Dosja “Pandora”
Në 24 faqe të plota, dosja e siguruar nga portali ka të evidentuara dhe të ilustruara deri në detaje gjithë hierarkinë e funksionimit të strukturave ilegale dhe kriminele të Serbisë në Kosovë.
Dosja evidenton persona që kanë urdhëruar vrasjen e shqiptarëve, ashtu siç janë evidentuar urdhërues dhe komando të tjerë për eliminimin e kundërshtarëve por edhe të bashkëpunëtorëve të tyre serbë. Identifikimi i plotë i atyre që kanë kryer krime të ndryshme menjëherë pas luftës në Kosovë, përfshirë vrasje dhe torturim të shqiptarëve dhe familjeve shqiptare involvon drejtpërdrejt edhe figura të njohura të politikës së sotme serbe në Serbi dhe Kosovë.
Dosja “Pandora”, që mban datën 14 mars të vitit 2006 dhe që nuk është e klasifikuar për përdorim të brendshëm, konfirmon të dhënat e dokumenteve konfidenciale të NATO-s, që portali LajmeShqip.com vazhdon t’i publikojë tash dy javë.
Skema e funksionimit të policisë serbe (MUP) në Kosovë përbëhet dhe udhëhiqet nga të njëjtit persona, të cilëve dokumentet konfidenciale të NATO-s iu referohen si kriminelë, kapo të bandave dhe të krimit të organizuar në veri të Kosovës, që prej përfundimit të luftës, në vitin 1999.
Hierarkia dhe strukturat funksionale të MUP-it në Kosovë
Konform rrethanave të reja, pas qershorit të vitit 1999, Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka organizuar edhe mënyrën e funksionimit në Kosovës. Ndonëse ilegalisht, ata kanë ndërtuar një strukturë brenda Kosovës dhe kanë funksionuar, kanë kryer vepra të ndryshme, duke marrë urdhra nga Beogradi dhe duke raportuar, po në Beograd.
Faqja 8 e dosjes ‘Pandora” paraqet skemën komplete organizative dhe funksionale të Departamentit të Policisë të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) të Serbisë.
I vendosur në Mitrovicë, si distrikt, me shef Momir Kasaloviqin, dhe e evidentuar si qendër koordinuese me Dr. Med. Srbo Mlenkoviqin, koordinator, horizontalisht, sipas skemës, mer urdhëra nga udhëheqësi i SUP-it kolonel Dragoljub Delibashiqi – “Dragani”, i cili mban kontakte të rregullta me Qendrën Komanduese të rialokuar në Kralevë.
Komunikimi i drejtpërdrejtë i Delibashiqit paraqitet me asistentin Dragoljub Radeviqit, i cili vertikalisht komunikon me udhëheqësin e Deprtamentit të Komunikimit, Xhymret Hasani (emri në dosje Dzumret), përmes së cilit supozohet se ka komunikuar tërë vija tjetër e krimit.
Departamenti i Policisë, i udhëhequr nga Milorad Radeviq “Mishko”, paraqitet me zëvendësen e tij Natasha Gnjatoviq, e cila është përgjegjëse për kontakte me Stacionin Policor në Mitrovicë, që udhëhiqet nga Ljubisha Kragoviq, Stacionin Policor në Zubin Potok, që udhëhiqet nga Zhvojin Gjuriq dhe me Stacionin Policor në Leposaviq, që udhëhiqet nga Zhivan Nestoroviq, ky i fundit përgjegjës për nënstacionin e vendosur në Soqanicë dhe në Leshak.
Ndërsa, Stacioni Policor në Mitrovicë, përmes asistentit Ljubisha Sekularac, është në kontakt me nënstacionin e policisë në Prilluzhë, i cili udhëhiqet nga Ivica Zdravkoviq.
Stacioni Policor në Zubin Potok është përgjegjës i nënstacionit policor në Gazivodë.
Skema paraqet vijën komanduese edhe të stacioneve të policisë në Graçanicë, Ferizaj dhe në Pejë.
I pari, siç e paraqet skema, udhëhihet nga Jankoviqi, në Stacionin e Policisë në Graçanicë, derisa ai i Ferizajt është i evidentuar si Stacion Policor në Shtërpcë, kurse Stacioni i Policisë në Pejë evidentohet të jetë me bazë në Gorazhdec.
Udhëheqësit dhe figurat qendrore të strukturave
Në dosjen “Pandora”, Dragoljub Delibashiq, i njohur me nofkën “Kapiten Dragani” në dokumentin e NATO-s, konfirmohet si udhëheqësi apo figura qendrore e strukturës së MUP-it të Serbisë në Kosovë. Ai i menaxhon të gjitha strukturat ilegale të policisë serbe në veri, por edhe në tërë territorin e Kosovës. Me bazë veprimi në veri të Mitrovicës, Dragoljub Delibashiq, raporton dhe merr urdhëra nga komanda në Kralevë të Serbisë.
Sipas dosjes “Pandora”, këto struktura në Kosovë kanë kryer aktivitete të rregullta policore, kanë poseduar ilegalisht armë dhe eksplozivë dhe kanë kryer aktivitete luftarake, përmes të ashtuquajturave grupe luftarake brenda strukturës së tyre.
E fokusuar kryesisht në veri të Kosovës, në Mitrovicë, e cila ka pasur qendrën në Kralevë, policia serbe, më saktësisht një departament tjetër i saj, i quajtur Agjencioni i Intelegjencës së Sigurisë (BIA), ka vepruar, sipas skemës organizative, edhe në qendra të tjera:
Prishtinë - baza e së cilës ka qenë e lidhur me Nishin, Mitrovicë – baza e së cilës ka qenë e lidhur me Kralevën, Pejë – që ka qenë e lidhur me Kragujevcin, Gjilan – i lidhur me Vranjen, Ferizaj – me Leskovcin, Prizren – lidhur me Krushevcin dhe Gjakovë – lidhur me Jagodinën.
Oficeri i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë, Nebojsha Komatina, në skemë paraqitet në kontakt të drejtpërdrejtë me Zyrën e BIA-s në Mitrovicë, saktësisht me kontakte në kafenenë “Vozhd”.
Siç evidenton dosja, departamentet kryesore të Sekretariatit të Punëve të brendshme të Serbisë (MUP), të udhëhequra gjithnjë nga Dragoljub Delibashiq, me asistent Dragoljub Radeviqin, sipas skemës, janë përbërë nga:
- Distrikti i Mitrovicës, i udhëhequr nga Momir Kasaloviq;
- Departamenti Policor, i udhëhequr nga Milorad Radeviq;
- Departament i Trafikut, i udhëhequr nga Ljubo Kasaloviq;
- Departamenti i Krimeve, Goran Zhivkoviq;
- Departamenti i Komunikimit, Xhymret Hasani;
- Sekretariati i Punëve të Brendshme, Liljana Donkiq, Mitrovicë dhe
- Administrata kryesore, Danica Radojeviq.
- Departamenti Policor, i udhëhequr nga Milorad Radeviq;
- Departament i Trafikut, i udhëhequr nga Ljubo Kasaloviq;
- Departamenti i Krimeve, Goran Zhivkoviq;
- Departamenti i Komunikimit, Xhymret Hasani;
- Sekretariati i Punëve të Brendshme, Liljana Donkiq, Mitrovicë dhe
- Administrata kryesore, Danica Radojeviq.
Në kuadër të këtij organizimi kanë funksionuar edhe Departamenti i Zjarrit dhe organi disiplinor.
Është e paqartë nëse personi që përmendet në këtë skemë, i cili është i evidentuar si udhëheqës i Departamentit të Komunikimit, i quajtur Dzumret Hasani, gjendet në Kosovë apo në Serbi.
Po ashtu, organizatë e posaçme brenda kësaj strukture ka qenë famëkeqja BIA (Agjencia e Intelegjencës së Sigurisë), që u përmend më lartë.
Strukturat luftarake në Kosovë (Postet komanduese, patrullat dhe grupet ushtarake)
Faqja 12 e dosjes “Pandora” i ka të përmbledhura deri në detaje strukturat, siç janë të evidentuara në këtë dosje, postet komanduese, patrullat, grupet ushtarake dhe strukturat luftarake.
Në krye të tyre, sipas dokumentit, është kolonel Dragoljub Delibashiq – Dragani, me një tjetër zëvendës të tij, Rajko Sekularac.
Kjo strukturë, me dy qendra komanduese, ka kryer aktivitetet e saj kriminale në veri të Mitrovicës në Suhodoll, Rruga e Kollashinit, Shkolla e Mesme e Mjekësisë, Ura e Ibrit dhe shumë zona të tjera në veri, si dhe i ka monitoruar rregullisht KFOR-in, CIVPOL-in dhe Policinë e Kosovës.
Dosja evidenton edhe mënyrën e regjistrim/raportimit ditor, raportimit në Kralevë si dhe raportimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Beograd.
Qendra komanduese 1 dhe 2, evidentohet të jetë me bazë në rrugën Ivo Llolla Ribar dhe në rrugën Oslobodjenie, Brigada e Zjarrit, SUP.
Dosja evidenton edhe postet komanduese dhe përbërjen e tyre, udhëheqësit dhe armatimin e evidentuar. Në Postën komanduese 1, e vendosur në rrugën Vardarska, funksionojnë Divizioni i krimit, me udhëheqës Goran Zhivkoviq dhe 3 Oficerë tjerë, afër Shkollës së Mesme të Mjekësisë.
