Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/12

Liderët e mëdhenj që kishin probleme mendore


Mahatma Gandi dhe Abraham Linkoln
Presidentët Abraham Linkoln dhe John F. Kennedy, janë përballur me probleme mendore, si depresioni, tha profesori i universitetit Tufts, Dr. Nassir Ghaemi, i cili ka shkruar për figura historike me probleme mendore.
Nga Mahatma Gandi deri tek Abraham Linkoln, kishin probleme mentale por triumfuan si rezultat i asaj.
Disa nga liderët më të mëdhenj të Amerikës në të kaluarën, kanë pasur probleme të shëndetit mendor, dhe kjo mund t’u ketë ndihmuar në kohëra të krizës, thonë psikologët dhe psikiatrit, shkruan Daily Mail.
Presidentët Abraham Linkoln dhe John F. Kennedy, janë përballur me probleme mendore, si depresioni, tha profesori i universitetit Tufts, Dr. Nassir Ghaemi, i cili ka shkruar për figura historike me probleme mendore.
Gjithashtu kryeministri britanik Winston Churchill, lideri i të drejtave civile Martin Luther King Jr. dhe Mahatma Gandhi i Indisë si dhe shumë prej figurave të mëdha historike, lulëzuan derisa kishin probleme emocionale.
“Njerëzit në depresion shpesh janë më kreativ, më të ndjeshëm dhe më realist se sa njerëzit që janë mendërisht të shëndetshëm”, tha Ghaemi.
“Këta njerëz kanë tendencë që të kenë sukses në kohën e krizës dhe të dështojnë në kohën e paqes“, tha ai

Media franceze: Albin Kurti, njeriu që dëshiron ta shpëtojë Kosovën

Image result for albin kurti


Portali francez, Politique Internationnale ka zhvilluar një intervistë me Albin Kurtin, për zhvillimet politike në Kosovë, kundërshtimet e Vetëvendosjes ndaj marrëveshjeve politike me Serbie, korrupsionin, etj. Kurti është pyetur edhe për mos unitetin e opozoitës. Ai flet për AAK edhe NISMA ri pozicionimin e tyre por edhe metodat e dhunës të zgjedhura nga Vetëvendosje. Më poshtë mund ta lexoni intervistën e Albin Kurtit për këtë media franceze.

PI: Që nga vjeshta, opozita po kundërshton marrëveshjet e nënshkruara nga Kosova me Beogradin dhe vendimet « kundërkushtetuese » të qeverisë së tanishme. Lëvizja juaj, Vetëvendosje!, ka kontribuar shumë në bashkimin e opozitës, por ky bashkim përfundoj i shpërbërë?

Albin Kurti (A.K.): Zgjedhja e Hashim Thaçit goditi unitetin e opozitës që kishim arritur ta bashkonim që nga fillimi i mobilizimit kundër marrëveshjeve të nënshkruara me Beogradin, por edhe kundër marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, këtë vjeshtë. Duket se AAK dhe Nisma u lodhën. Vendosmëria jonë është përforcuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në fund të dhjetorit, që ka gjykuar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të Kosovës cënonte pjesërisht Kushtetutën. Partnerët e Vetëvendosjes – AAK dhe NISMA – zgjodhën të krijojnë një bllok të ri, ne iu dëshirojmë fat në betejën e tyre të re. Sot, Vetëvendosja përfaqëson forcën e dytë politike të Kosovës dhe lëvizja ynë angazhohet drejt bashkimit me lëvizjet opozitare të shoqërisë civile. Ne nuk duam thjesht një ndryshim qeverie, por një ndryshim të mënyrës së qeverisjes! Pra, neve na duket thelbësore të refuzojmë çdo kalkulim politik që do ta synonte ardhjen në pushtet, pa pasur kapacitetin ta reformojmë thellësisht kuadrin kushtetues të Kosovës.
Image result for albin kurti
PI: Keni zgjedhur metoda veprimi mjaft të dhunshme, duke mos ngurruar t’i bllokoni seancat parlamentare. Pse një strategji e tillë? A mundet kjo ta diskreditojë aksionin tuaj?

A.K : Kemi protestuar si brenda parlamentit, ashtu edhe jashtë tij. Aksioni ynë mund të duket radikal, por duhet kuptuar se gjendja është jashtëzakonisht kritike. Ekziston një rrezik i vërtetë që Kosova të shndërrohet në një Bosnje dhe Herzegovinë të dytë. Ne druajmë se krijimi i një asociacioni të komunave me shumicë serbe do ta shpiente vendin tonë drejt ndarjes përfundimtare mbi baza etnike. Për t’i bllokuar seancat parlamentare, ne kemi përdorur filikaqa, vezë të prishura, e në fund kemi hedhur edhe gaz lotsjellës. Në fakt, gazi lotsjellës shpërndahet për më pak se 30 minuta, ndërsa nëse krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ai do të zgjasë më shumë se 30 vjet ! Nuk është qëllimi ynë të lëndojmë këdoqoftë, por ta pamundësojmë vazhdimin e punimeve të një shumice që e cënon Kushtetutën.
Image result for albin kurti
PI: Qëllimi i juaj nuk është vetëm ta merrni pushtetin, por edhe t’i rikrijoni institucionet e Kosovës. Si duani ta bëni?

A.K. : Kosova ka nevojë për një Republikë të tretë – natyrisht jo sikur ajo që ka njohur Franca! Më lejoni ta bëjë një rikujtim të shkurtër historik. Republika ynë e parë është shpallur simbolikisht në mënyrë klandestine nga deputetët e mbledhur në Kaçanik më 2 korrik 1990, nën pushtimin serb. Kjo ishte republikë për rezistencë. Republika e dytë lindi më 17 shkurt 2008, me deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Fatkeqësisht, ky është një regjim, ku nga dita e parë sundon nepotizmi dhe korrupsioni. Kjo është republika e privatizimeve mafioze, zhvatjes së resurseve dhe të mirave publike, pafuqisë së drejtësisë, një republikë pa shtet të së drejtës, një republikë për shitje.

Dhe nuk flas për koncesionet e shumta ndaj Serbisë në kuadër të negociatave të filluara në pranverën e vitit 2011 me ndërmjetësin e Brukselit, që do të ishin të paimagjinueshme edhe në kohën e pushtimit. Kjo republika e dytë i ka dobësuar kaq shumë institucionet e Kosovës, që Kosova sot po duket sikur një Failed State, një « Shtet i dështuar ». Mbetet jetike dhe urgjente, të procedohen reformat thelbësore. Nuk mjafton të ndërrohen ministrat ose kryeministri, por duhet të lindë një Republikë e re. Një republikë e tretë, një republikë për zhvillim.

PI: Kuadri kushtetues i Kosovës është megjithatë i përcaktuar më vitin 2007 nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, gjatë bisedimeve që kanë shpier në shpalljen e pavarësisë. Si të ndryshohet Kushtetuta, kur ajo garantohet në teori nga bashkësia ndërkombëtare ?
Image result for albin kurti
A.K. : Kemi dalur formalisht nga kuadri i « pavarësisë së mbikëqyrur » me përfundimin e misionit të Zyrës Civile Ndërkombëtare (International Civilian Office, ICO) në shtator 2012. Kosova është tashmë një shtet sikurse shtetet e tjera, që gëzon teorikisht një sovranitet të plotë dhe që nuk do të duhej t’i jepte llogari “protektorëve” të saj ndërkombëtar !

Shpesh akuzohemi se nuk e respektojmë ksuhtetutën e tanishme. Sigurisht se e dëshirojmë një kushtetutë të re, por ne respektojmë kushtetueshmërinë, ndryshe nga qeveritarët e tanishëm që pretendojnë se e mbrojnë kushtetutën e tanishme, duke e shkelur hapur kushtetueshmërinë me nënshkrimin e marrëveshjeve me Beogradin që janë qartësisht anti-kushtetuese !

Për ta ndërruar kushtetutën, ne do të kemi nevojë për një shumicë të kualifikuar, pra për dy të tretat e votave në parlament. Mund të duket e vështirë të sigurohet ky kuorum, por Kosova po e përjeton në këtë moment një periudhë vendimtare të historisë së saj, ku çdo gjë po ndryshon shpejtë. Një ditë e vitit 2016 po vlenë sa një muaj më vitin 2015. Parashikimet janë të vështira.

PI : Nëse vini në pushtet, në ç’hapësirë llogaritni? A nuk druani se misionet ndërkombëtare të pranishme në Prishtinë, duke filluar nga EULEX, do ta bllokojnë projektin tuaj të reformave?
Image result for albin kurti
A.K.: Deri në shpalljen e pavarësisë, Kosova ishte nën kontrollin e përbashkët të UNMIK-ut dhe KFOR-it, që mbronin secili interesa nganjëherë të ndryshme. KFOR-i tanimë ka një rol dytësor dhe EULEX-i e ka zëvëndësuar UNMIK-un. Pranë EULEX-it; mbetet e njohur se «Quinti », ky grup i ambasadorëve të shteteve perëndimore me ndikim në Kosovë, po e luan gjithnjë një rol vendimmarrës thelbësor. Thënë të vërtetën, viteve të fundit, « Quinti » ka ngelur një dysh i përbërë nga Uashingtoni dhe Berlini.

Sot, besoj se Kosova mundet më lehtë t’i afirmojë përzgjedhjet e saj. Hapësira politike është më e hapur se ç’ishte viteve të fundit, por pushteti i tanishëm mbetet i bindur ndaj mentorëve të tij ndërkombëtar. As nuk po provon që të përfitojë nga kjo hapësirë politike. Kjo bindshmëri është pasojë e korrupsionit që ia shkakton gangrenën gjithë institucioneve tona.

