2020-03-26

Akti i tradhtisë së lartë

Rezultate imazhesh për biografi e Eshref ymerit

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri

Akti i tradhtisë së lartë Kuvendi i Kosovës, shumica e të cilit përbëhet prej deputetësh-argatë të Beogradit, me në krye dy tradhtarë të regjur - Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën - kreu aktin e tradhtisë së lartë ndaj Rerpublikës së Kosovës, duke votuar më 25 mars 2020 për rrëzimin e qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti.

Ky akt i lart tradhtie dëshmon më së miri se populli shqiptar i Kosovës vërtet shpëtoi nga kthetrat e sundimit gati një shekullor serbosllav, por ai nuk shpëtoi dot nga kthetrat e sundimit të argatëve brenda shqiptar të Beogradit.

Historia e kombit shqiptar ka vërtetuar në praktikë se,siç shkruan në kujtimet e veta Profesori i shquar Vedat Kokona, sundimi i shqiptarëve prej shqiptarëve ka qenë dhe vazhdon të mbetet më i egër sesa sundimi i të huajve. 

Është në dorën e shumicës së popullit shqiptar të Kosovës, nëse udhëhiqet nga bindjet nacionaliste dhe nga dinjiteti i lartë kombëtar, se për kë do të votojë në zgjedhjet e ardhshme - për krahun e Albin Kurtit dhe të ardhmen e Kosovës apo për krahun e tradhtarëve, përkrahun e mykur të argatëve të Beogradit, të cilët i kanë rrjepur shtatë pale lëkurë dhe janë pasuruar në mënyrë marramendëse në kurriz të tij.

Nëse ai popull do të votojë në shumicë për këta të fundit, atëherë ai e meriton plotësisht sundimin e shqiptarëve prej shqiptarëve.

 Një votim i tillë do të na kujtojë shembullin e Shqipërisë Londineze, të cilën krimineli dhe tradhtari me damkë në shërbim të serbosllavizmit - Enver Hoxha - e sundoi dhe e poshtëroi deri në atë shkallë, saqë nuk ishte parë ndonjëherë në historinë e Evropës, duke dhënë modelin më të përbindshëm të sundimit të shqiptarëve prej shqiptarëve.

Sinsinati, Ohajo 26 mars 2020

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...