2011-09-27

Prof.Dr.Bamir Topi nderon kujtimin e aktorit Vasillaq Vangjeli



 Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi, nderoi sot me respekt figurën e aktorit të mirënjohur shqiptar, Vasillaq Vangjeli, i cili u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare.



Në ambientet e Teatrit të Metropolit në kryeqytet, Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, zoti Aleksandër Flloko, pasi vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt para trupit të pajetë të aktorit, u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe artistëve të pranishëm.


 Duke vlerësuar veprën artistike të aktorit të spikatur të humorit dhe të parodistit të talentuar të skenës së Teatrit të Estradës së Tiranës dhe të kinematografisë, Vasillaq Vangjeli, i cili për dekada me radhë, me përkushtim, dashuri e profesionalizëm, krijoi personazhe e karaktere të paharruara për të gjithë artdashësit shqiptarë, Presidenti Topi theksoi: “Sot i jepet lamtumira e fundit njërit prej artistëve më me emër të skenës dhe ekranit shqiptar, Vasillaq Vangjelit, një artisti me intuitë të hollë dhe me një diapazon të admirueshëm, një aktori që i takonte sa pjesës së humorit, por edhe dramës.


 Me karakterin e tij, me aftësinë për të depërtuar thellë në ndërtimin e roleve ai bëri për vete zemrat e shumë shqiptarëve.


 Padyshim që kështu do të mbetet edhe në kujtesën e shoqërisë shqiptare si një njeri me ndjesi dhe një botë shumë të ndjeshme, një njeri komunikues në ambientet me kolegët, por edhe me shoqërinë si dhe një artist me vlera të rralla.


Me këtë rast, unë erdha të shpreh ngushëllimet për familjen, por edhe për pjesën që ishte e pandarë nga familja, shoqëria midis kolegëve. Edhe njëherë ngushëllime për familjen!”.

**********************

 Vasillaq Vangjeli ishte aktor shqiptar, kryesisht komik, i lindur në shkurt 1948, i cili vdiq më 26 shtator 2011 pasi vuante nga diabeti.




Biografia

 Mbaroi ushtrinë në 1971 dhe hyri në Institutin e Arteve (vitet 1973-1975). Pas përfundimit të tij e çuan për të bërë stazhin në teatër.

Nga Teatri Popullor e kaluan në Estradën e Shtetit si aktor i humorit dhe që nga viti 1976 deri më 1 prill 2005 ka qenë aktor dhe regjisor në estradë dhe aktor i Estradës së Tiranës. Në këto kushte aktivizohej që atëherë në Estradën e Shtetit, që nga viti 1967-1968 kur ka qenë regjisor Bujar Kapexhiu.

 Jeta Artistike

 Kishte  45 vjet në skenë. Me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm ka bërë për vete me qindra-mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur për ta e sidomos në fushën e humorit e të skenës.Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat.

Ishte  një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolute, humorist, recitues. Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere, këto janë disa nga cilësitë e Vasillaqit, i cili me mjeshtëri e finesë di ti verë në shërbim të asaj çfarë ai bën. Humorin nuk ta jep shkolla. Ajo vetëm të zhvillon, të drejton nëpërmjet dhuntive të lindura.

E kështu ndodh edhe me Vasillaqin. Humori është i lindur që me lindjen e tij. Në rinin e hershme, sapo kishte mbaruar Akademinë e Arteve për aktrim, i filluan peripecitë e punës apo të emërimit ku do të punonte.

 Djalë i formuar e plot dëshirë. Kërkonte me çdo kusht të fillonte aktrimin në Teatrin Kombëtar, aq më tepër i dhanë edhe një rol tek drama “Lëvizja” me regji nga Pirro Mani, rol që e “qau” si të thuash i vuri vulën.

 Por megjithatë, mendimi i partisë ishte që ai të shkonte në Estradën e Tiranës ku edhe e emëruan. Urdhri ishte urdhër pavarësisht kërkesave e letrave të artistëve të teatrit të cilët kërkonin ta mbanin në kolektivin e tyre. E Vasillaqi nuk donte të shkonte, por pa punë nuk rrihej.

Frikë kishte se mos e degdisnin në ndonjë vatër kulturore të humbur, si hakmarrje për moszbatim urdhri.

 E kështu përfundoi aktor në teatrin e Estradës së Tiranës deri në fundin e merituar të kësaj të fundit. Estrada nuk e deshi në fillim, punonte pa dëshirë, pa vëmendje. Bënte mungesa në punë, role pa cilësi.

 Por është po ky artist që u lidh aq shumë me estradën, me humorin, instrumentet, paroditë sa nuk shpjegohet dot më. Më pas Estrada u bë vendi ku shpërfaqi me të gjitha energjitë krijuese talentin dhe vlerat etike, u bë vendi ku realizoi ëndrrën aktoreske. Vlerat i maten me rolet e interpretuara, e nuk janë pak.


Të freskët e cilësor e plot shaka. I kalojnë të 100 role të krijuara në estradë, teatër, kinematografi, etj. Të gjithë i kujtojnë : dhëndrin Koçi tek “Zonja nga qyteti”, “Një gjel në qymez”, “Një mburravec që ka frikë nga pëllitja e lopës”, “Dordoleci”, “Donkishoti”, ose rolin e Lolos, një lolo tragjik-komik me nuanca tepër fine të interpretimit.

Të shumtë janë rolet në Estradë si : tek komedia e Vodvil “Mirelo”, Xhixh, “Pa martuar 50-vjeçar” apo të kujtojmë skeçet e paroditë. Tani është i angazhuar me një rol në komedinë “HARVEY”. 

Komedi e bukur, rol i bukur. Regjia është e Hervin Çulit. Më pas ka regjinë e një varjetee, a një tjetër ftesë në Teatrin Kombëtar, e pastaj një tjetër ftesë…

Vaso ka kohë që nuk punonte më si aktor profesionist pranë ndonjë institucioni. Ai doli në asistencë si e gjithë trupa e Estradës së Tiranës. Shtëpinë e tij e kishte kthyer në lokal ku i argëtonte të tjerët, por argëtohej edhe vetë.

I shkonin  vazhdimisht miq e shokë, kolegë. Edhe aty humorin nuk e linte, me barcaleta, ngjarje të vërteta e të sajuara. “pjesë e profesionit”- thoshtë. E kështu jeta e Vasillaqit  vazhdojë  deri dje ...dhe ai  më nuk do të bëjë humorin e tij në vorbullën e ekonomisë së tregut.

 Filmografia

 Para nga qielli (2005) komedi Piruet (2005) komedi - serial Oreksi i madh (1995) (TV) Dashi pa brirë (1993) komedi Gjuetia e fundit (1992) (TV) komedi Kur ndahesh nga shokët (1986) film Shoku ynë Tili (1981) film Zonja nga qyteti (1976) film

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...