Qeveritarët tanë, në pushtet që nga fundi i luftës para 17 vitësh, kanë frikë t’i humbin funksionet e tyre, që iu garantojnë zotërimin e resurseve të vendit. Kjo është edhe arsyeja se pse nuk po kanë asnjë vullnet të ndërmarrin një sprovë forceje politike me shtetet që tregohen që nga viti 1999 si « miq » ose « mbrojtës » të Kosovës. Nga ana e saj, opozita dëshiron të bisedojë me Brukselin, Londrën, Berlinin, Parisin, Romën ose Uashingtonin; por duke krijuar baza të reja të dialogut, më të shëndetshme.
Image result for albin kurti
PI: Keni ndryshuar pozicionim. Deri para pak kohësh, ju refuzonit të bisedoni me bashkësinë ndërkombëtare...

A.K.: Siç ju thashë, deri më 2008, ne kishim punë me UNMIK-un. Asnjë sovran në botë nuk kishte aq pushtet sikurse që kishin shefat e UNMIK-ut në Kosovë. Gjendja ka ndryshuar me pavarësinë dhe me ardhjen e EULEX-it, e dialogu është i mundshëm. Por, natyrisht se bisedimet nuk nënkuptojnë marrëveshje…

PI: Pikërisht. Ju keni kritikuar shumë dialogun me Beogradin, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian?

A.K.: Vlerësojmë se mënyra sesi zhvillohet ky dialog nuk është e duhura. Duhet privilegjuar një nivel tjetër të dialogut, brenda, direkt me serbët e Kosovës. Nuk duhet të bisedohet pa ndërprerë për « pajtimin ». Kjo nuk shpie askund. Duhet folur konkretisht për zhvillim. Nuk jam kundër pajtimit, por duke folur vetëm për pajtim dhe ku asgjë nuk po ndryshon në realitet, po përfundojmë në fuqizimin e (ri)lindjes së armiqësive.

Në të vërtetë, personalisht, nuk kam nevojë të pajtohem me serbët e Kosovës, ata nuk më kanë bërë asgjë. Nuk kam çfarë t’i kërkojë atyre llogari, por Beogradit.

Serbia më ka burgosur dy vjet e gjysëm… Nuk kam asnjë animozitet karshi serbëve të Kosovës. Dhe, për momentin, dialogu i vetëm që po zhvillohet është një dialog diplomatik me Beogradin nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, një dialog që na është imponuar për një të ashtuquajtur pajtim. Kemi më shumë nevojë për një dialog social, demokratik; të hapur me serbët vendorë, mbi mundësitë e zhvillimit të shtetit tonë të përbashkët. As Beogradi dhe asnjë lloj ndërmjetësuesi ndërkombëtar nuk do të duhej të ndërhyjë në këtë dialog.
Image result for albin kurti
PI: A mendoni realisht se serbët e Kosovës kanë gatishmëri të flasin me « Vetëvendosjen » ?

A.K.: Duhet të fillojmë të bisedojmë me bujqit. Së paku ata i kanë këmbët në tokë. Paramendoni një takim midis dy bujqve, një serb dhe një shqiptar! Në vend se t’i përsërisim të njëjtat gjëra rreth zënkave të përjetshme historike; flasin për plehun, farën, tregun – sesi do t’i garantohet shitja nga pushtetet publike? etj. Kur ia kemi paraqitur një projekt të tillë një ambasadorit perëndimor, a e dini se ç’është përgjigjur ?: « A do të jemi edhe ne, pjesë e një programi të tillë » ? Iu përgjigja: “Pse jo, por siç shihet, kemi më shumë nevojë për bujq sesa për diplomatë”. Ky shembull e ilustron mirë funksionimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë: ata mendojnë para së gjithash për dukshmërinë e tyre, mendojnë se janë të domosdoshëm !

Natyrisht se kemi nevojë për ndihmën e BE për të lëvizur, por kemi më shumë nevojë për specialistë të bujqësisë ose për ekonomistë; se për policë, gjyqtarë ose diplomat cinikë. Emëruesi i kësaj republike të re që ne e dëshriojmë është: “Zhvillimi”. Menjëherë pas pavarësisë, ish-kryeministri Hashim Thaçi shkoi në një fshat serbësh për t’iu dhënë një traktor. Njëzet kamera ishin përreth tij. Ne parapëlqejmë njëzet traktorë dhe një kamerë. Ose edhe më mirë: asnjë kamerë! Sepse, më shumë vlenë të veprosh se të flasësh. Kjo më kujton teatrin e Beketit: më mirë vlenë të mos flasësh shumë!

Për t’iu kthyer serbëve, që nga koha që Vetëvendosja e drejton komunën e Prishtinës, çdo gjë shkon shumë mirë në të dy fshatrat me serbë që gjinden në hapësirën komunale urbane të kryeqytetit të Kosovës. Komuna ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me përfaqësuesit e tyre, sepse privilegjojmë një dialog konkret mbi nevojat e qytetarëve, në vend se t’i përsërisim vazhdimisht të njëjtat fjalë boshe mbi « pajtimin », veçanërisht kur janë në afërsi kamerat perëndimore.
Image result for albin kurti
PI: Nga shpallja e pavarësisë së saj, Kosova është angazhuar në një proces të integrimit evropian, që përcakton agjendën politike dhe ekonomike të vendit. Nëse vini në pushtet, a e keni në plan ta vazhdoni atë; megjithë pengesat normative, administrative, juridike dhe politike që kanë të bëjnë me kandidaturat evropiane?

A.K.: Duam të bëhemi pjesë të Bashkimit Evropian sa më shpejtë që është e mundur, por jemi plotësisht të vetëdijshëm me faktin se kjo çështje nuk është e paraparë për ditën e nesërme. Kur mori funksionin e tij, në nëntor 2014, Jean-Claude Juncker, kryetari i Komisionit Evropian, ka deklaruar se procesi i zgjerimit ishte i ngrirë më së paku deri më vitin 2019. Konkretisht, kjo nënkupton se nuk do të ketë zgjerim të ri para së paku 2025, sepse kjo është dinamika e zgjerimit që është ndërprerë deri më 2019.
Image result for albin kurti
Brukseli e di se do të duhet përgatitur këtë zgjerim me imtësi të madhe dhe se duhet administruar ndjeshmëritë, duke marrë parasysh grindjet e shumta që i lëkundin shtetet e Ballkanit Perëndimor, si kontesti mbi emrin rreth Greqisë dhe Maqedonisë që nga viti 1991.
Image result for albin kurti
Megjithatë, ndonëse afati është larg: Kosova duhet të përgatitet më së miri. Dua ta rikujtoj gjithashtu se për momentin, Kosova nuk e ka statusin e kandidatit. I kemi ende duart relativisht të lira për ta udhëhequr politikën që duam. Natyrisht se ka një pjesë utopie në projektin politik të Vetëvendosjes, por mbetem optimist, përndryshe nuk do të merresha me politikë. Shpresoj se BE-ja do të ketë ndryshuar në momentin e anëtarësimit të Kosovës.
Image result for albin kurti
Nuk besoj se shtrëngesat dhe shkurtimet (austerity) janë e vetmja formë e mundshme e politikave ekonomike. Sipas meje, kemi nevojë për një Evropë sociale dhe solidare. Sot, BE kërkon ta ridefinojë vendin e saj në një botë që është bërë multipolare, por ajo duhet të riorganizohet edhe nga brenda, dhe nuk besoj që Traktati i Lisbonës ose Kushtetuta përbëjnë mjete të mjaftueshme. Nganjëherë thuhet se BE-ja po rrëshqet djathtas, por paradoksalisht, kur Kosova do të anëtarësohet, ajo do ta bëjë një hap të madh majtas. Shteti jonë funksionon aktualisht sipas një modeli ultra-liberal që shkelë shumë rregulla komunitare.
Image result for albin kurti
Duhet nënvizuar gjithashtu se procesi i integrimit është për momentin në pikën zero, sepse pesë shtete anëtare nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës. Greqia, Rumania dhe Sllovakia nganjëherë duken të gatshme të lëvizin pozitivisht; por Qipro dhe Spanja mbeten në pozicionet e tyre për shkak të problemeve të brendshme të tyre. Problemi është që diplomacia jonë mbështetet tepër shumë në përkrahjen e vetme të Shteteve të Bashkuara. E kjo na frenon tek të tjerët. Duhet ta zhvillojmë diplomacinë tonë për ta rritur njohjen e pavarësisë sonë.
Image result for albin kurti
P.I: Si e shihni BE-në më gjerësisht dhe ç’mund t’ju sjellë ajo ?

A.K: Deri më vitin 1999, ne ishim në burg. Ishim sikurse të burgosur politik, me Beogradin si rojtar. Pastaj, kur u gjetëm nën protektorat ndërkombëtar pas luftës, ne ishim sikurse të sëmurët në një spital. Ishim pacientë dhe duhej të tregoheshim « pacient », të dinim të prisnim kur mjekët - që do të thotë funksionarët ndërkombëtarë - do t’na jepnin barnat e duhura. Mjekët na premtonin se do të dilnin shpejtë nga spitali, por pa na e dhënë asnjëherë datën.
Image result for albin kurti
U bën 17 vjet që mbetemi të bllokuar në spital… Dhe në momentin që dilni nga spitali, ju nuk jeni ende të lirë, ju duhet të shkoni në shkollë. Për mua, procesi i integrimit në BE duket sikurse një mësim zanati (praktikë); me Kosovën në rolin e nxënësit dhe me BE-në në rolin e profesorit. Mirëpo, një nxënës nuk është gjithherë i lumtur në shkollë! Na mbetet ende shumë për të mësuar që ta sigurojmë diplomën tonë, por duhet doemos që Kosova ta sigurojë atë.

