Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/09

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kërkon njohje nga Brazili, Argjentina dhe Sllovakia



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet me presidentë dhe liderë shtetëror gjatë qëndrimit të tij në Rio të Brazilit.

Presidenti Thaçi ka takuar zëvendëspresidentin e Brazilit, Michel Temer, të cilin e ka falënderuar për pritjen e ngrohtë që i ka bërë përfaqësuesve kosovarë në Brazil.

Në takim me zëvendëspresidentin Michel Temer, presidenti Thaçi ka kërkuar që të ruhen kontaktet ndërmjet dy shteteve dhe të ndërtohet bashkëpunimi në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Gjatë qëndrimit në Rio, presidenti Thaçi ka takuar edhe Presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri.

Edhe me homologun e tij argjentinas, presidenti Thaçi ka biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, duke kërkuar që të gjenden forma të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Në Brazil, presidenti Thaçi ka takuar po ashtu edhe Presidentin s Sllovakisë, Andrej Kiska.

Ai ka thënë se Sllovakia e mbështet të ardhmen evropiane të tërë Ballkanit Perëndimor.

Të gjithë përfaqësuesit e këtyre shteteve, presidenti Thaçi i ka ftuar që t\'i bashkohen 112 shteteve të botës, që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Më herët, presidenti Thaçi ka takuar edhe sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry, presidentin francez François Hollande dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...