Posta komanduese 2, e vendosur në rrugën Osllobogjenje në “Roki House”, në të cilën qëndrojnë 24 orë, evidentohet të jenë të armatosur me armë CZ-99 9mm dhe TT 7.62mm.
Posta komanduese 3 evidentohet të jetë e vendosur në rrugën Branka Spajiq, në kafe-barin “Krqma” në të cilën thuhet të operojë në 3 ndrrime dhe të armatosur me 1 MP “Skorpion” dhe që patrollojnë B.S: dhe Subi Dol deri te rruga Kolashinit.
Posta komanduese 4, e vendosur në rrugën Kralj Petar, në kafe-barin “Dragan” Arsic, evidentohet se 3 oficerë të policisë monitorojnë KFOR-in, CIVPOL-in dhe SHPK-në të armatosur me AK-47.
Ndërsa patrullimi, evidenton dosja, përbëhet nga 3 grupe, i pari në rrugën Drvarska, në të cilën operojnë 3 oficerë, i dyti në Ivo Llolla Ribar, Knjaz Milosh, rruga Vasilij Ostrski, në të cilën patrullojnë 3 oficerë si dhe grupi i patrullës së tretë, i vendosur në kryqëzimet Ivo Llolla Ribar dhe Knjaz Milosh, në lindje të Urës, në të cilën patrullojnë gjithashtu 3 oficerë.
Dosja evidenton, gjithashtu, grupet luftarake, të cilat janë të emëruara me udhëheqës dhe zëvendës, të ndara si më poshtë:
Grupi luftarak 1: Udhëheqës Sllavisha Radoviq, i njohur me nofkën “Djile”, me zëvendësin Radosllav Zubac, i njohur me nofkën “Zuki”,
Grupi luftarak 2: udhëheqës Nedleko Spasojeviq, i njohur me nofkën “Spaske”, me zëvendësin Sllobodan Radoviq, i njohur me nofkën “Boko”,
Grupi luftarak 3: udhëheqës, Dragan Baboviq, me zëvendësin Nenad Dimoviq, i njohur me nofkën “Dimçe”,
Grupi pasiv luftarak i Leposaviqit, evidentohet në dosje, udhëhiqet nga Zhivan Nestoroviq dhe
Grupi ushtarak, logjistika dhe mbështetja, evidentohet së udhëhiqet nga Stanisha Kostiq.
Në fund të dokumentit shënohet se: udhëheqësia (6 persona) e Grupeve Luftarake është konstante, ndërsa 14 persona të tjerë janë në dispozicion për cilindo nga grupet 1, 2 dhe 3.
Në të gjithë këtë aktivitet illegal, të udhëhequr nga Dragoljub Delibashiq, strukturat e MUP-it të Serbisë në Kosovë, në veri të Mitrovicës, janë implikuar në shumë aktivitete kriminale dhe në trazira, duke vepruar konform skemës që paraqitet në këtë dosje.
Në publikimin e pjesë së dytë të kësaj dosje, portali do ta paraqesë pjesën tjetër, atë të veprave kriminale të kryera ngë këto struktura të krimit të organizuar serb në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Dragoljub alias Dragan Delibashiq (1957), i njohur si Kapiten Dragani, është kapiten i MUP-it serb në veri të Mitrovicës. Ai ka vepruar pas vitit 1999 në pjesën veriore të Kosovës si koordinator i strukturave të ashtuquajtura të Mbrojtjes Civile të Veriut, pjesë e strukturave të Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-s. Zëvendës në përgjegjësinë e tij e kishte Rajko Cekularak – Sekin.
Kapiten Dragani ka patur raporte të mira me Milan Ivanovin, por edhe me Oliver Ivanoviqin. Para luftës në Kosovë ka koordinuar njësi paraushtarake serbe dhe krimet kundër shqiptarëve.
I pasionuar pas cigares “Dunhill” dhe pijes së tepërt të rakisë, në gjendjen e tij private dokumenti thotë se Delibashiq është i divorcuar nga gruaja, dhe ajo bashkë me dy vajzat e tij jetojnë në Bërçko të Republikës Serbe të Bosnjës.
Përgjegjësia e mëhershme e Kapiten Draganit në Mitrovicë ka qenë udhëheqës i njësitit të trafikut në policinë serbe dhe ka bashkëpunuar rregullisht me Vuçina Janiçijeviqin, një kapo-bandë tjetër e veriut të Kosovës. Ky i fundit ishte shef i policisë serbe, para luftës në Kosovë, me fushë të përgjegjësisë Zveçanin, Leposaviqin, Zubin-Potokun, Mitrovicën dhe Vushtrinë.
Kapiten Dragani, bëhet e ditur në raport, e ka ndihmuar Vuçina Janiqijeviqin gjatë luftës në Kosovë, në shumë oepracione të tij kundër shqiptarëve, nga baza që e kishte në banesën e paramilitarit serb Sllavko Mandiq, në veri të Mitrovicës. Kishin një komunikim të sofistikuar me “Motorola”, në rrjetin e njohur me kodin e kontaktit “Dubnica”.
Një ndër përgjegjësitë e tij të pasluftës në Kosovën veriore, si pjesëtar civil i policisë serbe në Kosovës, ka qenë përkujdesja për ndërtesëat administrative ne veri, po që se ato do të merren nga institucionet e Kosovës. Këtë angazhim behet e ditur ta ketë kryer në bashkëveprim të ngushtë me Oliver Ivanoviqin.
Dokumenti e përshkruan Delibashqin si pjesë aktive e Këshillit Nacional Serb, ku vepron si officer ndërlidhës i strukturave serbe të sigurisë.
Në kuadër të veprimtarive të tij destabilizuese në veri të Kosovës, Dragoljub Delibashiq – Kapiten Dragani, përmendet në dokument me një aktivitet të ngjeshur për trazira dhe dhunë në veri të Kosovës, në një periudhë të gjatë kohore, prej vitit majit deri në shtator të vitit 2001 (koha që është në hartimin e raportit konfidencial të NATO-s). Në këtë periudhë Kapiten Dragani, ka bashkëpunuar ngushtë me SNS-në dhe personalisht me Milan Ivanoviqin, në kryerjen e shumë aksioneve të dhunshme. Ai ka hartuar sulme të armatosura, deri edhe me raketa, kundër shqiptarëve, por edhe kundër anëtarëve të stafit ndërkombëtar në veri të Mitrovicës (UNMIK). Shumë sulme të armatosura dhe trazira në veri, dokumenti konfidencial i NATO-s i lidh me emrin e Delibashiqit dhe të strukturave kriminale rreth tij, me në krye Milan Ivanoviqin.
Sipas dokumentit, të gjitha argumentet e nxjerrin Kapiten Draganin një pjesëtar aktiv, me peshë dhe përgjegjësi në hierarkinë e MUP-it serb të paralusftës, gjatë luftës dhe të pasluftës, të implikuar në Kosovë. Ai është një prej emrave më të shquar të menaxhimit të bandave në atë pjesë të Kosovës. Kjo mbetet edhe një dëshmi e implikimit direkt të forcave serbe të poilicisë në destabilizimin e vazhdueshëm të Kosovës, thotë dkumenti.
Dragoljub Delibashiq ishte refuzuar në shtator të vitit 2001, në përpjekjen e tij për të qenë pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës, institucion i rendit që ishte në vitet e para të ndërtimit të tij.
Krimineli serb Vladan Antiq
Si pjesëtar i policisë serbe në vitin 1999, pas përfundimit të luftës në Kosovë, ai aktivitetin e përqëndron në zhvillimin e kontrabandës, kriminalitetit dhe të prostitucionit, në oazën veriore të Kosovës, ku nuk kishte ligj e as shtet, dhe ku Beogradi synonte ta mbajë ndikimin e tij përmes kriminelëve dhe bandave të organizuara.
Vladan Antiq posedonte një bar në rrugën Ivo Llolla Ribar, në veri të Mitrovicës, dhe aty, përveç aktiviteteve të tjera kriminale, kryente edhe porsitucion, ka evidentuar NATO në dokumentin e saj konfidencial.
Krimineli ishte bashkëpunëtor i rregullt i strukturave politike të veriut të Kosovës dhe ruante raporte të rregullta bashkëpunimi me strukturat e MUP-it, përkatësisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Aktivitetet e tij i koordinonte në këto dy segmente.
Survejuesit e NATO-s kanë parë shumë herë prezencë prostitutash vendore e ndërkombëtare në lokalin e tij, por edhe ushtrim prostitucioni, nga Vladan Antiq, në orët e vona të natës, në hapësirat e shkollës teknike në Mitrovicë.
Në dhjetor të vitit 1999, krimineli Vladan Antiq është parë të kryejë një sulm me bombë, nga një veturë “Fiat”, me ngjyrë blu, kundër pjesëtarëve të komunitetit shqiptar. Në bord të makinës së tij, veç Antiqit, kanë qenë edhe Zoran Çaviq, Radosllav Rankoviq dhe Nebojsha Mlikoviq.
Në mars të vitit 2000, krimineli Vladan Antiq kishte hedhur dy granata dhe kishte zbrazur disa karikatorë nga automatiku, në një lokal, ku kishte plagosur 17 persona shqiptarë, prej tyre 7 të lënduar më rëndë. Ai ishte i përfshirë edhe në shumë akte të tjera kriminale në veri të Mitrovicës, në funksion të spatrimit etnik të asaj pjese të vendit, nga shqiptarët dhe të gjithë joserbët tjerë.