Këto krahasime vlejnë për gjendjen politike. Për ekonominë, besoj se gjendja përngjanë më shumë me atë që ndodhë në natyrë. Luani dhe lepuri jetojnë aty bashkërisht, por lepuri nuk e hanë kurrë luanin. Mirëpo, vazhdimisht na përsërisin të njëjtën parullë: « shansat janë të barabarta ». Thuajse shansat ishin të barabarta midis luanit dhe lepurit, ose midis Kosovës dhe Gjermanisë apo Francës…. Për mua, Kosova nuk mundet t’i rezistojë si e vetme globalizimit liberal. Integrimi evropian është pra e keqja më e vogël. Ne jemi pjesë e kontinentit evropian dhe vendi ynë është në BE. Sot, modeli i shteteve-kombe mbetet i përshtatshëm, edhe pse nuk është i mjaftueshëm.
Image result for albin kurti
PI: Ju mbroni perspektivat evropiane të Kosovës, por i keni kritikuar megjithatë shumë përzgjedhjet politike të BE-së në Ballkan!

A.K.: E saktë. Për tepër shumë kohë, emëruesi i përbashkët i BE, një emërues afatshkurtër ishte « stabiliteti ». Për BE-në ekzistojnë tri fjalë kyçe (key-ëords): paqe, siguri, stabilitet. Por, ajo që e dëshiron Vetëvendosje është ndryshimi i plotë i paradigmës. Ne kërkojmë tri gjëra: drejtësi, demokraci, zhvillim.

Nuk jam kundër paqes, sigurisë ose stabilitetit; por e vetmja mënyrë për t’i realizuar këto qëllime është ta forcojmë drejtësinë, demokracinë, zhvillimin. Deri tani, për ta garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin; bashkësia ndërkombëtare e ka toleruar korrupsionin e elitave politike kosovare, por besoj se populli është sot i gatshëm ta përmbytë këtë gjendje ekzistuese. Jam shumë optimist. Revolta popullore që e ka tundur vendin për disa muaj me radhë është rezultat i frustrimit të madh që rritej nga përfundimi i luftës.
Image result for albin kurti
Të jetosh nën diktaturë nuk konsiderohet tani e tutje sikur diçka e pranueshme, por as të jetosh nën një « demokraci autoritare ». Kjo dhe është arsyeja pse mendoj se do të rrëzohen nga froni të gjithë qeveritarët autoritarë të Ballkanit – në Kosovë, por edhe në Mal të Zi, Maqedoni, Serbi. Sot, koalicioni në pushtet bën çmos që banorët ta kenë vetëm një dëshirë: të ikin. Dimrin e vitit 2014-2015, rreth 100.000 kosovarë e kanë braktisur vendin për pak muaj. Por jo çdokush do të ikë dhe populli do të përfundojë duke ia kthyer shpindën këtyre qeveritarëve autoritarë.

PI: Vallë, a nuk është përvoja e fundit e Syriza-s në Greqi dëshmia më e mirë që është shumë vështirë të tejkalohen rregullat e Bashkimit Evropian?

A.K.: Mendoj se Greqia është shumë e varur nga Brukseli. Një situatë e tillë nuk do të kishte mundur të prodhohej në Suedi ose në Britaninë e madhe, që nuk kanë hequr dorë nga monedha e tyre kombëtare për euron. Përndryshe, Alexis Tsipras dhe Yanis Varoufakis e kanë nënvlerësuar ashpërsinë e Gjermanisë.
Image result for albin kurti
Po ta kishin kalkuluar më mirë, ata do ta kishin përqafuar një strategji tjetër se ballafaqimin. Për mendimin tim, në Vetëvendosje, jemi më të vetëdijshëm për brutalitetin potencial të fuqive të mëdha. Pastaj, Greqia ka gjithashtu një klasë të mesme pletorike e cila nuk po është e gatshme të heq dorë nga privilegjet e saj.

Në Kosovë, gjendja sociale është shumë më kritike dhe pothuajse nuk ka klasë të mesme! Popullata po ka shumë më tepër nevojë për punësim sesa t’i mbrojë të drejtat e saj. Paradoksalisht, kjo na bën më pak të goditshëm: sado të këqija qofshin, masat e austeritetit të ndërmarra nga BE-ja janë më pak të dëmshme sesa kapja e pasurive kombëtare nga ata që e qeverisin Kosovën qysh nga paslufta.
Image result for albin kurti
PI: Zhvillimi ekonomik i vendit përbën një prioritet për Ju. Duani të shkëputeni nga modeli i ndjekur që nga viti 1999, por si?

A.K: Duhet ta bëjmë një bilanc nga ajo që është bërë që pothuajse 17 vjet. Për ta zhvilluar Kosovën duhet të heqim dorë nga disa orientime liberale, të mbështetemi në resurset minerare, përfshirë edhe në qymyrin; të promovojmë produktet vendore bujqësore dhe industriale, ashtu që mos të kemi nevojë të importojmë çdo gjë, duke e përmirësuar njëkohësisht klimën e biznesit. Sot, raporti i shkëmbimeve export-import është 1 me 10.

Kjo nuk është e qëndrueshme. Kosova mbijeton vetëm përmes remitancave të mërgatës. Sipas të dhënave zyrtare, më 2015, kosovarët kanë injektuar nga mërgata 620 milionë euro në arkën e shtetit, shifër kjo që nuk merr parasysh paratë kesh të derdhura drejpërdrejtë nga diaspora dhe as të mirat e tjera.

Realisht, vlerësohet se mërgata investon një miliard euro çdo vjet në Kosovë, që përfaqëson rreth dy të tretat e buxhetit vjetor të shtetit, që sillet në rreth 1,5 miliardë. Por, këto para të mërgatës nuk do të duhej të shërbejnë vetëm për të blerë të mira jashtë vendit, por të shërbejnë në zhvillimin e aktiviteteve ekonomike në Kosovë. Ka resurse të tjera që do të mund t’i mobilizonim : privatizimet kanë sjellur 600 milion euro që po flejnë për momentin në arkat e bankave të huaja dhe 1,2 miliardë euro që janë në duart e fondit pensional. Duam t’i mobilizojmë gjithë këto resurse për ta zhvilluar ekonominë e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje është shumë e ndikuar nga Ha-Joon Chang, një ekonomist që ligjëron në Universitetin e Kembrixhit. Në punimet e tij, Ha-Joon Chang shpjegon se zhvillimi mund të ndihmohet nga jashtë, por që duhet gjithherë të inicohet nga brenda. Ai rikujton se 90% e investimeve të huaja orientohen drejt shteteve tashmë të zhvilluara. Ndryshe nga ajo që provojnë t’i bindin që më se njëzet vjet përfaqësuesit politik të Ballkanit; nuk janë pra investimet e huaja që e mundësojnë zhvillimin e një vendi, por zhvillimi i arritur i vendit që e bën atë joshës për investimet e huaja. Konsiderojmë se shteti nuk duhet ta konrollojë ekonominë, por nuk duhet të mjaftohet vetëm duke qëndruar spektator. Për ta bërë një analogji me kinemanë, roli i shtetit është ai i aktorit dhe ngapak ai i skenaristit, por jo i regjisorit…dhe as i spektatorit!

Shteti duhet të inkurajojë, mbështes, ta jep një orientim drejtues ndaj veprimit ekonomik, pa e kontrolluar atë. Sipas Ha-Joon Chang, shteti duhet të bashkëpunojë me mjedisin e biznesit, por duke shmangur marrëdhëniet shumë të afërta. Zyrtarisht, ne kemi një treg me një konkurrencë të lirë dhe jo të shtrembëruar, por në realitet, pushteti është tepër shumë i afërt me mjedisin e biznesit. Kosova ka nevojë për diçka të ngjashme me Neë Deal.

PI: Dëshironi të përqëndroheni në zhvillimin e prodhimit vendor. Sa është kjo e mundur përderisa Kosova prodhon pak, kur dihet se e ka të kufizuar tregun e brendshëm dhe që do të duhet t’i përmbaheni rregullave të tregtisë së lirë që nënkupton afrimin e saj me BE?

A.K.: Marrëveshja e MSA që Kosova ka nënshkruar me Bashkimin Evropian, pas negociatave të gjata, më 27 tetor 2015, e parasheh një periudhë kalimtare për t’i mbrojtur prodhimet vendore. Është thelbësore t’i referohemi këtij mekanizmi. Duhet gjithashtu t’ia dërgojmë një mesazh të fuqishëm investuesve të jashtëm; duke filluar nga mërgata, që të vijnë në Kosovë. Mjedisi i biznesit është kaq i keq, saqë diaspora parapëlqen të investojë kudo tjetër se në Kosovë. Sot, në odat ekonomike të Kosovës, zhvillohet para së gjithash politikë.

Duhet doemos të ndryshohen mentalitetet : duhet biseduar me biznismenët pa paragjykime politike. Sot, sapo ndokush fillon të fitojë në Kosovë, ai duhet të negociojë me pushtetin dhe të jep mito. Do t’i japim gjithashtu fund projekteve faraonike me kosto të fryera, sikurse autostrada e ndërtuar nga konsorciumi turko-amerikan « Bechtel-Enka », në kushte shumë dyshuese. Duam gjithashtu ta kthejmë nivelizimin e sistemit fiskal me një qëllim të thjeshtë : t’i zvogëlojmë taksat për ata që investojnë në Kosovë. Njëlloj, ata që do të krijojnë vende të punës, do të ketë përparësi fiskale. Është koha të veprojmë. Këtë e pret popullata e Kosovës.

PI: Shumë iniciativa janë ndërmarrë që nga vendosja e protektoratit ndërkombëtar më vitin 1999, në përpjekje të zhvillimit të prodhimit vendor, por nuk kanë dhënë rezultate premtuese. Nëse marrin shembullin e bujqësisë, sot, nëpër tezga gjinden pothuajse vetëm prodhime të importuara, sepse produktet kosovare nuk janë konkurruese. Si mendoni ta ndryshoni këtë gjendje? A jeni të gatshëm të ndërmerrni masa mbrojtëse?

