2020-03-28

Xheladin A. Çitaku : OBELISK PËRJETËSIE

Xheladin

( Dëshmori i kombit, Ismet Qorraj )

Vatër e ndezura n`prushërim shekujsh të krrusur

nuk shuhet dot nga erë e acartë dimri t`ciknosur

ngrohtësi shpirtin n`lashtësi legjendash mbushur

furtunës n`përflakje përcëllimi gjoksin shpalosur

*

Katranosur zijoshët, marshojnë lemerishëm

ktjelltësinë mynxyrshëm e qëllojnë vetëtima

n`sokëllima egërsisht, n`vërshuarje furishëm

shkrepash varur mnershëm, me hungërima


*

Tërbim hienash n`ulërimë çjerrëse trollit i sulen

rrufe goditëse pamshirshëm zbrazen qiellit t`nxirë

toka rënkonte, n`përballje trimëritë s`përkulen

n`errësirë humnerash s`qëndron dot shpirti i lirë


*

Nëpër mote kalitur n`ideale t`zjarrta që s`tunden

n`flakërima kalëruar rrëmbyeshëm Ismet trimi

lukuni barbarësh ta çrrënjosin dot nuk munden

nga rrënjët ngulitur n`thellësi, del llavë mallkimi

*

Radhët shtërnguar n`marshime lirie krenarë

n`balada t`lashta himne madhështisë kënduar

kokën lartë patrembur nga pancir e hanxharë

prinë Ismet Qorraj me flamurshkabën valuar

*

Syrin shqiponjë, vrullshëm errësirën përballur

plumbat sfiduar me zemrën valë në afshërime

hero Ismeti, me zvarranikë t`helmatisjes tallur

me tyta t`barbarisë të harbuara në shfrenime

*

N`shtatore simbol, ndër shtigje ndriçon fanar

ndrinë n`kujtime breznishë, obelisk lartësuar

rrezëllime përjetësisht n`horizonte shpërndarë

shpirt vetmohimi n`altar pavdekësie nderuar…





(Xheladin A. Çitaku, lindi më 29.03.1960 në fshatin Bajçinë - Besianë. Mbaruar shkollën fillimisht në fshat, të mesmen, Gjimnazin në Besianë, Fakultetin Filologjik, dega Letërsi e Gjuhë shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Punon si arkivist në administratën e Asamblesë komunale në Besianë.)

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...