Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/28

Sëmundjet pandemike që gati eshfarosën njerëzimin në botë




Koronavirusi ka vrarë më shumë se 21 mijë persona në gjithë botën deri më tani, ndërkohë që pandemia është në kulmin e saj në Europë.



Virusi me qendër në Wuhan po bën kërdinë në Europë, ku vendi më i goditur është Italia, ndjekur nga Spanja.

Koronavirusi është një shqetësim serioz, sepse bartësit mund të infektojnë një numër të madh njerëzish para se të mësojnë se janë infektuar.

Por gjatë historisë ka pasur shumë sëmundje që kanë rrezikuar të zhdukin popullsinë.

Më poshtë po ju tregojmë disa nga pandemitë e tmerrshme të së kaluarës, disa prej të cilave kanë kërcënuar të gjitha kontinentet.












Koronavirusi dhe teoritë e konspiracionit, çfarë duhet të dini


Nga Yoanzhong Huang

Frika është ajo që po përhapet më shpejt se virusi. Fabrikat janë mbyllur. Rrugët janë bllokuar. Fshatra të tëra janë izoluar. Qytete janë kthyer në karantinë. Përhapja e COVID-19 është kriza më e rëndë sociopolitike me të cilën liderët kinezë janë përballur që nga protesta e Tiananmen e vitit 1989.

 Kriza i ka kaluar kufijtë e Kinës. Përhapja e virusit përtej kufijve – dhe reagimi në panik ndaj kësaj përhapjeje – do të ketë efekte të thella në ekonominë globale, politikën, sigurinë dhe qeverisjen.


Ky virus lë shumë të panjohura. Ende nuk kemi një ide të qartë për transmetueshmërinë dhe virulencën e tij. Ne nuk kemi një ide të qartë për periudhën e inkubacionit, e cila mund të zgjasë deri në 24 ditë. Ne gjithashtu nuk e dimë se sa është mundësia që të prekurit t’i infektojnë të tjerët përpara se t’u shfaqen simptomat për vete dhe pse disa raste befas bëhen të rënda. Ne gjithashtu nuk e kuptojmë pse disa pacientë rezultuan pozitivë për herë të dytë edhe pasi në dukje ishin shëruar.

Thashethemet nxisin frikën dhe pasigurinë. Brenda disa javësh nga shfaqja e patogjenit, mediat sociale u mbushën me hipotezat se virusi ishte një armë biologjike – ose virus që kishte dalë nga një laborator në Vuhan ose një i tillë amerikan. Ndërsa thashetheme të tilla nuk janë të besueshme, duke pasur parasysh që as Shtetet e Bashkuara dhe as Kina nuk kanë motiv për të zhvilluar armë biologjike, ato janë të vështira për t’u shpërndarë, sepse zyrtarët ushtarakë nga të dy palët ende i shohin me dyshim motivet e njëri-tjetrit në krijimin e programeve të biosigurisë. Dobësitë në rregulloret e biosigurisë në Kinës u lënë vend më shumë thashethemeve për besueshmëri. Dhe mungesa e besimit midis dy kombeve – siç dëshmohet nga refuzimi fillestar i Kinës për të lejuar ekspertë të sëmundjes amerikane të vizitojnë Vuhanin – po minon përpjekjet për të përmirësuar përhapjen globale të virusit.

Teoria

Që nga fillimi i shpërthimit, publiku u informua se sëmundja nisi me ekspozimin e njeriut ndaj një virusi që e kishte origjinën te kafshët e egra. Por misteri se shfaqja e virusit krijoi terren për spekulime, dhe shumë shpejt, burime të ndryshme në internet filluan të çojnë përpara pretendimin se virusi ishte inxhinierizuar gjenetikisht. Një studiom i pabotuar, i hartuar nga shkencëtarët indianë, sugjeron se sekuenca e proteinave të virusit përfshinte elemente të virusit HIV, virus që shkakton SIDA. Edhe pseshumë shpejt, autorët e tërhoqën vullnetarisht studimin, kjo mori vëmendjen e faqeve të internetit si Zero Hedge, i cili pretendoi se Covid2019 ishte “farkëtuar” nga shkencëtarët kinezë. Duke folur në Fox News, Tom Cotton, senatori republikan nga Arkansasi, sugjeroi që nuk mund të përjashtohej mundësia që virusi ta kishte origjinën në një laborator në Vuhan që përdoret për të trajtuar patogjenët më të rrezikshëm.

Zero Hedge është ndaluar në Twitter, por mediat sociale kineze gëlojnë nga hamendësimet se virusi është krijuar nga Shtetet e Bashkuara si agjent i luftës biologjike kundër Kinës. Një teori konspirative e shpërndarë gjerësisht sugjeron se ushtarët amerikanë që morën pjesë në Lojërat Botërore Ushtarake 2019 në Vuhan qëllimisht e shpërndanë virusin në Tregun e Ushqimeve të Detit në Hunan. Duke pretenduar se “po vjen një lloj i ri i luftës biologjike”, një gjeneral në pension i Ushtrisë Çlirimtare të Popullit bëri thirrje për ndërtimin e një force të përhershme biombrojtëse në Kinë.

Përhapja e koronavirusit në Kinë nuk është rasti i parë që përflitet si sulm me armë biologjike. Gjatë epidemisë SARS 2002–3, një shkencëtar rus pretendoi se virusi ishte një përzierje e fruthit dhe shytave që mund të bëhen vetëm në laborator. Shumë kinezë e morën këtë nocion dhe spekuluan se SARS ishte një armë gjenetike e zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara, që i kishte ata në shënjestër. Gazeta “China Youth Daily” lidhi një studim gjenetik të Institutit Kombëtar të Studimit Gjenetik në Kinë me programin gjenetik të SHBA. Në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, një ekspert i Kinës sugjeroi që virusi ishte i lidhur me programin e armëve biologjike të Kinës. Megjithatë SARS nuk ishte aspak një armë gjenetike. Sipas Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, nga 166 pacientë të raportuar me SARS në Shtetet e Bashkuara në 2003, 58 për qind ishin të bardhë dhe 32 për qind ishin aziatikë.

Historia

Sa janë gjasat që SHBA-të ose Kina të kenë zhvilluar armë biologjike vdekjeprurëse me qëllimin për t’i përdorur. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, SHBA-të zhvilluan të tilla, por ato nuk u përdorën kurrë. Kjo sepse atyre nuk mund t’u besohej në fushën e betejës: nuk kishin efekt të menjëhershëm, mund të preknin edhe forcat amerikane, ishin të ndjeshme ndaj mjediseve dhe kushteve meteorologjike të ndryshme dhe mund të kontaminonin zonën për një kohë më të gjatë sesa ishte e nevojshme. Por pavarësisht kësaj, sHBA akumuloi armë biologjike në epokën pas luftës.

Në vitin 1969, SHBA u tërhoq nga programi i luftës biologjike dhe luajti një rol kyç në negociatat e suksesshme në nivel ndërkombëtar, që u finalizuan me Konventëm e Armëve Biologjike. Ky traktat ndalon zhvillimin, prodhimin dhe akumulimin e agjentëve biologjikë dhe sistemet e posaçme për qëllime armiqësore.

Në raport me Amerikën, Kina hyri më vonë në këtë lojë. Ajo kishte qenë në rolin e pritësit në luftën bakteriologjike nga ana e ushtrisë japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si rezultat, Kina e ndjeu të domosdoshme të ndërtonte fabrika posaçërisht për mbrojtjen nga lufta biologjike. Në gusht 1951, kryeministri Zhou Enlai ngriti Akademinë Ushtarake të Shkencave Mjekësore për të kryer kërkime në këtë fushë.

Duke ditur që Kina nuk ka pasur armë bërthamore deri në mesin e viteve ’60, ka një bazë për të menduar se ka zhvilluar armë biologjike si mundësi për t’u kundërprëgjigjur në rast nevoje. Por që prej vitit 1982, Kina ka pasur një arsenal bërthamor. Dy vjet më vonë, Kina u anëtarësua në Konventën e Armëve Biologjike. Koha ka treguar se Kina, ashtu si Shtetet e Bashkuara, i kanë parë armët bërthamore si më të besueshme në rast se lindte nevoja për të parandaluar rreziqe.