A.K.: Më mirë të përdorën barrierat jotarifore dhe parimi i reciprocitetit në këmbimet tona tregtare. Konkretisht, kjo nënkupton që duhet caktuar një kontigjent për hyrjen e mallrave të huaja, ashtu që të favorizohet prodhimi vendor. Deri sot, Kosova është trajtuar si një geto. Mendojmë se kjo geto duhet së paku të organizohet më mirë! Duam t’i zbatojmë rregullat e njëjta me Bashkimin Evropian. Për shembull, Brukseli shpërndanë 1/3 të buxhetit të tij për bujqësinë, por në Kosovë, ai është vetëm 2%!

PI: Kosova është duke e përdorur euro. A mendoni se duhet ndërruar monedhën?
Image result for albin kurti
A.K. : Duhet të jemi të vetëdijshëm se Bashkimi Evropian mundet të na e pezullojë në çdo moment të drejtën për ta përdorur euron. Sigurisht se kjo është një hipotezë pak e mundshme, por duhet ta kemi në mendje, sepse nuk kemi asnjë zotërim mbi këtë monedhë… Ndoshta do të ishte më e matur, më e sigurtë, ta përdorim lekun shqiptar.

PI: Ju paraqesin si një ithtar i « Shqipërisë së Madhe ». A mendoni se Kosova do të kishte interes të bashkohet me Shqipërinë?

A.K.: Mendoj se Shqipëria dhe Kosova mund të jenë plotësuese të njëra-tjetrës. Shqipëria ka qasje në det, ka bjeshkë dhe resurse të rëndësishme të ujit. Kosova ka toka të pjellshme dhe resurse minerare. Vullneti ynë i bashkimit midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka të bëjë me një projekt nacionalist ose të së kaluarës; ai është para së gjithash një projekt ekonomik : bashkë, Shqipëria dhe Kosova do të ishin më të fuqishme për t’i rezistuar globalizimit.

Kjo do të mund të na ndihmonte përndryshe edhe në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, duke e ditur se Shqipëria është zyrtarisht vend kandidat që nga qershori 2014. Duhet nënvizuar se vullneti i bashkimit është një projekt që nuk bartet nga elitat, të nënshtruara ndaj diktateve ndërkombëtare, por nga klasat popullore. Kjo është pozitive : kjo nuk është një lëvizje e imponuar nga lartë, por një suvalë që vjen nga populli.
Image result for albin kurti
PI: Mos po rrezikon megjithatë ky projekt ta destabilizojë përsëri Ballkanin ?

A.K.: Ky ishte shqetësimi kryesor kur Kosova e shpalli pavarësinë më 2008. Na thonin se serbët do të iknin masovisht, që pavarësia do t’i kërcënonte barazpeshat, edhe ashtu mjaft të brishta të rajonit, etj. Asgjë prej kësaj nuk ndodhi. Realisht, rreziku i destabilizimit buron veçmas nga politikat e ndjekura në lidhje me minoritetet shqiptare në shtetet e ndryshme të rajonit. Sipas meje, ribashkimi i të gjithë shqiptarëve të Ballkanit do të mund të kishte ndodhur përnjëherë rreth viteve 1991-1992, kur shpërbëhej Jugosllavia dhe përderisa rrëzohej regjimi komunist në Shqipëri.

Një çerekshekull më vonë, ky opsion nuk më duket ende shumë realist. Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës është një projekt tjetër, që do të realizohej mbi bazën e një referendumi për vetëvendosje dhe që nuk do të kishte pasoja ndaj shteteve të tjera të rajonit, ku jetojnë shqiptarët, sikurse Maqedonia ose Mali i zi.
Image result for albin kurti
PI: Cilat janë modelet dhe referencat e juaja politike?

A.K. : Në Vetëvendosje, nuk kemi ndonjë model teorikisht qartësisht të krijuar. Për të qenë i sinqertë, mjaft eksperimentojmë. Përpiqemi të jemi të afërt me popullin, por duke u kudjesur të mos zhytemi në ndonjë formë popullizmi. Përpiqemi të mos jemi shumë dogmatik dhe ta privilegjojmë më shumë aksionin se teorinë. Për t’i përsëritur fjalët e filozofit kosovar Ukshin Hoti, i pagjetur nga përfundimi i luftës në maj 1999, «politika është raport midis revolucionit dhe institucionit».

Natyrisht se përpiqemi të zhvillojmë marrëdhënie me subjektet e tjera të majta në Ballkan dhe në Evropë. Kemi marrëdhënie të mira me partitë e mëdha socialdemokrate, veçmas me Partinë Socialiste Shqiptare, e cila është aktualisht në pushtet. Kam zhvilluar një kohë kontakte me rryma të ndryshme të së majtës në Serbi, por për të qenë i sinqertë, më pengon « jugonostalgjia » e tyre : nuk ndërtohen shtigjet e reja të së ardhmës duke e përsëritur të kaluarën !
Image result for albin kurti
PI: A mendoni se do të mund t’i plotësoni pritshmëritë që po krijoni?

A.K.: Nuk përjashtojmë mundësinë të dështojmë. Mund të dështojmë në marrjen e pushtetit dhe mundemi sidomos të dështojmë pasi ta marrim atë. Kosovarët kanë shumë shpresa në Vetëvendosjen; por një ditë, kur do të hyjmë në qeveri, ne duhet të përballemi me realitetin. Zhgënjimi i popullatës është shumë i madh. Duhet pra të jetësojmë çdo gjë për ta rimëkëmbur shtetin, duke e luftuar korrupsionin që po ia shkakton gangrenën institucioneve të Kosovës, si dhe ta zvogëlojmë papunësinë. Si mund të mos jetë në gjendje parashpërthyese një vend i cili ka 60% papunësi të rinisë së saj?
Image result for albin kurti
PI: Kosova njihet për praktikimin e islamit tolerant, por marrë parasysh mungesën e perspektivës për të ardhmën e rinisë së saj, nuk druani nga rreziku të një përshkallëzimi radikal?

A.K.: Lëvizja Vetëvendosje përbën alternativën e vetme ndaj këtij skenari, mjaft real. LVV përmbledhë të përjashtuarit, të zhgënjyerit e politikave ultraliberale duke e ofruar një projekt konkret politik. Ajo jep shpresë për t’i dhënë fund elitave zaptuesve dhe të korruptuara që e qeverisin Kosovën nga përfundimi i luftës.

Duke këmbëngulur në afirmimin e kombit shqiptar, Vetëvendosje tregon se kombi është më i rëndësishëm se feja; qoftë ajo muslimane, katolike ose ortodokse. Hamasi nuk do të kishte mundur kurrë të imponohej në Palestinë pa dështimin e Fatahut. Njëjtë në Kosovë, ku ekstremizmi fetar nuk do të mund të imponohet pa dështimin e të gjitha projekteve politike. Edhe kjo është arsyeja pse nuk duhet të gabojmë.

BOTA SOT: “Opozita nën urdhërat e armiqve të Kosovës”


Diana Bunjaku







DIANA BUNJAKU


A po e dëmton gazi lotsjellës, imazhin e Kosovës?

Imazhi i Kosovës në pikëpyetje?


“Është vetëm një fat i mirë, që Kosova në 17 vitet e kaluara ka qenë krejtësisht e hapur dhe, bota duke qenë shumë e pranishme në të gjitha veprimtaritë jetësore, mbase nuk do ta identifikojnë popullin me hermetizmin e opozitës, e cila nuk ka asnjë fije dyshimi se është duke realizuar detyrat e pranuara me porosi nga armiqtë tradicional të shqiptarëve, siç janë Serbia, Rusia dhe fundërrinat e kryqëzimeve të tjera sllavo-barbare, që kanë edhe stërpikje nga etnogjenetika shqiptare”, ka thënë Zogaj.

Mospajtimet pozitë-opozitë, rreth Demarkacionit me Malin e Zi, formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri, kanë sjellë në pikëpyetje funksionimin normal të punës në Kuvendin e Kosovës. Ndonëse hedhja e gazit lotsjellës ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, ka penguar punën e institucioneve, megjithatë ky veprim nuk ishte ndonjë risi për qytetarët e Kosovës. Analistët politik vlerësojnë se gazi lotsjellës e dëmton imazhin e opozitës para faktorit vendorë dhe ndërkombëtarë. Sipas tyre, këto akte nuk janë akte opozitariste, por, akte revolucionare që nuk nevojiten për një vend që kërkon të prosperojë. Blerim Burjani analist politik, ka thënë, se skandalet në këtë format të qeverisjes së shtetit, tregojnë më së mirë se në Kosovë, nuk ka rend dhe ligj. Sipas të njëjtit, imazhi i Kosovës është rrezikuar shumë me skena të cilat po ndodhin në kuvend në përdorim të gazit lotsjellës si mjet politik për zgjidhje të inateve ndërmjet partive politike pozitë dhe opozitë. “Ka shumë energji negative e cila është mbledhur apo e akumuluar në politikën vendore dhe në vend të dialogut kjo opozitë dhe pozitë ka vendos inatin dhe papërgjegjshmërinë ndaj qytetarëve”, ka thënë Burjani.

Skënder Zogaj analist politik ka thënë, se gazi lotsjellës dhe vandalizmi i egër, jo vetëm opozitës, tashmë ia ka dëmtuar rëndë imazhin tërë popullit të Kosovës, e mbase edhe gjithë shqiptarëve në botë sepse, kjo që po bën opozita në Kosovë nuk përkon me traditën shqiptare.

