gjykimit të Haradinajt dhe Limajt”. “Asnjë person nga lista e dëshmitarëve apo atyre që gjykata ndërkombëtare i ka zgjedhur për masa mbrojtësve në këto dy lëndë, nuk është vrarë”, ka thënë ajo, transmeton “Beta”. Në pohimet e medieve serbe se masat mbrojtëse nuk janë aplikuar ndaj Shefqet Kabashit, dëshmitarit kyç në rastin Haradinaj, Jelacic ka thënë se Kabashi publikisht i ka refuzuar masat mbrojtëse të cilat ia janë caktuar në gjykimin e parë të Haradinajt në korrik 2007



Lufta e popullit shqiptar për liri e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e viteve 1998 / 1999, ishte rrjedhojë e shtypjes së vazhdueshme të okupatorit serb ndaj qytetarëve shqiptar të Kosovës. Në këtë luftë çlirimtare u vranë shumë luftëtar trima e udhëheqës të UÇK-së, ndërsa rol të pazëvendësueshëm patën edhe forcat demokratike të Evropës dhe SHBA-së, të cilat të udhëhequra nga NATO-ja, i dhanë denimin e merituar politikës shoviniste serbomadhe të projektuar nga Garashanini e Çubrilloviqi e të realizuar nga Sllobodan Millosheviqi dhe aparatura e tij kriminele shtetërore serbe. Tentimi i gjykatës së Hagës, që të barazohet viktima me kriminelin duke i sjellur në bankën e të akuzuarve heronjtë e luftës së UÇK-së, siç ndodhi më herët me z. Fatmir Limaj dhe tani me rigjykimin e z.Ramush Haradinaj, bashkë me Sllobodan Millosheviqin dhe Voisllav Sheshelin, është fyerje për popullin shqiptar, i cili për njëqind vjet me radhë ishte robëruar nga shteti okupator dhe kriminal serb për shkak të vendimeve të padrejta të fuqive të mëdha në Kongresin e Berlinit më 1878 atë të Londrës më 1913 dhe të Versajës më 1919. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte luftë e drejtë, luftë e pastër kundër pushtuesit Serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre. UÇK-ja asnjëherë nuk ka luftuar kundër popullsisë civile serbe në Kosovë, por ajo ka luftuar policinë, ushtrinë dhe institucionet shtetërore të serbisë okupatore, ashtu siç i luftojnë të gjithë popujt e robëruar të botës, ata të cilët me masa represive dhe dhunë, ua mohojnë lirinë, zhvillimin ekonomik dhe kulturor popujve autokton në trojet e tyre.Shqiptarët e të gjitha trojeve ethnike ju bëjnë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, qendrave të vendosjes së BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe të gjitha shteteve demokratike e liridashëse që të ndikojnë tek gjykata ndërkombëtare e Hagës që t’i japin fund dënimeve politike në kurriz të popullit shqiptar si dhe që të lirohet sa më parë si i pafajshëm, heroi i luftës së UÇK’së, z. Ramush Haradinaj. Në të kundërtën, duke i dënuar udhëheqësit e UÇK-së dhe duke e përkëdhelur shtetitin terrorist serb, bashkësia ndërkombëtare do të ndikon që edhe në të ardhmen shtete të cilat kanë pretendime territoriale ndaj popujve të shtypur të realizojnë ëndrrën e tyre jo legjitime, jo demokratike dhe anti civilizuese.





Në Tribunalin e Hagës ka vazhduar edhe të enjten gjykimi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, dhe bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimajt, si dhe Idriz Balajt, ku gjatë kësaj seance, para trupit gjykues ka dhënë dëshminë e tij dëshmitari, ish-luftëtari i UÇK-së Skënder Rexhahmetaj nga fshati Isniq i komunës së Deçanit. Dëshmitari Rexhahmetaj, gjatë dëshmisë së tij, ka treguar rreth mënyrës së organizimit të mbrojtjes në fshatin Isniq gjatë kohës së luftës. Ai gjatë kësaj kohe ishte komandant për mbrojtjen e fshatit, dëshmitari dhe bashkëfshatarët e tij punuan në Shtabin e UÇK-së në Gllogjan. Sipas tij, jeta në fshatin Isniq gjatë kohës së luftës ishte e organizuar, duke marrë parasysh faktin se gjatë kësaj periudhe populli shqiptar ishte i detyruar për një gjë të tillë, për shkak të presionit të regjimit serb, dhe se këto organizime kanë qenë të pavarura. “Gjithsesi se ngjarja që ndodhi në Gllogjan i shqetësoi njerëzit dhe secili fshat, përfshirë dhe Isniqin ka vepruar seriozisht në këtë drejtim”, ka thënë dëshmitari Rexhahmetaj.


Periudhat e vështira

Rexhahemtaj gjatë kësaj seance është pyetur për periudhat mars-shtator të vitit 1999, në kohën kur forcat serbe kishin sulmuar Izniqin e Gllogjanit. Ndërkaq, pavarësisë së strukturave udhëheqëse të fshatit, dëshmitari Rexhahmetaj ka thënë se ato kanë qenë të pavarura dhe shumë të rrezikuara nga pushteti serb. “Ne kemi kaluar periudha të vështira dhe kemi nxjerrë forma se si duhet të mbrohet jeta në forma të okupimit, por ishte e nevojshme që njerëzit e fshatit të merreshin vesh mes vete se si do të vepronim”, ka thënë Rexhahmetaj.
Dëshmitari në deklaratën e tij, kishte thënë se kishte takuar Lahi Brahimajn për herë të parë në takimin që u zhvillua në pjesën e parë të vitit 1998. Dëshmitari i kishte kërkuar Ramush Haradinajt të planifikonte një takim me Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë. Në deklaratën e tij kishte dhënë detaje rreth marrëdhënieve të Ramush Haradinajt me Idriz Balajn. Ndryshe, rigjykimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj ka nisur më 18 gusht. Ish-komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga 37 akuzat për krime lufte. Pafajësia e tij u shpall më 3 prill të vitit 2008 nga trupi gjykues. Por, ndaj Haradinajt, Brahimajt e Balajt, me kërkesë të Prokurorisë së Tribunalit, Gjykata ka ngritur kallëzim penal për gjykim të pjesshëm. Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj gjykohen në Hagë për herë të dytë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në Tribunalin e themeluar nga Kombet e Bashkuara.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...