2020-03-28

Në vend të përkujtimit : Ismet (Avdi ) Qorraj ( 21 janar 1968 – 28 mars 1989)

Dibran Fylli -SHTIGJEVE TË LIRISË (Dëshmorit Ismet Qorraj)


Një ditë kur trupi lodhet nga ne
biem si një gjethe vjeshte
e nuk vdesim kurrë për ata që na duan
nga pikëllimi i thellë i ngushëllimit
për ikjen tënde n'amshim
ende s’ gjeta asnjë fjalë vëlla
veç rrënqethjes në lëkurën time  dhe rrënjën e flokëve  
nga mallëngjimi e  trishtimi më shkreptinën e   mendjes
mu kujtuan fjalët e tua
sa herë më  kaplon mërzia foli me Ty Ismet
se Ti ishe   mehlem për varrë!
Kujtova  dhe  e kalova zezonën gri , të trisht 31 vjetë më parë 
edhepse  ti s’fole kurr  për zezonat   
fushat  e blerume  me lule që ishin  buzëqeshja e fundit për Ty
Si dje , sot apo  nesër s'u përshëndetëm si motër dhe vëlla 
Çdo minut  vëlla  më merr malli për Ty
e pikëllimi  më ngjitet pelim n’gërmaz
Unë e  kërkoj prehjen  n’të qeshurat e tua
E shof dhe e ndjejë shpirtin tënd gazmor 
që veç dashni diti me na fal
shumë e pa hire
Marsi erdhi dhe iki   e gjethet sërish do t’ lindin
e ne nuk do  t' ikim bashkë me  zezonën koronë 
Jemi këtu  dhe do të mbesim dembabadem  me dhe pa shumë zhurmë
S'dua  ta kujtoj agoninë e mungesës tënde 
as hidhërimin për trishtin pelim
Shpesh e  shpalos fotografitë  e mbetura si kujtim 
se të tjerat u djegën në Luftë vëlla 
vetëm  më këta  rreshta u shmalla me ty 
dhe deshta ta rimbush zemrën time  
më fjalë të ngrhota më Ty- vëlla!

Kumrije Bruqi

Carrabreg,28 mars 2020

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...