Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj
Romani “Grykës” i Terziut, vlerë në kolanën e
letërsisë shqipe
Lakuriqësia e kohëtranzicionit në romanin “Grykës” të Fatmir Terziut.
Fatmir Terziu, ky shkrimtar bashkohor, ky
shqiptar i mirë dhe i palodhur, ka dhënë vlera të mëdha në disa fusha; si në
gazetari e publicistikë, në kritikë letrare, në kinematografi, si dhe në
krijimtari letrare. Në fushën e letrave autori ka dhënë sprova të suksesshme në
poezi dhe në prozën e shkurtër (tregim dhe novelë). Me një aktivitet tejet të
ngjeshur, mjaft të pasur , tejet koherent dhe shumë cilësor brenda një
dhjetëvjeçari, ai sot ballafaqohet me artin modern botëror dhe pranon sfidën në
të gjitha sferat ku ai lëvron. Është fitues i disa çmimeve në letërsi si çmimi
“Kadmus”- Greqi; “Pena e artë” Kosovë; “Mirënjohje e Bashkisë Sarandë” etj ...
Para
dy muajsh Terziu ishte fitues i një konkursi ndërkombëtar në kinematografi, i
vlerësuar me çmim, nga tri
juri ndërkombëtare (Kanada, Australi dhe Zelanada e Re). I lidhur si mishi me kockën me vendlindjen,
Elbasanin, atë e shqetëson fati i bashkëqytetarëve të tij, që është
nën kërcënimin vdekjeprurës të metalurgjikut. Kjo ishte tema tronditëse që
e renditi atë në vendin e parë.
Fatmiri duke qenë kërkues ndaj
gjithçkaje të mundshme, të arritshme që ia lejojnë shqisat, intelekti dhe
mundësitë fiziko-mendore, nuk ndalet dhe provon të bëjë diçka të re, por më të
vështirë, më të sofistikuar e cila kërkon vullnet, punë dhe kohë. Së fundmi ia
arrin qëllimit dhe krijimtaria e tij letrare, jo vetëm u pasurua nga pikpamja
sasijore por edhe nga ana cilësore. Tashmë, qysh nga fundi i vitit 2010 ai i ka
dhuruar lexuesit romanin e tij të parë me titull “Grykës”. Për fat ky libër më ra
në dorë para një muaji. E lexova me një frymë dhe e rilexova për ta shijuar si
duhet.
Sa
e dëgjon titullin e romanit” Grykës”, para teje shpaloset një botë e huaj, që
nuk të ngjitet për shtat, sepse është e pangopur
dhe gjithë ligësi për koshiencën e çdo njeriu me norma. Dhe menjëherë i
virtytshmi pyet ndërgjegjen: “Më thuaj
Zot, këto ndodhin
në
Shqipëri?!” Fatmir Terziu, si
çdo shqiptar, larg vendlidndjes kërkon të bëj sa mundet për atdheun. Jo më kotë
gjithë ata shqiptarë që jetojnë e punojnë në emigracion për të evidentuar
historinë dhe kultiurën shqiptare i kam quajtur ambasadorë të paemëruar të
Shqipërisë.
Dashurinë, mallin për Atdheun, dhimbjen për problemet
sociale, keqardhjen për tjetërsimin e njeriut, ankthi për mungesën e
qytetarisë, të cilat shqetësojnë çdo njeri që e do vendin e tij, Fatmir Terziu
i ka shprehur më së miri në
romanin “Grykës”.
Në
kontrast me titullin është ballina e parë e librit, ku adhuruesi i letërsisë e
vëren me kujdes...mes perëndimit të purpurtë në të bronztë që iku dhe agut të
kristaltë mëngjesor që pritet të vijë, ku spikatin e kaltëra dhe ngjyra rozë e
agimit, fle e qetë një femër. Edhe pse përjeton ëndrrat e saj rinore, ajo dhe
gjithë qenia e saj e dëlirë, e pafajshme, si buzëqeshja e foshnjës, paraqet rrezik për të qenë preh
e epshit shtazarak të grykësve, që gjithçka të mirë që shohin apo që
ekziston diku në planet, duhet të bëhet pronë e tyre me çdo kusht.
Pas dedikimit të autorit, familjes së
tij, tek e cila gjen forcën dhe frymëzimin, që e pason parathënia dinjitoze dhe
profesionale e Z. Kristaq
Turtulli, të bije në sy një paragraf në kornizë, që për shkrimatrët të cilët në
veprat e tyre kanë reflektuar ndaj problemeve sociale të dhimbshme që përjeton
shoqëria shqiptare, e marrin me mend se në ato rreshta është sentenca e
romanit. Po të doni pranojeni, po të doni, mos e pranoni, por kjo është e
vërteta e hidhur. Lexojini këto rreshta të autorit dhe pastaj gjykoni! Janë
këto fjalë të mençura që vijnë për lexuesin si një shkëndijë që do t’ju
ndriçojë ndërgjegjen dhe do
t’ju rris kureshtjen për ta lexuar romanin pa hezitim.
më thoni,
çfarë nuk është e vërtetë këtu? E vërteta“Ata janë çdo gjë, ata janë zyra,
ata janë ligji. Ju do të mbeteni vetëm viktima sociale, apo edhe
ato do ti vuani në forma të ndryshme. Pa punë.