Dokumenti konfidencial i NATO-s e ka evidentuar Vladan Antiqin si një kriminel tipik, me përvojë të të kultivuar edhe në kuadër të strukturave të MUP-it të Serbisë, që funksionoi në Kosovë edhe pas vitit 1999. Antiq ishte pjesë e pandarë e strukturave të krimit të organizuar në veri.
Aleksandar Antonijeviq, i njohur me nofkën “Vuçko”, njihet si një prej kokave të krimit të organizuar dhe mafisë në veri të Kosovës. Me prejardhje nga Leposaviqi, “Vuçko”, me post nënkryetar i kësaj komune dhe me profesion mjek, udhëheqë repartin e Transfuzionit të Gjakut në spitalin në veri të Mitrovicë, shkruan në raportin konfidencial të NATO-së.
Antonijeviq është një kontrollues i mirë i rrjetit mafioz në veri të Mitrovicës dhe një prej krerëve të kontrabandës dhe të krimit të organizuar, i cili edhe ndihmat humanitare, të ndara për serbët e veriut, i ka abuzuar, duke i transferuar në mallra tjera dhe për shitje, duke e shfrytëzuar doganën e Rashkës, shkruan në dokument. Ai e ka mbështetur në vazhdimësi grupin mafioz serb të Sllobodan Simonoviçit.
Anëtar i të ashtuquajturit Komiteti për Kosovë e Metohi, “Vuçko” konsiderohet si një prej personave më me ndikim në Këshillin Nacional Serb.
Anëtar i DSS-së së Koshtunicës, në rrafshin politik, kapoja i bandave serbe qëndron nën hije të politikës në veri, bën të ditur raporti.
Aleksandar Antonijeviq është i njohur me krimet e bëra gjatë luftës në Bosnjë, saktëson dokumenti. Atje ai e mbante nofkën “Transfuzia”, sepse i kishte mbytur civilët joserbë me tortura të thithjes së gjakut deri në vdekje, saktëson dokmenti i NATO-s. Konsiderohet se të njëjta krime i ka kryer edhe gjatë luftës në Kosovë.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, me të gjitha mjetet e ka kundërshtuar shtrirjen e pushtetit të UNMIK-ut në veri të Kosovës, kurse i kishte frikësuar dhe terrorizuar me metoda të ndryshme anëtarët e OSBE-së në veri. “Vuçko” ka shërbyer për politikën e Beogradit në Kosovë dhe ka mbajtur lidhje të mira me Vojisllav Koshtunicën.
Ka bashkëpunuar me Marko Jakshiqin, Oliver Ivanoviqin, Milan Ivanoviqin dhe me liderë të tjerë serbë të veriut, në funskion të trazirave dhe destabilizimit në atë pjesë të Kosovës, saktëson dokumenti. Ai ka organizuar bllokada të shumta të jetës normale në veri dhe ka vënë haraq për transportues të shumtë civilë dhe të biznesit, duke i ndarë më pas të hollat me Milan Ivanoviqin dhe Marko Jakshiqin, thotë dokumenti.
“Vuçko”, si kriminel i njohur, ka qenë gjithnjë nën vëzhgimin e KFOR-it. Ai në një kohë kishte qenë shumë afër të zgjidhet edhe kryetar i Këshillit Nacional Serb në veri, por nuk e kishte arritur këtë.
Në dosjen konfidenciale të NATO-s, “Transfuzia” evidentohet si një kriminel ordiner, i rrezikshëm për paqen dhe prosperimin politik, jo vetëm në veri të Kosovës.
Në një dokument konfidencial të forcave të NATO-s, për biografinë dhe veprimtarinë e mbi 400 personave në Kosovën veriore, kryesisht serbë, të cilën e posedon portali LajmeShqip.com, flitet edhe për biografinë prej kapo-bande, të të ashtuquajturit lider i serbëve të veriut, Milan Ivanoviq.
Ai (Ivanoviq) është karakter ksenofobik, që kontrollon të gjitha karburantet në veri, kontrabandën me ilaçe dhe materiale ndërtimore, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-s.
Dosja e hartuar menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, e përshkruan Milan Ivanoviqin si një kriminel të vërtetë, i cili e ka nën kontroll tërë veriun e Kosovës. “Ai i vjelë tarifat prej njëmijë markash gjermane (atëherë ishte kjo monedhë në qarkullim) për një kamion që të kalojë nëpër veriun e Kosovës”, shkruan aty.
Ivanoviqi, në materialin konfidencial të NATO-s, përkah posti publik quhet “kryetar i Komitetit ë Mbrojtjes së Kosovës Veriore dhe Kryetar i Këshillit Nacional Serb”.
Dokumenti përshkruan edhe ngritjen politike të Milan Ivanoviqit, si një person që popullaritetin e tij në Kosovën veriore, te serbët, mundohej ta rrisë përmes intrigave ndaj Oliver Ivanoviqit, duke shprehur mospajtime të plota me veprimet dhe vendimet e atëherëshme të të ashtuquajturit Komiteti i Mbrojtjes së Kosovës veriore.
Dokumenti flet për strategjinë e ngritjes së Milanit përballë Oliver Ivanvoviqit edhe brenda vetë Këshillit Nacional Serb.
Metoda e Milan Ivanoviqit për ngritjen e tij dhe dobësimin e Oliverit, thuhet në dokument, ndodhë përmes toneve të radikalizmit të këtij organi dhe përfitimit të popullaritetit të tij brenda në këshill. Kështu edhe synohej dobësimi i Oliver Ivanoviqit.
Vlerësohet si shumë përçarës roli i Milan Ivanoviqit në mesin e serbëve të veriut. Sipas këtij dokumenti konfidencial, krahas kriminelëve të tjerë, Milan Ivanoviq luante me kartën më radikale se rivalët dhe kështu u bë për një kohë të gjatë “bossi” i të gjitha zhvillimeve negative në veriun e Kosovës.
Në këtë kontekst, është evidentuar edhe një luftë e atëherëshme midis kokave të krimit në veri, konkretisht midis dy ivanoviqëve, Milanit dhe Oliverit.
Milan Ivanoviq e ka kundërshtuar dhe luftuar Oliver Ivanoviqin, gjë që ka bërë që ky i fundit ta humbë pushtetin brenda ‘Këshillit Nacional Serb për Veriun’, shkruan në dosje. I njëjti, sipas dokumentit, e “ka luftuar kategorikisht edhe Nebojsha Çoviqin që t’i përfaqësojë serbët e Kosovës”.
Koha në të cilën është hartuar ky raport është periudha kur brenda serbëve, veçanërisht në veri të Kosovës, bëhej luftë se kush të jetë lideri dhe dominuesi i “kauzës serbe në Kosovë” e, përmes kësaj, të zhvillojë biznesin e pistë të nëntokës dhe të kontrabandës, për ta shndërruar më pas veriun e Kosovës në oazë të vërtetë të krimit të organizuar.
Në atë kohë, Oliver Ivanoviqi, pasi e humbi betejën brenda “Këshilit Nacional Serb” në veri, do të zgjidhej deputet në Kuvendin e Kosovës, kurse Nebojsha Çoviq, një rival tjetër i kriminelit Milan Ivanoviq, do të ishte koordinator i të të ashtuquajturës “Qendër Koordinuese për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë”, ku njihet më pas për rolin destruktiv kundër të gjitha proceseve në të cilat kalonte Kosova.
Dokumenti konfidencial i NATO-s, nga i cili portali LajmeShqip.com e ka shkëputur vetëm një pjesë, përshkruan edhe gjendjen familjare të kriminelit Milan Ivanoviq dhe detaje të tjera të jetës së tij.
Ekonomist me profesion dhe karateist me hobi, Oliver Ivanoviq, në dokumentin konfidencial të NATO-s, që po e zbardhë në vazhdimësi Portali LajmeShqip.com, cilësohet, gjithashtu, si një prej figurave kyçe të serbëve të veriut, edhe pse me një popullaritet jo edhe stabil, shkaku i babait të tij ish-aparatçik i komunizmit. Dallueshëm prej Milan Ivanoviqit, Oliveri konsiderohet nga “survejuesit” e NATO-s, siç thuhet në dokument, më liberal dhe i një vije më të butë politike. Sikur edhe të gjithë serbët tjerë të veriut, edhe ky e kishte trupin në Kosovë e kokën në Beograd. Por, gjithmonë me tendenca të lidhjes me vijat më liberale në Beograd, konkretisht njihet si i afërt me partinë ish-kryeministrit serb, tani të ndjerë, Zoran Gjingjiq, dhe me qarqet tjera rreth Vuk Drashkoviqit.
Në organizatën e veriut, KOS, Oliver Ivanoviq, sipas dokumentit të NATO-s, ishte vetëm një kukull, sepse, shkaku i pafuqishmërisë së tij politike, prapa i rrininin përfaqësuesit ekstremistë serbë të Zubin Potokut.
Por, kjo ishte koha e pasluftës.
Në dokumentin konfidencial të NATO-s citohen veprime të tjera të Oliver Ivanoviqit, të kryera para dhe gjatë luftës në Kosovë. Ai, atëherë si anëtar i SPS-it të Millosheviqit, thuhet në dokument, është shquar në fushatën për largimin e shqiptarëve nga puna, në veri të Mitrovicës, dhe për diferencimin e tyre nga të gjitha organizatat sportive, në krye të cilave kishte ardhur me direktiva të pushtetit në Beograd dhe ishte mandatuar me këtë mision. Për një kohë të shkurtër, Oliver Ivanoviqi e kishte spastruar Mitrovicën nga shqiptarët me përgjegjësi, në organizatat punuese dhe në ato sportive, në fillim të viteve ‘90.
