2016-08-10

PRO ET CONTRA: KUSH KA TË DREJTË , POZITA APO OPOZITA PËR DEMARACIONIN KOSOVË-MALI I ZI ?


Ilustrim
Hej, moj Europë antike e moderne, te je kanë e mbete nji hallë mitologjike e stërlashtë dhe tepër e keqe për nipin tand: Ilir (Illyriues - I Lirë Jam), për pasardhësit e tij brezanik si Dardanin (Mbretëria Dardane), Autariatin (Mbretëria Autariate) e të tjerë, po ti, qysh Malin e Zi me katër krahina të vogla Rijeka, Katundi, Cermnica e Leshani dhe me dy konsullata prosllave - atë ruse e frënge, me nji madhësi fillestare territoriale as 1.500 km2, veç në tre shekujt e kaluem (XVIII-XX) e bane principatë, mbretni e shtet republikan me tokat etnike të shqiptarëve pellazgo-ilir-arbnor?!
Mali i Zi – ky “fëmijë i paligjshëm euro-otoman”, me klan ortodoks sllav – i paguar e frymëzuar nga Moska e Beogradi, nga Patriakana Ruse e Serbe, ia ka mbrri të jetë 13.812 km2 sipërfaqe, sepse “e kishte dyfishuar, trefishuar sipërfaqen e tij, kishte kaluar me një të rënë të lapsit nga 4.405 në 15.355 km2 në dëm të Shqipërisë… Ne po e sabotonim, po e qethnim territorin e Shqiperisë në dobi të Malit të Zi dhe Shqipëria ishte pa mbrojtje”- shprehej diplomati D’estornelles de Constand, Senator francez, Nobelist i Paqes (1909), Sekretar i Caktimit të Kufijve mes Shqipërisë e Malit të Zi (1879-1880).
Sa krejt Kosova e sotme është sipërfaqja tokësore e ujore që Mali i Zi e aneksoi me pushtime e vendime të “Të Mëdhenjve” nga territoret etnike shqiptare në brigjet e Limit e Moraçës, nga bregdeti Adriatik deri në Alpe: me Ulqin e Tivar, me Tuz e Podgoricë, me Plavë-Guci e Rrozhajë, me Kuçin, Vasojeviçët e Palabardhin , me një pjesë të madhe të liqenit të Shkodrës, etj.
Nga trungu etnik i Shqipërisë iu dha Malit të Zi, veçanarisht në Kongresin e Berlinit, në Konferencat e Londrës e të Parisit, mbi 10 mijë km2 territor etnik shqiptar. E jashtëzakonshme. Fatalitet. Kjo sipërfaqe, për nga madhësia, i bie të jetë sa Kosova e sotme. Pra, na e kanë marrë “një Kosovë”(!) 
Atëherë çka po i kërkon ende Europa e shek. XXI shtetit të ri të Kosovës që t’i japin prapë sivjet Malit të Zi territore të tjera të reja (82 km2) e krahasimuar kjo, me një sipërfaqe tanësore sa 40 herë Principata e sotme e Monakos.






Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan i ka bërë thirrje të gjithë deputeteve të Kuvendit të Kosovës, që të mos e votojnë marrëveshjen aktuale për Demarkacionin me Republikën e Malit të Zi.
Në një komunikatë për media, ata e kanë cilësuar kryeministrin Mustafa si tradhtar të popullit.
“Kryeministri aktual është krye komunisti dhe politikani kosovare, i cili e përkrahu edhe suprimimin e Autonomisë se Kosovës me 1989 dhe pranoi të punoi nën drejtimin e politikës serbe. Si i tille Isa Mustafa nuk është gjë tjetër vetëm mbeturinë e regjimit të krye kriminelit Sllobodan Millosheviq”.
Ata kanë bërë thirrje edhe për shkarkimin e Murat Mehës nga detyra e Kryetarit të Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi.
“Ne ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës së në çdo rrethanë të votimit të kësaj marrëveshje të organizohen demonstratë...


Foto nga arkivi , gazi në Kuvend me 19 shkurt 2016
Rikthimi i gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës po përkeqëson edhe më shumë gjendjen politike në Kosovë si dhe po ngushton hapësirën për gjetjen e një konsensusi politik për të dalë nga kriza politike në të cilën aktualisht është vendi, thonë analistë të çështjeve politike.
Sipas tyre, situata në Kosovë mund të përshkallëzohet edhe më shumë në kohën e dërgimit të projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, në Kuvend.
Analistët thonë se është urgjente që të gjenden forma për të tejkaluar këtë situatë në të cilën ka hyrë vendi dhe se mënyra e vetme mbetet dialogu, por për të cilin, shprehen mjaft pesimistë se ka mbetur hapësirë.
Gazi lotsjellës është rikthyer në Kuvend të martën, gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, ku po shqyrtohej Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Malit të Zi.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi pak para se të votohet ky projektligj nga komisioni për procedim në kryesinë e Kuvendit për procedura të mëtutjeshme, ka hedhur gazin lotsjellës në sallë ku po mbahej mbledhja.
Imer Mushkolaj, njohës i rrethanave politike në vend, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se autoritetet e Kosovës kanë humbur rastin që të gjejnë një zgjidhje të situatës në të cilën ndodhet vendi.
“Është shumë vonë të gjendet një zgjidhje e cila nuk e përmban gazin lotsjellës dhe nuk e përmban dhunën, pasi që është lëshuar rasti me kohë që kjo gjendje të zgjidhet”.
“Duke pasur parasysh se si është zhvilluar procesi në demarkimin e kufirit me Malin e Zi, duke pasur parasysh qasjen që e kanë pasur institucionet e Kosovës duke treguar një mospërfshirje të akterëve që do të duhej të ishin konsultuar për këtë çështje, pasi që është çështje nacionale, atëherë për mua kjo pikë në të cilën ka arritur reagimi për këtë çështje është logjik”, thekson Mushkolaj.
Me muaj të tërë ka vazhduar këmbëngulja e partive në pushtet dhe atyre në opozitë për të mos lëvizur nga qëndrimet e tyre të kundërta lidhur me çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Një debat i mbajtur javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, me pjesëmarrjen e Komisionit shtetëror, të ekspertëve, shoqërisë civile, deputetëve të të gjitha grupeve parlamentare dhe udhëheqësve të institucioneve të vendit, ka ripërsëritur qëndrimet e palëve.
Opozita thotë se Demarkacioni duhet të zhbëhet për të rinisur një tjetër proces, por paritë në pushtet dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare kanë bërë thirrje për votimin e marrëveshjes me të cilën do të hapej perspektiva e Kosovës.
Analisti i çështjeve politike Ismaj Hasani, ndërkohë thotë se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë e rëndë politike në të cilën ka hyrë vendi është dialogu.
Sipas tij, përsëritje e hedhjes së gazit lotsjellës është shenjë e keqe që flet për mospërgjegjësinë e opozitës në raport me atë që do të duhej të sillej lidhur me debatin me Demarkacionin.
“Nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut sepse marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, rrugë tjetër nuk ka. Nëse duam integrime evropiane nëse duam liberalizim të vizave nëse duam që Kosovën ta shohim pjesë përbërëse të integrimeve euroatlantike atëherë është rruga e vetme është ofrimi i fakteve ofrimi i argumenteve në suazë të dialogut dhe në asnjë mënyrë me sjellje siç është gazi lotsjellës”, thekson Hasani.
Analisti Hasani beson se është momenti i fundit që partitë politike në pushtet dhe atyre në opozitë të gjejnë një zgjidhje.
“Është mirë që të gjitha partitë politike, zyra diplomatike në nivel ambasadash duhet të ofrojnë shërbime sepse është momenti i fundit që kjo kauzë e cila po mbrohet me gaz lotsjellës dhe më mjetë tjera të pa justifikueshme për demokracinë të jenë një storie e së kaluarës për Kosovën”, thotë Hasani.
Megjithatë, analistët shprehen pesimist se para votimit në Kuvend të marrëveshjes për Demarkacion, do të ketë ndonjë konsensus politik. Aq më tepër kur qeveria tashmë e ka proceduar Projektligjin në Kuvend dhe ai po u nënshtrohet procedurave deri në seancën kur pritet të votohet.
Opozita ka paralajmëruar se do të pengoj ratifikimin e marrëveshjes, qoftë edhe me metoda jokonvencionale dhe ato radikale, duke mos e përjashtuar mundësinë e përshkallëzimit të gjendjes së sigurisë në Kosovë.











Hashim Thaçi
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Kuvendi dhe spektri politik që të përmbyllin sa më shpejt çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që Komisioni Evropian të mos e rishikojë rekomandimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë intervistë, Thaçi ka folur dhe për dialogun me Serbinë dhe dekriminalizimin e skenës politike në Kosovë.
Radio Evropa e Lirë: Zoti President, që nga intervista e fundit për programin tonë, jo shumë kohë më parë, ju i patët adresuar një mesazh Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit më Malin e Zi. Kjo ende nuk ka ndodhur. Pse ka një zvarritje të tillë?
Hashim Thaçi: Besoj se janë zhvilluar biseda të rëndësishme mes spektrit politik. Një dialog që vitin e fundit ka munduar. Tash në fillim të muajit gusht do të ketë edhe një debat që do të jetë me rëndësi edhe për procesin e ratifikimit të çështjes së Demarkacionit.
Kështu që, sot është krijuar një ambient më i përshtatshëm, më shpresëdhënës dhe optimist se Demarkacioni nuk do të politizohet, por do të kuptohet dhe do të kemi një qëndrim të gjithë spektrit politik në interes të shtetit dhe jo politikave ditore.
Prandaj edhe sot mesazhi im për gjithë spektrin politik është që të debatohet, të nxirren konkluzionet e drejta dhe të votohet, në mënyrë që kjo çështje të përmbyllet njëherë e përgjithmonë.
Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi nënkupton konsolidim dhe forcim të mëtutjeshëm të shtetit tonë, por edhe perspektivë të sigurt euro-atlantike. Çdo vonesë, apo dështim, larg qoftë i ratifikimit, do të nënkuptonte pasoja të rënda për të ardhmen evropiane dhe euro-atlantike për Republikën e Kosovës.
Këto pasoja mund të ishin rrezikimi i procesit të liberalizimit të vizave, por edhe rreziku tjetër që mund të ndodhë, që Komisioni Evropian, ta tërheq madje edhe rekomandimin për liberalizimin e vizave.
Më 3 gusht është caktuar një debat, tryezë e rrumbullakët, ku Kuvendi dhe shoqëria civile do të diskutojnë pikërisht për Demarkacionin. Sa prisni që në këtë debat të buron, kushtimisht thënë, zgjidhja e nyjës që është krijuar lidhur me këtë marrëveshje?
Hashim Thaçi: Për fat të keq, për shkak të dhunës politike në kuvend dhe jashtë tij, nuk është lejuar që të ketë debat, edhe pse kemi qenë të gjithë të etur që t’i informojmë qytetarët e vendit për Marrëveshjen e Demarkacionit. Ajo është një marrëveshje e drejtë, e qëndrueshme, profesionale dhe në interes të dy vendeve dhe të paqes e stabilitetit në gjithë rajonin.
Debati që do të zhvillohet është i mirëseardhur, por duhet kuptuar se debati është edhe çështje e diskutimeve interpretuese, në kuptimin edhe politik, por nganjëherë edhe të kauzave të adresave të caktuara politike. Por, unë dua të besoj që ku debat do të ndihmoj që të kemi një vetëdijesim edhe më të lartë që çështjet të adresohen në interes të shtetit dhe jo të kauzave të paqëndrueshme politike.
Dialogu me Serbinë të përmbyllet me marrëveshje pajtimi
Sa jeni i gatshëm ju, si president i vendit, të ushtroni rolin unifikues nëse paraqitet nevoja dhe t’i mblidhni partitë politike në debat?
Hashim Thaçi: Unë çdo herë, por edhe sot e nesër, do ta ftoj spektrin politik që të punoj bashkërisht për agjendën shtetërore. Dua të shpresoj në vullnetin e shumicës së spektrit politik se e duan zbatimin e kësaj agjende të përbashkët shtetërore, qoftë pozitë apo opozitë. Dua që edhe më 3 gusht të shoh një diskutim më optimist për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe jam i bindur se nëse jemi bashkë do të arrijmë suksese edhe më të mëdha, siç kemi arritur edhe në të kaluarën.
Ftoj të gjithë që t’i lënë interesat e politikës ditore apo partiake dhe të vihen në shërbim të agjendës dhe interesave shtetërore dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Nëse mund të kalojmë edhe te një çështje tjetër. Në vazhdimësi është folur këto vitet e fundit për dialogun me Serbinë. Megjithatë, disa çështje kanë mbetur në zbatim e sipër. Ndër to, është edhe ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ku qëndrojnë problemet, pse nuk formohet ky Asociacion?
Hashim Thaçi: Ka pasur debate jo të lehta edhe sa i përket çështjes së Asociacionit. Debate këto që duhet të respektohen, por të njëjtën kohë e kemi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila ka dhënë opinionin e vet sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Institucionet e Kosovës e kanë për obligim që ta respektojnë në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kështu që unë dua të besoj që edhe Qeveria e Kosovës në të ardhmen e afërt do ta bëjë publike formimin e ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili nuk do të ketë karakter as legjislativ dhe as ekzekutiv, por do të jetë në përputhshmëri me qeverisjen lokale të standardeve evropiane.
Prandaj, duke e themeluar ne atë ekip menaxhues dhe duke punuar për themelimin e këtij Asociacioni, të njëjtën kohë Serbia obligohet për zbatimin e tri çështjeve që kanë mbetur pezull në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, sa i përket qarkullimit të lirë mbi Urën e Ibrit, sektorit të energjisë dhe çështjeve tjera.