Ai ka thënë, se kjo që po demonstron opozita është shprehi e regjimeve te egra që kanë të bëjnë me degjenerimet gjenetike të klaneve diktatoriale, të cilat vetëm kur manifestojnë dhunë dhe u shkaktojnë dëmtime e fatkeqësi të tjerëve, ndjehen mirë dhe fitimtare. “Opozita e Kosovës, është duke u përpjekur që ta arsyetojë pikëpamjet sllave se "shqiptarët janë njerëz me bisht dhe, vetëm frikën e dinë për zot. Faktori vendorë dhe ndërkombëtarë ka arsye të plotë që të habitet me barbarizmin e skajshëm të opozitës. Është vetëm një fat i mirë, që Kosova në 17 vitet e kaluara ka qenë krejtësisht e hapur dhe, bota duke qenë shumë e pranishme në të gjitha veprimtaritë jetësore, mbase nuk do ta identifikojnë popullin me hermetizmin e opozitës, e cila nuk ka asnjë fije dyshimi se është duke realizuar detyrat e pranuara me porosi nga armiqtë tradicional të shqiptarëve, siç janë Serbia, Rusia dhe fundërrinat e kryqëzimeve të tjera sllavo-barbare, që kanë edhe stërpikje nga etnogjenetika shqiptare”, ka thënë Zogaj. Ai ka theksuar, se bota e civilizuar besoj se e ka të qartë këtë pasqyrë dhe faktori ndërkombëtar i merituar për çlirimin e Kosovës do të angazhohet seriozisht për ta kuptuar hallin e opozitës së tërbuar kosovare.

Ambasadori anglez Zt.Ruairi O’Connell, Thaçi e Mustafa, do të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme

Britania e Madhe, ka një plan konkret që t’i ndihmojë Kosovës në qeverisje të mirë, transparencë dhe llogaridhënie.
Në një takim informues me gazetarë, zyrtarët e Ambasadës Britanike kanë shpjeguar se tashmë është në proces të tenderimit përcaktimi i një kompanie britanike rekrutuese, e cila do të kryente përzgjedhjen e kandidatëve për borde të caktuara të ndërmarrjeve publike.
Një marrëveshje pritet të nënshkruhet të hënën në mes ambasadorit britanike Ruairi O’Connell, kryeministrit Isa Mustafa dhe Kryekuvendarit Hashim Thaçi.

Hajdar Sutaj : Ja çfarë na thanë policët malazezë kur na ndaluan në kufi

Foto nga vendi ngjarjes
 Qytetarët e Llukës së Epërme kanë protestuar në rrugën kryesore afër kufirit me Malin e Zi pasi nuk u lejuan që të shkonin në tokat e tyre dhe për këtë arsye bllokuan rrugën.
Për të folur më shumë lidhur me këtë çështje në Kosova Direkt i ftuar ka qenë përfaqësuesi i qytetarëve të Deçanit, Hajdar Sutaj, në KK.
“Qytetarët e fshatit Llukë e Epërme dhe disa përfaqësues tjerë të komisionit qytetar sot kemi shkuar për t’i vizituar bjeshkët tona në të cilat me shekuj familjarët tanë kanë jetuar”.
“Gjatë rrugës pasi kemi kaluar pikën doganore jemi ndalur nga policia malazeze pesë kilometra në thellësi të territorit të Kosovës”.
“Ata kërkuan që ne të kthehemi por ishte kërkesë e papranueshme për qytetarët të cilët u nervozuan”.
“Dhe më pas qytetarët e bllokuan rrugën dhe kemi qëndruar me orë të tëra aty”.
“Nuk pati eskalim pasi arritëm ta menaxhojmë me kujdes situatën”.
“Policët malazezë na ndaluan dhe thanë që ky është territor i Malit të Zi dhe nuk e keni lejen me shku dhe duhet mi ju nënshtru procedurave”. 
Pamje të forcave malazeze te Kulla e Zhlepit, shqiptarët nuk lejohen të ngjitën në bjeshkë
Qytetarët e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, sot ia kanë mësyrë për të vizituar pronat dhe bjeshkët te Kulla e Zhlepit, por ata janë ndaluar nga forcat të shumta policore të Malit të Zi.
“Ne qytetaret e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, qe i kemi pronat dhe bjeshkët tona te Kulla e Zhlepit, sot përderisa ishim duke shkuar për te vizituar bjeshkën dhe varrezat e të parëve tanë, u ndaluam në mënyrë arbitrare nga forcat të shumta policore të Malit të Zi”, thuhet në një komunikatë nga përfaqësues të Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme!
Sipas tyre, kjo ndalesë ishte e padrejtë, pasiqë ishte 5 km në thellësi të territorit të Kosovës, ani pse marrëveshja ende nuk është ratifikuar.
Image
Policia malazeze
“Ne në shenjë proteste bllokum rrugën kryesore për orë të tëra, shprehem pa kënaqësinë tonë për gabimin e madhe të Komisionit Qeveritar, të Presidentit Thaçi, të Kryeministrit Mustafa, dhe në mënyrë kolektive i bëjmë thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës te të gjitha subjekteve politike që të mos e ratifikojnë marrëveshjen dhe ta bashkojnë votën kundër demarkacionit. Në të kundërtën kjo është tradhti e madhe Kombëtare, tradhti  ndaj qytetarëve dhe shtetit të Republikës së Kosovës, dhe historia do të ju ndëshkoj rënd, duke u bërë njollë e zezë në historinë e këtij vendi. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me marrëveshjen si të tillë, dhe nuk do të ketë stabilitet e pajtueshmëri qytetare, dhe nuk do të qëndrojmë indiferentë, e veprimet tona do të radikalizohen. Të nderuar deputet mos e votoni këtë marrëveshje”, përfundon komunikata e tyre.

“Kufiri me Malin e Zi në përputhje të plotë me planet zhvillimore, u pranua edhe nga qytetarët e Pejës”

Ilustrim
Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror përmes një njoftimi për media ka thënë se me profesionalizëm të mbështetur në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe marrëveshjet ndërkombëtare ka ofruar dhe ofron fakte të qëndrueshme, të pamohueshme dhe të vërtetuara në nivelin kombëtar e ndërkombëtar.
“Vija administrative ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, edhe për periudhën 1974-2015 ka ngelur e pandryshuar. Kjo vijë administrative ndërmjet komunave kufitare Junik, Deçan, Pejë dhe Istog të Kosovës dhe komunave Plavë, Berane e Rozhajë të Malit të Zi ishin dhe janë të pranuara dhe të administruara nga Kryetarët e Komunave pa asnjë kërkesë shtesë”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim është thënë se komuna e Pejës ka përgatitur plane zhvillimore lokale të sakta me financim nga buxheti i Kosovës, dhe me mbështetje nga Bashkësia Evropiane, nga SIDA Suedeze, dhe USAID Amerikan.
“Secili Plan Zhvillimor i nënshtrohet Shqyrtimit Publik prej 60 ditësh, i cili në fund duhet të aprovohet apo refuzohet. Në vijim është trajtuar dhe analizuar Plani-zhvillimor-komunal_Pejë 2006-2025 (shiko në ëeb faqe të Komunës së Pejës: plani zhvillimor-komunal_Pejë 2006-2025.
Në këtë plan zhvillimor por edhe në planet tjera, është paraqitur vija administrative e KSA të Kosovës e vitit 1974, gjithashtu është vija administrative e KSA të Kosovës edatës 31 dhjetor 1988. Kjo vijë administrative është identike me kufirin e shënuar nga komisioni shtetëror.
Shtrohet pyetja: kush e pengoi atëherë këtë kryetar, apo pse ky kryetar nuk kishte kërkesa për territor tjetër dhe e la jashtë planit zhvillimor Bjelluhen, Çakorin, dhe Kullën. Për këtë plan zhvillimor komunal 2006-2025 (PZHK) Kryetari i atëhershëm që shihet edhe në fotografi tha (citim):
“Projektet – planet e tilla janë çelësi i zhvillimit të përgjithshëm; kulturë institucionale shtetërore; vlerë kombëtare – civilizim njerëzor.” Kryetari i Komunës sëPejës ka marrë vendim (01.Numër:350-85/2006) të organizojë Shqyrtimin Publik për këtë projekt, i cili është mbajtur në periudhën kohore prej 60 ditë, prej 18 prill – 19 qershor 2006. Në kohën e Shqyrtimit Publik, në këtë rast plani zhvillimor është aprovuar dheatëherë nuk kishte kërkesë nga qytetarët, e as nga ish Kryetari i cili tani kundërshton dhe Bjelluha, Çakori dhe Kulla edhe atëherë ishin jashtë territorit të Kosovës”, theksohet ne njoftimin për media.
Komisioni ngrit po ashtu pyetjen se vallë, kur u bë PZHK, a nuk ekzistonte Bjelluha, Çakori dhe Kulla, apo ndoshta e kishin lënë t’i inkorporojnë ato në Komunën e Pejës pas vitit 2025 kur do bëhet plani i ri zhvillimor.
“Në kopertinën e planit zhvillimor shihet harta e Komunës se Pejës që është identik me vijën administrative të vitit 1974-1988-2015.
Image
Në faqe 7 të po këtij projekti janë fotot e ekspertëve dhe hartat në tavolinë të Komunës së Pejës që është identik me vijën administrative të vitit 1974-1988-2015 dhe është pa Bjelluhen, Çakorin dhe Kullën.
Në faqe 10 të këtij Plani Zhvillimor Komunal është harta e Kosovës me Komuna, ndërsa Komuna e Pejës shihet e paraqitur me ngjyrë të zezë. Pra, kjo hartë është e saktë pa ndryshime dhe me vijën kufitare administrative që gjithnjë e kishte Komuna e Pejës, dmth pa Bjelluhen, Çakorin dhe Kullën. Harta në vijim është nga (PZHK faqe 10)”, thuhet në njoftim.
Image
Ne faqe 11 te PZHK me titull: Profili i Komunës së Pejës shkruan – një historik i shkurtër ndërsa në nënkapitull të po kësaj faqeje është: Peja, të dhënat themelore në të cilën shkruan (citim)
“Komuna e Pejës përfshin një hapësirë prej 603 km² ndërsa vetëm qyteti i Pejës ka një sipërfaqe prej rreth 20 km²”.
Këtë sipërfaqe Komuna e Pejës e ka nga edhe tani dhe në gjithë periudhën 1974-2015. Shih hartën e marrur nga plani zhvillimor e cila është me vijën e kufirit të Komunës se Pejës gjithnjë në të gjitha periudhat i njëjtë.
Image