Kurse, në fund të viteve ’90, Oliver Ivanoviqi përmendet si pjesë e një grupi paramilitar serb, në shërbim të plotë të krimeve të bëra me strategji në Kosovë, nga regjimi i Millosheviqit. Para luftës, sipas dokumentit të NATO-së, Oliver Ivanoviq, në palestrën sportive të Mitrovicës iu kishte shpërndarë armë serbëve, kurse kishte bërë plane për shfarosjen e shqiptarëve në lokalin “Kafana”, në Zveçan. Bashkë me një vëlla të tij, ai kishte hartuar një listë për likuidimin e intelektualëve dhe civilëve të tjerë shqiptarë në veri të Kosovës. Dokumenti konfidencial i NATO-së e bën atë përgjegjës për vrasjen e 26 shqiptarëve në veri të Kosovës, gjatë kohës së luftës.
Megjithatë, nën thjerrëzën e NATO-s zbardhet edhe një cilësi tjetër e karakterit të tij, ajo e profiterit. I gjetur ngushtë nga rezistenca e madhe e Milan Ivanoviqit brenda të të ashtuquajturit Këshilli Nacional Serb i Veriut, dhe me ndikim të pamjaftueshëm te serbët, Oliver Ivanoviqi ndërron kartën e politikës. Bashkë me Rada Trajkoviqin dhe disa të tjerë ai vendosë të bëhet pjesë e institucioneve të Kosovës. Insiston që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 nëntorit 2001. Ai bëhet anëtar i Parlamentit të Kosovës (nën administrimin e UNMIK-ut), me kuotën e rezervuar për pakicat, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-s.
Për dallim prej Milan Ivanoviqit, që luante me kartën radikale, Oliver Ivanoviqi, evidenton NATO, luan me kartën liberale. Por, qëllimi ishte i njëjtë: ardhja te menaxhimi i milionave. Në kaosin e veriut atë fushë e kishte “pushtuar” Milan Ivanoviqi, ndërsa Oliverit i kishte mbetur menaxhimi i milionave të projekteve për pakicën serbe, që vinin nga bashkësia ndërkombëtare. Kjo mund të arrihej vetëm përmes partneritetit me KFOR-in dhe UNMIK-un, në radhë të parë, të cilin po e ndërtonte “Ivanoviqi i butë”, derisa thithte miliona fonde në emër të kthimit të serbëve të zhvendosur.
NATO evidenton në dokument, në pjesën e komenteve të pasqyrës së tij, se Oliver Ivanoviq e kishte të qartë se derisa angazhohej në bashkëpunim me forcat ndërkombëtare në Kosovë për kthimin e serbëve të zhvendosur, në rast të dështimit, ai do t’i fajësonte po këto forca: UNMIK, KFOR etj.
Gjithashtu, evidentohet në dokumentin e NATO-s, Oliver Ivanoviqi, i dëshpëruar nga të mosqenit “heroi serb i politikës në Kosovë”, ishte i gatshëm që në zgjedhjet lokale të vitit 2000 të garonte për një vend në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, vetëm që të luajë një rol në arenën politike.
Përçarjet brenda serbëve të veriut të Kosovës kishin bërë që ndërkombëtarët të jenë në konfuzion të plotë se me kë të bisedojnë gjatë zhvillimeve dramatike të viteve 2000 e 2001, shkruan në dokument. Në një moment, udhëheqësit lokalë të SPS-it të Millosheviqit, Vuko Antonijeviq, Marko Jakshiq e Milan Ivanoviq, kishin planifikuar nisjen e një lufte të re në Kosovë, tash kundër ndërkombëtarëve, shkruan në dokument. Për këtë çështje ishte alarmuar qeveria e atëherëshme e Beogradit, e cila udhëhiqej nga “forcat liberale”. Madje, Antonijeviq ishte i njohur për krimet e tij mbi shqiptarët, gjatë luftës në Kosovë.
Antonijeviq, Jakshiq e Milan Ivanoviq, cilësoheshin si rebelë dhe plangprishës që duan luftë të re, citon dokumenti i NATO-s, ndërkaq Oliver Ivanoviq i quante ata “njerëz të prapambetur”. Oliver Ivanoviq donte të kthejë autoritetin te serbët e Kosovës, sidomos te ata në veri, duke luajtur me kartën e unitetit apo bashkimit të të gjitha forcave politike serbe, citon dokumenti i NATO-s. Por, ai s’e bëri këtë kurrë, sepse kishte hasur në arrën e fortë të Milan Ivanoviqit dhe bandës së tij.
Në kohën e pasluftës në Kosovë, Oliver Ivanoviq, shkruan në dokument, jetonte mirë financiarisht. Një banesë të tij prej 100 metrash katrorë ua kishte lëshuar me qira marokenëve të KFOR-it në Mitrovicë dhe nga kjo përfitonte hiq më pak se 12 mijë marka gjermane në muaj.
Megjithatë, dokumenti konfidencial i NATO-së e ka parasysh se “Ivanoviqi i butë” nuk është aspak më i mirë se “Ivanoviqi i egër”. Që të dy këta kishin hasmërinë për arsye të dominimit mbi bandat dhe shtrirjen e autoritetit në veri të Kosovës, të cilin dëshironin ta shndërronin në principatë të përfitimit sa më të madh të mundshëm material e politik. Asnjëri nga ta nuk e synonte realisht mbrojtjen e interesave të serbëve të Kosovës, por e përdornin kartën e tyre për të majmur autoritetin dhe përfitimet – që të dy Ivanoviqët, nënvizon dokumenti konfidencial i NATO-s, i hartuar në vitet 2001-2002.
Sllobodan Simonoviq (1974), nga Leposaviqi, në dokumentin konfidencial të NATO-s përshkruhet si një prej personave të njohur për veprimtari mafioze dhe lidhje të ngushtë me politikanët serbë në veri të Kosovës dhe udhëheqësit e MUP-it serb.
Para luftës në Kosovë ai ishte kërkuar dhë më pas ishte burgosur me dhjetë vjet, për shkak të trafikimit të parave të falsifikuara dhe të armëve. Por, ai ishte liruar më pas, nga Vuçina Janiçijeviqi, kreu i MUP-it serb në Mitrovicë. Nga aty, ata kishin farkuar mes vete bashkëpunimin dhe shoqërimin e tyre.
Portali LajmeShqip.com, duke iu referuar dokumentit konfidencial të NATO-s, ka publikuar më herët dosjen e Janiçijeviqit, si një prej përfaqësuesve të MUP-it të Serbisë në veri të Kosovës, edhe pas luftës, dhe si një prej krerëve të krimit të organizuar dhe mafias, në atë pjesë të Kosovës, me lidhje të mira bashkëpunimi me politikanë serbë të veriut.
Pas arrestimit dhe burgosjes në Serbi, dënimit me dhjetë vjet burg, ai ishte liruar, me ndihmën e Vuçina Janiçijeviqit dhe të gjykatësit në Gjykatën e Kralevës, Mirosllav Ivanoviq, që është njëherit edhe vëlla i njërit prej përfaqësuesve të serbëve të veriut të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Ai e kishte dënuar fillimisht, Sllobodan Simonoviqin me gjashtë muaj burg me kusht, duke ia lehtësuar dënimin paraprak, i ndihmuar dhe i mbështetur edhe nga kreu i sigurimit të Serbisë në Mitrovicë, Vuçina Janiçijeviq, shkruan në dokument.
Sllobodan Simonoviq është udhëheqës i një bande 12-anëtarëshe në veri të Kosovës, me bazë në Leposaviq, me të cilën kryen aktivitet të rregullt mafioz, kurse lidhjet e tij me sigurimin serb shkruan t’i ketë vendosur qysh në kohën e Millosheviqit, për t’i thelluar më pas edhe pas ardhjes së Vojisllav Koshtunicës në pushtet. Anëtarë të partisë së Koshtunicës kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale në veri dhe kjo është pasqyruar edhe nga portali LajmeShqip.com, duke iu referuar dosjeve konfidenciale të NATO-s. Ndër personalitetet politike të kësaj partie, që kishte pasur lidhje me krimin e organizuar në këtë pjesë të Kosovës, është cituar edhe përfaqësuesi i srbëve të veriut, Marko Jakshiq.
Dokumenti konfidencial i NATO-s e përshkruan Sllobodan Simonoviqin, në aspektin personal, të divorcuar me gruan e tij, 22-vjeçare, që punon si infermiere në spitalin në veri të Mitrovicës, ndërsa politikisht mbështetës radikal të Oliver Ivanoviqit. Sipas dokumentit, lidhja e tij me Ivanoviqin bazohet mbi shantazhe dhe presione ndaj njëri-tjetrët, në mbulim dhe fshehje të së kaluarës kriminale dhe përfshirjes së tyre në shumë skandale të pabublikuara kriminale. Për ta mbajtur fshehtë këtë, ata e kanë përkrahur njëri-tjetrin, shkruan në dokument.
Në pjesën tjetër të veprimtarisë së tij, Sllobodan Simonoviq përshkruhet si i përfshirë në shumë trazira të pasluftës në veri të Kosovës. Ai ka vjedhur një shkop përgjues largpamës të policisë (atëherë SHPK-së) dhe është trajtuar për këtë nga organet e rendit, si dhe ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës, që ta braktisin atë. Ai e kishte sulmuar fizikisht oficerin e SHPK-së, Milutin Saviq dhe i kishte kërkuar atij që t’ia drejtojë armët UNMIK-ut. Këtë, mbështetësi i Oliver Ivanoviqit e kishte bër publikisht para turmave të serbëve të rebeluar në një demonstratë në veri të Mitrovicës.
