Nga
Fritz RADOVANI:
SELIA E PARË
1946 ÇKA THA HAFIZ IBRAHIM DALLIU ?
■Hafiz Ibrahim Dalliu (1878 – 1952) Në vitin 1946, dënohët mbasi deklaron në hetuesinë e
Tiranës: “... Kam dëgjuar ndër stacionet e Amerikës dhe të Londrës lajmet
anglisht, mbasi dëshroja që ata të zbarkonin në Shqipëri ...
■Ne nuk kemi asnjë lidhje me Lindjën as të afërme dhe as
të largët.
Nga turqit ne kemi marrë vetëm besimin. Për tjera nuk ka çka na
duhët Anadolli... Shqipëria është shtet që i përket vetëm Europës.
Me Europën
na lidhë pozita gjeografike, mardhenjet shtetrore, ato kulturore e të gjitha tjerat
që vijnë pas, për një jetë më të mirë dhe të begatëshme të popullit tonë ...”
(Dosja I. Dalliu)
***
1953 ÇKA THA ENVER HOXHA NË MBLEDHJEN E BYROSË POLITIKE...
■DOKUMENTI (Falnderoj z. Afrim Imaj, per botimin e këtij
Dokumenti. F.R.)
Protokoll nr. 20, datë 17 korrik 1953
Mbledhja e Byrosë Politike të K.Q. të Partisë dhe e
Këshillit të Ministrave të R.P.Sh.
Rendi i ditës...
■ENVER HOXHA: Desha të flas pak për çështjen
e zëvendësimit të Presidentit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Sot erdhi
tek unë dr. Omer Nishani.
Pasi folëm pak, unë ia hapa dhe i thashë se u plake,
more doktor, ke menduar ndonjëherë për punën? Pastaj, shtova, të dy ne, unë si
Kryeministër dhe ti si President, jemi nga Gjirokastra.
Populli i sheh këto
gjëra dhe ka njerëz që thonë se e morën të tërë Shqipërinë toskët në dorë. Një
gjë e tillë më ka rënë dhe mua në mendje, tha doktori.
Pastaj i thashë, ti u plake,
megjithëse Partia ndonjë rezervë në dorë për ty nuk ka dhe ato që kemi pasur
t’i kemi thënë haptazi, kur ke gabuar të kemi kritikuar dhe ty ato kritika të
kanë shërbyer. Këto fjalë të miat nuk i priti keq se bisedova me të edhe më
gjatë...
Pastaj ai më tha: Të them të
drejtën, edhe unë kam menduar për këtë gjë, po jo se jam nga Gjirokastra.
Pastaj filloi të qajë...
■Mendoj që të jetë një njeri
nga Veriu. Një nga ata mund të ishte edhe Myslim Peza, por ai është pa shkollë
e këndim, pa kulturë, prandaj na duhet një tjetër...
Tani puna është se me kë ta
zëvendësojmë. Propozimi ynë është për Haxhi Lleshin. Në Presidium duhet të jetë
një anëtar i KQ që t’i marrë të gjitha kompetencat.
Haxhinë ne e njohim të gjithë.
Është anëtar i Plenumit, i lidhur që në fillim me Partinë, megjithëse nga ana e
origjinës është bajraktar dhe rrethin familjar e ka të keq. Gruaja e Haxhiut
është nga një familje që të tërë njerëzit ia kemi pushkatuar ne.
■Kështu të gjykosh, i thashë
dhe mos u nxito në mendime. Haxhinë e para ne e njohim. Është një shok nga
Veriu, është luftëtar dhe anëtar i Plenumit të KQ-së, por edhe duhet të punojë
se është ca i avashëm. Pastaj është edhe shoku Pilo Peristeri. Ai është më i
mirë nga Haxhiu, vetëm që është çështja e sindikatave.
■Pastaj Pilua është edhe i
krishterë, kurse shumicën e popullit e kemi myslimanë dhe populli e sheh shumë
këtë anë. Po të vihet çështja Pilua apo Haxhiu, preferohet më përpara Pilua, më
shumë se Haxhiu... Por në kushtet konkrete, ky i fundit është më i
përshtatshëm për nga besimi mysliman dhe prejardhja nga Veriu...
■SPIRO KOLEKA: Mbasi
është nga Veriu edhe unë jam i mendimit të jetë Haxhiu, pastaj është edhe
mysliman.
■LIRI BELISHOVA: Pse mos
të vemë Tuk Jakovën?
■ENVER HOXHA: Atje
nuk ka ndonjë operativitet të madh, do të rrijë të presë popullin, d.m.th. do
të shohë lutjet e popullit me kujdes, ligjet që do t’i paraqiten Kuvendit,
çështjet e fajeve të dënimit me vdekje etj...
■(Pas diskutimeve, shumica në fillim e pastaj të gjithë janë dakord që të
zgjidhet president i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi).
■Lexues të nderuem, Ju lutem
lexoni me kujdes thanjet e të Ndjerit Hafiz Dalliu, dhe kur të perfundoni së
lexuemi thanjet e Enver Hoxhës, vlersoni Hapjen e Dosjeve!
■Vetem hapja e Dosjeve tregon
pse nuk preken “dekorata e tituj” të kriminelëve, të cilët përditë po
“ringjallen” dhe po vazhdojnë me u nderue nga pasuesit e tyne...
■Edhe kjo Dosje... asht një
nder ato shumë të tjera që pengon hapjen e tyne!
Melbourne, Gusht 2016.
No comments:
Post a Comment