2011-09-07

Si po vepron Serbia në Kosovë?


Opinioni serb, që nga paslufta në Kosovë, ka qenë vazhdimisht dhe pandërprerë i shërbyer me dosje dhe dokumente të tjera konfidenciale, bashkë me shumë media ndërkombëtare, të cilat kanë publikuar raporte, dosje dhe dokumente të UNMIK-ut, NATO-s etj, por që kryesisht kanë rezultuar se burimin e kanë pasur pikërisht në Beograd, te UDB, BIA dhe shërbime të tjera sekrete serbe, të cilat kanë qenë aktivisht të përfshira në ngjarjet e dhunshme dhe kriminale para, gjatë dhe pasluftës së Kosovës.
Së fundmi, dihet botërisht se BIA kishte tentuar të blinte deklarata të rrejshme nga shqitparë të ndryshëm në Kosovë e më gjerë, kinse për të ashtuquajturën “tregti me organe”. Këtë dosje e pati publikuar RTK, me video dhe pamje ekskluzive të inçizimeve dhe përgjimeve të bëra nga Policia e Kosovës dhe shërbimi i tyre. Serbët synonin falsifikimin e apo sajimin e një të vërtete sipas tyre, ndërkohë që NATO ka ofruar fakte për krimin e organizuar në veri, para, gjatë dhe pas luftës.
Një mori mediash serbe, duke filluar nga Radiotelevizioni shtetëror i Serbisë, RTS, pastaj gazetat Danas, Vesti, Standard, Kurir, Naslovi, Blic, Beta dhe B92, e kanë trajtuar gjerësisht këtë temë, përkundër apelit që kishte ardhur nga partia e Vojisllav Koshtunicës, që kjo dosje të mos bëhet temë, së paku në opinionin dhe mediat e Serbisë as në Kosovë as në Serbi.
Pas protagonistit Marko Jakshiq, një politikan tjetër serb i veriut të Kosovës ka reaguar ndaj dosjeve konfidenciale të NATO-s, të publikuara nga Portali LajmeShqip.com, dhe të cituara nga shumë media, në Kosovë, Serbi dhe më gjerë.
Në një storie të posaçme të B92, Milan Ivanoviq është përpjekur t’i demantojë argumentet e dosjes konfidenciale të NATO-s, në të cilën ai përmendet si një prej karaktereve ksenofobike, me rol dhe ndikim të fuqishëm në veri të Kosovës, pas vitit 1999, dhe kontrollues i kontrabandës dhe krimit të organizuar, përmes strukturave të tij të jashtëligjshme.
Reagimet e serbëve pas publikimit të këtyre dosjeve kanë shkuar deri aty sa që i kanë quajtur ekstremistë,
Por, pavarësisht deklarimeve dhe tendencave të disa politikanëve serbë të veriut të Kosovës, për t’i demantuar të dhënat, edhe në këtë rast faktet mbeten më kokëfortat, dhe ato janë të shkruara, e bardhë mbi të zezë, në dosjet voluminoze të NATO-s, të cilat portali LajmeShqip.com, do t’i publikojë në vazhdimësi.
Portali, gjithashtu, ka përmbledhur reagimet e 10 mediave më të rëndësishme në Serbi, që kanë raportuar dhe e kanë trajtuar publikimin e dosjeve të NATO-s.
Ndezet Serbia. Partia e Koshtunicës reagon ndaj dosjeve të publikuara nga Portali LajmeShqip.com. Nuk sjellë argumente, por i quan “të pavërteta” ato që janë thënë për zyrtarin e saj, Marko Jakshiq. E akuzon NATO-n që, sipas saj, “po i njollosë qëllimisht politikanët serbë”.
Ka reaguar të enjten, përmes zëdhënësit të saj, partia e ish-kryeministrit të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ndaj dosjeve të publikuara nga portali LajmeShqip.com, të cilat, sipas një dokumenti konfidencial të NATO-s, e identifikojnë liderin politik të serbëve të veriut të Kosovës dhe anëtarin e kësaj partie, Marko Jakshiq, si pjesë e krimit të organizuar në veri të Kosovës.
Partia e Koshtunicës, duke u përpjekur t’i demantojë faktet e publikuara për zyrtarin e saj, ka akuzuar drejtpërdrejt NATO-n për, siç ka thënë ajo, njollosje të qëllimtë të personalitetit të Marko Jakshiqit dhe të politikanëve serbë në Kosovë.
Ajo i ka quajtur të pavërteta ato që janë publikuar në faqet e portalit dhe që janë transmetuar më pas edhe nga media të shumta në Kosovë dhe në Serbi, duke apeluar te ato që t’i ndalin publikimet e mëtejme.
Portali LajmeShqip.com është duke e publikuar në vazhdimësi dokumentin konfidencial të NATO-s, në të cilin janë të evidentuara veprimtaritë kriminale të mbi 400 përfaqësuesve politikë dhe veprimtarëve serbë në veri të Kosovës. Ata përmenden në këto dosje si kapo-banda të vëreteta, mafiozë të nëntokës dhe prijës të krimit të organizuar në veri të Kosovës, që prej qershorit të vitit 1999.
Marko Jakshiq është veç njëri nga protagonistët e këtij dokumenti, ndërkohë që aty shpaloset ana e errët edhe e liderëve të tjerë të serbëve të veriut, si Milan Ivanoviq, Oliver Ivanoviq, Dushko Ristiq e shumë e shumë të tjerë.

Ndërkohë që për këtë arsye, portali përkohësisht do ta ndërpresë publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s për krimin e organizuar në veri të Kosovës.
Dosja që e ka siguruar Portali, zbardhë të vërtetën për strukturën e organizimit dhe të veprimit të MUP-it të Serbisë në Kosovë, veçanërisht në veri.
Dosja zbardhë, gjithashtu, shumë pikëpyetje dhe mistere tjera të veprimit ilegal dhe kriminel të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Kosovë:
- Si është organizuar BIA dhe veprimtaria e saj në Kosovë?
- Si kanë funksionuar grupet luftarake në Kosovë në kuadër të MUP-it të Serbisë?
- Kush i ka udhëhequr ato grupe?
- Cilat janë figurat e hierarkisë së shtetit serb, që dhanë urdhrat për vrasje, ekzekutime dhe eliminime kundër shqiptarëve?
- Këto dhe shumë pikëpyetje e mistere të tjera pritet t’i zbardhë dosja ekskluzive, e cila publikohet për herë të parë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...