Disa herë, krimineli Simonoviq kishte pasur probleme me KFOR-in në veri, ndërsa një herë i kishte sulmuar disa ushtarë të KFOR-it që t’i shtypë me makinë, është evidentuar në dokumentin e NATO-s.
I konsideruar nga policia e UNMIK-ut si mafia i madh i Leposaviqit, Sllobodan Simonoviq është arrestuar disa herë nga kjo polici. Arrestimi i tij ka shkaktuar protesta të serbëve në veri dhe kanë qenë përfaqësues politikë serbë të veriut ata që gjithmonë kanë ndërhyrë, kurse përmes negociatash, Simonoviqi është liruar, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-s.
Mafia i madh i Leposaviqit, ka qenë i lidhur ngushtë me politikën, dikur me Millosheviqin, e më pas me Koshtunicën dhe liderët serbë të veriut të Kosovës, shkruan në dokumentin konfidencal të NATO-s.
I konvertuar nga feja myslimane në atë ortodokse (me përkatësi kombëtare boshnjake), Filip Sinxhiq është një tjetër protagonist i krimit të organizuar në veri, që figuron në dosjen konfidenciale të NATO-s.
Me nivel shumë të ulët intelektual, kurse përkah karakteri, person që jeton në margjina të shoqërisë, Sinxhiq përshkruhet si mjaft i rrezikshëm, dhe i përfshirë në shumë vepra kriminale në veri të Kosovës. Me vendbanim në Mitrovicë, ai u ka shërbyer në vazhdimësi të gjitha aktiviteteve në kuadër të zhvillimeve destabilizuese të pasluftës, në veri të Mitrovicës. Dosja e NATO-s e përshkruan atë si ndihmës dhe përcjellës të liderëve politikë serbë në tubime të ndryshme në veri të Kosovës.
Janë të njohura veprimtaritë e tij të kundërligjshme dhe në funksion të nacionalizmit serb, në janar e shkurt të vitit 2001. Gjatë festimeve të Krishtlindjes Ortodokse, ai iu ka prirë karvaneve të ekstazës nacionaliste serbe, shkruan në dokumentin e NATO-s.
Pikërisht për shkak të kësaj veprimtarie, Filip Sinxhiq, është survejuar në vazhdmësi nga forcat e KFOR-it dhe CIVPOL-i, një kohë të gjatë. Më 26 shkurt të vitit 2001 ai ka udhëhequr një manifestim të shoqëruar me dhunë e fustrime të serbëve të veriut, kundër prezencës së KFOR-it në Kosovë.
Në mars të atij viti është përfshirë në një sulm të organizuar kundër CIVPOL-it danez dhe kanadez, duke e goditur për alivanosje, prapa në kokë, me shkop bejzbolli një oficer danez. KFOR-i e kishte arrestuar dhe dënuar me 30 ditë burgim, por pas ndërhyrjes së Vladimir Rakiqit dhe dhënies së kaucionit prej pesë mijë markash gjermane, ai ishte liruar, shkruan në dokumentin e NATO-s.
Lidhjet e tij me politikën e lartë të serbëve në veri të Kosovës dhe me njerëz të MUP-it të Serbisë që vepronin ilegalisht në atë pjesë të Kosovës, kanë qenë të vazhdueshme. Rrugaçi i paarsimuar kishte sëhrbyer besnikërisht në të gjitha trazirat dhe kombinimet destabilizuese në veri të Kosovës, me komandë dhe i dirigjuar nga liderët e atjeshëm serbë dhe përfaqësuesit e MUP-it të Serbisë, të cilët e mbanin nën sqetull përherë.
Një ndër kriminelët e kafenesë – bazë të krimit, “Dolçe Vita”, në veri të Mitrovicës, është Dragan Spajeviq (1970), i njohur me nofkën “SAPK”.
Ai ka bashkëpunuar ngusht me Milan Ivanoviqin. Veprimtaria e tij prej paraushtaraku të Millosheviqit, në Kosovën (veriore) të pasluftës ka të bëjë me implikime të shumta në krim të organizuar dhe kontrabandë, në njërën anë, dhe me angazhime në Këshillin Nacional Serb, në anën tjetër.
Dokumenti konfidencial i NATO-s ka shënuar se Dragan Spajeviq është një ish-paramilitar famëkeq i forcave të Millosheviqit, gjatë luftës në Kosovë, dhe, njëkohësisht është vëlla i një pjesëtari po ashtu famëkeq të njësive speciale të MUP-it serb. Që të dy, sipas dokumentit, edhe pas vitit 1999 vazhduan të veprojnë në Kosovën veriore.
Spajeviq ka në biografinë e tij shumë vepra të dhunës kundër shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe shumë prej tyre janë të evidentuara.
Ai ka synuar spastrimin etnik të veriut dhe pengesën e shtrirjes së autoritetit të shtetit të Kosovës në atë pjesë të vendit, kurse pas veprimeve të tij kanë qëndruar përherë, thuhet në dokument, politikanë të shumtë serbë të veriut dhe udhëheqës të të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb.
Dragan Spajeviq – SAPK, ka qenë përherë bashkëpunues i ngushtë i Milan Iavanoviqit dhe të gjitha veprimtaritë e tij kriminale dhe joligjore, në funksion të kaosit në veri të Mitrovicë, janë mbështetur moralisht dhe materialisht nga Ivanoviqi.
Sllavisha Ristiq (1960), është përfaqësues i Partisë Demoktratike të Serbisë dhe i ashtuquajtur kryetar i Komunës së Zubin Potokut, njëherit përfaqësues i Këshillit Nacional Serb në këtë komunë. Me profesion ekonomist, në pranverën e vitit 2001 ai u emërua kryetar i Nënkomitetit për kthimin e refugjatëve serbë në Kosovë.
Dokumenti i NATO-s e pasqyron atë si një militant të “kauzës serbe”, por me “tone më të moderuara”. Ristiq, pas luftës në Kosovë kishte kërkuar me ngulm nga bashkësia ndërkombëtare, siç ka thënë ai, “kthimin e të zhvendosurve serbë në Kosovë, ashtu siç i kanë kthyer edhe shqiptarët”.
Karakter i qetë dhe me vetëkontroll, Ristiq përshkruhet në dokument si person që vazhdimisht tenton t’i ikë temës qendrore, gjatë bisedave. Ai ka një papajtueshmëri të plotë me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë dhe i akuzon ata se nuk e kanë zgjidhur drejtë çështjen e Millosheviqit.
Megjithatë, politikisht, thuhet në dokument, Sllavisha Ristiq, është në kundërshtim të vazhdueshëm me përfaqësuesin e SPS-it në Zubin Potok, Zoran Vuloviq.
Çështjet e veriut të Kosovës, Ristiq i ka diskutuar me Beogradin, ashtu si dhe të gjithë drejtuesit tjerë politikë të serbëve të veriut. Ai, në janar të vitit 2001, ka biseduar në Beograd, me Presidentin Koshtunica, që është nga partia tij, për temën e Kombinatit “Trepça” dhe kthimin e serbëve në veri të Kosovës. Bashkë me Sllavisha Ristiqin, në takim kanë qenë edhe Marko Jakshiq dhe Vuko Antonijeviq, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-s.
Ndëkohë, në zhvillimet e e shkurtit të vitit 2001, dokumenti i NATO-s e përshkruan Ristiqin si jobashkëpunues me ndërkombëtarët dhe si një person të rrezikshëm, port ë mbuluar. Ai kishte refuzuar një marrëveshje me KFOR-in.
Në qershor të vitit 2001, Sllavisha Ristiq citohet në dokument për aktivitete të shumta destabilizuese në veri të Kosovës. Ai ka organizuar një tubim të madh të serbëve në veri, kundër aplikimit të taksave të UNMIK-ut për serbët. Në tubimin nxitës të trazirave, bashkë me Sllavisha Ristiqin ishin edhe zyrtarë të tjerë serbë, si Nedelkoviqi, Miljentijeviqi, Obradoviqi, Boshoviqi dhe i ashtuquajturi kryetar i Komitetit të Krizës, Nebojsha Miniq.
Ai i ka ftuar serbët që në asnjë formë të mos i paguajnë taksa UNMIK-ut dhe është deklaruar haptas edhe kundër PSSP-së, shefit të atëherëshëm të UNMIK-it.
Nëse kjo rezistencë është e pamjaftueshme me protesta, atëherë këtë do ta bëjmë edhe me një luftë të re në Kosovë, kishte deklaruar Sllavisha Ristiq, citohet në dokumentin konfidencial të NATO-s për krerët e krimit serb në veri të Kosovës.
Vladimir Rakiq – Gile, anëtar i Këshillit Nacional Serb, ishte drejtor rajonal i Ujësjellësit në Mitrovicë dhe udhëheqës i grupit të ashtuquajtur “Shën Dimitri”, me të cilin, thuhet në dokument, i udhëhiqte të ashtuquajturit disidentët serbë.
I lindur në Zubin-Potok, ai ka jetuar dhe vepruar në veri të Mitrovicës, në bashkëveprim me struktura të tjera destabilizuese të veriut. Me një besueshmëri të konsiderueshme në mesin e serbëve të veriut, “Gile” ka ruajtur gjithnjë të njëjtin kurs të politikës dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Milan Ivanoviqin, shkruan në dokument. Ky i fundit të gjitha aktivitetet e tij në veri, i kishte mbështetur fuqishëm te “Gile”.