Kryesisht negociatat politike, deri më tani, janë zhvilluar në nivele të kryeministrave. A do të ketë edhe nivele tjera të bisedimeve me Beogradin, përkatësisht a do të ketë takime në nivele presidentësh?
Hashim Thaçi: Tani duhet të koncentrohemi me gjithë potencialin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Mendoj se duhet të shkojmë në një rrafsh me të gjerë të dialogut, sepse nuk mund të vazhdojmë deri në pafundësi me një dialog të çështjeve teknike.
Prandaj, unë jam në favor të një angazhimi të fuqishëm politik, me një rol udhëheqës të Bashkimit Evropian dhe rol mbështetës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një kornizë më të gjerë të dialogut politik që do të nënkuptonte fqinjësi të mirë mes Kosovës dhe Serbisë, pajtim mes shteteve dhe kombeve tona, por edhe një bashkëpunim në frymën evropiane.
Ku e shihni finalen e këtij dialogu. Në arritjen e një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve?
Hashim Thaçi: Vlerësoj se do të ishte në interes që të punohet edhe më tutje drejt arritjes së një marrëveshje të madhe politike që do të nënkuptonte pajtimin dhe bashkëpunimin mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe kjo do të ndodhë herët a vonë.
Kuvendi i ardhshëm pastrohet nga njerëz me akuza për krim e korrupsion
Kohëve të fundit ju kemi dëgjuar të flisni edhe në lidhje me dekriminalizimin e skenës politike në Kosovë. Mund ta shtjelloni pak më hollësisht, çka do të nënkuptonte një dekriminalizim i kësaj skene politike?
Hashim Thaçi: Ne kemi vërejtur disa mangësi, zbrazësi në Ligjin Penal të Republikës së Kosovës. Kam iniciuar ndryshimin e këtij ligji, në kuadër të angazhimeve dhe konsultave të vazhdueshme që kemi me qeverinë dhe pastaj duhet të kalojnë edhe në kuvend. Mendoj se tani duhet të jemi të vendosur, çka vetëm se kemi filluar, është puna e jonë e përbashkët për dekriminalizimin e plotë të skenës politike.
Dua të theksoj që Kosova po zhvillon një luftë të drejtpërdrejtë, të ashpër, në të gjitha nivelet, kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve. Gjithashtu dua të potencoj që Kosova ka arritur suksese të konsiderueshme, që janë vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian në rastin e rekomandimit për liberalizim të vizave sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Deri më tani kemi pasur largimin e disa deputetëve nga Kuvendi. Kemi pasur edhe largimin e ministrave të caktuar që ishin me aktakuza. Ajo që është jashtëzakonisht me rëndësi është se ne tani kemi një qëndrim shumë të qartë se askush me akuza për çështje të tilla, nuk do të mund të jetë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ky është mendimi dhe qëndrimi im. Mendoj se ky është qëndrim i përbashkët edhe i bartësve të institucioneve të Kosovës. Mendoj se duhet të kemi edhe një kod të spektrit politik që edhe me rastin e zgjedhjeve lokale apo të përgjithshme, asnjë i akuzuar të mos jetë pjesë e listave zgjedhore, në mënyrë që të kemi një kuvend me njerëz kredibil. Po ashtu edhe bartës të institucioneve, por edhe në qeveri dhe nivele lokale të kemi njerëz të përgjegjshëm, kredibil, të pastër dhe njerëz që i shërbejnë qytetarit dhe vetëm qytetarit.
Ndonëse bie mbi organet e drejtësisë, megjithatë, cili është mesazhi i juaj në lidhje me disa zyrtarë qoftë në nivelin qendror apo lokal, të cilët ose janë në procedura gjyqësore ose kanë marrë verdiktin e gjykatave dhe vazhdojnë punën?
Hashim Thaçi: Ta them të drejtën nuk di që ka nga bartësit e institucioneve dikush që ka akuza dhe qëndron aty. Por, mendoj që është edhe përgjegjësi e vet spektrit politik dhe partive politike që njerëz me akuza të mos jenë pjesë e institucioneve. Diçka të tillë nuk do të lejojmë.
Krejt në fund, Zoti President. Marrë parasysh përplasjet në lidhje me Demarkacionit, a po krijohet një krizë në Kosovë dhe sa do të jeni ju i gatshëm që në rast të bllokadës institucionale të merrni hapin tjetër dhe të qoni vendin drejt zgjedhjeve?
Hashim Thaçi: Unë edhe sot ftoj që spektri politik të ulet dhe të bisedojë dhe të gjitha çështjet që janë dalluese t’i tejkaloj në një dialog të brendshëm. Nuk mendoj se ka çështje të patejkalueshme nëse ndodh komunikimi mes spektrit politik.
Kosova sot është ndryshe, nuk është ajo e para gjashtë muajve. Sot, secili me secilin komunikon dhe debaton për gjërat që janë në interes të vendit. Mendoj se kjo është mirë.
Prandaj, ballafaqimi me sfidat e ardhshme që do t’i kemi në të ardhmen e afërt, mendoj se janë sfida që do të na bashkojnë dhe jo të na ndajnë. Por, Kosova është stabile, është me institucione funksionale dhe efektive.
Natyrisht që gjithmonë ka hapësirë për të bërë më tepër dhe nuk shoh që do të mund të kemi rikthim të krizës. Nuk ka arsye, argumente dhe as një mundësi për krijimin e rrethanave për një krizë politike apo qytetare në Kosovë







Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i tha Radios Evropa e Lirë, se pret që marrëveshja për demarkacion të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe ata të opozitës meqë, siç tha, kauza për “kundërshtim është vërtetuar e paqëndrueshme”.
Mustafa tha se është në përgjegjësinë e deputetëve që të vendosin, por vlerësoi se nuk ka asnjë “arsye që deputetët të mos e përkrahin Marrëveshjen, duke mundësuar forcimin e sovranitetit të vendit dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në BE”.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri Mustafa përjashtoi mundësinë e futjes së Kosovës në një cikël dhune politike, megjithëse e cilësoi sulmin mbi Kuvendin e Kosovës si “atak shumë të rëndë dhe kundër pavarësisë së vendit”.
Kryeministri Mustafa e cilësoi “të papërgjegjshme Serbinë në raport me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel” dhe tha se dialogu ndërmjet dy vendeve duhet të rifillojë me format dhe koncept tjetërdhe se ai duhet të profilizohet dhe të përcaktohet një afat kohor kur duhet të përmbyllet.
Radio Evropa e Lirë: Zoti kryeministër, një javë me shumë zhvillime është përmbyllur. Një debat shkencor për demarkacionin me Malin e Zi ju hapi mundësive juve që ta dërgoni marrëveshjen në Kuvend për ratifikim, përmes kundërshtimeve. Ndërkohë, ndërtesa e Kuvendit u qëllua me mjete shpërthyese. Mos po hyn kështu Kosova në një cikël të dhunës politike?
