Qeveria në dorëheqje e ka shkarkuar nga pozita e anëtarit dhe Kryetarit të Bordit të Shërbimit Klinik Spitalor të Kosovës, Naser Ramadanin, i cili mban edhe funksionin e Shefit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ramadani ishte njeriu kryesor që rekomandoi mbajtjen e seancës ku u votua me sukses shkarkimi i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, i cili s’i mbushi as dy muaj në krye të Ekzekutivit.
Në emër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ramadani dërgoi një mendim profesional ku tha se seanca mund të mbahet me disa masa për të cilat asistuan zyrtarët mjekësorë.
Qeveria është arsyetuar se vendimi për shkarkimin e Bordit ka ardhur për arsye se ai nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë dhe se ka dështuar në arritjen e objektivave
Ndërkohë, Qeveria ka emëruar Bordin e ri të SHSKUK-së. Kryetar i Bordit është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1-vjeçar, ndërsa anëtarët e tjerë të bordit janë:
1. Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;
2. Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
3. Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;
4. Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;
5. Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;
6. Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë;
7. Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.
Statuti i Shërbimit Klinik Spitalor kërkon që në Bordin e SHKSUK’së të jetë edhe një anëtar i Ministrisë së Shëndetësisë. Qeveria ka dërguar në këtë bord ish-kandidatin për deputet të VV’së, Mirsad Shkreta
https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2020/03/Vendimet-e-Mbledhjes-17.pdf?fbclid=IwAR1QV0PcYtCsMrED_iZejqAUTzwp8cwBnlhSPOUFjL-S2J4LuA539t4hErI
Tahiri ka thënë se në Ligji i Shëndetësisë dhe Statuti i SHSKUK-së nuk e autorizon qeverinë që të shkarkojë këtë bord.
“Vendimi i Qeverisë nr.01/17 i datës 27.03.2020 për shkarkimin (dhe emërimin) e Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), përveç dilemës së madhe kushtetuese që është marrë nga Qeveria në detyrë dhe në kohën e një pandemie globale, ka edhe defektet ligjore të cilat i paraqes më poshtë:
-Ligji i Shëndetësisë dhe Statuti i SHSKUK nuk kanë rregulluar mënyrën e shkarkimit të bordit të SHSKUK (neni 64 i ligjit dhe neni 11 i statutit rregullojnë vetëm mënyrën e emërimit, por jo edhe shkarkimit) që rrjedhimisht e bën të paligjshëm shkarkimin e bordit aktual, sepse askund nuk ka autorizim të shprehur të ligjit që e autorizon Qeverinë për të bërë një shkarkim të tillë”, ka thënë Zt.Besnik Tahiri.
Qeveria në detyrë ka shkarkuar të premten Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Bordi është shkarkuar se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë.
Gjithashtu sipas tij, nuk janë përmbushur as objektivat e përcaktuar, madje edhe bërë shkelje të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike si dhe rregulloren mbi Shpenzimet e Parasë Publike.
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës në po të njëjtën mbledhje ka marruar edhe një vendim tjetër i cili parasheh shkarkimin e bordit drejtues të SHSKUK-së. Në po të njëjtin vendim poashtu janë emëruar edhe emrat e rinj, anëtarët e rinj të këtij bordi. Arsyetimi i këtij vendimi është dhënë në vendim të Qeverisë në detyrë të Kosovës i cili arsyetim bazohet mbi faktin se bordi nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e parapara dhe të përcaktuara në statutin e ShSKUK-së dhe nuk ka arritur objektivat e parapara”.
“Në të njëjtën kohë ka pasur një menaxhim jo të mirë me shpenzimet duke mos i marr parasysh nevojat e prioritetet e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Poashtu duke u bazuar në të gjeturat e zyrës së Auditorit të Brendshëm dhe poashtu edhe të auditorit kombëtar ne kemi gjetur që ky bord ka bërë shkelje të ligjit për Menaxhimin e Financave Publike si dhe rregulloren mbi Shpenzimet e Parasë Publike”.
Për anëtarin e VV-së Mirsad Shkretën, që u emëruar si pjesë e këtij bordi, Kryeziu tha se nuk ka asnjë koment.
“Nuk kam përgjigje”, tha shkurt ai.