Mëhill Velaj
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” organizua këto ditë promovimin e romanit”Shtatori i gjëmës së madhe”, të intelektualit e publicistit shqiptaro-amerikan, z.Skifter Këlliçi. Skifter Këlliçi është intelektual publik,i njohur gjerësisht në botën shqiptare,si shkrimtar, komentator e gazetar sportiv. Ka shkruar me dhjetëra shkrime publicistikë, letrare dhe komente sportive, me dashamirësi, modesti dhe profesionalizëm.
Skifter Këlliçi ,duke na sjell një këndvështrim tjetër, madje në mënyrë krejt origjinale, ngjarje të së njëjtës tragjedi, -këndvështrimin se si një ditë paranoja e terrorizmit do të binte mbi ngrehinën e “dy kullave binjake-alias- ”, WORLD TRADE CENTER, -duke na sjellw gjithashtu këndvështrimin e njeriut që përjetoi dhimbjen qw solli njw nga tragjeditë njerëzore më të tmerrshme në historinë amerikane dhe botërore. I ndërtuar me episode, të cilat rrëfejnë ngjarjen që ndodh brenda dy ditësh, (10 dhe 11 shtator 2001),romani shtjellon me finesë artistike-letrare e filozofike, historinë e dasmës së gazetarit të njohur të CNN-it, Stiv Ferguson, me Zhaklinë Kramerin, punonjëse avionësh në aeroportin ndërkombëtar “Logan” të Bostonit, ku si të ftuar, veç atyre amerikanë, do të jenë edhe miqtë e tyre shqiptarë:Besim Vokshi nga Prizreni, Rrok Camaj, nga Gruda, arbëreshi Marko Muzaka, të cilët punojnë në Kullat Binjake të Nju Jorkut, si edhe gazetari Sokol Kama nga Tirana, që punon së bashku me Zhaklinën në aeroprtortin bostonian. Autori Këlliçi me mjeshtëri e talent, krijon personazhe kryesore dhe ata të mjedisit,të portretizuar me ngjyra plot kontraste,të cilët ndodhen në kabinat e avionëve në kushtet e një terrori të egër, të situatave jashtëzakonisht të ndërlikuara,të krijuara nga trysnia e terroristëve fundamentalistë islamikë, por këmbëngulës e solidë; ai i shndërron ngjarjet që ata përjetojnë në njëmendësi artistike dhe ka aftësinë t’i përshkruajë ato me ritëm të jashtëzakonshëm, me lehtësi dhe humor, ironi e sarkazëm, brengë e kob, dashuri dhe dhembshuri, kurse personazhet e tjera që vijojnë,janë gjallesa njerëzore të kohës që po ata po përjetonin.
Sa do që gjatë leximit përfshihesh nga trishtimi, romani “Shtatori i gjëmës së madhe”, përqendrohet në përvojat e njerëzve që kërkojnë të mbajnë gjallë sensin e lindjes e të rilindjes, të së çuditshmes dhe të rrezikshmes, ndonëse dasma kurrë nuk arrin të behët.