Isa Mustafa: Ka pasur kundërshtime lidhur me demarkacionin, por unë besoj se është në interes të Republikës së Kosovës që të përfundohet shënjimi i kufirit me Malin e Zi, sepse është në interes politik të saj, në mënyrë që të përcaktojë sovranitetin dhe të forcojë sovranitetin përmes shënjimit të vijës kufitare me këtë shtet, me të cilin ne kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme tërë kësaj kohe, e cila e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës dhe na ka përkrahur në të gjitha proceset integruese evropiane. Është çështje që do t’i kontribuojë stabilitetit në rajon dhe jo vetëm fqinjësisë së mirë me Malin e Zi dhe me vendet e tjera dhe po ashtu do të ndërtojë paqe dhe marrëdhënie të mira edhe në të ardhmen me Malin e Zi.
Sa i përket pjesës tjetër, konsiderojmë se janë përfunduar të gjitha trajtimet dhe se kufiri është vënë sipas Kushtetutës, sipas planit Ahtisaari dhe sipas kohës kur është shpallur pavarësia e Republikës së Kosovës. Qëndrojmë prapa kësaj sepse na ka vërtetuar këtë Komisioni shtetëror dhe mendojmë se nuk ka asnjë arsye që kauza politike e cila është krijuar lidhur me këtë ta pengojë demarkacionin, përkatësisht ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion.
Është fakt se ka ndodhur një atak shumë i rëndë mbi institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht mbi Kuvendin e Republikës së Kosovës, para dy netësh. Është një akt të cilin e kam vlerësuar si akt kundër pavarësisë së Kosovës, sepse Kuvendi është institucioni më i lartë legjislativ dhe përfaqësues i Republikës së Kosovës, prandaj askush nuk ka të drejtë që për motive çfarëdo qofshin ato të atakojë institucionet më të larta të Republikës së Kosovës në formë të tillë. Unë shpresoj se organet do ta bëjnë punën e vet, se kryesit e kësaj vepre do të dalin përpara drejtësisë dhe se do ta kemi edhe përkrahjen e qytetarëve kundër të gjitha veprimeve dhe akteve të tilla.
Radio Evropa e Lirë: Po insistoj sërish. A po hyn Kosova, për shkak të gjithë kësaj që po ndodh, jo vetëm të çështjes së demarkacionit dhe kundërshtimeve të tjera të mëhershme, e posaçërisht për shkak të kësaj që ndodhi me sulmin ndaj Kuvendit, në një cikël të dhunës politike?
Isa Mustafa: Unë mendoj se nuk do të hyjë, sepse nuk ka asnjë arsye që Kosova të hyjë në cikël të dhunës. Ju e patë se kishte shumë pak protestues të cilët iu përgjigjen thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje para pak ditësh përpara Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kjo flet se qytetarët nuk i besojnë më kauzës së rrejshme dhe të paqëndrueshme të opozitës.
Prandaj, unë besoj shumë në qytetarët, besoj në vetëdijen e tyre dhe besoj në interesin që e ka Kosova të mbajë stabilitet, të ndërtojë marrëdhënie të mira me fqinjët dhe veçmas me partnerët tanë ndërkombëtarë e që së bashku të jemi në proceset evropiane dhe euro-atlantike, sepse kemi procese tepër të rëndësishme që janë përpara nesh, veçmas ai i liberalizimit të vizave dhe transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur të Republikës së Kosovës.
Radio Evropa e Lirë: Kjo që thoni ju, i bie se procesi i demarkacionit mund të kalojë në Kuvendin e Kosovës me procedurë të përshpejtuar?
Isa Mustafa: Procedura është e rregullt. Unë tani nuk paragjykoj se si do të votojë Kuvendi i Republikës së Kosovës, por jam shumë i bindur se Qeveria e ka bërë punën mirë, komisioni e ka bërë punën mirë, prandaj është në përgjegjësinë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ata të vendosin lidhur me këtë. Unë nuk shoh asnjë arsye që deputetët të mos e përkrahin këtë dhe nuk shoh asnjë interes më të madh të deputetëve se sa që ta forcojnë sovranitetin e vendit dhe që të mundësojnë që qytetarët e Republikës së Kosovës të lëvizin lirshëm, ashtu si lëvizin të gjithë qytetarët e tjerë në vendet e BE-së.
Radio Evropa e Lirë: Po flisni për deputetët e Kuvendit të Kosovës në tërësi apo për deputetët e partive në pushtet?
Isa Mustafa: Unë po flas për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, sepse edhe përkundër kauzës politike të cilën e ka krijuar opozita, veçmas në këtë rast Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kjo kauzë është vërtetuar e paqëndrueshme, sepse nuk ka asnjë element se Kosova ka humbur asnjë metër katror territor nga ajo çka kemi administruar në vitet e 70-ta. Prandaj unë pres që kjo duhet të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sepse interesi ynë nuk është vetëm interes i pozitës, por është interes i të gjithëve, interes i qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Radio Evropa e Lirë: Zoti kryeministër, më lejoni që t’ju pyes: Ka një ngecje në bisedimet e Kosovës me Serbinë, që ka nxitur edhe debate ndërmjet palëve dhe të them akuza të ndërsjella për marrëveshjet e arritura në Bruksel. Kur pritet të rifillojë dialogu dhe a do të ndryshojë ndonjë gjë në këtë proces të dialogut?
Isa Mustafa: Ka mbetur që dialogu të rifillojë atëherë kur të konstituohet qeveria e Serbisë, pas zgjedhjeve në Serbi, por ju e shihni se ende kjo nuk po kryhet. Mendoj se dialogu duhet të fillojë me një format dhe koncept krejtësisht tjetër, sepse kjo çka po duket tani lidhur me moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, prolongimin e tyre dhe papërgjegjësinë totale të Serbisë lidhur me marrëveshjet që janë nënshkruar, dhe përforcimet e strukturave paralele, flet se dialogu nuk po jep rezultate për të cilat po zhvillohet dhe nuk ka seriozitet të palës serbe sa i përket dialogut.
Ne do të bëjmë vërejtje konkrete dhe shumë të adresuara në BE lidhur me këtë gjendje. Ne duhet të profilizojmë saktë dialogun, duhet të kemi një agjendë të qartë të dialogut dhe po ashtu duhet të kemi një afat se për sa ne do të dialogojmë, sepse nuk mund të humbim kohë pakufi me dialog me Serbinë. Po e shohim se nuk ekziston vullneti i palës serbe që të zbatojë marrëveshjet e paketës së dialoguar.

Kufiri Kosovë-Mali i Zi
Bjeshkatar i njohur nga Kosova, Arben Islami ka publikuar disa fotografi nga pjesa kufitare me Malin e Zi.
Këto fotografi, sipas bjeshkatarit Islami dëshmojnë humbjen e territorit me marrëveshjen e demarkacionit dhe kufirin e vërtetë.
Në këto fotografi, Islami ka nënvizuar pjesë e territorit të cilat do t'i falen Malit të Zi.
Ja çfarë shkruan Arben Islami:
“Tung njerëzim, si bjeshkatar jam duke e përcjellë për së afërmi punën e demarkacionit me Malin e Zi.