Mesi i viteve 1980 solli një ndryshim në axhendën kombëtare të Kinës drejt zhvillimit ekonomik. Financimi për kërkimet në fushën e mbrojtjes nga armët biologjike u zvogëlua dhe ata filluan të zhvillojnë më shumë produkte për qëllime civile dhe jo ushtarake. AMMS u bë diçka analoge me Institutin Ushtarak të Kërkimeve Mjekësore për Sëmundjet Infektive. Ajo zhvilloi një ilaç pan-antimalarie të quajtur benflumentol dhe e pantentoi në më shumë se 50 vende. Gjatë shpërthimit të virusit Ebola në 2014, AMMS bashkëpunoi me kompanitë farmaceutike kineze për të zhvilluar dy ilaçe për trajtimin e sëmundjes vdekjeprurëse.

Mosbesim dhe keqkuptime

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë të dyja pjesë e traktatit BËC, por ato ende e shikojnë njëra-tjetrën me dyshim. Në të shkuarën është aluduar nga qeveritë amerikane se Kina ka vijuar të mbajë “një aftësi fyese luftarake biologjike bazuar në teknologjinë e zhvilluar para pranimit të saj në BËC.” Sipas një ish-zyrtari nga Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së, deri në vitet 1990, Kina kishte zhvilluar një shumëllojshmëri mikroorganizmash që shkaktojnë infeksione dhe toksina dhe për t’i kthyer në armë kishte mjete si raketat e llojeve të ndryshme. Edhe pse këto raporte dhe akuza nuk janë vërtetuar asnjëherë, botimet zyrtare kineze sugjerojnë aktivitete kërkimore të qëndrueshme dhe të organizuara që lidhen me luftën biologjike. Burime zyrtare raportuan se në vitet 1990, shkencëtarët kinezë përdorën disa zona si terren në të cilin kultivohet me shpejtësi bruceloza (tradicionalisht i konsideruar si agjent biologjik i përshtatshëm për përdorim ushtarak).

Shumë njerëz në Kinë gjithashtu i perceptojnë Shtetet e Bashkuara si një kërcënim potencial për luftë biologjike. Pas shpërthimit të SARS 2002–2013, disa ekspertë ushtarakë kinezë folën për një skenar të armiqve që spërkatnin viruse të panjohura të ngjashme me SARS në Pekin gjatë sulmeve ajrore. Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara kishin zhvilluar lloje të antraksit rezistent ndaj antibiotikëve, një ekspert i njohur kinez i mjekësisë ushtarake la të kuptohej se Uashingtoni kishte e kishte kthyer në armë SARS-in dhe virusin e gripit të shpendëve. Në vitin 2001, administrata e Presidentit George W.Bush refuzoi një protokoll të propozuar për Konventën e Armëve Biologjike me arsyetimin se ai nuk ishte i mjaftueshëm në qëllimet e tij. Ky refuzim i bindi disa ekspertë kinezë se Shtetet e Bashkuara ishin rikthyer te dëshira për të zhvilluar armë biologjike. Në vitin 2007, studiuesit ushtarakë kinezë publikuan një artikull duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për “përdorimin e teknologjive të reja për të zhvilluar agjentë të rinj të armëve biologjike” dhe duke pretenduar se ishte “jashtëzakonisht e mundshme” që sporet e antraksit në sulmet e kryera në 2001 në zyrat e senatorëve demokratë erdhën nga laboratorët e ushtrisë amerikane. Dyshime të tilla mund të shpjegojnë pse qeveria kineze më vonë shtrëngoi rregullat mbi të huajt që përdorin materialin gjenetik njerëzor dhe e bënë më të vështirë kalimin e materialit jashtë vendit.

Mosbesimi dhe keqkuptimet e ndërsjella janë emblema e çdo dileme që ka të bëjë me sigurinë, në të cilën veprimet e ndërmarra nga një shtet për të përmirësuar sigurinë e saj çojnë në reagime nga pala tjetër, e cila e bën gjendjen e mëparshme më pak të sigurt. Më keq, programet e mbrojtjes nga armët biologjike janë kaq të errëta, dhe provokojnë një antipati të tillë morale, saqë inkurajojnë supozime të frikshme: kur një shtet dyshohet se po krijon armë biologjike, rivalët e tij ka të ngjarë të kërkojnë t’i kenë ato gjithashtu. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe zhvilluan armë biologjike sepse menduan se Gjermania e Hitlerit do t’i zhvillonte ato (gjë që në fakt nuk ndodhi).

Është e vështirë të thuhet nëse një sëmundje është shfaqur vetë apo është shkaktuar qëllimisht, sepse shumë agjentë biologjikë janë në natyrë. Në kontekstin e marrëdhënieve bilaterale të tensionuara, një shpërthim i natyrshëm epidemie, i shkaktuar nga një patogjen i panjohur, mund të merret lehtësisht si sulm me armë biologjike. Historiani Alfred Crosby vë në dukje se pandemia e gripit spanjoll në vitin 1918 dyshohej se ishte nisur nga agjentët gjermanë. Në vitin 2004, qeveria indiane akuzoi “pakistanezët keqdashës” për kryerjen e “terrorizmit xhihadis” islamik duke përhapur qëllimisht HIV-in në Kashmir. Kur H5N1 (“gripi i shpendëve”) u bë një shqetësim i madh në të gjithë botën në vitin 2008, ministri i atëhershëm i Shëndetësisë në Indonezi, Siti Supari, akuzoi Shtetet e Bashkuara për përdorimin e mostrave të virusit për të zhvilluar armë biologjike dhe pezulloi funksionimin e një njësie të kërkimit mjekësor të marinës amerikane në Xhakartë.

Në kohën kur marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë pëkeqësuar, hamendësimet për origjinën armiqësore të COVID-19 kanë minuar përpjekjet globale për të trajtuar përhapjen e patogjenit. Për javë të tëra, Kina injoroi ofertat e ndihmës nga Qendra e ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Sipas një postimi të publikuar në një faqe interneti të lidhur me “Jiefang Daily” (gazeta zyrtare e Komitetit të Shangait të Partisë Komuniste të Kinës), “disa ekspertë të CDC-së amerikane “mund të jenë në një mision ushtarak për të “spiunuar aftësinë e kërkimit virologjik të Kinës”. Dy ekspertë amerikanë më në fund u bashkuan me delegacionin e Organizatës Botërore të Shëndetit në Kinë në shkurt, por vizita në terren e delegacionit nuk përfshinte Institutin e Virologjisë Vuhan – në të vërtetë, Vuhan, epiqendra e shpërthimit, fillimisht nuk ishte as në itinerarin e grupit.

Pretendimi se koronavirusi është një armë biologjike nuk është vetëm i dëmshëm, por edhe i pambështetur shkencërisht. Shkencëtarët kanë theksuar se mutacionet në virus janë “plotësisht në përputhje me evolucionin natyror”. Sipas “The Lancet”, shkencëtarët nga shumë vende kanë konkluduar në mënyrë të qartë se koronavirusi e ka origjinën nga kafshët.

Ish- ministri Prof.Dr. Dritan Shehu: Nuk po ndiqen kontaktet, testime duhet të bëhen në çdo laborator


Ish-ministri i Shëndetësisë,Prof.Dr. Tritan Shehu,anesteziolog , ngriti shqetësimin se në Shqipëri nuk po ndiqen kontaktet nga personat e infektuar. 

Në një lidhje me skype për RTV Ora, Shehu tha se po testohen vetëm njerëzit që kanë shenja dhe jo të tjerët.