Në këtë plan Zhvillimor Komunal janë paraqitur 33 harta të Komunës se Pejës me vijën administrative që është identike me vijën administrative të vitit 1974-1988 dhe me kufirin e Republikës 2008-2015. Ky territor gjithnjë është pa Bjelluhen, Çakorin dhe Kullën. Në këtë plan zhvillimor kanë punuar shumë ekspertë të Komunës së Pejës.
Kjo tregon që Komisioni shtetëror ka punuar me përpikëri për vijën kufitare ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk ka lënë asnjë metër katrorë jashtë territorit të Komunës se Pejës, përkatësisht nuk ka lënë asnjë metër katror jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Kosova i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit, në Serbi gjenden 110 prona të Kosovës


Autoritetet e Kosovës iu kanë kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka përsëritur se disa prona të cilat gjenden në Kosovë, përfshi edhe ato që njihen si gjigantë të ekonomisë kosovare, janë prona të Serbisë.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë ritheksuar se çdo pronë që është në territorin e Kosovës është e Republikës së Kosovës dhe se nuk i takon dhe as nuk do t’i takojë Serbisë.

Aleksandër Vuçiq, gjatë paraqitjes së programit të tij për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ditë më parë ka deklaruar se mbrojtja e pasurisë së serbëve në Kosovë do të jetë në krye të prioriteteve të Qeverisë së Serbisë.

"Kemi luftuar gjithë kohën dhe do të luftojmë për Trepçën, Gazivodën, për infrastrukturën në Brezovicë, edhe pse e dini se si jemi ballafaquar me privatizimet e paligjshme dhe me tjetërsim të institucioneve të përkohshme në Prishtinë", ka thënë Vuçiq.

Në lidhje me këto pretendime, Sokol Havolli, shef i kabinetit në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se deklaratat e kryeministrit të Serbisë janë të kota.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Havolli thotë se gjithçka që është pronë e Kosovës, qoftë publike, shoqërore apo private, do të mbetet e statutit të tillë, ashtu siç është paraparë me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Në këtë drejtim, as Trepça, as Gazivoda, e asnjë pronë tjetër që gjendet në territorin e Kosovës nuk do t’i takojë askujt tjetër përveç Kosovës, qytetarëve të saj dhe institucioneve të Kosovës. Këto deklarata të kryeministrit Vuçiq janë disa deklarata të kota që bëhen për konsum të brendshëm në ambientet e tyre”, thekson Havolli.

Ai shton se për institucionet e Kosovës është më rëndësi të respektohet Kushtetuta, të respektohen ligjet e Kosovës, si dhe të sigurohen plane zhvillimore për të gjitha këto asete, të cilat janë strategjike për ekonominë e vendit.

Sidoqoftë, Serbia vazhdimisht ka pretenduar në pronat të cilat gjenden në Kosovë. Së fundi, ka qenë rasti i kompleksit turistik Brezovica, i cili thuhet se ka dështuar pikërisht për shkak të një letre që Qeveria e Serbisë iu kishte dërguar investitorëve për të mos hyrë në procesin e koncesionimit të këtij projekti.

Dështimi i dhënies me koncesion të kompleksit turistik Brezovica ishte konsideruar nga ekspertët e ekonomisë humbje jashtëzakonisht e madhe për ekonominë e Kosovës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, pati deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Serbia mund ta ketë penguar këtë proces, por që nuk kishte pasur rol vendimtar.

“Ka pasur tentativa gjatë gjithë procesit që Serbia të ngadalësojë qoftë agjendën ekonomike, qoftë atë të integrimit evropian të Kosovës, apo anëtarësimin në mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë”.

“Në rastin e Brezovicës ka pasur tentativa, ka pasur edhe një letër që iu është dërguar investitorëve potencial, por nuk besoj që ka pasur rol vendimtar. Ne si institucione dëshirojmë të punojmë me investitorë të cilat e njohin sovranitetin e këtij vendi, të cilët janë në gjendje të vijnë dhe të punojnë sipas Kushtetutës së këtij vendi”, kishte thënë Bajrami.

Ndërkohë, edhe ministrja Bajrami kishte theksuar se Serbia nuk e ka asnjë të drejtë legjitime mbi asetet që gjenden në territorin e Kosovës

Derisa kryeministri i Serbisë pretendon se disa nga asetet e Kosovës i takojnë Serbisë, Kosova zyrtarisht ka prona të ndërmarrjeve shoqërore në Serbi.

Sipas një dokumenti të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, figuron se vetëm në territorin e Serbisë gjenden 110 prona të ndërmarrjeve shoqërore. Në bazë të dokumentit të kësaj agjencie, shumica e pronave janë lokale dhe zyra.

Lidhur me zgjidhjen e problemit të pronave që gjenden jashtë territorit të Kosovës, ekspertë për çështje ekonomike vazhdimisht kanë kërkuar nga autoritetet e Kosovës që ta zgjidhin këtë çështje.

HAPJA E DOSJEVE – NA ZGJATË JETEN !

Nga Fritz RADOVANI:


SELIA E PARË

1946 ÇKA THA HAFIZ IBRAHIM DALLIU ?

■Hafiz Ibrahim Dalliu (1878 – 1952) Në vitin 1946, dënohët mbasi deklaron në hetuesinë e 

Tiranës: “... Kam dëgjuar ndër stacionet e Amerikës dhe të Londrës lajmet anglisht, mbasi dëshroja që ata të zbarkonin në Shqipëri ...

■Ne nuk kemi asnjë lidhje me Lindjën as të afërme dhe as të largët. 

Nga turqit ne kemi marrë vetëm besimin. Për tjera nuk ka çka na duhët Anadolli... Shqipëria është shtet që i përket vetëm Europës. 

Me Europën na lidhë pozita gjeografike, mardhenjet shtetrore, ato kulturore e të gjitha tjerat që vijnë pas, për një jetë më të mirë dhe të begatëshme të popullit tonë ...” (Dosja I. Dalliu)
***
1953 ÇKA THA ENVER HOXHA NË MBLEDHJEN E BYROSË POLITIKE...

■DOKUMENTI (Falnderoj z. Afrim Imaj, per botimin e këtij Dokumenti. F.R.)
Protokoll nr. 20, datë 17 korrik 1953

Mbledhja e Byrosë Politike të K.Q. të Partisë dhe e Këshillit të Ministrave të R.P.Sh.
Rendi i ditës...

■ENVER HOXHA: Desha të flas pak për çështjen e zëvendësimit të Presidentit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Sot erdhi tek unë dr. Omer Nishani. 

Pasi folëm pak, unë ia hapa dhe i thashë se u plake, more doktor, ke menduar ndonjëherë për punën? Pastaj, shtova, të dy ne, unë si Kryeministër dhe ti si President, jemi nga Gjirokastra. 

Populli i sheh këto gjëra dhe ka njerëz që thonë se e morën të tërë Shqipërinë toskët në dorë. Një gjë e tillë më ka rënë dhe mua në mendje, tha doktori.

Pastaj i thashë, ti u plake, megjithëse Partia ndonjë rezervë në dorë për ty nuk ka dhe ato që kemi pasur t’i kemi thënë haptazi, kur ke gabuar të kemi kritikuar dhe ty ato kritika të kanë shërbyer. Këto fjalë të miat nuk i priti keq se bisedova me të edhe më gjatë...

Pastaj ai më tha: Të them të drejtën, edhe unë kam menduar për këtë gjë, po jo se jam nga Gjirokastra. Pastaj filloi të qajë...

■Mendoj që të jetë një njeri nga Veriu. Një nga ata mund të ishte edhe Myslim Peza, por ai është pa shkollë e këndim, pa kulturë, prandaj na duhet një tjetër...

Tani puna është se me kë ta zëvendësojmë. Propozimi ynë është për Haxhi Lleshin. Në Presidium duhet të jetë një anëtar i KQ që t’i marrë të gjitha kompetencat.

Haxhinë ne e njohim të gjithë. Është anëtar i Plenumit, i lidhur që në fillim me Partinë, megjithëse nga ana e origjinës është bajraktar dhe rrethin familjar e ka të keq. Gruaja e Haxhiut është nga një familje që të tërë njerëzit ia kemi pushkatuar ne.

■Kështu të gjykosh, i thashë dhe mos u nxito në mendime. Haxhinë e para ne e njohim. Është një shok nga Veriu, është luftëtar dhe anëtar i Plenumit të KQ-së, por edhe duhet të punojë se është ca i avashëm. Pastaj është edhe shoku Pilo Peristeri. Ai është më i mirë nga Haxhiu, vetëm që është çështja e sindikatave.

■Pastaj Pilua është edhe i krishterë, kurse shumicën e popullit e kemi myslimanë dhe populli e sheh shumë këtë anë. Po të vihet çështja Pilua apo Haxhiu, preferohet më përpara Pilua, më shumë se Haxhiu... Por në kushtet konkrete, ky i fundit është më i përshtatshëm për nga besimi mysliman dhe prejardhja nga Veriu...

■SPIRO KOLEKA: Mbasi është nga Veriu edhe unë jam i mendimit të jetë Haxhiu, pastaj është edhe mysliman.

■LIRI BELISHOVA: Pse mos të vemë Tuk Jakovën?

■ENVER HOXHA: Atje nuk ka ndonjë operativitet të madh, do të rrijë të presë popullin, d.m.th. do të shohë lutjet e popullit me kujdes, ligjet që do t’i paraqiten Kuvendit, çështjet e fajeve të dënimit me vdekje etj...