Këtë punë e kam dite qysh në vitin 2011 dhe 2012 pasi pata marrë informata nga disa persona në Kosovë dhe Mal të Zi.
Menjëherë i pata përgadite disa foto dhe përshkrime, të cilat ju pata dergu disa personave që atëhere (dhe tash) merreshin me politikë.
Përgjegjjen që e kam marre prej tyre në facebook ka qenë shenja “seen” dhe asgjë tjetër.
Pasi nuk morra përgjegjje dhe nuk u ndërmorr asgje nga askush, në vitin 2014 dhe 2015 lansova vet vizatimet me shenjëzime të kufijve dhe përshkrime.
Shumica e mediave në KS prej atëhershit i kanë shfrytëzuar këto foto dhe vizatime dhe jam i gezuar qe kanë pasë efekt. Une nuk jam në asnje parti por e përfaqesoj Kosovën ashtu si une dua. Jam bjeshkatar i kallt dhe e dua bjeshkën e Kosovës pa masë.
E di qe deri tani nuk e keni pasë idene se çka po humbim. Pasi jam vet bjeshkatar dhe njekohësisht e kam hobi fotografinë, por edhe i di përmendësh bjeshkët, po ju sjelli pamjet e vetëm 1/5 te territorit të përgjithshëm që s/do të jetë në KS.
Shpresoj shume që marrëveshja e re nuk do të kaloj sepse pastaj nuk ka kthim prapa.
Deputetë, para se të vendosni për me e falë këtë tokë për viza, mendoni mirë për emrin e juaj dhe të gjithë pasardhësve t’uaj. Do të jeni shumë të popullarizuar PËR TË KEQ !” (sic), ka shkruar Islami, duke i bashkangjitur postimit të tij edhe fotografitë nga pjesa e kontestuese e territorit.





Foto nga debati për demarkacion
Florim   Isufi: Hartat topografike e kanë vijën e parë kufitare
Profesori i Hartografisë, Florim Isufi ka deklaruar se komisioni ka ekzistuar një vijë kufitare në mes të dy njësive administrative prej vitit 1945 në hartat topografike deri në vitin 1964, ku mbi atë bazë janë krijuar hartat tjera deri në suspendimin e autonomisë së Kosovës.
Ai duke iu përgjigjur deputetit Sabri Hamiti se a ka ekzistuar një kufi ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, i cili trashëgohet me fjalë në kushtetutën e vitit 74, e dëshmuar përmes hartave si instrument apo provë e tekstit, duke thënë se harta tjera topografike nuk kanë gjetur që përcakton vijën kufitare.
Këtë e ka mohuar Enver Hasani, duke thënë se harta përdoret si interpretues i kufirit të 74-ës.
Enver Hasani: Pakoja e Ahtisari për neve është i detyrueshme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në fund të debatit mori fjalën dhe tha se për hirë të korrektësisë nuk ka pranuar të jetë udhëheqës i këtij debati.
“Jemi shtet i pavarur dhe sovran, organi më i lartë është kuvendi i Kosovës. Është mirë të jetë traditë që për herë të tjera të jemi më të përgjegjshëm për njëri tjetrin. Unë iu kam ftuar... dhe nuk keni ardhur dhe kjo po tregon sa e brishtë është demokracia e jonë. Ta ndërtojmë transparencën për arsye të qytetarëve. Kam pyetje për profesor Enver Hasani, në qoftë se do t’iu përmbaheshim parimit tënd që një marrëveshje në rastin tonë kemi pasur ne vitin 1999 kur u çliruar Kosova. Sa është valide që delegacioni i Vjenës për përgatitjen e Pakos së Ahhtisarit dhe që përcakton shënimin e kufirit në bazë të Pakos së Ahtisratit?”, tha Veseli.
Duke iu përgjigjur Veselit, Enver Hasani iu përgjigj duke thënë marrëveshja e Kumanovës është marrëveshje ushtarake në mes komandantëve.
“Në kuptimin administrativ është ajo hartë e nxjerrë edhe nga rezoluta e KS 1244 dhe është dokument i cili i rregullon segmentet e caktuara. Marrëveshja e Kumanovës në administratën e përkohshme ka suspenduar sovranitetin serb deri në vitin 2008. Pakoja e Ahtisari për neve është i detyrueshme. Kushtetua e Kosovës 50 përqind ka pakon e Ahtisratit brenda”, tha Hasani.
 Kadri Veseli e pyet Enver Hasanin për validitetin e hartave
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është përfshirë në debatin për demarkacionin. Ai i ka bërë një pyetje ekspertit Enver Hasani, në lidhje me hartat që janë përdorur në Marrëveshjen e Kumanovës.
Veseli e ka pyetur Hasanin, nëse ato harta të përdorura më 10 qershor të vitit 1999, janë valide për përcaktimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“Në qoftë se do t’i përmbaheshim parimit që e the, në rastin tonë konkret kemi pas një marrëveshje më 10 qershor kur është çliruar Kosova. Sa valide ka qenë ato harta”, ka pyetur Veseli.
Ai po ashtu ka pyetur edhe për validitetin e hartave të delegacionit të Kosovës në bisedimet për Status në Vjenë, në bazë të të cilave është përcaktuar edhe kufiri i Kosovës në Pakon e Ahtisarit.
“Pika 8 përcakton kufirin, sa është obligative duke pasur parasysh që ne njëanshëm e kemi shpallë pavarësinë”, ka pyetur Veseli.
Hasani në anën tjetër është përgjigjur se sipas ligjit ndërkombëtarë, një hartë ka status legal si provë, kur është pjesë e një marrëveshje.
“Marrëveshja e Kumanovës është tekniko-ushtarake mes komandantëve, ajo e ka një hartë që nuk e kam pa kurrë në jetë, por e cila tregon për veprimin e këtij faktori ushtarak në momentin kur hynë në Kosovë”, ka thënë Hasani.
Ai ka shtuar se në kuptimin administrativo-politik, harta në Marrëveshjen e Kumanovës mund të interpretohet vetëm në aspektin civil.
“Pakoja e Ahtisarit është për neve e obligueshme, dhe harta në këtë rast topografike shërben si interpretim”, është përgjigjur Hasani. 
Komisioni iu përgjigjet debutuesve
Anëtarët e komisionit shtetëror kanë filluar t’i japin përgjigje panelistëve në debatin me Malin e Zi. Enver Hasani ka deklaruar se gjasat janë 100 pwrqind të saktë që nuk ka pësuar ndryshime të kufirit nga 46 e deri më sot.
Ai tha se kriteri katastral është fillestar, pastaj kufijtë komunal dhe kufijtë administrativ.
Kurse, Besim Kajtazi tha se komisioni nuk ka qenë ad hoc por ka qenë i përhershëm, pasi këtë të drejt ia ka dhënë Kuvendi me ligjin, ku thuhet se qeveria krijon komisionin.