Vladimir Rakiq ka ruajtur raporte të mira gjatë gjithë kohës edhe me liderin tjetër të serbëve të veriut, Oliver Ivanoviq, të cilin e ka konsideruar si politikan me ambicie të mëdha, por për të cilin ka thënë se gjithmonë është i gatshëm të bëjë kompromise me KFOR-in dhe UNMIK-un, nëse do t’i konvenonte për interest e veta.
Dokumenti i KFOR-it saktëson se Vladimir Rakiq më parë se forcat e KFOR-it dhe policinë e UNMIK-ut, në veri të Mitrovicës ai do ta preferonte policinë dhe ushtrinë serbe, dhe se ky edhe është angazhimi i tij i vazhdueshëm, duke ngritur tensione dhe destabilizuar veriun e Kosovës. “Gile” i është frikësuar përherë dominimit, siç ka thënë ai, të amerikanëve në KFOR dhe UNMIK.
Dokumenti konfidencial i NATO-s e përshkruan si vështirë të definueshëm konceptin dhe orientimin politik të Vladimir Rakqit, i cili ashtu si dhe të gjithë serbët tjerë në veri të Kosovës, kokën dhe mendimin e tij politik për Kosovën, e kishte të varur në Beograd.
Si pothuaj të gjithë përfaqësuesit serbë në veri, në takime me ndërkombëtarët ai gjithmonë ka shprehur urrejtjen për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke konsideruar për figurën e Agim Çekut se “ai është një kriminel lufte”.
Sipas dokumentit, janë të njohura qëndrimet e tij radikale kundër kthimit të shqiptarëve në veri të Mitrovicës, dhe situatën 57 për qind serbë në atë pjesë të Kosovës, e konsideronte në rregull.
Ndonëse kishte tone më të moderuara me ndërkombëtarët, Vladimir Rakiq, shkruan në dokument, luan me dy karta. Përveç gjuhës së ashpër publike dhe mbjelljes së urrejtjes nacionale, me rastin e sulmit ndaj autobusit të “Nish-Express”, në Merdare, ai nuk ka hezituar që t’i nxisë serbët e veriut kundër KFOR-it dhe UNMIK-ut, në vitin 2001, në angazhimet për ngritjen e gjykatës atje.
Në prill të vitit 2001 merr pjesë aktive në zhvillimet kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe të UNMIK-ut, për vendosjen e pikave tatimore të UNMIK-ut në veri.
Në maj të vitit 2001 ai angazhohet për prezencën e Vojisllav Koshtunicës në veri të Mitrovicës dhe fton serbët e veriut në një front të përbashkët për të siguruar mbështetje morale, materiale dhe fizike në mbrojtje të, siç ka thënë ai, vendit të tyre. Ai kishte mbajtur qëndrim të fuqishëm kundër krijimit të zonës së mirëbesimit ne veri dhe iu kishte thënë ndërkombëtarëve se një gjë e tillë do të ishte rrezik për serbët, të cilët do të zhvendoseshin në Serbi.
Në dokumentin konfidencial të NATO-së thuhet se ndikimi i Rakiqit dhe respekti që kishte te të gjitha strukturat që vepronin kundër rendit dhe ligjit në veri, flet qartë për faktin se ai sa herë që donte i nxiste dhe i qetësonte ata.
Protagonisti në vijim është nga Zveçani dhe ishte anëtar i njësive paramilitare të kriminelit Arkan, në të dy luftërat, në Bosnjë dhe në Kosovës. Mbante në qafë tatuazhin e merimagës, shenjë kjo identifikuesve e anëtarëve të kësaj njësie paramilitare serbe.
Darko Radovanoviq (1975), është një ndër kriminelët më të njohur në veri të Kosovës, i mbikëqyrur rreptë dhe i survejuar nga organet e sigurisë, sidomos nga KFOR. Ai ka një të kaluar të rëndë kriminale, gjatë luftës së Bosnjës, por edhe asaj të Kosovës, si pjesë e njësitit famëkeq “Tigrat e Arkanit”.
Portali LajmeShqip.com sjellë në vijim pjesën nga dokumenti konfidencial i NATO-s, që i referohet Darkos si një kriminel tipik, i cili ka ruajtur raporte me strukturat politike serbe edhe pas luftës së Kosovës. Ai, duke qenë në shërbim të tyre, ka marrë pjesë në shumë trazira e zhvillime destabilizuese në veri dhe ka ushqyer kontrabandën dhe krimin e organizuar, në shërbim direkt të synimeve të liderëve politikë të veriut, për të cilët është shkruar në publikimet e mëhershme të dokumentit, nga portali.
Darko, në veprimtarinë e tij të pasluftës në Kosovës, ka qenë si njohur publikisht, gjithmonë, si paraushtaraku i Arkanit, shkruan në dokument, edhe pse dikur ishte prishur me mikun e tij. Arsyeja pse ishin hasmuar Darko dhe Arkani, ishte “vjedhja” e 200 mijë markave gjermane nga Darko, që kishin qenë pjesë e plaçkës dhe krimit të përbashkët të luftës së Kosovës, të bërë nga “Tigrat e Arkanit”. Darko, shkruan në dokumentin e NATO-së, ishte rrahur nga Arkani për kët “vjedhje” dhe më pas ishte kthyer në Kosovë, sepse kërkoheshin edhe pas luftës anëtarë të strukturave të Arkanit për të vepruar në veri.
Në luftën e Kosovës ai gjithashtu ishte kyçur si një i burgosur, i liruar për të bërë luftë, pasi që në ndërkohë ishte dënuar me 8 vjet, në Burgun e Pozharevcit. Ai ishte mik i mirë me kriminelët, njëri i njohur si Zenica dhe që kishte bërë pesë vrasje, kurse tjetri Marinio Madja, tani në burg në Segedin, Hungari, si autor i 20 vrasjeve.
Gjatë luftës së Kosovës, në vitin 1999, ai konsiderohet si një prej paraushtarakëve që kryen masakrën në Burgun e Dubravës, ku u vranë në tërësi, siç thuhet në dokumentin e NATO-s, 183 shqiptarë, pas shembjes së murit, në kohën e bombardimeve të NATO-s. Darko me shumë të tjerë kishte marrë pjesë në vrasjen dhe djegien e trupave të tyre.
I njohur nga piceria “Time Out”, në Mitrovicë, si kamarier, Aleksander Popadiq figuron në dokumentin konfidencial të NATO-s si një prej mbi 400 kriminelëve të veriut të Kosovës, i përfshirë në shumë organizime destabilizuese, pas vitit 1999.
Portali LajmeShqip.com sjellë në vijim profilin e tij, gjithnjë sipas përshkrimit në këtë dokument. Në kohën e vlimeve dhe trazirave të mëdha në veri të Mitrovicë, Popadiq ka bashkëpunuar ngushtë me Rojat e Urës dhe ka përcjellë urdhrat dhe sygjerimet e politikanëve më në zë të serbëve të veriut, që janë pjesë e po kësaj dosjeje.
Ai shquhet, si të gjithë personazhet e kësaj dosjeje, për vandalizëm, sjellje të vrazhda dhe tipike prej krimineli. I tillë, në disa raste përshkruhet të ketë qenë edhe ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët i konsideronte si “pushtues”, në Kosovë. Në secilin incident, ai ishte pjesë e tij, te Ura e Ibrit.
Ai, pos që ishte pjesëmarrës në zhvillime destabilizuese, një pjesë të tyre edhe e organizonte dhe menaxhonte vetë, ka dokumentuar NATO në dokumentin e saj konfidencial. NATO me kohë i kishte vërejtur sjelljet e tij dhe e kishte vënë nën vëzhgim.
Si edhe shumë organizime të nacionalizmit të shfrenuar serb, edhe në ngjarjet sportive shpërthente ky fenomen. Pas fitoreve të ekipit të Jugosllavisë, në kampionatin evropian të futbollit, në vitin 2000, krahas festimeve, Aleksandër Popadiq kishte nxitur edhe manifestime të dhunshme kundër forcave ndërkombëtare dhe kundër etnive joserbe në veri të Mitrovicës.
Nacinalshovenizmi i tij serb kishte shkuar deri atje, sa shumë herë, Aleksandër Popadiq i kishte ftuar bashkëkombasit e tij të futen në një luftë të re. Dokumenti konfidencial i NATO-s ka evidentuar edhe një organizimi tjetër konkret të Popadiqit kundër joserbëve dhe forcave ndërkombëtare në veri të Mitrovicës. Në korrik të vitit 2000, pas një bastisjeje të policisë, ndërkombëtare në kërkim të tij, në shtëpitë Dashiq, Ilinqiq dhe të Dragan e Aleksandër Popadiqit, ky i fundit kishte arritur të arratisej. Ndonëse të gjithë në veri e njihnin për implikimet e tij kriminale, megjithatë, qytetarë serbë te veriut të Mitrovicës, u hodhën demonstrata në mbështetje të tij, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-s.
U përdorën gjithfarë mjetesh të forta dhe armë zjarri kundër pjesëtarëve francezë të KFOR-it, të cilët, shkruan në dokument, u detyruan të tërhiqen për të evituar gjakderdhjen. Një polic ndërkombëtar u sulmua dhe u plagos nga njerëzit e Aleksandër Popadiqit. Ky kishte organizuar shumë tubime, kundër forcave ndërkombëtare në veri të Mitrovicës. Tubimet kishin mbetur edhe më tutje esencae filozofisë së kundërshtimit serb kundër shqiptarëve dhe kundër pranisë ndërkombëtare në vend.