Tritan Shehu: Testimi i popullsisë duhet bërë në dy elementë. Testimi i parë duhet bërë për të ndjekur kontaktet. Pra nëse supozojmë se X është kontaminuar, ne ndjekim kontaktet e tij që ka pasur në 10 ditëshin e fundit. Këtu mund të jenë qindra indivdë që duhen ndjekur dhe testuar. Kjo është e detyrueshme, që fatkeqësisht tek ne nuk po realizohet. Ne kemi hequr dorë edhe nga ndjekja e kontakteve. Ne gjurmojmë rastet që kanë shenja klinike, jo rastet që nuk kanë shenja klinike. Po të shikosh parametrat tonë të testimit, është shumë e lartë përqindja e pozitivitetit, gjë që nuk është e mirë. Qënia kaq e lartë e pozitivitetit në testime tregon që ti ke testuar që në fillim njerëz që ke dyshuar, nuk ke zgjeruar harkun e atyre që ke testuar për të shkuar tek personat e kontaktit dhe për të dalë më pas tek kërkimi horizontal i popullsisë që është gjëja e mirë ku duhet të dalim ne. Pra fakti që na dalin shumë tampona pozitivë nuk është pozitive. Bën që kërkimi bëhet vetëm duke u nisur nga indikacionet klinike. Kjo është e vonshme, jo e mjaftueshme dhe nuk të çon në suksesin e identifikimit të sa më shumë rasteve të reja, në izolimin e tyre, në mjekimin e tyre dhe në ndalimin e përhapjes.

Tritan Shehu tha se për testime duhen shfrytëzuar edhe laboratorë të tjerë në vend, për të përdorur edhe metoda të tjera, sic është edhe ajo e imunokromatografisë.

Tritan Shehu: Nuk mund të bëhet testimi i popullsisë shqiptare vetëm në një laborator në Tiranë, apo edhe me një tjetër në QSUT. Kjo është krejtësisht iluzive, e pamjaftueshme dhe jashtë standardeve. Shqipëria duhet të shfrytëzojë shumë laboratorë në gjithë territorin e saj. Duhet ti shfrytëzojë me testin klasik të tamponeve, por duke i ftuar sa më shpejt edhe testimet e shpejta. Sot si testime të shpejta kemi imunokromatografinë, që është një metodë që po përdoret me sukses në shumë vende. Kjo mund të përdoret në gjithë laboratorët që ka Shqipëria sot, publike apo private sepse nuk kërkon pajisje të vecanta. Ka një kosto shumë të lira. Po përgatiten edhe metoda të tjera, sic është Eliza apo sic janë disa metoda ultra të shpejta që nuk kanë dalë akoma. Por ne të shfrytëzojmë këto metoda që janë.

Vladimiri është i shëruari më i fundit nga COVID-19, ai shprehet shumë mirënjohës ndaj stafit mjekësor për kujdesin në 20 ditët e qëndrimit të spitali I Infektivit.

Pas 20 ditësh shërohet nga koronavirusi, shqiptari: Ka qenë një luftë fizike dhe psikologjike
Shefja e Infektivit, Nadaja Çomo poston një video me një pacient të shëruar nga koronavirusi.

Vladimiri është i shëruari më i fundit nga COVID-19, ai shprehet shumë mirënjohës ndaj stafit mjekësor për kujdesin në 20 ditët e qëndrimit të spitali i Infektivit.

“Pas 20 ditësh po largohem nga spitali i shëruar plotësisht falenderoj jashtë mase stafin mjekësor me në krye shefe Najadën, mjekët për kujdesin madhështor, infermierët, sanitarët që vinin na pastronin dhomat, jam shumë I kënaqur për kujdesinqë ka treguar stafi I infektivit, ma kanë bërë shumë të lehtë sepse ka qenë një luftë e fortë fizike dhe psikologjike, pa këta nuk do t’ia kisha dalë kaq mirë, faleminderit”, ka thënë Vladimiri i shëruari nga COVID-19.

Grupi #mekryeministrin, fushatë për orientimin seksual të Richard Grenellit

Përfaqësuesi Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ai për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, të enjten, përmes një deklarate të përbashkët, kanë demantuar hapur dhe fuqishëm pretendimet për ekzistencën e një marrëveshjeje të “fshehtë” Kosovë-Serbi, që përfshin korrigjim kufijsh e shkëmbim territoresh.

Një pretendim të tillë e kishte shfrytëzuar dhe e kishte përdorur politikisht jashtëzakonisht shumë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si arsyetim për mosheqjen e plotë të taksës pa kushte, siç kërkonte Washingtoni.

Sipas Kurtit, nëse do të hiqej taksa siç kërkon Amerika, menjëherë do të fillonte implementimi i një marrëveshjeje të tillë sekrete.

E demantimi amerikan i pretendimeve të tilla të Kurtit për marrëveshje sekrete po përcillet me komente fyese e vulgare në drejtim të dy zyrtarëve amerikanë, Richard Grenell e Matthew Palmer.


Në grupin e quajtur “Mekryeministrin”, në Facebook, i cili është vënë në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje, janë me dhjetëra komente që përmbajnë fyerje të rënda në drejtim të Grenellit e Palmerit.

Richard Grenellin përveç që e akuzojnë për lidhje me Serbinë dhe për të korruptuar, në këtë faqe që është vënë në shërbim të partisë së Kurtit, shumë komentues e fyejnë edhe në baza të orientimit të tij seksual.

Një koment indirekt rreth orientimit seksual të Grenellit e kishte bërë edhe vetë Albin Kurti, kur kishte deklaruar se “nuk i shtrihem Grenellit sikur këta të LDK-së”.

 Disa prej komenteve më vulgare me të cilat komentues të shumtë që janë pjesë e faqes “Mekryeministrin” dhe nga profile private, fyejnë dhe linçojnë emisarin e Trumpit për dialogun, Richard Grenell.

“Nuk na vyn një homoseksual me bisedu…”, shprehet njëri prej komentuesve.

“Aman a po e dini kush është Grenelli!?, ni peder i qmendur që askush në Gjermani nuk e ka dashtë”, shkruan një komentues tjetër në grupin “mekryeministrin”.

“Ky Grenell pederi… janë pro serb kjo udheheqja e Grenell pederit”, shprehet një tjetër në grupin që përkrah Kurtin.

“O në rrs Grenell pederi”, komenton një tjetër.

“Vuçiqi peder, Grenelli peder, Thaçi ka hy mes tyre”, shkruan një tjetër.

“Grenelli nuk është amerikan. Grenelli është peder rus”, shprehet një tjetër.

“Paramendo, fati i Kosovës varet te nji peder”, shprehet një tjetër.

Ka edhe të tjerë që fyejnë Grenellin për shkak të orientimit seksual edhe në rrjete të tjera soaciale.

“Koti e ki, populli nuk i han foret e juve. Jepja një fustan dhuratë Grenellit”, shkruan një tjetër në Twitter.

Në grupin “Mekryeministrin” nuk e kursejnë as Matthew Palmerin, duke e akuzuar për lidhje me Serbinë.













Marrë nga Gazeta express

Ja pajisja që shkatërron koronavirusin nga telefonat tuaj


Çfarëdo që të prekni me duart tuaja, ushqimi, bakteret, pluhuri mund të transferohen në celularin tuaj, duke e bërë atë një “pjatë” të lëvizshme që mund të ngjitet me mikrobet.

Pra, ka një diskutim në rritje për mënyrën e mbajtjes së telefonave të dezinfektuar, pasi shpërthimi i koronavirusit vazhdon të përhapet në të gjithë botën.

Dhe kjo është arsyeja pse shitjet e një makinerie pastrimi të quajtur PhoneSoap janë në rritje.

Produktet e PhoneSoap, të cilat vrasin mikrobet në telefona duke i larë ato me rreze ultraviolet, nuk janë testuar kundër COVID-19. Por të ardhurat deri më tani këtë muaj janë rreth 20 herë më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shprehet bashkëthemeluesi Dan Barnes për CNN.


Kompania shiti nga pajisjet e saj në fillim të marsit, por aktualisht është duke marrë porositë që do të dërgojnë midis 15 Prillit dhe 30 Majit, sipas faqes së saj të internetit.

“COVID-19 nuk është diçka që ne e festojmë, por ai ka rritur padyshim vetëdijen se telefonat ose sipërfaqet e forta mund të mbajnë baktere me ditë të tëra dhe se është e rëndësishme për t’i pastruar ato,” – tha Barnes.