“Problemi është politizuar skajshmërish, edhe ne jemi pjesë e Kosovës. Fëmijët tanë nuk e kanë të lehtë me shkuar në shkollë...U konstatua edhe kritetri i kadastral, kemi shumë punime shkencore ndërkombëtare. Krieteri kadastral është fillestar. Dikush tha të drejtat ndërkombëtare, kufijtë tokësor janë më të saktë. Deri në vitin 2002, e kanë kontrolluar ushtria jugosllave... edhe zoti Bulliqi vjen nga Komuna e Podujevës në të kaluarën ka pasur kufij edhe gjeostrategjik, këto parime të vjetra më nuk janë relevante. Këtu është nxjerr një konluzion se dikush po e mbron dhe dikush po e shet territorin e Kosovës. Askush nuk po e konsteston se komuna e Pejës ka administruar Kullën apo Çakorrin”, ka thënë Sylë Ukshini.
Sylë Ukshini: Kemi qenë të kërcënuar, fëmijët e kishin të vështirë të shkonin në shkollë
Anëtari i komisionit shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi, Sylë Ukshini pas mbylljes se debatit për demarkacionin ka thënë se që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes me Malin e Zi familja e tij ka qenë e kërcënuar dhe shantazhuar.
“Edhe ne jemi njerëz, edhe ne kemi familje, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi qenë të kërcënuar e të shantazhuar. Besoni se fëmijët tanë e kanë pas problem të shkojnë në shkollë”, ka thënë Ukshini.
Kelmendi tregon përvojën e tij me malazezët për Çakorrin
Deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi ka thënë se kufiri sipas versionit të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi nuk është i drejtë.
Ai ka thënë se ka pasur një përvojë personale në vitin 1997 në Çakorr.
“ Kam pasur rastin që në vitin 1997 të udhëtoj Pejë-Podgoricë. Gjatë kthimit jemi bllokuar në Çakorr nga bora e madhe, kur i kemi thirrur autoritetet malazeze për ndihmë, na kanë thënë se për Çakorr përgjegjëse është Kosova”, ka sjellë kujtimin e tij Kelmendi.
Daut Haradinaj: Votoni kundër demarkacionit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj ka bërë thirrje që të mos votohet Demarkacioni me Malin e Zi.
Në debatin disa orësh që po mbahet për demarkacionin deputeti Haradinaj ka bërë thirrje që “ta japin votën kundër dhe mos të ekzagjerohet ky problem”.
Rexhep Selimi: Kushdo që ka luajtur me paqen është djegur
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka thënë se janë hequr dilemat, se Kosova humbë tokë nga marrëveshja me Malin e zi. Ai ka thënë se i kanë sjellë argumentet që i ka kërkuar Kryeministri, ndërsa ky i fundit ka ikur. “Ne nuk kemi çka t`i flasim Komisionit sepse nuk kanë rol, këta zbatojnë urdhra. Kurse, ata që janë përgjegjës për këtë shënim të kufirit janë prapa tyre, është Kryeministri i sotëm dhe Presidenti i sotë”, ka thënë Selimi. Ai ka thënë se NATO-ja nuk përcakton kufij shetëtrorë dhe as marrëveshja e Kumanovës. “Nëse ne do ta besonim këtë që sjellë komisioni, a do të thotë se Kosova paska qenë pushtuese në territor të malit të zi, paska ndarë buxhet për t`i ndërtuar rrugët e Malit të zi, a do të thotë që KFOR-i dhe UNMIK-u janë vendosur në MAL të ZI”, ka nënvizuar ai duke theksuar se loja me kufi është lojë me paqën. “Kushdo që ka luajtur me paqen është djegur nga ajo që ka pasuar më tej”, ka theksuar ai.
Fatmi Limaj: Demarkacioni në këtë version mbetet plagë e pashërueshme
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se ajo që i ka bërë përshtypje ishte fjala e përdorur falsifikim. Ai kërkoi nga komisioni dhe ekspertët, më shumë sqarime rreth fjalës falsifikim.
Ai tha se kjo çështje ta merr një zgjidhje të duhur.
“Kosova nuk guxo të le një plagë që është e pashërueshme”, tha ai.
Pal Lekaj: Pas këtyre argumenteve s’ka forcë që më bind për të votuar
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në debatin për kufirin me Malin e Zi, ka deklaruar se ekspertët dhanë argumentet, kurse komisioni shtetëror nuk dha asnjë fakt për ta bindur që ta votojë marrëveshjen për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi.
Por tani lind pyetja për komisionin shtetëror, për kënd ka punuar. Nga kush janë shtyre të punojë kundër interesit të vendit.
Ai ka kërkuar nga të gjithë deputetet që t’i ulim flamujt partiak dhe të mbizotërojë ajo që quhet Kosovë, pasi për këtë janë thirrur dhe për këtë kanë dhënë betimin.
Greg Delawie fjalë të ashpra: Po kundërshtoni në mënyrë cinike marrëveshjen
Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka mbajtur një fjalim ë debatin për Demarkacionin, duke thënë se nuk ka sjellë hartë me veti.
“Skam sjellë asnjë hartë. Më vjen mirë që pi shoh të gjitha palët në një vend për të diskutuar për këtë çështje. Pamja ime dhe e qeverisë time është se miratimi i marrëveshjes është i mirë për Kosovën dhe rajonin”, tha Delawie.
Ai shoti se kufijtë janë të njëjtë me ata që i ka dorëzuar Kosova në 2007 në eurographis, dhe me Planin e Ahtisarit
Gjatë fjalës së tij, ai tha se është mirë që po bëhet një debat i tillë, pasi transparenca është gurthemeli i demokracisë.

“Po kundërshtoni marrëveshjen në mënyrë cinike, duke nxitur urrejtje dhe duke e rrezikuar të ardhmen e Kosovës. Atyre në qeveri që e lanë këtë marrëveshje të pres 11 muaj dua të ju them se transparenca është bazament i një shteti ligjor”, tha Delawie.Ai ka thënë fjalë të ashpra për opozitën por edhe për qeverinë, duke thënë se me këtë po rrezikohet e ardhmja e Kosovës.
Delawie tha se SHBA do të vazhdojë të përkrah Kosovën edhe nëse nuk votohet demarkacioni.
“Por, SHBA mendon që është më mirë të votohet Demarkacioni”, tha ai.
“Deputet, ju lutem që të votoni me ndërgjegje, kur demarkacioni të vie në Kuvend për ratifikim dhe t’i ndihmoni Kuvendit që ta kryejë sa më mirë punën e saj, duke votuar në mënyrë demokratike”, tha ambasadori amerikan.
Tomas Gnoch: Demarkacioni kusht për liberalizim të vizave
Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e zi është shumë i rëndësishëm për Kosovën ka thënë ai.
 Sipas Gnoch demarkacioni dhe lufta kundër korrupsionit janë si parakusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.Ai duke përshëndetur mbajtjen e debatit për Demarkacion që është duke u zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se përcaktimi i kufirit me Malin e Zi është pjesë përbërëse e fqinjësisë së mirë të Kosovës me këtë shtet.