Pa familje. Me tytën e pistoletës tek koka. Sa vetë janë zhdukur gjatë kësaj
kohe?! A nuk bëhen javë për javë emisione për të zhdukur? A thua se është kohë
e mesjetës dhe nuk i gjendkan njerëzit? Një mace dhe një qen gjendet më
shpejt,se sa një njeri.”-
shtjellohet nga autori në të gjitha faqet e romanit, ku bëhet një analizë e
thellë, filozofike, psiko-sociale e shoqërisë sonë në dy kohë: dje në
diktaturë, e cila me varfërinë që mbolli, solli pasojën që ishte koha e dytë,
ajo e ndryshimeve të mëdha politiko-sociale, por me një epsh, me një etje të
paparë për t’u pasuruar sa hap embyll sytë, me urdhër të peshkut. Askush nuk
pasurohet pa punuar. Pikërisht se si janë pasuruar një pjesë e mirë e
pasardhësve të diktaturës, Fatmiri na e jep në tabaka të argjendtë mes romanit
të tij psiko-social. Ai që e vërenë, e kupton. Kurse dikush që e vuan,
reagon...
Drama
e romanit.
Faktikisht në këtë libër nuk trajtohet
një temë, por disa tema që kanë të bëjnë me Grykësinë, pangopjen. Grykësia i
ngjan Lubisë së përrallave, që sa më shumë ha, aq më shumë i hapet oreksi.
Dramat e librit zhvillohen në Shqipërinë e mesme, dhe kryesisht në zonat
kufitare të të dy shteteve, Shqipëri-Maqedoni. Aty ndesh trafikun e paligjshëm,
ku në një kazan ziejnë të huaj dhe vendas. Këta nisin nga njerëzit e thjeshtë
dhe deri në sferat më të larta të shtetit, që komandohen nga një dorë e
padukshme. Në qendër të romanit është korrupsioni, kjo plagë e përbotshme që po
grryen shoqërinë në mbarë universin. Ky problem madhor që me të drejtë
shqetëson autorin, del si rastësisht qysh në hyrje.
Një
grup vajzash të reja, që kanë përqafuar normat e kohës, me ëndrra për një jetë
të re, më të begatë, por jetojnë me shqetësimin e ndodhive në qytetin e tyre.
Ndaj kërkojnë të gjejnë të vërtetën. Dhe këtyre bisedimeve si të paqëllimshme
ato duan t’i venë një emër dhe e quajnë “E Diela e Fjalës”. Ky emërtim ka të
bëjë me lirinë si nocion dhe lirinë vetjake që individit shqiptar i ka munguar
dhe ende i mungon. Edhe pse janë nga familje me një pozitë politiko- shoqërore,
si Monda Huta (e bija e deputetit), Menda (gruaja e shefit të policisë) apo
vajza e Prokurorit etje...ato i shqetëson zhdukja pa nam e nishan e disa
femrave, ose vrasjet makabre në mes të qytetit. Terziu përmes narracionit, i
cili të lë përshtypjen se vet ai është faktor i pandarë i gjithë rrjedhës së
ndodhive që trajtohen në roman. Ai rrëfen thjeshtë, me shumë finesë, me një
gjuhë të pasur me figura letrare dhe nënkuptime, me fjalë të reja me të cilat
pasuron fjalorin e gjuhës shqipe, që duket
sikur e nxit lexuesin të kërkojë drejtësi për vete e për komunitetin. E bukura
e magjishmja në këtë roman, qëndron te thjeshtësia e gjuhës, për të cilën
thuhet: “Thellësia dhe vlera nuk mbështeten mbi
lulet
e metaforës, por në thjeshtësinë dhe
madhështinë e mesazhit të destinuar për të arritur në adresë të lexuesit
(Mihai
Antonescu)”
Në
kërkim të zgjidhjes së enigmave dhe dilemave, ai ka skalitur portrete, ku
secilit i ka veshur kostumin e vet në përputhje me karakterin që ka. Çdo
personazh ka fytyrën dhe vendin e vet në roman që karakterizohen nga ngjyrat e
kohës. Mënyra e njohjes së tyre, përmes mjeshtërisë së penës së Fatmirit, e
bënë lexuesin të adhurojë atë që është për të dashur dhe të urrejë atë që është
negativ. Ngjarjet dhe personazhet nguliten në kujtesë për vendin që zënë, por
do të veçoja Monda Hutën, Tritanin. Ndërsa shefi i policisë, Subi, të ngjall
mëshirë për karakterin e tij pervers, tipik i njeriut mesjetar që e do gruan
vetëm për seks dhe për t’i dhuruar një trashëgimtar. Është rast i rrallë që një
autor mashkull të mbaj qëndrim kritik për një fenomen denigrues ndaj femrës, si
Fatmir Terziu.