Higjiena e telefonit ka rëndësi përgjithësisht sepse hulumtimet kanë treguar që pajisjet tona mobile mbajnë patogjenë që mund të përfshijnë baktere rezistente ndaj antibiotikëve, tha Mia Lieberman, një veterinere në shkollën mjekësore të Harvardit i cili ka testuar efektivitetin e PhoneSoap.

Këto mikrobe mund të përbëjnë një rrezik, veçanërisht për njerëzit me gjendje shëndetësore jo të mirë.

Si funksionon?

Modeli tradicional i PhoneSoap, i quajtur UV-C, dëmton bakteret dhe viruset, në mënyrë që ata të mos mund të përsëriten.

PhoneSoap vret 99.99% të mikrobeve shtëpiake, përfshirë E. coli dhe salmonelën, sipas asaj që shkruhet në faqen online të firmës.

Në një studim, Lieberman e testoi atë kundër baktereve dhe zbuloi se ishte efektive. Por ajo vuri në dukje se eleminoi dhe COVID-19, por ajo ka të ngjarë të kërkojë një dozë shumë më të madhe UV-C se sa pajisjet që janë në dispozicion.

Për të marrë kaq shumë intensitet të dritës UV-C, tha Lieberman, do të duhej ta linit telefonin tuaj në modelin e testuar të PhoneSoap për më shumë se dy orë.

Ushtria kineze apo amerikane krijoi COVID-19 si bio-armë? flasin ekspertët



Prej nisjes së epidemisë kanë qenë të shumta teoritë se COVID-19 është një sëmundje e krijuar nga njeriu, saktësisht nga Kina ose SHBA për qëllime destruktive, por provat shkencore e politike në të dyja vendet po hasin vështirësi për ta provuar.

Në rrethet konservatore të politikës së SHBA thuhet se virusi është krijuar nga laboratori biologjik kinez i nivelit 4 të sigurisë (BSL-4) në Vuhan, ku lindi dhe epidemia.Laboratori drejtohet nga Institutit Kinez i Virologjisë në Vuhan që studion sëmundjet infektive, patogjenët e gjallë dhe disa tipe koronavirusesh.

Senatori republikan Tom Cotton nga Arkansas postoi i pari këtë teori më 30 janar. “Ne nuk e dimë origjinën e këtij koronavirusi … por dimë që në Vuhan ndodhet superlaboratori i vetëm i nivelit 4 në Kinë, që punon me patogjenët më vrasës, madje edhe me koronaviruset”, shkruante ai.Shkencëtari amerikan Steve Mosher shkroi një editorial në New York më 22 shkurt me titull “Mos e hani rrëfimin kinez: Koronavirusi mund të ketë shpëtuar nga laboratori”. Influencuesi hebre Mosher, ka shkruar gjithahstu një libër me titull “Gangsteri i Azisë; Ëndërrat e Kinës kërcënojnë rendin botëror”.Por laboratoret e kategorisë BSL-4 kanë nivelin më të lartë të sigurisë pikërisht prej punës së tyre me agjentë kërcënues për jetën si Ebola, ethet Lassa e virusi Marburg. Ato janë të lajisur me sisteme ventilimi të kalibrit të lartë, mure të përforcuar dhe sisteme sigurie që i veçojnë nga bota e jashtme.

Në SHBA ka të paktën 4 laboratore të tipit BSL-4 në Atlanta, Maryland, Texas, Hamilton e Montana, të cilët studiojnë patogjenë të rrezikshëm.“Teoritë e konspiracionit për viruse të krijaur nga njeriu nuk janë diçka e re. E kemi parë këtë me HIV — kur u tha se e kishte prodhuar SHBA dhe e kishte lëshuar në Afrikë. Por këto janë gjëra të rrezikshme për t’u përhapur,” thotë Gerald Keusch, profesor mjekësie në Boston University.


Kina gjithashtu ka tentuar të kthjejë pllakën dhe ka thënë se virusi është prodhuar nga SHBA.

Kjo bëri që presidenti Donald Trump t’i shtpjë benzinë zjarrit duke e quajtur COVID-19 në deklaratat publike ‘virusi kinez.‘Kina po shpërndan informacione, që janë të gënjeshtërta, se ushtria jonë ka shpërndarë virusin, prandaj për të mos debatuar unë po e quaj virusin me emrin e vendit ku lindi”, tha Trump.Kërkimet mbi përbërien gjenetikle të virusit sugjerojnë se ARN e tij i ngjan viruseve që qarkullojnë qetësisht te lakuriqët e natës. Por sipas tyre nuk ka shumë gjasa që koronavirusi i tij të jetë krijuar si armë pasi sulmet biologjike vrasin në numra shumë më të mëdha dhe mund të transportohen në pikat e goditjes, në një kohë që virusi aktual është i papërmbajtshëm për nga përhapja.

Shkencëtarët nëpër botë janë bërë bashkë për të zbuluar sa më shpejt një vaksinë ose një kurë për koronavirusin. Po ashtu po punohet me shpejtësi për të mundësuar që testimet të jenë sa më të shpejta.

Ndoshta miku më i mirë i njeriut mund të ndihmojë në këtë aspekt. Në Britani, shkencëtarët kanë nisur punën për të parë nëse qentë mund të nuhasin koronavirusin.

Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar se qentë mund të nuhasin malarien, kështu që ekspertët më të mirë britanikë po punojnë për të parë nëse kjo funksionon edhe për CORONA VIRUSIN  Covid-19.

Nëse kjo vërtetohet, qentë mund të përdoren për të kontrolluar këdo, përfshirë ata që nuk kanë simptoma.


“Kjo do të ishte e shpejtë, efektive dhe gjithashtu burimet e kufizuara të testimit të NHS mund të përdoren vetëm atje ku ato janë të nevojshme,” tha Dr Guest.

Qentë mund të jenë gati në gjashtë javë për të ndihmuar në sigurimin e një “diagnoze të shpejtë, jo-invasive”, tha ajo.

Ata mund të kuptojnë gjithashtu nëse dikush ka ethe.

Prof Steve Lindsay, nga Departamenti i Bioshkencave të Universitetit Durham, tha që qentë e zbulimit mund të përdoren në aeroporte për të identifikuar me shpejtësi personat që mbartin virusin.

“Kjo do të ndihmojë në parandalimin e rishfaqjes së sëmundjes pasi ta kemi sjellë nën kontroll pandeminë e tanishme,” tha ai.

Specialistët e sëmundjes infektive kanë paralajmëruar se COVID-19 mund të jetojë në këpucët tuaja deri në 5 ditë. Sidomos këpucët me të cilat keni qenë në zona të ngjeshura si supermarkete, aeroporte apo transport publik.


Këpucët janë një nga vendet kryesore ku shumohen bakteret, kërpudhat dhe viruset. Pikat e frymëmarrjes që janë të bartura në ajër nga një person i infektuar me koronavirus mund të zbarkojë edhe në pjesën e sipërme të një këpuce.


Pjesa e poshtme e këpucëve janë bërë zakonisht nga materiale të qëndrueshme, sintetike si gomë, ose lëkurë të veshura me plastikë. Të gjitha këto mbajnë nivele të larta të baktereve, sese nuk e lejojnë të ajri, lëngu ose lagështia.

Australianët po bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për atë mund të sjellin në shtëpi, pasi vendi regjistroi një rritje prej 190 rastesh brenda natës vetëm në New South Wales,


Doktori i familjes San Diego, Georgine Nanos tha për Huffington Post Australia se mundësia më e madhe që këpucët të marrin COVID-19 është në zonat me popullsi të madhe si zyrat, qëndrat tregëtare, trena, autobus dhe aeroporte.

Këshilltari shëndetësor i Misurit, Dr Mary E. Schmidt ka shprehur se koronavirusi mund të jetojë në sipërfaqe sintetike për 5 ditë ose më shumë.

Kjo u mbështet edhe nga specialisti i shëndetit publik në Kansas City, Carole Winner, i cili tha se këpucët e bëra me plastikë dhe materiale të tjera sintetike mund të mbajnë viruse aktive për ditë të tëra.

