Grupi #mekryeministrin, fushatë për orientimin seksual të Richard Grenellit

Përfaqësuesi Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ai për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, të enjten, përmes një deklarate të përbashkët, kanë demantuar hapur dhe fuqishëm pretendimet për ekzistencën e një marrëveshjeje të “fshehtë” Kosovë-Serbi, që përfshin korrigjim kufijsh e shkëmbim territoresh.

Një pretendim të tillë e kishte shfrytëzuar dhe e kishte përdorur politikisht jashtëzakonisht shumë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si arsyetim për mosheqjen e plotë të taksës pa kushte, siç kërkonte Washingtoni.

Sipas Kurtit, nëse do të hiqej taksa siç kërkon Amerika, menjëherë do të fillonte implementimi i një marrëveshjeje të tillë sekrete.

E demantimi amerikan i pretendimeve të tilla të Kurtit për marrëveshje sekrete po përcillet me komente fyese e vulgare në drejtim të dy zyrtarëve amerikanë, Richard Grenell e Matthew Palmer.


Në grupin e quajtur “Mekryeministrin”, në Facebook, i cili është vënë në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje, janë me dhjetëra komente që përmbajnë fyerje të rënda në drejtim të Grenellit e Palmerit.

Richard Grenellin përveç që e akuzojnë për lidhje me Serbinë dhe për të korruptuar, në këtë faqe që është vënë në shërbim të partisë së Kurtit, shumë komentues e fyejnë edhe në baza të orientimit të tij seksual.

Një koment indirekt rreth orientimit seksual të Grenellit e kishte bërë edhe vetë Albin Kurti, kur kishte deklaruar se “nuk i shtrihem Grenellit sikur këta të LDK-së”.

 Disa prej komenteve më vulgare me të cilat komentues të shumtë që janë pjesë e faqes “Mekryeministrin” dhe nga profile private, fyejnë dhe linçojnë emisarin e Trumpit për dialogun, Richard Grenell.

“Nuk na vyn një homoseksual me bisedu…”, shprehet njëri prej komentuesve.

“Aman a po e dini kush është Grenelli!?, ni peder i qmendur që askush në Gjermani nuk e ka dashtë”, shkruan një komentues tjetër në grupin “mekryeministrin”.

“Ky Grenell pederi… janë pro serb kjo udheheqja e Grenell pederit”, shprehet një tjetër në grupin që përkrah Kurtin.

“O në rrs Grenell pederi”, komenton një tjetër.

“Vuçiqi peder, Grenelli peder, Thaçi ka hy mes tyre”, shkruan një tjetër.

“Grenelli nuk është amerikan. Grenelli është peder rus”, shprehet një tjetër.

“Paramendo, fati i Kosovës varet te nji peder”, shprehet një tjetër.

Ka edhe të tjerë që fyejnë Grenellin për shkak të orientimit seksual edhe në rrjete të tjera soaciale.

“Koti e ki, populli nuk i han foret e juve. Jepja një fustan dhuratë Grenellit”, shkruan një tjetër në Twitter.

Në grupin “Mekryeministrin” nuk e kursejnë as Matthew Palmerin, duke e akuzuar për lidhje me Serbinë.













Marrë nga Gazeta express

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)