2011-09-30

Gjon Neçaj - Poeti i Alpeve Shqiptare


POETË, EJANI NË VENDLINDJEN TIME

  Nga Flori Bruqi







Gjon Neçaj lindi me 17.06.1951 ne fshatin Peraj te krahines se Nikaj-Merturit, Tropoje. Ka mbaruar studimet per finance ne Tirane. Me krijimtari letrare  eshte marre qe heret, duke botuar ne shtypin letrar te kohes poezi, proze e publicistike. Ka fituar disa cmime letrare. Bashkepunon me disa te perditshme ne Tirane, duke botuar here pas here shkrime kulturore. Bashkepunon  edhe me shtypin kosovar.


Deri me tash ka botuar:

  1. Ne hijen e mrizave - poezi, Tirane, 1994
  2. Ne foleze te kenges - poezi per femije,Tirane, 2003
  3. Hijet e shpirtit - novele, Tirane, 2005
  4. Ju qe me shihni cdo dite - poezi, Tirane, 2006
  5. Pezull-haiku, Elbasan, 2007
  6. Tropoja - vendlindja ime - tekst mesimor, bashkeautor, Tirane, 2008
  7. Hena pikon mbi Alpet e mia - poezi,Tirane, 2008

Eshte anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, nenkryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, dega Tropoje, anetar i Haik-Klubit Shqiptar, anetar i Lidhjes se Poeteve Bashkekohore (W.P.S.).

Poeti, shkrimtari dhe publicisti Gjon Neçaj, jeton dhe punon ne Bajram Curri, Tropoje.

1.ÇBURRËRIM I VONË

Termopile në jetën me standarte absurde,
Miklojmë vitet e sotme moderne;
Ne,bijtë e Jezusit të murosur në kryq
Tash  dymijë vjet.

Edhe sa mijëvjeçarë
Na duhen për t’u çburrëruar.


2.MORFOLOGJIA E FJALËS…

Ngarendje përditë n’vitrinat ndjesore,
Prej antikitetit deri në palcën e gurit;
Gjymtyrët kockorë të endjeve rrugëtare,
vallëzojnë trishtueshëm në token e nemun…
Ndërsa morfologjia e fjalës mat kutin galaktik,
Në rrugët e fjetura të vendlindjes sime…
Mbaruan fjalët,
e tashmë flasin vetëm egërsirat…


3.SINUS

Nuk është ndonjë formulë shkencore,
As prirje për të vazhduar studimet im bir;
Me sinuse ka rrjedhur shekujve galaktika e jetës,
Derisa një ditë u zhduk shkrimi hënor…


4.POTPURI DHE LËMSHI I MACEVE


Dikur motit macet ishin zonjat e shtëpisë,
Plakat tallaziteshin n’prushin e zjarrit vjeshtor;
Duke rikujtuar se prekja me lëmsh e kokës së maceve,
qetësojnë  mendjen e tyre të trazuar,
Për t’u larguar nga punët e shumta në kullat çatibrejtur.
Vetën kur ndihej potpuria e minjve në trarët e moçëm,
Macet kërkonin lëmshin e plakave…
Sot ndodh fenomeni i dyzimit.

Haiku nga libri ''Pezull''


1.

Arome bjeshke
Ne nje degez boronice.
Fluturat kendojne haiku.

2.

Me lulebore
Bleta thur fjongo
Ne ditelindjen time.

3.

Qershite kuqloshe
I bejne serenata
Djalit ne ditelindje.

4.

Si ortek bjeshke
Vershen haiku
Mbi fleten e bardhe.

5.

Shoh bjeshket
Dhe me kujtohet im ate
I gdhendur ne shkembej…

6.

Gjakova-
Jete e pasosur
Ne Bjeshket e Nemuna.

7.

Cabrat!
Gjithe jeten te enderrova
Sot te shoh shkrumb e hi.

8.

Kjo piramide
Rrezuar ne qafe Morine
Jete e ndare pergjysem.

9.

Prarim dielli
Mbi kullen time me Mserr.
Visari ende fle…

10.

Udheve te botes
Me nje cope bjeshke
Ne gjak.

11.

Nikaj-Mertur
Ndjehem zog
Ende pa lindur.

12.

Korrik djegagur.
Maja e Hekurave
Shkrin hekurin.

13.

Eci drejt pavdekesise.
Jezu Krishti
Udherrefyes i perjetshem.

14.

Mes librave te mi,
Nje fletore me haiku
Rri pezull.


Nga vellimi “Hena pikon mbi Alpet e mia”


POETE, EJANI NE VENDLINDJEN TIME

Poete, ejani ne vendlindjen time,
Ju ftoj me bujarine e zemres se malesoreve te mi:
Do u presim si  musafire te urte
ne sofren e krenarise,
me bese,
me mikpritje,
trimeri.

Ejani,
Bora eshte pervjele deri lart ne Majen e Hekurave;
Kokrra e grurit eshte mufatur nen dhe,
Njomza e ahut ka dale ne ashten e Ndermanjes,
E sythi i zemres se malesoreve te mi
cele ne cdo stine…

Ejani,
Ketu ne vendlindjen time,
Me adrese te plote:
Rreze majes se Hekurave e buze Drinit,
Ku rrine kurore mallet kreshtebardha.
E shqipet n’catite e kullave ngrejne folete,
Ose me sakte,
Ketu ,ne skajin me te larget
Te Atdheut…

S’JE ME

Puthje e embel qe vjen nates genjeshtare,
Puthje e embel prej endrres e gatuar,
Puthje qe te shijoj deri ne mengjes,
Pastaj me tretesh e me le te vetmuar.

C’ESHTE AI  ZE…

C’eshte ai ze qe pisket mbi alpet kreshtebardha?!
Piskama e tij mbi nje shekull oshetin,
ne gryken e Kacanikut e s’ka te sosur…

Jakup Ferri ne Bjeshket e Nemuna,
Portreti i tij i permotshem,
I pa varrosur…

MOS E VONO MBREMJEN

Mos e vono mbremjen
muzgu i veres.
Baresha Bjeshke dirgjet roges se livadhit;
Syri i diellit fshihet pas majes.
Sokoli i djalit mrizave kesaj dite,
Me qerpik te syrit e ndoqi Bjeshken.

Bjeshka si zane i prin ogicit,
Djali kete dite e paditi veten…

Mos e vono mbremjen,
O muzgu i veres!

Takoj dy zemra kete mbremje bjeshke,
Se papushim rrahin n’rrenjet e mrizit te mocem,
E dashuria rrjedh e bardhe si qumesht delje…