Njerëzit të cilët nuk punojnë nga shtëpia dhe vazhdojnë të bëjnë udhëtime, si punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe asistentët e dyqaneve, këshillohet të përdorin një palë këpucë për çdo herë që dalin jashtë shtëpisë.

Këpucët e bëra nga kanavacë, pëlhura të buta ose lëkure faux duhet të pastrohen në lavatriçe në një cikël të ulët të temperaturës. Këpucët prej lëkure ose çizmet për punë të rënda duhet të pastrohen me dorë me doreza

Premieri i Kosovës Albin Kurti shkarkon nga Bordi i QKUK’së Kryetari Prof.Dr.Naser Ramadanin ,që lejoi mbajtjen e seancës për rrëzimin e Qeverisë Kurti


Qeveria në dorëheqje e ka shkarkuar nga pozita e anëtarit dhe Kryetarit të Bordit të Shërbimit Klinik Spitalor të Kosovës, Naser Ramadanin, i cili mban edhe funksionin e Shefit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ramadani ishte njeriu kryesor që rekomandoi mbajtjen e seancës ku u votua me sukses shkarkimi i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, i cili s’i mbushi as dy muaj në krye të Ekzekutivit.



Në emër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ramadani dërgoi një mendim profesional ku tha se seanca mund të mbahet me disa masa për të cilat asistuan zyrtarët mjekësorë.

Qeveria është arsyetuar se vendimi për shkarkimin e Bordit ka ardhur për arsye se ai nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë dhe se ka dështuar në arritjen e objektivave


Ndërkohë, Qeveria ka emëruar Bordin e ri të SHSKUK-së. Kryetar i Bordit është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1-vjeçar, ndërsa anëtarët e tjerë të bordit janë: 

1. Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;

 2. Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës; 

3. Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike; 

4. Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore; 

5. Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;

 6. Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë; 

7. Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

Statuti i Shërbimit Klinik Spitalor kërkon që në Bordin e SHKSUK’së të jetë edhe një anëtar i Ministrisë së Shëndetësisë. Qeveria ka dërguar në këtë bord ish-kandidatin për deputet të VV’së, Mirsad Shkreta

https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2020/03/Vendimet-e-Mbledhjes-17.pdf?fbclid=IwAR1QV0PcYtCsMrED_iZejqAUTzwp8cwBnlhSPOUFjL-S2J4LuA539t4hErI



Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se vendimi i qeverisë për të shkarkuar dhe më pas emëruar bordin e ri drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës është i jashtëligjshëm.

Tahiri ka thënë se në Ligji i Shëndetësisë dhe Statuti i SHSKUK-së nuk e autorizon qeverinë që të shkarkojë këtë bord.

“Vendimi i Qeverisë nr.01/17 i datës 27.03.2020 për shkarkimin (dhe emërimin) e Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), përveç dilemës së madhe kushtetuese që është marrë nga Qeveria në detyrë dhe në kohën e një pandemie globale, ka edhe defektet ligjore të cilat i paraqes më poshtë:
-Ligji i Shëndetësisë dhe Statuti i SHSKUK nuk kanë rregulluar mënyrën e shkarkimit të bordit të SHSKUK (neni 64 i ligjit dhe neni 11 i statutit rregullojnë vetëm mënyrën e emërimit, por jo edhe shkarkimit) që rrjedhimisht e bën të paligjshëm shkarkimin e bordit aktual, sepse askund nuk ka autorizim të shprehur të ligjit që e autorizon Qeverinë për të bërë një shkarkim të tillë”, ka thënë Zt.Besnik Tahiri.

Zëdhënësi i Qeverisë arsyeton shkarkimin e bordit të ShSKUK-së

Qeveria në detyrë ka shkarkuar të premten Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Bordi është shkarkuar se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë.

Gjithashtu sipas tij, nuk janë përmbushur as objektivat e përcaktuar, madje edhe bërë shkelje të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike si dhe rregulloren mbi Shpenzimet e Parasë Publike.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës në po të njëjtën mbledhje ka marruar edhe një vendim tjetër i cili parasheh shkarkimin e bordit drejtues të SHSKUK-së. Në po të njëjtin vendim poashtu janë emëruar edhe emrat e rinj, anëtarët e rinj të këtij bordi. Arsyetimi i këtij vendimi është dhënë në vendim të Qeverisë në detyrë të Kosovës i cili arsyetim bazohet mbi faktin se bordi nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e parapara dhe të përcaktuara në statutin e ShSKUK-së dhe nuk ka arritur objektivat e parapara”.


“Në të njëjtën kohë ka pasur një menaxhim jo të mirë me shpenzimet duke mos i marr parasysh nevojat e prioritetet e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Poashtu duke u bazuar në të gjeturat e zyrës së Auditorit të Brendshëm dhe poashtu edhe të auditorit kombëtar ne kemi gjetur që ky bord ka bërë shkelje të ligjit për Menaxhimin e Financave Publike si dhe rregulloren mbi Shpenzimet e Parasë Publike”.

Për anëtarin e VV-së Mirsad Shkretën, që u emëruar si pjesë e këtij bordi, Kryeziu tha se nuk ka asnjë koment.

“Nuk kam përgjigje”, tha shkurt ai.


AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020



Enver Hoxha dhe shqiptarët në maje të thikës, të dhunuar ...


Rivaliteti në mes botës demokratike dhe botës totalitare nuk është i panjohur. 

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE NGA NJU JORKU ...
Kosova në mes këtyre NDRYDHJEVE mund të bërët copë e grimë, dhe askush nuk i jep pesë pare.

 Rivaliteti në mes SHBA-s dhe BE (disa shtete-HB) në anën tjetër gjithështu nuk është anonim, sidomos lidhur me Kosovën.

 Qarqet politike që ishin në pushtet dhe ato në opozitë, sikur nuk patën fuqi ta menagjojnë këtë rivalitet që e ndrydhë çdo thermi që u vihet si oponencë 1999-2020.

Kësaj gjendje i ndihmon edhe psikologjia nga froca e “mega vdekjës”, e që janë rrethanant e virusit  Covid -19, që e ka kapluar globin, në frigë dhe pafuqi.

 Lidhur me këtë ,si duket Qeveria Kurti, nuk pati aftësi ta kuptojë se: “në sferën e sigurimit ndërkombëtar-çdo cepë i globit varet (ende) nga përgjegjsia amerikane”

Këtë skenar që Republika e Kosovës të futët në pazar me letra të “mëdha”,ia përgatitën Hashim Thaçi -BA. Vuçiqi (Mogerini) dhe Isa Mustafa me sejmenët e tij që shkuan në Berlin te Grenelli : A.Hoti , A. Veliu dhe S. Hyseni; e pastaj S. Hyseni të shkoi në Washington DC  gjithnjë për ta luftuar Qeverinë Kurti, në të cilën janë vet. 

Së këndejmi, a është futur Kosova në obligime ndaj Amerkiës 1992-1999, përgjigja ështëPO.

 Shtrohet pyetja, a mundet Kosova ta lajë atë borgj , përgjigja është-KURRË ,ngase  është shumë i madh.

Dhe është mirë që nuk mund të paguhet ky  obligim sepse duam  edhe me BESË të mbesim në obligim ndaj SHBA-ve për jetë. 

E këtë filozofi Albin Kurti e dinë dhe e çmon fare mirë. 

Prandaj, VV ku drejton, nuk vrehet asnjë fie antiamerikanizmi. 

Antiamerikanizmi është SHPIKUR në kokat e Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe vartësve të tyre.

Pra, nëse zhvillimi i shtetësisë Kosovës është procedurë që shkon drejtë progresit, populli i Kosovës duhet vetëm të kujdeset për “mirëmbajtjen e binarëve”, të shpreh ADMIRIM ndaj SHBA-ve.

Kosova nuk duhet të aspirojë ta drejtojë llokomotivën, sepse tani nuk kemi aftësi të jemi totalisht sovran.

Këtë realitet, së pari duhet ta kuptojnë partitë-të gjitha.

Lëvizja  VV e kupton më mirë se askush tjetër , se nuk ka ardhmëri pa miqë.