■(Pas diskutimeve, shumica në fillim e pastaj të gjithë janë dakord që të zgjidhet president i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi)

■Lexues të nderuem, Ju lutem lexoni me kujdes thanjet e të Ndjerit Hafiz Dalliu, dhe kur të perfundoni së lexuemi thanjet e Enver Hoxhës, vlersoni Hapjen e Dosjeve!

■Vetem hapja e Dosjeve tregon pse nuk preken “dekorata e tituj” të kriminelëve, të cilët përditë po “ringjallen” dhe po vazhdojnë me u nderue nga pasuesit e tyne...

■Edhe kjo Dosje... asht një nder ato shumë të tjera që pengon hapjen e tyne!

            Melbourne, Gusht 2016.























2016/08/11

Mbi dekomunistizimin e kurrikulave shkollore


kurr-kom
Nga Agron TUFA.
Prolog.
Krahasuar me kulturat e tjera kombëtare të vendeve ish-komuniste, Shqipëria është i vetmi vend, që vijoi pandërprerje trashëgiminë e komunizmit, jo vetëm në elitat politike drejtuese, por edhe në dijet disiplinare të sistemit shkollor, në shkencë dhe kulturë. Për më tepër monopoli në këto fusha të dijes shkollore, që formon perceptimet mbi historinë dhe kulturën, vijon të jetë i monopolizuar nga po ato protagonistë, qarqe e segmente, që i kanë shërbyer me zell propagandës shtetërore të diktaturës. Mund të themi me trishtim, që edhe sot, pas 24 viteve nga rënia formale e sistemit komunist njëpartiak, Shqipëria paraqet shembullin e një shoqërie ende të pazhbunkerizuar. Trashëgimia e pacënuar e diktaturës me personazhet e saj gjakatarë vetëpërtërihet në lirinë tonë kallpe me riciklimin e tyre në karrierë në të gjitha sferat e pushtetit politik e shoqëror, sidomos në lëmitë e dijeve humanitare.
Kurrikulat shkollore, që marrin bekimin e Ministrisë së Arsimit, ushqejnë po ato përfytyrime dhe bindje glorifikuese, që mbrojnë gënjeshtrën dhe propagandën e versionit komunist e socrealist mbi historinë dhe letërsinë, dy shkenca bazë në formimin botëkuptimor të brezave shkollorë. Simbolika e paprekur komuniste e rrugëve, institucioneve dhe shesheve publike derdh energjinë negative në përditshmërinë e sotme, si të ishim një vazhdim natyral i kohës së diktaturës. Gjithçka shkon krahas e në sinkron me filmat artistikë e dokumentarë të propagandës së PPSH-së, me këngët nostalgjike të Festivaleve në RTSH, me përnderimin e këngëtarëve, piktorëve dhe aktorëve të këtij repertori, aq sa të duket, se këtë shoqëri e mundon një mall torturues për t’u kthyer në ato vitë “të arta” të “parajsës” komuniste.
Nga ana tjetër, miksterët mediatikë dhe angazhimi hipokrit i politikanëve ia kanë mbërritur të ngjallin një sentimentalizëm derdimen gjithëpopullor. Nëse i shtojmë kësaj tabloje dhe gërr-mërret memuaristike të ish-veglave të diktaturës, që rrjedhin si përrenj të pistë në media, dhe thirrjet recediviste në kalendarët e festave komuniste, dhe histeritë nostalgjike në “jubiletë e vampirëve”, dhe argumentimet diplomatike për kotësinë e hapjes së dosjeve, atëherë na përftohet i plotë, kuadëri i një marrëzie kolektive. Shqipëria në këto 24 vjet as nuk e hap dot, as nuk e kall në dhe kufomën e komunizmit. Kjo kufomë është e pranishme më fort në tekstet shkollore/universitare; ajo gjallon në currikulat e përvitshme shkollore që ushqejnë altertekstet.
Ndryshe nga kulturat e vendeve ish-komuniste, në Shqipëri nuk është bërë e as që ka ndërmend të bëhet dekomunistizimi i teksteve dhe currikulave, sikundër s’ka ndërmend të bëhet as dekomunistizimi i hapësirës publike nga simbolet e komunizmit. Fëmijën dhe adoleshentin shqiptar, në procesin e formimit të tyre botëkuptimor, i mbështjell e i shoqëron një re e trashë mashtrimi e falsifikimi në lidhje me periudhën gjysëmshekullore të diktaturës. Siç e thashë më lart, dy janë disiplinat humanitare ku është ruejtur e vepron trashëgimia e komunizmit: letërsia dhe historia.
Letërsia
Në currikulat shkollore që bekon Ministria e Arsimit, riciklohen çdo vit korifenjtë e dogmës socrealiste, të sheqerosur si “poetë të dhimbjes njerëzore”, “të ndjeshmërive humane”, “therës e shpotitës të veseve”, “lirikë të ndjerë të natyrës”, “urtakë e meditativë”, “lirikë të dashurisë për fisin, kombin, njeriun” etj., a thua se kemi të bëjmë me gjyshe e gjyshër sentimentale e zemërdhembshur, kur fare mirë e dimë, se sa e sa breza janë rritur më poezitë, poemat, romanet e tyre himnizuese për partinë, për vigjilencën, për luftën e klasave apo për dënimin e sabotatorëve.
Në programet e përfshira në tekstet shkollore nuk thuhet asgjë rreth këtyre autorëve për veprat e tyre para vitit 1990, a thua se ata janë bashkëmoshatarë të “Generation Pepsi-Kola”! Kësisoj, kurrikulat shtetërore i kanë amnistuar njëherë e mirë këta bashkëfajtorë të diktaturës, por përkundrazi, i bëjnë etalonin e modeleve edukative! Nga ana tjetër është e pamundur të gjesh në këta cirrikula zyrtare krijimtarinë artistike të atyre autorëve që partia e drejtësia komuniste i pushkatoi, i burgosi, i internoi dhe i dënoi me heshtje të përjetshme. Me përjashtim të Kasëm Trebeshinës, të gjithë shkrimtarët e persekutuar e me fat tragjik, që mund të shërbenin me jetën dhe me veprën e tyre si modele të edukimit etik, estetik e qytetar, nuk janë përfshirë asnjëherë në kurrikula.
Përfshirja e tyre ka qenë e mundur të bëhej edhe në suazën e një kapitulli të veçantë të kundërshtarëve dhe disidentëve të komunizmit. Por jo, urdhëri është dhënë: në Shqipëri nuk ka pasur e s’mund, madje, të kishte disidencë! Atëherë ku duhet ta çojmë krijimtarinë e Dom Lazër Shantojës, V. Prenushit, Qemal Draçinit, Arshi Pipës, Astrit Delvinës, Trifon Xhagjikës, Genc Lekës, Vilson Blloshmit, Havzi Nelës, Zef Zorbës, At Zef Pllumit, Fatos Lubonjës, Bashkim Shehut, Fatos Lubonjës etj? Por jo! Letërsia është ndër mundësitë, ndoshta të vetme e të shpejta për të ndërtuar një perceptim antropologjik e estetik në shumën e dijeve shkollore në mbarim të gjimnazit. Prandaj ky aset duhet të jetë nën kontroll të plotë të atyre që e kanë patur e vazhdojnë ta kenë monopolin e teksteve dhe kurrikulave si dje, ashtu dhe sot. Pra, le të vazhdojmë me një version të trëndafiltë të po atij socrealizmi, tashmë të amnistuar.
Historia e shqipërisë pas luftës së dytë botërore
Shkenca e Historisë, veçanërisht në ato vende me të kaluar diktatoriale si Shqipëria, kërkon prej nesh një ballafaqim të hapët, diskret, të gjithanshëm, ashtu si shumë ngjarje të kyçura në kasafortat e arkivave, për t’u shpalosur fizionomia e krimit komunist. E vërteta nuk mund të flasë e shqyer në copa, në fragmente, e segmentuar në artikuj shtypi e as në një kërkim të përciptë dokumentash, që na shmang nga zanafilla e thelbi i krimit.
Në tekstet e panumërta zyrtare, madje edhe në ato shkollore, komunizmi del si një ideologji e sistem që ka ardhë në Shqipëri “me përkrahjen dhe pjesëmarrjen e masave të gjera në një revolucion gjithëpopullor, tok me luftën Antifashiste NÇL”. Se si ka ardhur komunizmi në Shqipëri dhe a ka pasur “përkrahje gjithëpopullore”, këtë, ndër shumë burime, na e mundëson edhe libri më i ri studimor i historianit Uran Butka me titull “Kryengritjet e para kundërkomuniste në Shqipëri” ( ISKK, 2013), nën dritën e dokumentave të kohës në arkivat e shtetit. Dhe këtu gjendemi para dimensionit të një dukurie sociologjike, sociopolitike e socioideologjike në raport me faktografinë e shpërfillur të studiuesve dhe mësimdhënësve në kurrikulat shkollore/universitare.
Përgjithësisht në historinë politike të vendeve të kampit komunist të pas Luftës së Dytë Botërore “Revolucioni hungarez” i vitit 1956 përmendet si Lëvizja, Kryengritja apo Rebelimi i parë politik antikomunist. Shkenca jonë historiografike harron, apo bën sikur nuk e di, se 11 vjet para Revolucionit Hungarez në Shqipëri ka ekzistuar organizimi më i lartë i kundërshtimit i vendosjes me dhunë të diktaturës komuniste, në formën e kryengritjes së armatosur, si shkalla më ekstreme e kundërshtimit.