Në
faqet e romanit shikon femra që mund t’i krahasosh lehtësisht me robotët, të cilat funksionin e tyre
e kryejnë më së miri. Këto janë të një marke, me të njëjtën veshje, njëlloj si
jeta e tyre parazite, madje e pakuptimtë.
Rrëfimi i Ulko Çopisë për vjedhjen e kaut dhe
vënia e tij në provë, janë aq të goditura se tregon më së miri varfërinë
dhe tjetrësimin e njeriut në diktaturë.
Ja si shprehet Terziu në lidhje me trashëgiminë e
gjithë të këqijave që
nga koha e diktaturës.
“Kishte kohë që ky vend kishte
ngecur në pengesa të shumta prej këtyre marifeteve që luante paraja,
që luante fuqia e “Botës së Floririt”. Por
shansi kishte trokitur në derë. Zoti e kishte dhënë dhuratën e
tij. Dëshmia
historike, fshihej tek ai thes i zi, tek ato eshtra…”
Koha në të cilën
zhvillohen dramat
Kurse tema trajtohet, përmes
kohëtranzicionit të gjatë, ku e sotmja lidhet me të shkuarën e diktaturës
komuniste. Tema është e gjerë dhe shtrihet si në kohë dhe në hapësirë. Terziu
përmes personazheve enigmatik kërkon zanafillën e këtij korrupsioni, këtij
deformimi psikik të njeriut. Për të zgjidhur ekuacionin me
shumë të panjohura, ai kërkon fjalëkalimin, ose Kodin. Autori e shpreh mjaft
mirë në paragrafin e mësipërm, ku mjaft qartë del se e vërteta historike, pazarllëqet që
janë bërë nëpër tregjet e Ballkanit, është fshehur nën tokë.
Herë-herë në roman
duket sikur autori Terziu aludon me historinë tonë kombëtare, të cilën e kanë
shkruar të huajt. Shpesh gjatë leximit të duket sikur personazhet bëjnë dy
jetë: njëra në tranzicion dhe tjetra jeton ende në diktaturë. Edhe sot janë “Ata” që bëjnë “ligjin”.
Fund e krye romani është i mbushur me plot enigma, me mjaft dilema që gjatë
leximit të krijojnë një ankth frymëmarrës.
Personazhet duke zhbiruar në të
shkuarën të njëri-tjetrit, lidhin fijet e së djeshmes me të sotmen.
Mjeshtërisht autori tregon se pangopja, Grykësia bën që edhe më i besuari,
sekretari i partisë t’i shkelë parimet, pasi kërkon mjetin për të arritur
qëllimin. Përdor atë, më të dobtin që ka një njollë në biografi, duke i dj hënë
një kockë e bën mashë për të kapur kokën e gjarpërit.
Shtrirja në gjerësi problematike e
temave është aq e larmishme, sa kujt mund t’i shkonte në mend, veç Terziut se
bijtë dhe bijat shqiptare, të cilët morën rrugët e kurbetit, i lanë nënat mes
katër mureve të shtëpisë dhe bisedojnë me letrat. Autori i ka shndërreuar ata
në “njerëz letër”, sepse një letër as mallin e prindit e shuan dhe as i shërben
atyre në atë moshë kur kanë nevojë për kujdesin e
fëmijëve.
Në fund të fundit romani bënë fjalë për një kohë epidemie ku e gjithë
shoqëria është e sëmurë. Bukur e ka krahasuar Terziu me sëmundjen e paralizës
që nis nga këmbët dhe që ngjitet me shpejtësi drejt kokës. Ngjason me peshkun
që për faj të peshkatarit qelbet nga koka. E keqja nis nga njerëzit e thjeshtë
deri tek ata që drejtojnë shtetin, bëjnë politikat. I tillë është i sëmuri nga babëzia
edhe pse në karrocë me rrota, edhe pse me një këmb në varr, jep urdhëra, bën
trafik të paligjshëm, vret njerëz që janë viktima të pangopjes së tij,
transferon miliona në bankat e Zvicrës, prostituon edhe ai i vdekuri dhe i
pakalluri, mes një luksi të jashtëzakonshëm, në vila luksoze inekzistente për
syrin e
kujtdo. Nga ferri ku jeton jep urdhëra dhe emëron
presidentë dhe kryeministra.
Me
të drejtë autori duke vendosur në gojën e personazhit më simpatik, që e vlerëson
realitetin, shprehet:
“Ah
kjo grykësi, është pamje sa personale aq edhe zyrtare, apo jo?” – bëri sikur pyeti Monda...
Dhe
ti pasi ke mbaruar së lexuari pyet veten: “Kështu
do të vazhdojmë, të zhytur në llomi dhe krim,
në
imoralitet dhe korrupsion? E meritojmë këtë pasiguri të sè sotmes dhe tè
jetojmè né ankth me dilemën
për të
nesërmen? Edhe sa do të durojmë vallë?! Vetëm një Zot e di...”
Urime Fatmir! Tema është sa e gjerë, po aq
aktuale dhe tejet e vështirë.