Trazirat dhe destabilizimi, sponsoroheshin vazhdimisht nga Serbia, e cila i kishte të mobilizuar njerëzit e saj, përmes rrejtit të MUP-it, anembanë veriut. Të tillët, si Aleksandër Popadiq, ishin ndër ata që komandoheshin nga MUP-i serb dhe nga politikanët serbë të veriut. Aleksandër Popadiq ishte një prej veglave të Serbisë në Kosovë, ndonëse me pikëpamje të dhunshme dhe me tipare kriminale.
Protagonisti i radhës është një pjesëtar aktiv i strukturave të MUP-it serb në veri. Ka mbiemër të njëjtë me të dy udhëheqësit serbë të veriut, të përfshirë në krimin e organizuar, Oliver e Milan Ivanoviq, por nuk thuhet të ketë lidhje familjare me ta. Përshkruhet si pëshpëritës i politikës së Oliver Ivanoviqit.
Ivica Ivanoviq është një epror i policisë serbe, pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), që veproi edhe pas luftës së vitit 1999, në Kosovë, thuhet në dokumentin konfidencial të NATO-s, të cilin po e përcjellë në vazhdimësi Portali LajmeShqip.com.
Ai, ndonëse me mbiemër të njëjtë me Oliver Ivanoviqin, në dokument nuk përshkruhet si familjar i tij, por si bashkëpunëtorë shumë i ngushtë. Ai citohet si sufler (pëshpëritës) i strukturave të policisë serbe në veshët e politikanit serb të Kosovës që pretendonte të përfaqësojë interesin e serbëve në Kosovë.
Në dhjetor të vitit 1999, Ivica Ivanoviq kishte rënë në sy të vëzhguesve të NATO-s, si i përfshirë në disa zhvillime e trazira në veri. Ai kishte udhëhequr dhe motivuar tubime të shumta dhe kishte organizuar sulme mbi shqiptarët matanë urës së Ibrit. Ndërsa, shkruan në dokument, në njëtubim të zjarrtë të serbëve në veri, në një moment, Ivica është parë duke i pëshpëritur në vesh leksione për fjalime lideritë të serbëve në veri, Oliver Ivanoviqit.
Përmes lidhjeve të rregullta me Dragoljub Delibashiqin, Ivica Ivanoviq koordinonte aktivitetet e MUP-it serb në veri të Kosovës. Përmes këaj linje, ai dirigjonte edhe politikanin serb. Oliver Ivanoviq.
Urdhrat dhe pëshpëritjet e tij dëgjoheshin dhe respektoheshin nga qytetarët, bandat e ndryshme dhe vetë politikanët serbë në veri, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-s.
Ivica Ivanoviq përshkruhet si një agjent i guximshëm i MUP-it të Serbisë në veri, që i koordinonte rregullisht “Rojat e Urës” dhe aktivitetet e tyre si pengesë për shtrirjen e rendit në veri.
Ai është parë të organizonte në grup një sulm me bombë në veri, bashkë me Goran Saviqin, Radosllav Rankoviqin, Nebojsha Malikoviqin dhe Vladan Antiqin, në dhjetor të vitit 1999.
Ivica, i suvejuar në vazhdimësi nga agjentët e NATO-së, është parë të qarkullonte natën, disa herë me radhë, në vendet në më pas shpërthenin incidente e trazira në veri të Mitrovicës. Ai është parë shpeherë, në kontekst të këtyre zhvillimeve bashkë me Oliver Ivanoviqin e Dragan Delibashiqin, duke koordinuar veprimtarinë me famëkëqinjtë Rojat e Urës.
Marko Jakshiq është një tjetër figurë e njohur e veriut të Kosovës, i përshkruar si kriminel dhe lider politik i serbëve në veri të Kosovës, në dokumentin konfidencial të NATO-s. Mjek-ortoped, me profesion, Marko Jakshiq jeton në një banesë të uzurpuar, të shqiptarit, në veri të Mitrovicës, kurse punon në spitalin në veri këtij qyteti. Politikisht është anëtar i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS).
Përkah karakteri, Jakshiq përshkruhet si një person jashtëzakonisht armiqësor dhe tejet i ashpër për të gjithë ata që ndërhyjnë në KOS. Megjithatë, sipas dokumentit, ai gëzon një popullaritet të kufizuar në mesin e serbëve të veriut. Si tip krimineli, sipas dosjes, ai nuk i vlerëson shumë ushtarët me uniformë, por i preferon më tepër paramilitarët, vandalët dhe shkelësit e ligjit dhe të rendit.
Menjëherë pas luftës së Kosovës, në pjesën e dytë të vitit 1999, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-së, Marko Jakshiq ka qenë shumë i ashpër. Ai ka refuzuar në mënyrën më brutale dhe të pakompromis kthimin e mjekëve dhe të pacientëve shqiptarë në spitalin në veri të Mitrovicë, kurse e ka luftuar me të gjitha mjetet kryetarin e komunës së Zubin-Potokut, që vetë t’i menaxhojë ndihmat humanitare për serbët e asaj pjese. Gjithnjë me idenë e përfitimit personal, ka evidentuar NATO-ja në dokument.
Në mars të vitit 2000, Jakshiq ka organizuar serbët e veriut kundër KFOR-it, UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës, duke u thënë se ata po duan t’i kthejnë shqiptarët në veri të Mitrovicës, kurse, sipas tij, “nuk po bëjnë asgjë për kthimin e serbëve në Pejë, Prishtinë, Ferizaj etj. Ai ka ftuar që të kundërshtohet rreptë dhe me të gjitha format ky plan. Marko Jakshiq, sipas dokumentit, ka ushqyer nacionalizmin e shfrenuar serb në veri dhe ka qenë pjesë e rrjetit të krimit të organizuar në atë pjesë të Kosovës, duke synuar përherë bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë. Ai, thuhet në dokumentin konfidencial të NATO-së, të gjitha këto veprime i ka bërë në koordinim të plotë me politikanët në Beograd dhe me strukturat tjera të kapo-bandave serbe në veri të Kosovës. Serbëve të veriut të Kosovës, Marko Jakshiq u kishte thënë në vazhdimësi se ka refuzuar poste të larta ministrore në Beograd, për të qenë, sipas tij, aktiv në kauzën e serbëve të Kosovës.
Në aktivitetin e tij jopaqësor dhe destabilizues në veri të Kosovës, në dokumentin e NATO-s, Marko Jakshiq përmendet si anëtar i Komitetit Politik për Mbrojtjen e të Mitrovicës, CPDM, në të cilin merrnin pjesë edhe kapo-bandat Milan Ivanoviq, Dragan Gjokoviq, Vukomir Antonijevq e kriminelë të tjerë të veriut të Mitrovicës.
Marko Jakshiq, bashkë me Milan Ivanoviqin, sipas dokumentit, kanë organizuar edhe mbrojtjen territoriale me serbë në veri të Kosovës, dhe mbrojtjen e Urës së Ibrit, duke vendosur barrikada dhe duke synuar pengimin e aktivitetit të UNMIK-ut e të KFOR-it në atë pjesë. Së fundmi, përmes të të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb, formoi e “Parlamentin Serb të Veriut”, i mbështetur nga i ashtuquajturi drejtor i Trepçës, Ivan Dimkiq.
Në maj të vitit 2001, citohet në dokumentin konfidencial të NATO-s, Marko Jakshiq, bashkë me kriminelë të tjerë, si Milan Ivanoviq, Momçillo Trajkoviq dhe Vuko Antonijeviq, bënë pjesë në mesin e trafikantëve dhe shantazhuesve më të mëdhenj të tregtisë së zezë me karburante në veri të Kosovës. Përmes këtyre parave të pista, ata në vazhdimësi i financuan të ashtuquajturit “Roja të Urës”, thuhet në dokument.
Sipas dokumentit, përfaqësuesi i vijës radikale në veri të Kosovës, Marko Jakshiq, ashtu si dhe të gjithë të të ashtuquajturit përfaqësues të serbëve të asaj pjese, kauzën serbe e shfrytëzoi për të ndërtuar rrethin edhe ndikimin e tij të në krimin e organizar dhe kontrabandën me naftë. Dr. Marko Jakshiq ishte një prej bossëve të kësaj kontrabande dhe atij nuk i konvenonte, pikërisht për këto arsye, integrimi legal në institucionet e Kosovës. Ai kultivoi një gjuhë t ëashpër kundër Rada Trajkoviqit dhe serbëve të Kosovës Qendrore, të cilët pranuan të hynin në zgjedhjet e vitit 2001 në Kosovës dhe ftoi qeverinë serbe që t’i mbështesë pa rezervë serbët e veriut në përpjekjet e tyre, që t’i përkrahin strukturat paralele dhe të të ashtuquajturit Roja të Urës.
Prapa gjithë kësaj, thuhet në dokument, ishte ideja e zhvatjes dhe pasurimit personal të kirurgut të ortopedisë, Marko Jakshiq, në oazën e krimit dhe të kontrabandës në atë pjesë, ashtu si dhe e kapove të tjerë të bandave serbe në veri.
Vuçina Janiçijeviç, banues në Kralevë të Serbisë, sipas dokumentit konfidencial të NATO-s, është përgjegjës direkt për organizimin e strukturave të policisë serbe (MUP) në Kosovë.
Ai mban lidhje të mira me shumë politikanë serbë të veriut, si dhe ka një bashkëpunim të mirë në veri të Mitrovicës me Dragoljub Delibashiqin – Kapiten Draganin. Zakonisht, nga Kraleva zbret shpesh në Zveçan, për t’i koordinuar punët dhe aktivitetet e MUP-it serb, thuhet në dokument.
