Nga: Ramiz DËRMAKU
Weingarten - GjermaniPo të shikojmë gjenezën historike, të kulturës sonë shohim
Ramiz Dërmaku
Çka shohim në raportin veshja dhe trupi?
Shikuar raportet dhe shfaqjet që krijohen në rrafshin veshja dhe trupi, konsiderohen të lashta dhe të pandashme nga jeta e përditshme e njeriut. Në vende e kohë të ndryshme njeriu e përceptonte veshjen si mbrojtje reale - lëndore, por edhe si mbrojtje e fetishizuar, apotropeike e magjike. Sipas autorit Cordell, për qeniet humane me shkallë të ultë të zhvillimit, në fillim tatuazhi dhe ngjyrosja e trupit konsideroheshin si mbrojtje prej qenieve të këqija domoniake. Pra edhe këtu shënojmë një të dhënë për kulturën shqiptare. Kur MIS DURHAM, i vizitoi shumë vende të Shqipërisë së veriut, e tha; tek myslimanët dhe te krishterët ajo kishte parë se dukuria e tatuazhit ishte prezente, dhe e përdornin me shumë dëshirë.
Tatuazhi më tepër përdorej tek mashkujt por edhe tek femrat. Mis Durham, për origjinën e tatuazhit e lidhë me lashtësinë kultike e mitologjike, përkatësisht me Mitraizëm. Na është e ditur se veshja krijon kontakt të drejtpërdrejtë me trupin, prekë drejtpëdrejtë lëkurën e trupit, prandaj si rrjedhojë pason besimi pozitivë se mund ta mbrojë trupin nga të ligat. Strategjia e të menduarit magjik të kulturave të ndryshme tregon se ca pjesë kostumore, si fjala vjen, këmisha, përparjet ose brezat rregullisht dhe me shumë kujdes dekorohen pasurisht me motive, me thekë e tufa, ose me ngjyra të zgjedhura, me të cilat pretendohet mbrojtja dhe komunikohen domethënie me interes kulturor. Tek kultura shqiptare këmishat për meshkuj,e veçanërisht për femra, dekorohen rregullishtë në grykë e jakë por shpeshë edhe në mbaresave të mëngëve. Kemi raste siq kmi parë në fshatin Korit të Gostivarit që këmisha të qëndiset e dekorohet edhe në pjesën e përparme - në prehër, edhe pse gjatë bartjes kjo mbulohet me përparje, poashtu të punuar dhe të dekoruar.
Ne shumë raste sipër përparjes ose anash përparjes vendosen shamia shumëngjyrëshe e me shumë thekë, p.sh; veshjen e gruas së trevës së Rugovës. Petk tjetër kostumor, që dallohet për dekor të dendur është edhe jeleku, që e përdorin edhe meshkujt edhe femrat. Motivet tek veshjet e femrave janë më të pasura, dhe ngjyrat dhe materialai dekorativ më i shumëllojshëm. Këtu duhet cekim jelekun e trevave të Drenicës të Anamedvegjës, të Malësisë së Tetovës ose të Malësisë së Shkupit. Mbi gjithë këto veshje pra mbi këmishë e jelek vendosen vendosen edhe plotë aksesorë, stoli bizhuterie ose të metaleve të çmueshme, lloje të ndryshme të rruzave, etj. Këto elemente mitologjia i shpjegon si përbërës specifik që shkaktojnë "huti" ose prapojnë "syrin e keq".
Mbulesa e kokës dhe rregullimi flokëve?
Për filozofinë e "të menduarit magjik", rregullimi i flokëve dhe mbulimi i kokës, duhet të jetë në harmoni me veshjen, përfaqëson një botë krejt më vete. Ky rregullim tok me aksesorët e shumtë pastaj koha e fillimit të mbajtjes së një petku ose e një aksesori të caktuar, e ngritur në zakon e rregull (P. SH. në vitet e kalimit, para ose pasë martesës, në gjendjen kur je larguar- e ndarë nga burri - e vejë). Roli dhe rëndësia e veshjes që ishte e thjesht në fillesën e vetë, erdhi gjithënji duke u zhvilluar e transformuar, më me shumë dekor dhe begati në shumë aspekte, por edhe me simbolizëm gjithënjë më disperziv.
Në kulturën shqiptare rregullimi i flokëve merr rëndësinë e veçantë për femrën e martuar me status nuse dhe grua e re. Ne do të cekim edhe rregullimin e nuses me kapuç me pare të përhapur gjërsishtë në kulturën shqiptare, pastaj kemi rregullimin me shumë gërsheta në disa krahina etnografike të Kosovës e në rrethina të Shkupit, ansamblin dekorativ me kapuç me pare e rruaza, monedha bizhuterie, e të metaleve të çmuara e stoli tjera të gruas së re Anamedvegjës e të trevave të tjera.
No comments:
Post a Comment