2011-09-27

VARGJE PËR PËRBINDSHAT E TRAZICIONIT


Nga Elida BUÇPAPAJ

Ne njerëzit e çliruar
nga bunkerët e rrathëve
të ferrit
tash e mbas
e të gjitha herët
jemi të ngopur
nginjtas
me shëmtimin
postum
dikur në emër
të tutës
sot në emër të mostutës
dje në emër
të kuçedrës të diktaturës
sot në emër të prostituimit të lirisë
sepse liria
është dashuria jonë e përherëshme

nuk mund të jesh edhe ëngjëll
edhe shtrigë
njëkohshëm
njëkohshëm
edhe djall me brirë, përbindësh
edhe Shën Mëri
nuk mund të jesh edhe e mirë
edhe e keqe
je ose njëra ose tjetra
je vetëm e keqja
je vetëm shtriga
je vetëm djalli me brirë
je vetëm neveria
dhe ne jemi të
jemi ngopur me shëmtimin tënd
të çaraveshur, të jargosur
si një kazan plehrash
që kutërbon

dhe sot jemi të lirë
të tallemi me ty
të bëjmë sikur
nuk të kuptojmë
sepse nuk kemi më kohë për të humbur

më së shumti
ne mund të bëjmë sikur
jemi pjesë e lojës tënde
të marrë, idiote
kokëbosh,
zemërbosh,
zemërthatë,
të zbrazët si ditët e tua
shterpa
por ti je sikur nuk je
për ne
sepse
në fakt
tani jemi të lirë
për t’i thënë
diellit diell
dhe djallit djall
dhe për të të mbajtur
ty zgjyrë
larg duart
sa më larg
vite drite larg
jetës të dashurisë
tonë të përherëshme…

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...