Pastaj këtë, duhet të mësojë populli që mos të frigohet, aq më parë kur një politikë kombëtare si është ajo e VV-ës, duhet të adaptohet për të jetuar me realitetin, së pakut edhe një shekull jetë aktivitet shtetëror dhe politikë proamerikane, se SHBA nuk largohën nga Kosova kurrë.

Dy grusht shtetet u zbatuan nga vota jonë: më 23mars1989, kur u suprimua Autonomia  e Kosovës që lëvizte drejtë një Republike interene. 

Grusht shteti i dytë vjen, pas Rilindjës më 24 mars 1999, ku faktorizimin e ka bërë UÇK, më 25mars2020, në rrethana të një tentim grusht shteti, sidomos kur luftohej kundër bombës bilogjike (COVID 19), dhe luftës kundër një kaste politike të Kosovës që janë friguar tej mase, se pasuria e grabitur do t` u konfiskohet.

Ky realitet virtualisht shpejegon se kriza në Republikën r Kosovës sikur ka ardhur nga brenda. 

 E vërteta, kriza ka ardhur e porositur dhe shumë mirë e dirigjuar përmes tre aktorëve kosovar : Hashimi, Isa Mustafa , Baton Haxhiu . 
Them  se Isa Mustafën  e ka bashkuar në front vetëm çasti.

Çdo gjë tjetër është teori falso e “konspiraconit”, sepse është dashur të hapën sytë dhe të qelën veshët edhe nga ata që u ndëshkuan më 25 mars 2020.

Në fushatën zgjedhore deri më 6 tetor 2019, por edhe pas ardhjës në pushtet, KURTI publikisht deklarohet se: "Qeveria ime do ta padisë Jugosllavinë e Zhablakut (Serbinë sidomos) duke kërkuar që t` i paguaj DËMET E LUFTËS -REPARACIONET"

Me këtë shfaqje publike, do të frigohën shumë aleatë dhe refuzues të shtetit të Kosovës, se ky akt do t` i dobësojë në fushë veprimin e tyre, kudo nepër botë, sepse po aktualizohet krijimi i një Gjykate Speciale ndërkombëtare.

Sidomso alarm bëri Beogradi, Moska dhe Pekini tinzisht, e ku në heshtje ishin bashkuar edhe BOLLTONI që u shkarkua, por mbeti pas një pauze, si vazhdues i politikës Donalld Tramit 

Diplomati Riçard Grenell, duke shpërthyer kërcnime të çdo lloji se: Kosova duhet ta hjek tarifën,e pastaj nuk as reciprocitet, duke u nënkuptuar se nuk ka as reparacion ndaj Serbisë. Ndërsa, Serbisë i lejoehet politika anti kosoavre, për ta larguar nga prehri i Rusisë.

Ky plan ishte vetëm fillimi për të dëshmuar pse ka çnjohje, pse nuk ka pranim vizash, pse nuk ka pranim në INTERPOLL, UNESCO… për Kosovën.

Kjo ndodhë për ta plagosur Albin Kurtin, si protogonist i luftës drejtë shtetërore. 

Prandaj, këtë prokuri akuzash Albini e amortizoi, kuptohet pa e shkëputur zanatin e vjetër të Hashim Thaçit, sepse afati në pushtet ishte i shkurtër.

Lidhur me këtë, makinacionet në Rambuje, Vjenë, Brukselë , Berlin, Washington  DC, duke provuar që të nënshkruaj me A. Vuçiqin një marrëveshje ala “sovraniteti i Jugosllavisë nuk negociohet”, plus fusnota , plus demarkacioni me Malin e ZI. 

Pra, tinzishtë dhe pastaj para hundës së Qeverisë së Kosovës  dhe popullit lajmërohen nënshrime, për ta çitur Kosovën para aktit të kryer, sikur demarkacioni etj.

 Hulumtoni 12 nënshkrimet e I. Rugovës me Beogradin 1989-1999,do të vëreni se çdo gjë është nga një kuzhinë defaktorizuese për Kosovën.

E këta politikanët e verdhë varrin e Rugovës e kanë shëndërruar gati në teçe shehu.

Problemi shtesë që i ka rrezikuar ata që e votuan MOCIONIN e Qeverisë Kurti, është dalja publike e Albin KURTIT se do të KONFISKOHET tërë pasuria e grabitur të Kosovës, gjatë viteve 1989 - 2019.

 Ky paralajmërim u dëshmau me SHKARKIMIN e shumë bordeve dhe gjetjeve tjera korruptive me tenderë, ku janë lidhur kontrata marramendëse në dëmë të të Kosovës. 

Kështu, kundër Qverisë Kurti u bashkuan shumë subjekte politike më 25 mars 2020 ,dhe pas një debati të turpshëm, me 82 vota pro, 32 vota kundër e 1 abstenim e, realizuan mocionin.

Është edhe një nocion thelbsor që Qeveria Kurti e kishte si parti e nuk shiqohej me sy të mirë nga BE dhe SHBA. 

E ai synim është BASHKIMIN KOMBËTAR.

Por ky parim i drejtë nuk i ka trembë aq fortë ata që janë kundër REPRACIONIT dhe ata që janë kundër KONFISKIMIT të pasurisë plaçkitur, sepse Bashkimin e ndalon Kushtetuta e Kosovës. 

Aty shkruan: Neni1, pika 3:

 “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të BASHKOHET me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”. 

Albin Kurti këtë fakt nuk duhet ta evitojë nga Programi i VV-ës, por nuk duhet me asnjë çmim tani për tani ta lëvizë si prioritet.



 Albin Kurti,duhet këtë kauzë ta zëvendësojë me kërkesë të HOMOGJENIZIMIT të SHQIPTARISË

Kuptohet këtë detyrë kombëtare duhet ta propogandojnë ata intelektual që kanë “tepër” ndikim.

 Pra,tani ka vetëm parim bashkimi, dhe nuk ka shuarje “klinike” të tij. 

Tani është detyrë mbi detyrat të forcohet argumentimi se: nuk ka pasë, nuk ka, asë nuk ka me pasur kurrë komb “Kosovar”.



Qeveria Kurti ra në kushte të Corona virusit -COVID 19,në mënyrë shumë mafioze me faktin se e votoi edhe Lista Serbe. 

Për ta kuptuar këtë joprofesionalitet politikë, më duhet të shtrojë dallimin, në mes Çernobillit 1986 dhe Vuhanit 2019/2020.

 Të dy shpërthimet janë në vendet që pushteti ishte-është komunist.

I pari ishte sulm nuklear, i dyti është sulm biologjik.

E pse virusi Corona COVID -19 ,tani po bënë kërdi nepër botë, sidomos në Evropë (Spanjë, Italia dhe në disa shtete si Irani SHBA etj), çështja është shumë e komplikuar e që spejgohet se Bota duhet të përgatitet që Komunizmi në Kinë, do të bije pas pesë viteve.

E këtë do ta shkatojë kriza gloable e paparë ndonjëherë. 

Pranvera Arabe e kthyer në dimër siberian,demonstratat disa mujore në HONKONG (një shtet dy sisteme) ishin paralajmërim, se nëse dmonstratat e atyshme nuk do të kanë sukses, e nuk patën, mundsi që ta lëkundin dinosaurusin nga pozita, u lëviz nga"CORONA COVID  19’", me shumë lehtësi dhe u mbajtë çështje ilegale për gjatë tërë metastazimit, deri sa u doli nga kafazi (labaratori) atyre që e krijuan.

 Kur u forcua, publikimi për ta frenuar “CORONA COVID - 19”, ishte i vonë. 

Tash Corona -19, mund ta ndalë vetëm NËNA TOKË, që është mësuar në plagët e saj të mshefë tragjedi edhe më të mëdha, se kjo.

Por sa i takon Kosovës, çështja e grusht shtetit (25 mars 2020 ) është se në këto kushte nuk e kishim atë LLUKS që t` i shtojmë edhe një “virurs”, i cili do të mbetët në histori si ‘virus’ i turpshëm politik. 

E cili është inkubacioni i këtij virusi, dihet: trepushteti ku bëjnë pjesë: Presidenti, LDK dhe Qeverisa Kurti. 