 “Mendojmë që kjo është në interes  të qytetarëve të Kosovës”, tha Gnoch.
Sipas tij BE është  e gatshme që të përdorë çdo mundësi që të ndihmojë Kosovën lidhur me këtë çështje.
Hakif Bajrami: Kufiri është në Çakorr dhe pikë
Bajrami në këtë debat ka paraqitur fakte nga hulumtimet dhe puna e tij si historian. Historiani Hakif Bajrami i përshirë në debatin për Demarkacionin ka dhënë fakte se komisioni shtetëror për demarkacion e ka bërë raportin gabimisht.
Bajrami i cili ka qenë drejtor i Arkivës së Kosovës tha se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në Çakorr.
Florim Isufi prezantoi harta kredibile për vijën kufitare
Profesori në Fakultetin e Gjeografisë, Florim Isufi gjatë prezantimit të tij para të pranishmeve prezantoi disa harta kredibile lidhur me vijën kufitatare.
Duke aluduar në disa pohime se ata shkëmbinj që i kanë mbetur Malit të Zi janë të parëndësishëm, Isufi tha se kjo pjesë është me rëndësi sepse jemi në shekullin e XXI, ku kërkesa për ujë do të jetë tejet e madhe.Ai tha se kadastri nuk është kriter për përcaktimin e vijës kufitare.
Ndryshe, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i ka dalë në mbrojte ekspertit të pavarur Florim Isufi i cili në debatin për Demarkacionin ofroi një sërë faktesh se komisioni shtetëror ka gabuar.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook  ka ironizuar me përgjigjen e komisionit shtetëror ndaj Florim Isufit, përgjigje “shkencore” dhe të faktuar.
“Pas gjithë atyre fakteve shkencore të ofruara nga eksperti i pavarur Florim Isufi, të argumentuara me dhjetëra harta kredibile zyrtare, komisioni shtetëror për demarkacion i përgjigjet me një fjali të qartë “SHKENCORE” dhe të FAKTUAR: “e paske hartën e deformume”, ka shkruar Krasniqi.
Enver Hasani: Komisioni ka caktuar një kufi të ri duke e ndryshuar atë të vitit 1974
Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, duke folur për debatin për Demarkacionin tha se Komisioni qeveritar ka tejkaluar mandatin e vet, që ka qenë administrim dhe teknik.
“Komisioni ka përcaktuar kuota të reja dhe përshkrim të ri të kufirit me Malin e Zi. Kjo nuk ka qenë në mandatin e tij. Se komisioni ka tejkaluar duke përkufizuar kufij të ri shihet qartë dhe në raportin e tij zyrtar. Kosova ka ushtruar kontroll edhe në kohen e UNMIK ut e cila ka suspenduar sovranitetin sot, ka pasur në Çakorr arrestime të një boshnjaku, i cili është konsideruar si pjesë e territorit këndej”, ka thënë Hasani.
Sipas tij Komisioni duke u mbështetur vetëm në gjendjen e kadastrave ka caktuar një kufi të ri duke e ndryshuar atë të vitit 1974, gjë që e cila nuk ka qenë në mandatin e komisionit.
Shpejtim Bulliqi thotë se materialet e Komisionit Shtetëror janë të rreme 
Në debatin profesional-shkencor i cili po vazhdon të mbahet për ballafaqim faktesh në lidhje me shënjimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka folur edhe profesori i gjeografisë Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi ka thënë se ai nuk përfaqëson grupin kundër demarkacionit por po kundërshton vijën e përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Kosovës.
Sipas tij vija kufitare nuk është asgjë tjetër veç se vijë që ndanë dy shtete ose fusha të caktuara.
Image
Bulliqi ka thënë se materiali i ofruar nga Komisioni Shtetëror i Kosovës  në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane është i rremë, dhe se është përgatitur pas nënshkrimit të marrëveshjes për caktimin e kufijve me Malin e Zi.
“Materiali i cili i është sjellë nga Komisioni Shtetëror është fallco, material është paraqitur pas nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Bulliqi.
Bulliqi ka thënë se pakoja e Ahtisarit përcakton vetëm kufirin në mes Kosovës dhe Maqedonisë, dhe si i tillë, nuk përcakton asnjë pjesë territoriale në raport me njësi të tjera.
Ai ka shtuar se kadastri i paraqitur nga komisioni shtetëror i takon një periudhe kohore nga ish mbretëria serbo-kroato-sllovene.
Bulliqi la prezantuar një serë hartash, dhe enciklopedi, për të cilat ai thotë se kufijtë e Kosovës nuk janë ashtu siç janë prezantuar nga Komisioni Shteteror. 
Përfundon raportimi  i Komisionit Shtetëror për Demarkacion
Komisioni Shtetëror për Demarkacion më Malin e Zi ka përfunduar raportimin në tryezën për Demarkacion, ku ka paraqitur faktet, sipas të cilave, Kosova nuk ka humbuar tokë me shënjimin e vijës kufitare.
Raporti është prezantuar nga kryetari i këtij komisioni, Murat Meha, i cili tha se Kosova nuk ka humbuar asnjë centimetër tokë nga ky shënjim i kufirit.
Përveç Mehës, fakte kanë ofruar edhe profesorë të tjerë, pjesë e këtij komisionit, të cilët kanë prezantuar harta dhe statistika për këtë çështje.
Tryeza për Demarkacionin pritet të vazhdojë me raportimin e komisionit të udhëhequr nga profesori i Gjeografisë, Shpejtim Bulliqi, por një gjë e tillë po pamundësohet nga Ali Lajçi, ish-kryetar i Komunës së Pejës, i cili po kërkon fjalën.
Në anën tjetër, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, po kërkon nga ai, që të lejojë raportimin e komisionit.
Fillon prezantimi i raportit për Demarkacion
Ka filluar prezantimi i raportit për shënimin e kufirit me Malin e Zi.
Murat Meha, kryetar i Komisionit Qeveritar për Demarkacion ka thënë se komisioni shtetëror është bazuar në tri argumente.
“Komuna e Pejës ka sipërfaqe 603 km2 e pandryshuar që nga themelimi i saj deri tani. Komisioni gjatë punës së tij tre vjeçare ka zhvilluar aktivitetet konform Kushtetutës së Kosovës për shënimin e vijës kufitare. Në këtë drejtim komisioni ka realizuar takime dhe caktimin e parimeve të punës për shënimin e vijës kufitare, vizita në terren, takime me kryetarët e komunave dhe banorët e asaj ane. Vendimet janë marrë në përputhshmëri me dokumentacionin zyrtarë”, tha Meha.
Image
Murat Meha, kryetar i Komisionit Qeveritar për

Demarkacionit
Ai më tej tha se Komisioni për shënimin ka realizuar obligimet me përkushtim dhe transparencë. 
