Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/09/27

KROACIA NUK TËRHEQ PADINË PËR GJENOCID KUNDËR SERBISË





Qeveria e Kroacisë nuk do të tërheqë padinë për gjenocid, të cilin ky vend e ka ngritur kundër Serbisë, ka thënë kryeministrja kroate Jadranka Kosor.

"Një vendim i tillë mund të sillet vetëm me vendimin e qeverisë, ndërsa Qeveria e Kroacisë një vendim të tillë nuk do ta marrë", ka thënë Kosor.

Ajo ka përsëritur se qeveria si çështje prioritare në bisedime me fqinjët ka çështjen e personave të pagjetur.

Kosor ka paralajmëruar se Kroacia nuk do të lejojë që askush të rishikojë historinë e këtij vendi dhe se nuk do të lejojë porosi të tilla se Kroacia nuk duhet të kremtojë Ditën e fitores dhe falënderimet e atdheut, të cilat Kroacia i shënon në ditën e aksionit të "Stuhisë".

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...