Lidhur me këtë ka indikator se shkaku kryesor i rënjës së Qeverisë ishte DESHTIMI i mos nënshkrimit  të Marrëveshjës “SEKRETE”  VUÇIQ –THAÇI me regjinë e  Mogerinit dhe fuqi të Bolltonit që shkoi.

 Nuk është me rëndësi nënshkrimi, por ku mbeti festimi-e kjo flet diçka kishte. 

Sigurishtë se në Burojë, Prapapshticë dhe Bradash nuk do të kishte manifestim. 

Madje po më dhimbset Skender Hyseni se nuk do të hynë fare në historinë e madhe, asnjë asht  atij nuk do t` i hudhët në gojë. 

Populli i Kosovës do të rilindët dhe shumë “corona- politika’ do t` i përbijë çdo skenar që kur të lakuriqohën, do të skuqet vetëm i dituri dhe i ndershnmi, pse kemi jetuar me atë gomillë injorantësh fajdegjishë  të çdo skenari për fatin e Kosovës për 30 vite pa ndërprerë.

Krejtë çka u tha më lartë, më duhet ta spejgojë se i kam dërguar kërkesë Kadri Veselit (si porfesionist politik qe 40 vjet) që të më pranoi 5 minuta.

Nuk më ka pranuar. Por kjo kërkesë mos të kuptohet se do ta kërkoja aleancë VV+PDK.

 Asë  që kam autorizime, as që më ka obliguar dikush. 

Por i kam kuptuar dy gjëra historike. Nëse PDK do të pranonte mos të VOTOJË MOCIONIN, do të shënonte HISTORI kombëtare, sidomos te rinia jonë patriotike dhe do ta evitonte një hipotekë të defaktorizimit të UÇK-në  që e ushtron LDK, për ta marrë pushtetin.

 E tash fjalës “Institucionalist” LDK ia kanë shtuar edhe akronimin “Parti akdemikësh”.

Kjo ka rdhur si psikologji e smurë e Isa Mustafës, kur dihet rezultati i mocionit LDK+PDK+AAK+NISMA. 

Këto parti tani, më së shumti u FRIGOHËN ZGJEDHJEVE, sepse do të pësojnë FIASKO . 

Diplomati amerikan Grenell e ka lehtë të thotë  nuk ka marrëveshje për ndarje, por kush ka folë qe dy vite, populli e di fare mirë.

Pyetja tjetër pse nuk e kam lutur zt. Ramush Haradinajn !

Më është bërë vërejtje se: “Ai të dëgjon”?.

 E kam pasë të ditur përgjegjën-negative sepse me 13 deputetë nuk zgjidhte asgjë.

Me zt. Fatmir Lima, nuk  kam synuar të bisedojë. 

Tash SHBA do ta bëjnë më të mirën për Kosovën edhe pas shkarkimit  së Qeverisë Kurti , sepse e kanë fuqinë dhe simpatinë në Kosovë që i BESOJNË sovranit . 

Pra a nuk është RIFORCUAR besimi në KOSOVË kur SHBA dje thanë hapur se:“Kosova dhe Serbia duhet ta pranojnë njera tjetrën si shtete”. 

Këtu të gjitha pazaret mbyllën. Grupi i pazareve këtë do ta spejgojë në favor të klanit. 

Ndërsa VV që nuk është klan do ta spejgojë se “u vërtetuna faktet se jemi populli më proamerikan në Botë dhe ky popull dihet se kujt ia besoi drejtimin e Qevërisë më 6 tetor 2019”

Me tërë këtë metamorfozë u vërtetua se Hashim Thaçi me politikën e LINÇIMIT, se Isa Mustafa me partinë e “akademikëve-institucional” zero, kanë mungesë INTELEKTUALE.

Vetvëndosja tani duhet të dali publikisht e të kërkojnë ZGJEDHJE
parlamentare. 

Aty ku është Populli,qofsha edhe unë, pa pushtet, por me moral ma të fuqishëm se pushteti. 

E pra edhe një fitore morale për Kosovën e shënoi kush tjetër përpos i MADHI dhe i DREJTI   ELIOT ENGEL. MIK I DREJTËSISË dhe krah i popujve të shypuar, KOSOVA NUK DO TË HARRONKURRË.


Më 26/27 32020.

(Akademik Hakif Bajrami,është anëtar i Akademisë së shkencave dhe Arteve Shqiptaro Amerikane në Nju Jork,Prishtinë,TIranë dhe Shkup.Ai është bashkëthemelues i Lëvizjës "Kombi na thrret"vhttp://kombi-na-therret.com/rreth-nesh/v)izjes "Kombi na thërret", intelektualë e veprimtarë të dalluar, që punojnë vullnetarisht për çështjen kombëtare shqiptare...jes "Kombi na thërret", intelektualë e veprimtarë të dalluar, që punojnë vullnetarisht për çështjen kombëtare shqiptare...

Flori Bruqi : Antologji poetike kushtuar dëshmorit Ismet Avdi Qorraj


Antologjia poetike  "Mars i përflakur" i botuar  dhe i kushtuar dëshmorit të atdheut Ismet Avdi  Qorraj(1968-1998)
 përfshin gjithë poezitë që u paraqiten në konkursin e organizuar me këtë qëllim nga  Floripress.



Librin e përgatiti Flori Bruqi 

"Marsi i përflakur"  mund ta shkarkoni falas në sektorin




.


FLORIPRESS





Image result for gentian banaj



Gentjan BANAJ

PRANVERË

Nga kreshta e një mali, si shqipe drejt lirisë
Gjaku i Kosovës vërshon ndër dej
Pranverës së Ismetit vdekja i del pritë
Tokën amë plagos, si një lot ndë` qiej
Pranverë e përhumbur në logun tënd Deçan
I mbledh gjymtyrët prej dhimbjes gjer në palcë
Gjaku i rinisë vërshon si lumë dalështratit
Nga plumbat pashpirt që rendin turravrap
Nëpër asht të stinës bleron pikëllimi
E shpërthen bimëza të vogla loti
Pranverë e përgjunjur në tokë t`Deçanit
Me sytë drejt qiellit i luten zotit
S`mund të shkelë më livadheve rioshi Ismet
Me hapin prej dreri dhe prushin në sy
Shtatëqind vjet do vajtojnë tash kullat
Shtatëqind vjet Ajkunat do të mbajnë zi
Gaz e vaj do të vijnë e do të ikin stinët
Lugjeve do lodrojnë të tjerë Omerë
Lojë e tyre në kundërmim lirie
Moteve e brezave, t`ju sjellë pranverë


Image result for skender zogaj


Skënder ZOGAJ

BALADA PËR ZOGJTË E VALSIT DIELLOR

Imja është piktura me sytë e përlotur
Edhe qielli ngjyrë ulliri sipër Deçanit
Plot zogj gjoks shpërthekuar,
Të zjarrtë dhe kryengritës
Si meteorë vezullues plot avaz
Që shpirtin e vet e bëjnë kurban
Se nuk e durojnë jetën në kafaz.
Zogj drite me flatra trëndafili
Përhapës magjik të valsit diellor
Ndër shtatë palë toke e qielli
me dashurinë hyjnore për Liri
Kundër ujqve të mallkuar e dinak
Gjithmonë të etur për gjak...
Në këngë është trimëria e zogjve
Prandaj gjithmonë vdesin duke kënduar
Si n’atë ag pranvere kur zaret u hodhën
Dhe n’pikturë u shprushën lulëkuqet
Që kurrë më t’mos kishte strehë për korba
As për këlyshë të zinj bushtre
Që i ulërijnë Hënës…
Nata ofshau zemërplasur nëpër konaqe
Por agimi u rilind me dritë zemre, o mik -
Shih zogjtë e valsit diellor që puthin qiellin
Në Carrabreg, në Voksh e në Maznikë...

