Ma. Sc. Fatmir Halimi
Kafen e mëngjesit e piva si zakonisht ne tarracën e shtëpisë. Këtu asgjë nuk lëvizë , as një veturë as një zëfëmije, ndoshta ma vonë.Pas kafes dhe ushqimit të mëngjesit fillova me shkrimin e një vështrimi letrar për romanin “Jeta në pranga” te autorit IsmailAliut, të cilin roman tashmë e kam redaktuar dhe është tërësisht i përgatitur për ta fut në botim, por edhe këtë e zuri KORONAVIRUSI, pra duhet të pres për të dal para lexuesve. Sa koishidencë me jetën time sot, pra me një jetë në pranga, të cilat pranga në fillim na i vuri Koronavirusi, e tash na i vuri edhe pushteti, rrethimi policor. Por po mendoj se s’ka dert, se është për të mirën tonë dhe për shëndetin tonë, që ne të shpëtojmë nga kjo pandemi globale.
Sa bukur, edhe sot Sara po vazhdon punën e saj me pikturim. Ia shikova ngjyrat dhe e pash se materiali për pikturim ka filluar t’i harxhohet. Mu ankua për këtë. Unë isha i zën ngushtë se kurrqysh nuk do te kem mundësi t’ia blej. Por pata një ide sesi ajo ta ngadalësoj ritmin e punës:
I thash që duhet ta lë pëlhurën te teret me shume ne diell sepse mund te rrezikosh dhe ngjyrat te rrëshqasin dhe te humbet pamja që dëshiron te marrësh. E pranoi idenë time dhe me tha se do të pikturoj vetëm nga një orë në ditë.
Dita shkoj disi, por, por mbrëmja shume e rënd.
Kisha në plan që përmes këtij komunikimi të kërkoj nga Qeveria dhe pushteti ynë i dashur që te postblloku policor të na e sjellin një ambulancë të improvizuar me dy ose tre mjekë dhe bashkë me të edhe një barnatore me barna esenciale, pra mu në asfalt të rrugës, sepse fshati ynë dhe fshati Llaushë që jemi të izoluar i numëron rreth 5.000 banorë dhe është e pamundshme që të gjithë të jeni shëndosh si topi dhe të mos kenënevojë të kontrollohen të mjeku. Pra ato shërbime t’i bëjmë aty.
Pata edhe njëkërkesë, jo më mirë të them një ide të shkëlqyer, pasi që pushteti lokal, por edhe ai qendror po menduakan shumë për ne, të sjellin te po postblloku policor njëmaunë apo si i themi ne një kamion me mallra ushqimore dhe familjet që do tëkenë nevojë të shkojnë t’i marrin aty, por çdoherë duke i respektuar rregullat e KORONAVIRUSIT, pra duke e mbajt distancën jo në një metër, por në 5 metra largësi. Pra mund të shkon vetëm njëperson nga një familje. Ai person do të ishte regjistruar aty se çka ka marrë dhe sa ka marrë. Ketë po e them sepse vërtet shtëpive tona në ditët në vazhdim do tu pakësohenrezervat ushqimore. Kjo është një arsye dhe arsyeja e dytëështë se dje patë lajme nga mediat tonë se pushteti lokal ka shpërnda ndihma për qytetarët tanë, që nuk është e vërtetë. Dhe edhe nëse është e vërtet ne nuk do ta kuptojmë kurrë se kujt ia dhanë ato ndihme, sepse ne jemi te izoluar.
Kjo do të ishte e bukur edhe për fëmijët tanë të shumtë që i kemi këtu , sepse ato do ta kishin bë një aktivitet fizik dhe si një lojë duke shuar deri te postblloku për te marr ndonjë gjë ushqimore, por çdoherë po e potencoi duke i respektuar rregullat e pandemisë, që mos të infektohen edhe pse jam i sigurt se më në këto fshatra nuk do te ketë asnjë të infektuar.
Të gjitha këto plane dhe ide mi hodhi poshtë mbrëmja.
Gjithçka ndryshoj, Presidenti kërkon gjendje të jashtëzakonshme, sepse Qeveria sipas kësaj nuk na qenka e aftë për t’i kryerpunët si duhet dhe përpos policisë të dal edhe ushtria. Shumë, shumë keq. Mandej kryeministri i shtetit shkarkon ministrin, edhe kjo shume shume keq.
Me një fjalë dua të them se, kur e tërë botë është ngritur në këmbë për ta luftuar këtë pandemi të pa parë që deri me sot, e cila mori mbi 8.000 jetëra të njerëzve, Kosova është në luftë se kush kënd po e shkarkon dhe kush kënd po e rrëzon nga pushteti. Për pikë të qejfit kërkojnë edhe mocion për të ra qeveria.
Nga sonte dua të them se nuk ka VIRUS COVID 19, por ka VIRUS POLITIK, VIRUS PUSHTET.