Analiza
Të kultivosh sjellje që një ditë bëhen të tuat
HermesNews - Ekziston gjithmonë një ekuilibër. Kërkon punë, energji dhe sidomos stërvitje, e megjithatë në momentin që e gjen, e kupton se karrierën tënde mund ta udhëheqësh shumë mirë.
Shumë gjëra mund të ndryshosh duke u marrë me veten. Përse e kam fjalën? Për gratë sigurisht. Le të merremi vesh, jo se herë të tjera nuk kam folur për gratë. Flas, sepse unë besoj që të jesh grua do të thotë të vendosësh brenda botës tënde, atë botën që e ruan dhe e kultivon çdo ditë, brenda saj pra, të vendosësh dhe karrierën.
Eshtë e mundur, nëse mëson të modifikosh disa sjellje që duke ia thënë vetes vazhdimisht bëhen të tuat një ditë.
gruaja në karrierë
Jam e bindur që ka shumë gra që nuk janë të sigurta për aftesitë që kanë dhe si rrjedhojë nuk dinë sesi t’ua shfaqin të tjerëve. Nuk kam asgjë kundër burrave, por kur flas për karrierën, besoj se gratë veteprivohen nga rruga e suksesit sepse bëjnë beteja të gabuara.
Unë jam gazetare dhe komunikimi është profesioni im. Kam parë dhe dëgjuar shumë, sigurisht dhe kam lexuar për këtë. Kudo vë re diçka që është shumë e përbashkët tek gratë.
Burrat shprehen ndryshe kur është puna për të vlerësuar një projekt apo ide që kanë, gratë jo.
Duke filluar nga toni, preambulat, frazat, pyetjet që bëjnë etj etj dhe e gjitha kjo bën që të skualifikohen që në nisje.
Mesazhi që u jepni të tjerëve sigurisht nuk ka të bëjë vetëm me përmbajtjen e tij, por dhe gjuhën që zgjedh, tonin, lërin, lirshmërinë.
Përdorimi i mirë i këtyre faktorëve krijon tek ju idenë e një personi të vendosur, të sigurt në vetvete dhe kompetent në profesion.
Mospërdorimi i mirë i këtyre faktorëve krijon idenë e kundërt për ju. Kujtoni, se të kesh një ide brilante dhe ta aplikosh gabim është një tragjedi.
Ju duhet pak stërvitje asgjë tjetër.
Unë do ti nënvizoj rregullat dhe përpiquni t’i memorizoni, pastaj bëni një sforco dhe aplikojini.
Evitoni pyetje kur shpreheni. Një pohimi që doni t’ua jepni të tjerëve kërkon në radhë të parë që t’i jepni një dozë të mirë besimi. Çfarë do të mendojnë të tjerët nëse ju të parat e shprehni me pyetje psh: ‘mendoni se do të ishte më mirë nëse ne…? Në vend të saj thoni: ‘Kjo nuk do të ishte mirë për disa arsye..’
Do ta keni të vështirë vetëm herët e para. Kujtoni gjithnjë të bëni pohime, apo mohime, pa pyetje.
Nëse nuk keni informacion dhe ndodh që të mos keni informacion, pyesni, nuk do të dukeni më pak profesionale, por kujdes mos pyesni vend e pa vend vetëm sa per t’u dukur aktive. Bashkebiseduesit do t’i duket vetëm rutinë.
Kur mendoni se propozimi juaj vlen, mos hiqni dorë, pa ia hequr sytë kundërshtarit tuaj. Por, mos u bëni agresive. Jini të sigurta, të qeta dhe vazhdoni të jepni argumenta në mënyrë afermative.
Nëse ju bëjnë një pyetje për të cilën nuk jeni të sigurta, shtoni: ‘do të më interesonte të dija se çfarë mendon ti në këtë rast’, duke ua kaluar fjalën dhe të tjerëve mund t’ju bëjë të dukenit të hapura, jo të pasigurta.
Nuk do t’ju këshilloja të merreshit shumë me fjalët, kur koncepti që do të thonit është i qartë dhe i thjeshtë, të paktën jo me fraza që nuk ju shërbejnë për të ilustruar më mirë idenë tuaj.Nëse nuk e keni ende të qartë, ndaluni pak dhe organizohuni.Kini të qartë se ku doni të arrini. Si fillim qartesojeni se cili është argumenti kryesor për të cilin flitet. Dhe e dyta, pikat e që të tjerët duhet të marrin nga konsideratë nga ju.
Që të mos humbni objektivin tuaj, kini besim në vetete. Shpesh herë gratë i druhen faktit që në biseda mund të duken shumë agresive apo të drejtpërdrejta nëse arrijnë direkt e në thelbin e çështjes, prandaj e zgjasin shumë bisedën.
Nuk është e vërtetë, evitoni dhe shpjegimet e gjata. Në fund të bisedës shtoni dy tre argumente mbështetesë dhe bëni një pauzë. Kjo atmosferë do t’u japë një sugjerim nënkuptues të tjerëve dhe sigurisht do të përçojë tek ata një mesazh më të fortë dhe më bindës, por siç kam thënë gjithmonë, mos kërkoni leje për të thënë një mendim thuajeni atë sepse, dini ta thoni tashmë shumë mirë! Kini besim!