Image result for engjell koliqi


Engjëll KOLIQI

KRENOHEMI ME JU N’ALTARIN DARDAN

Duke dëgjuar kushtrimin
Nga Gjergji i Madh i Kastriotëve
Nga Mic Sokoli e Hasan Prishtina
Nga Bajram Curri e Idriz Seferi
Vrapuat mbas Nënëlokes Dardani
Ta merrni në mbrojtje e ta shpëtoni
O i dashuri ynë
Ismet Avdi Qorraj
Ti djaloshi i Dardanisë
Ishe i Madh
Dhe nuk e duroje më gjakatarin
Të lodrojë e të shkarkojë në trojet tona
Jo
Kur e pe
Se shkjau u tërbua
Ti Ismet i dashur
U ngrite në këmbë
Në mbrojtje të Kushtetutës Dardane
Në Deçanin heroik
Bashkë me Selimin, Mujën e Agimin
Ratë nën plumbat bum-bum
Të shkijeve fashisto-komunistë
Jetën tokësore e mbyllët
O dëshmorët e kombit tonë
Por nuk keni vdekur
Jo
Dhjetë vite mbas
Nënëlokja Kosovë
U çlirua nga kriminelët serbianë
Amaneti juaj shkoi në vend
Gjaku juaj ujiti lule lirie e dashurie
Ne kemi qarë shumë
Për ju
Sot krenarë
Kremtojmë
E këndojmë
Me mburrje
Që ju patëm të tillë
Lavdi ju këndojmë
N’altarin dardan
Sot e përgjithmonë

Poezi nga libri "Marsi i përflakur"

*****


VDEKJA E ISMET QORRAJ NA BËRI MË TË FORTË 



(XHEVDET QORRAJ, RRËFIM  NGA VËLLAI I DËSHMORIT )



****

….Deri në ora 11.30 të datës 28 mar 1989 Ismeti ishte duke punuar në depo....

Disa minuta më vonë Ismeti me shumë shokë ju bashkuan demostruesve afër komunës tonë (Deçan)…Ai vazhdimisht i gjuante policinë më gurë e gjësende tjera...

Policia ishte në fillim e përzierë :shqiptar dhe serbo-malazezë…Policët fillimisht tentonin ti shpërndanin me gas lotësjellës demostruesit .Ata (Policia e Deçanit) deri në një kohë atë nuk kanë përdorur armët,përpos bombave lotësjellëse...…

Turma shtohej në vazhdimësi (mbi 10.000 demostrues të moshave dhe strukturave të ndrushme)…

Në ndërkohë nga Peja ,në drejtim të Deçanit ,erdhën njësitë e blinduara ( Njësitë Speciale të Policisë Federale Jugosllave )me shpejtësi pa paralajmrim kanë filluar të gjujnë në drejtim të demostruesve afër depos së ish “Gërmisë”në Deçan ...

Rreth 200 metra larg ndërtesës së “Gërmisë”(në drejtim të fshatit Carrabreg),një plumb dum-dum( në shpinë) e e plandosi Ismetin .Nga krahërori i tij i shpuar rridhte lumë gjaku.

Xhevdet Qorraj, vëllai i dëshmorit Ismet Qorraj, thotë"Ismeti vdiç nga plumbat dum-dum të Specialcave të MUP-it Federal Jugosllavë " me 28 mars 1989 në Gjakovë.


I plagosur Ismeti më tha :”Xhevdet, vëlla jam plagosur …Mbamë”,ishin fjlaët e tij.…E kapa për krihësh dhe e tërhjeka zvarrë përafërsisht rreth 100 metra në drejtim të oborrit të shtëpisë së Dinë Ahmetit.


****

Në ndërkohë erdhi dhe vëllau i yni Muhameti, si dhe bashkëfshatari -Agron Gjonajt.

Ismetit ,nën stres ,gazë lotësjellës,ia dhamë ndihmën e parë...Ishim në panik për gjakderdhjen e madhe të tij nga krahërori. Pas një kohe të shkurtër kishte dëgjuar vëllai i ynë i madh Xuni ,se Ismeti është plagosur rëndë...

Na 3 vëllzërit , me Ismetin e plagosur muarëm një automobil dhe u nisëm drejt Gjakovës. u nisëm për Spital të Gjakovës...

*****

Aty tek Ura e Binakëve (Carrabreg i Ultë) na ndaluan Njësitë e Policisë Speciale të ish YU ....

Na maltertuan dhe ofenduan bukur shumë... Xuni më zhdërvjellësinë e tij prej vozitësi nuk i përfilli rregullat dhe urdhërat e specialcëve serbo-malazezë , por më një shpejtësi të madhe pa pritur përgjegjën e tyre , u nis për Spitalin e Gjakovës.

Ismet Qorraj , 8 ditë para se të vritej nga plumbat dum-dum të armikut (20 mrs 1989)


Mbas 10 minutave kemi arrijtë në Spital .Koridoret gumëzhinin nga të plagosurit që kishin ardhur nga Komuna e Deçanit dhe ajo e Rahovecit....

Mjekët na thanë :Do e operojmë,por gjasat janë shumë të vogla që të kemi suksësë!.....

E Ismeti nuk e priti operacionin...Ai ndërroi jetë ,pa bërë asë uf...,thotë Xhevdeti...

Babai ,nëna , me 5 motra dhe 4 vëllëzër nuk lëshuam asnjë zë ishim të mpirë...Ishte sugari ynë...më trimi.

E tërë familja dhembjen e madhe e kishin shndërruar në forcë.


****

....Tërë Kosova ishte në kryeshënosh...në mesin e tyre ishte edhe komandanti Hamzë Shaban Jashari nga Prekazi i Drenicës ,e mija burra,gra e vasha të reja nga tërë Kosova...

*****

Ismeti nuk ishte vetëm , përkrah tij ishin edhe shoket e idealit që ranë në altarin e lirisë , Salih Hadërgjonaj, 19 vjeçar nga Vokshi i Deçanit, Agim Kukleci, 31 vjeçar nga Isniqi dhe Mujë Mehmetaj, 36 vjeçar nga Mazniku i Deçanit.

Më 27-28 Mars 1989, toka e Kosovës po i shtërgon në damart e vet më shumë se 25 martirë që ranë për mos të vdekur kurrë.

Për të mos u mbetur borxh këtyre martirëve po i radhisim ashtu siç ranë në altarin e lirisë:
Prishtinë: Ismet Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës, Sevdat Berisha (Xhafolli) nga Drenoci i Prishtinës, Shukrie Obertinca nga Lismiri i Fushë Kosovës, Vetim Shala nga Nasheci i Prizrenit dhe Mustafë Veselaj nga Reçani i Therandës.

Mitrovicë:

Bedri Hasani nga Mitrovica, Ramadan Zeqiri nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, Hakif Bislimi nga Koshtova e Mitrovicës, Behram Sumiqi nga Reshani i Mitrovicës dhe Hilmi Kajtazi nga Vitaku i Skenderajt.

Besianë:

Mehmet Ejupi nga Sekiraça e Besianës dhe polici shqiptar Jetullah Kuçi nga Theranda, për të cilin Serbia u mundua t’i fajsojë demonstruesit llapjan, duke e fshehur dorën e vet vrastare.
Prizren: Xhemshit Badallaj,Gjylbehar Badallaj dhe Hajrim Badaj qe vetëm 11 pranvera i kishte shijuar, te gjithë nga Zhuri i Prizrenit, si dhe Muharrem Kabashi dhe Afrim Bytyqi nga Arbana e Prizrenit.

Malishevë:

Plumbave gjakatar nuk u shpetuan as fëmijët 11 vjeçar Din e Arsim Paçarizi nga Dragobili i Malishevës.

Gjilan:

Agim Rashiti nga Draganci i Gjilanit …

Atë ditë kur në Kosovë po lahej gjaku me auto topa nëpër sheshe dhe rrugë të Kosovës dhe po hapën varre gjithë andej Kosovës për t’i varrosur martirët e lirisë, Serbia gjakatare po feston dhe po i cakërron gotat në shenjë fitoreje që varrosi Kushtetutën e Kosovës, por jo edhe gjatë më shumë se dhjetë vite ,sepse Lufta jonë Çlirimtare e UÇK-së përgjithmonë largoi shputat karpatjane nga toka jonë shqiptare.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...