Pas gjysmë orë pritet të nis seanca ku do të hidhet në votim mocioni për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurti.
E ndërsa seanca pritet të nis me fillim prej orës 11:00, është pikërisht Kosnett ai që mbrëmë doli me një qëndrim të qartë se SHBA-të përkrahin seancën e sotme.
Deklarimi i tij ishte krejt ndryshe nga ai i evropianëve, konkretisht zyrtarëve gjermanë e francez të cilët bënë thirrje për stabilitet të qeverisë në kohën e përballjes me pandeminë e koronavirusit.
“I kënaqur që shohë që Kuvendi do të zhvillojë një seancë për votimin e mosbesimit nesër.
Siç i thashë sot kryeministrit, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutë”, ka shkruar Kosnett .
Kosnett, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter, ka shkruar se institucionet e Kosovës duhet të respektojnë Kushtetutën.
“I kënaqur që shohë që Kuvendi do të zhvillojë një seancë për votimin e mosbesimit nesër. Siç i thashë sot kryeministrit, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutë”, ka shkruar Kosnett.
“Kjo është tërësisht e papranueshme, nuk e di pse tolerohet një ambasador i huaj kur nuk ka sjellje diplomatike konform mandatit që ka”, ka thënë ai.