Përmes një sistemi mirëfunksional të radiolidhjeve, të ndërtuar në mes të Kralevës dhe Zveçanit, Vuçina Janiçijeviç ka bërë një organizim të rregullt të komunikimit dhe funksionimit të strukturave në MUP-it serb në Kosovë, ka evidentuar NATO në dokumentin e saj konfidencial.
Dokumenti më tej saktëson se sistemi i komunikimit të “Rojave të Urës” në Mitrovicë, ishte i njëjti me atë të MUP-it serb dhe për këtë përkujdesej Vuçina Janiçijeviç. Andaj, konstaton NATO, “Rojat e Urës” nuk veprojnë në izolim, por brenda një strukture mirë të organizuar.
Në fund të gushtit të vitit 2001, derisa Vuçina trajtohej me kancer në Beograd, organizimin e incidenteve te Tre Rrokaqiejt, në veri të Mitrovicës do ta organizojë xhaxhai i tij, Mitro Janiçijeviq, ka evidentuar NATO në dokumentin e saj konfidencial. (LajmeShqip.com)
Truproja e Oliver Ivanoviqit, Dimitrij Janiçijeviq–Miki, njihet si një prej nyjeve të organizimit të trazirave në veri. Ai kishte kërkuar punë në OSBE, por ishte refuzuar, për shkak të biografisë së tij të errët dhe kriminale.
Dimitrij Janiçijeviq–Miki (1978), ka qenë truprojë e njërit nga liderët e serbëve të veriut, Oliver Ivanoviq. Dokumenti konfidencial i NATO-s e përshkruan atë si një person problematik të veriut, i implikuar kudo në incidentet dhe trazirat e pasluftës, në atë pjesë të Kosovës.
“Është një nga njerëzit e njohur me “Motorola””, shkruan në dokument. Kështu identifikoheshin Rojat e Urës, ata që për vite me radhë ishin pengesë e projekteve për shtrirjen e rendit dhe të ligjit në pjesën veriore të Mitrovicës.
Truproja e Oliver Ivanoviqit njihet edhe si një prej nyjeve të organizimit të trazirave në veri.
Ai disa herë i ka sulmuar pjesëtarët e OSBE-së në Leposaviq, kurse së bashku me Raliq Joviqin, shkruan në dokument, ka hapur një kafene te Tre Rrokaqiejt, ku ka bërë tregti me armë dhe i ka përdorur ato në organizimet kundër njerëzve (shqiptarëve të veriut dhe të tjerëve që kanë menduar ndryshe nga ata që donin trazira dhe destabilizim në veri të Mitrovicës).
I implikuar në trazira të shumta dhe demonstrata kundër përfaqësuesve civilë ndërkombëtarë, por edhe kundër forcave të policisë dhe të KFOR-it, në veri të Kosovës, truproja e Oliver Ivanoviqit, Dimitrij Janiçijeviq – Miki, shpesh ka pasur probleme me policinë civile të SHBA-së (CIVPOL US.) që vepronte në veri, shkruan në dokumentin e NATO-s.
Dokumenti e definon “Mikin” si person që ka mbajtur lidhje të ngushta në organizimin e bandave serbe në veri të Kosovës dhe që ka pasur kontakte dhe kontroll të vazhdueshëm, një kohë të gjatë, me “Rojat e Urës”, famëkëqinjtë që i ka dirigjuar në verpimtarinë e tyre.
Dimitrij Janiçijeviq – Miki, shkruan në dokument, më vonë ka kërkuar punë në misionin e OSBE-së, por është refuzuar, për shkak të biografisë së tij të errët.
Krimineli i kafeterisë “Dolçe Vita” Spasoje Memaroviq – ECHO i ka komanduar “Rojat e Urës”, famëkëqinjtë me “Motorola”. Ka hartuar planet për destabilizim dhe ka udhëhequr shumë incidente në veri. Synonte spastrimin e Mitrovicës nga shqiptarët. Mban lidhje të mira me Milan Ivanoviqin, Marko Jakshiqin etj.
Portali LajmeShqip.com sjell pjesën e tjetër të dokumentit voluminoz konfidencial të NATO-së.
Spasoje Memaroviq (1950), i lindur në Pejë, me profesion aktual është tregtar, ndërsa njihet si ushtarak i vjetër i Armatës Jugosllave. Në dokument përshkruhet si karakter i dhunshëm (violent) dhe një prej pjesëtarëve të bandave problematike të Mitrovicës Veriore, me “bazë” në kafeterinë famëkeqe “Dolçe Vita”, aty ku u hartuan dhe nisën të gjitha trazirat në Mitrovicën Veriore, prej qershorit të vitit 1999.
Spasoje Memaroviq, me pseudonimin ECHO, ishte gjithashtu një prej fyrmëzuesve dhe udhëheqësve të famëkëqinjve “Rojat e Urës” së Ibrit, të njohur, për NATO-në, si problematikët me “Motorola”.
Ai ishte pjesë e armatës së rregullt jugosllave në luftën e Kosovës, dhe nuk u kursye nga krimet mbi shqiptarët. Këtë e ka thënë me krenari edhe në qershor të vitit 1999, shkruan në dokument.
Sipas dokumentit konfidencial, ai ka patur lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë me politikanë dhe liderë serbë në veri të Kosovës. Prapa tij, në vazhdimësi kanë qëndruar Milan Ivanoviq, Marko Jakshiq e të tjerë.
Shumë prej krimeve në veri, mbajnë autorësinë e tij. Në të gjitha ngjarjet problematike në veri të Mitrovicës, ECHO është prezentë, shpeshherë në gjendje të dehur, por përherë i armatosur dhe i gatshëm për të vrarë.
Argumentueshëm thuhet se ai është përdorur nga politikanët lokalë serbë si nxitës i dhunës në veri, sa herë që iu është dashur atyre. Sipas dokumentit, ai ka qenë personazhi kryesor në konfrontimin e 29 prillit të vitit 2000, në incidentin e njohur te Spitali i Mitrovicës.
Spasoje Memaroviq, i egri tipik i veriut, ka rekrutuar edhe shumë të rinj serbë në vepra vandale dhe nxitje trazirash, bën të ditur dokumenti konfidencial i NATO-s. Ndër ta, në radhë të parë, e ka rekrutuar djalin e tij 16-vjeçar, të njohur me nofkën “ECHO FOKS”. Bashkë me grupet e vandaliste dhe me paramilitarë të shumtë serbë, Spasoje Memaroviq – ECHO, ka organizuar shumë rrahje të shqiptarëve në veri, presion ndaj tyre për t’u shpërngulur dhe sulme të armatosura natën në shtëpitë dhe banesat e shqiptarëve. Shumë incidente dhe krime të ndryshme janë ideuar nga strategu i “Dolçe Vitas”, Spasoje Memaroviq, në zonat me shqiptarë, veçanërisht te Tre Rrokaqiejt dhe në Kodrën e Minatorëve. Dokumenti konfidencial i NATO-së, saktëson se si më 21 qershor të vitit 2000, në mbrëmje, ai kishte sulmuar me armë zjarri familjen shqiptare Baruti. Plumbat e armëve të tij janë gjetur gjatë ekspertizës së sulmit në këtë familje.
Dokumenti konfidencial i NATO-s e lidh emrin e Spasoje Memaroviqit – ECHO-s edhe me shumë zhvillime brenda vetë strukturave politike të serbës në veri, për qërim hesapesh mes tyre.
ECHO ishte bosi i shumë të këqijave që e kishin bazën në kafeterinë famëkeqe “Dolçe Vita”, në veri të Mitrovicës. Ky lokal ishte bërë në fillim të viteve 2000 baza e kriminelëve serbë në veri. Aty gatuheshin politika, trazirat, biznesi i paligjshëm, kontrabanda dhe krimi i organziuar në veri të Mitrovicës, një kohë të gjatë. Aty ishte nyja koordinuese e Rojave të Urës, famëkëqinjve me Motorola, që një kohë të gjatë mbajtën pushtetin e xhunglës matanë urës së Ibrit, me një lidhje të ngushtë me politikanët lokalë të veriut, veçanërisht me kapo-bandën, Milan Ivanoviq, vegël e të cilit ishte edhe ish ushtaraku i armatës jugosllave, Spasoje Memaroviqi – ECHO, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-së, në dosjen për mbi 400 protagonistët destabilizues të veriut të Kosovës.
Në dokuemntin voluminoz konfidencial të NATO-s, të cilin po e publikojmë një ndër protagonistët e kapo-bandave që e mbajtën të trazuar veriun e Kosovës është edhe Ivan Mandiq.
Është interesante se në dokument, ai përmendet me profesion paramilitar, ndërsa dallohet si një prej trafikantëve më të të mëdhenj të drogës, që mban lidhje të mira me politikanët serbë të veriut të Kosovës.
Në vazhdimësi, citohet në dokument, Ivani e ka ndarë një apartament me babain e tij, Zlavko Mandiq, ndërsa një dhomë e ka pasur përherë në dispozicion të eprorit të lartë të MUP-it të Serbisë në Kosovë, Dragoljub Delibashiq – Kapiten Dragani.
Ivan Mandiq konsiderohet si shpërndarës i madh i drogës, tok me Vania Matfienkon, dhe ka qenë një ndër abuzuesit dhe kriminelët më të mëdhenj të luftës në Kosovë, pasi që ishte pjesë e strukturave paramilitare të Beogradit. (LajmeShqip.com)