Këtë të vërtetë historike na e shpallin konkretisht dokumentat arkivore të vetë pushtetit komunist, në të cilat pasqyrohen kronologjikisht tre kryengritjeve të para antikomuniste. Dokumentat kanë qenë e vazhdojnë të jenë, por ne pyesim: si ka mundësi, që edhe pas rrëzimit të diktaturës së Enver Hoxhës, në liri të plotë artikulimi e ilustrimi, këto dokumenta arkivorë nuk janë shfrytëzuar nga historianët e linjës zyrtare? Pse janë shpërfillur me dashje këto fakte dokumentare? Pse nuk janë pasqyruar në curriculat bazë të alterteksteve shkollore kur bëhet fjalë për këtë përiudhë të Historisë së Shqipërisë në dhjetëvjeçarin e parë të diktaturës? Edhe nga të pranishmit në këtë auditor kuptohet se bëhet fjalë për 3 Kryengritjet e para kundërkomuniste, të njohura si “Kryengritja e Kelmendit dhe Malësisë së Madhe”, “Kryengritja e Postribës” dhe “Rebelimi i Zhapokikës” në Jug.
Nuk po flas për botime të specializuara institutesh apo akademish, që nuk ekzistojnë, por për një përcjellje neutrale të fakteve. Sot zhvillohet një diskurs historicist i padrejtë, në kushte të pandershme, ku nga njëra anë janë po ata zyrtarë që i kanë shërbyer shkencës historiografike komuniste e që vazhdojnë të kenë monopolin zyrtar mbi shkencën dhe tekstet shkollore të historisë dhe një krah tjetër më studiues kontestatorë, që me fakte e dokumunta arkivorë përgënjeshtrojnë përceptimin “rozë” të historisë së Shqipërisë nën diktuatirën komuniste. Të dyja palët përpiqen të delegjitimojnë njëra tjetrën: linja zyrtare që ka trashëguar monopolin mbi shkencën e historisë, pa bërë asnjë mea kulpa për kompromentimin e shkencës me propagandën e PPSH-së, ka krah e mbështetje institucionale Ministrinë e Arsimit dhe, faktikisht, ofron versionin e një “Harte memece të historisë” sonë, në kuptimin e manipulimit, heshtjes dhe shpërfilljes së këtyre kryengritjeve, sikundër dhe për qëndrimet dhe veprimtarinë antikomuniste të kundërshtarëve dhe disidentëve brenda sistemit.
Shembull: Tre kryengritjet kundërkomuniste në altertekstet shkollore
Në studimet historike të linjës zyrtare të paskomunizmit nuk gjendet asnjë literaturë rreth këtyre tre episodeve historike të kundërshtimit të diktaturës me kryengritje të armatosura. Duke hequr dorë nga analiza e shumë ngjarjeve historike të periudhës së komunizmit, po kufizohemi këtu vetëm me mënyrën se si janë pasqyruar në altertekstet shkollore tre kryengritjet e para kundërkomuniste.
Në kurrikulat shkollore të sistemit nëntëvjeçar dhe të gjimnazeve, vetëm këto tre vitet e fundit (2010-2013) përmenden sefte dy kryengritjet e para kundërkomuniste (e Zhapokikës jo), me një informacion koprrac dhe shpesh të pasaktë, por kryesorja, askund nuk trajtohen këto konfrontime me popullatën civile si “krime të Komunizmit”. Në tekstin “Historia” për klasën e nëntë (Albas 2010, ribotim 2011, 2012, 2013) me autorë Menduh Dërguti, Sonila Boçi dhe Ledia Dushku (tekst që përsëritet identikisht edhe në tekstin “Historia” 12, për gjimnazet me të njëjtën shtëpi botuese, të njëjtët vite botimi/ribotimi dhe me të njëjtët autorë, plus një autor tjetër, Ferid Duka) në kapitullin e njëjtë në të dyja tektet shkollore të 9 vjeçares e gjimnazit, në kapitullin “Qëndresa ndaj vendosjes së regjimit komunist”, citohet vetëm kaq: “Qëndresë ndaj vendosjes së regjimit komunist pati sidomos në Veri. Aty u krijuan dhe grupe të armatosura, të cilat i qëndruan me  dhunë atij (d.m.th. komunizmit – nënvizimi A.T). Këto grupe organizuan revoltën e Koplikut (janar 1945) dhe Kryengritjen e Postribës (shtator 1946), të cilat u shtypën nga forcat qeveritare.Me dhjetra vetë u vranë, u burgosën dhe u pushkatuan pa gjyq ose me gjyqe formale”.
Të bën përshtypje trajtimi i vakët, formal, i minimizuar me togëfjalëshin “me dhjetra”, kur dokumentet e arkivave paraqesin vetë “me qindra” viktima. Luftën frontale të Kelmendit, Koplikut dhe Malësisë së Madhe që ka zgjatur 35 ditë me Ushtrinë Kombëtare autorët e tekstit e minimizojnë në “revoltë”, kur në fakt ajo ka zgjatur më shumë se episodi kulminant në luftën e Spanjës frankiste më 1936, veprimet luftarake të së cilës zgjatën vetëm 26 ditë.
Një informacion pak më të gjërë jep alterteksti për shkollat 9 vjeçare i autorëve Llambro Filo dhe Fatmira Mulliçi (Ideart 2012), por edhe këta autorë Kryengritjet e Klemendit dhe Postribës u quajnë “revolta”, a thua se kemi të bëjmë me Revoltën e të Burgosurve Politikë të Spaçit (21 maj 1973), e cila ndonëse shumë e denjë për çdo histori, në asnjë tekst nuk përmendet! Mungon në këtë tekt revolta e Zhapokikës.
Trajtimit minimizues të thatë e të pasaktë me dy rreshta i qëndrojnë dhe autorët e altertekstit të tretë të Historisë për klasat e e nënta (faqe 110) me autorë Petrika Thëngjilli, Fatmira Rama, Ajet Shahu dhe Etleva Nita (Pegi 2021). Këta autorë luftën dhe kryengritjen me pjesëmarrje prej 400- 500 malësorësh, si në Kelmend ashtu dhe në Postribë e quajnë thjesht një “rebelim episodik”. Të njëjtin informacion, të njëjtët autorë e përsërisin pa ndonjë ndryshim thelbësor edhe në altertekstin e gjimnazit për klasën 12 në faqen 155 (Pegi, 2011).1 Edhe në këtë tekst, si në të gjitha tekstet e tjera këto kryengritje dhe viktimat e konfrontimit civil nuk trajtohen si krime të Komunizmit.
Megjithatë, të gjitha këto tekste të përdorura nga autorë të ndryshëm altertekstesh për shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e marrin lëndën në një zë të Fjalorit Enciklopedik shqiptar të hartuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në vitin 2008. Në këtë fjalor është përmendur një zë me gjithsej 20 rradhë me emërtimin “Kryengritja e Koplikut (1945)” me autor Demir Dyrmishin2.
Edhe në këtë zë (artikull) të Enciklopedisë… së ASHSH, me të cilën linja zyrtare ka kapërcyer për herë të parë “ylberin” ideologjik të trashëgimisë komuniste, trajtimi i Kryengritjes është dhënë tepër thatë dhe në mënyrë mjaft të cunguar, çka krijon më shumë pyetje. Nuk mungojnë termat subjektivistë e të politizuar për kreun e udhëheqjes Llesh Marashin, në stilin komunist klasor, apriori deklasues, si “bashkëpunëtor i pushtuesit fashist”, kur në të vërtetë ai kurrë s’ka qenë i tillë, po përkundër, ka qenë një ndër luftëtarët antifashistë që ka udhëhequr “Luftën e Reçit” më 1943 3 .
Por ajo që të habit më shumë është se në këtë vepër plot pretendime shkencore të Akademisë, nuk gjendet kurrkund “Kryengritja e Postribës” e cila ka qenë një Kryengritje tipike me një strategji tejlokale, siç del nga dokumentat e arkivave, që synonte të përfshinte gjithë trevat e Veriut dhe Jugut dhe madje edhe të Kosovës në një koordinim të përbashkët, e cila duhet të fillonte gjithkund njëkohshëm me 9 shtator 1946. Sigurisht, as në këtë vepër “shkencore” të Akademisë rebelimi i Zhapokikës nuk ekziston.
Por gjendja më e mjerueshme paraqitetet në lëndën e Historisë Bashkëkohore në Fakultetin e Historisë të Universitetit të Tiranës, pasi nuk ka ende asnjë tekst të botuar që të mund të realizohen krahasimet apo kontestimet, meqenëse pedagogët i japin leksionet të printuara, pa iu referuar ndonjë teksti të shtypur. Interesimit tim për t’iu përgjigjur se çfarë dinë këto studentë të Fakultetit të Historisë mbi kryengritjet e larpërmendura, studentët iu përgjigjen me ngritje supesh, duke u shprehur se nuk kanë patur asnjë informacion rreth tyre gjatë leksioneve të zhvilluara për vitin akademik 2012-2013.
Për këtë obskurantizëm (në kuptimin latin të fjalës), meritën ekskluzive e kanë historianët tanë të partishëm gjatë kohës së komunizmit, e po aq të partishëm në periudhën postkomuniste. Pikërisht kundërshtimi i komunizmit me armë, që u bë në Shqipëri fill pas luftës, në mënyrën më koshiente duhet të kishte qenë një ndër temat qendrore, e madje më madhore të mësimdhënies dhe modelit edukativ, fill pas rënies së komunizmit shqiptar. Por dihet një zakon i vjetër: huqi del shumë kohë pas vdekjes. Ose akoma më keq, me pseudohistorianët tanë: nuk del fare!
  1. Historia 9, Albas 2013, fq 118 dhe Historia 12, Albas 2013, fq. 134.
  2. Për më gjerë shih “Fjalori Enciklopedik Shqiptar I, II, III, IV”, ASHSH, faqe 1369
  3. Shih Uran Butka “Kryengritjet e para kundërkomuniste”, ISKK, Tiranë 2013.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...