“Komisioni ka hulumtuar dhe gjurmuar dokumentacion duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet shtetërore dhe ka bërë kërkesë ligjore që institucionet të ofrojnë dokumentacionin që disponojnë. Komisioni ka pasur takime te hapura me qytetarë përgjatë kufirit me historian dhe të tjerë. Ka pasur takime mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ishte obligim ligjor që kësaj ftese t’i përgjigjen të gjithë sepse është interes kombëtar. Janë mbajtur mbi 20 takime të drejtpërdrejta në terren me qytetarët e zonës dhe kryetarët e komunave. Me kryetarë të komunave është arritur pajtueshmëri e plotë”, ka deklaruar ai.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Demarkacion, Murat Meha ka përmendur edhe sulmet, që thotë ai se janë kryer nga opozita, e që i kanë pamundësuar komisionit raportimin.  
“Komisioni shtetëror ka vërtetuar se nuk ka krijuar hartë të re për zonat kufitare. Komisioni nuk ka ndryshuar vijen administrative të vitit 1988. Komisioni konstaton se shënimi i vijës kufitare nuk e  favorizon as dëmton Kosovën për asnjë metër”, tha më tej Meha.
Isa Mustafa: Nuk është dëshmuar asnjë pëllëmbë tokë e kaluar në Malin e Zi
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë fjalimit të tij në debatin për demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë se deri më tani nuk është dëshmuar se shqiptarët kanë humbur pronë me marrëveshjen e nënshkruar për demarkimin e kufirit.
Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes kishte bërë thirrje që të dokumentohet çdo formë e mundshme nëse ndonjë pronë e Kosovës ka kaluar në Malin e Zi.
Image
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes një vit më parë, si kryeministër kam bërë thirrje që të dokumentojnë çdo formë të mundshme nëse ndonjë pronë e tyre, për të cilat është paguar tatim në Kosovë, tani ka kaluar në Malin e Zi”
“Nuk është dëshmuar asnjë pëllëmbë tokë se ndonjë pronë ka kaluar në Malin e Zi. Ne na obligon pakoja e Ahtisaarit që të kemi kufijtë e vitit 1974”, ka shtuar ai.
Ai e ka konsideruar sukses të Kosovës shënimin e vijës kufitare me shtetet fqinje. Mustafa ka thënë se demarkacioni kontribuon në sigurinë dhe paqen në rajon.
Hashim Thaçi: U besoj hartave të NATO-së e jo ekspertëve jugosllavë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në Debatin për demarkacionin tha se një takim i tillë i ka Kosovës, tash e një vit dhe kjo do ta rritë edhe më shumë transparencën e këtij procesi.
“Që në fillim dua të theksoj se çështja e demarkacionit si problem  shtetëror është inekzistent”, tha Thaçi.
Ai tha se Kosova nuk ka humbur asnjë milimetër tokë nga ky përkufizim.
Thaçi tha se Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, i themeluar në vitin 2012, në pajtim me përgjegjësitë dhe kompetencat kushtetuese e ligjore, ka përfunduar punën e shënjimit të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me Malin e Zi, nga çka edhe, sipas tij, ka rezultuar me Nënshkrimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, në Vjenë me 26 gusht 2015.Ai lexoi pikën e 12-të të Deklaratës së Pavarësisë e cila thotë se  Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitat e  përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit.
Duke mbrojtur vërtetësinë e Komisionit, shefi i shtetit tha se ata e kanë bërë punën duke u konsultuar ngushtë edhe me aleatët e vendit.
“Unë ju besoj hartave të NATO-së e jo të ekspertëve jugosllavë”, tha Thaçi në fjalimin e tij.
Kadri Veseli: Kjo është një ditë e veçantë për demokracinë e vendit
Ka filluar debati profesional-shkencor i organizuar nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës për ballafaqim faktesh në lidhje me shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
Image
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka cilësuar mbajtjen e  këtij debati si një ditë shumë të rëndësishme për vendin, demokracinë e shtetit, për qytetarët e Kosovës si dhe për fqinjët e partnerët ndërkombëtarë.
“Vërtetë kjo ditë është e veçantë për të gjithë qytetarët e vendit. Kemi kaluar një vit të plotë i cili nuk ka qenë i lehtë me disa tema që kanë pasur të bëjnë me sovranitetin e Kosovës, me interesat e qytetarëve tanë që jetojnë në pjesë të caktuara, dhe kemi  pasur të bëjmë me një marrëveshje me fqinjët tanë në Mal të Zi. Unë e konsideroj sukses të jashtëzakonshëm. Kjo është mënyra se si ne duhet të debatojmë edhe në kohët kur ne nuk merremi vesh, të ballafaqohemi me fakte e argumente.”, ka thënë Veseli.
Veseli ka shtuar se Kosova është e interesuar që të zhvillojë marrëdhënie të mira me Malin e Zi.
“Këtë duhet ta bëjmë për ata të cilët na besojnë, për jetën e tyre më të mirë, për mbrojtjen  e  identitetit të qytetarëve, por edhe të sovranitetit. Synojmë që të përçojmë mesazhin te fqinjët tanë për të treguar se sa e rëndësishme është që të kemi raporte të mira me fqinjët tanë. Jemi të interesuar të kemi raporte të mira me Malin e Zi, i cili është njëri ndër vendet e para që njohu pavarësinë e shtetit tonë”, ka thënë Veseli.
Fillon debati
Ekspertë, deputetë, ambasadorë dhe përfaqësues të partive politike janë mbvledhur në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.
Në këtë debat po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
 Përveç tyre prezent janë edhe ambasadorët e shteteve të akredituara në Kosovë.
Linku më poshtë ju sjell pamjet e drejtpërdrejta nga salla e Debatit për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Transmetimi është mundësuar nga Kuvendi i Kosovës.
Vonohet nisja e Debatit, të ftuarit nuk mbërrijnë në kohë
Deputetë, përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë dhe ekspertë, kanë nisur të  hyjnë në sallën e Debatit për demarkacionin për Malin e Zi. 
Ndërkohë që mediat janë vendosur poshtë hollit kryesorë të Kuvendit, dhe qasjen për momentin e kanë të kufizuar, mësojmë se siguria në Kuvend është në nivel të lartë dhe secili nga personat që hyjnë brenda ndërtesës janë duke u kontrolluar sipas procedurave të rregullta të sigurisë.
Komisioni shtetëror për demarkacionin, përballë do të kenë ekspertët e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.
Kujtojmë se në Debat janë ftuar edhe ambasadorët e shteteve mike të Kosovës, nga: SHBA, Britani, Gjermani, Francë, Itali, Zvicër, Hungari dhe Shqipëri. I pranishëm pritet të jetë edhe përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, SamuelZbogar, dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Gazetarët raportojnë se vendet janë të rezervuara edhe për presidentin dhe kryeministrin e vendit
“Dy luftimi” për demarkacionin me Malin e Zi
Sot mbahet debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit dhe grupit të ekspertëve, ku do të ketë ballafaqim faktesh për çështjen e shënjimit të kufirit, Kosovë - Mali i Zi.
Debati do të mbahet në salla N-409 të Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 10:00. Fillimisht debati do të përshëndetet nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.
Pastaj komisioni shtetëror për demarkacionin dhe grupit të pavarur të ekspertëve do të shpalosin argumentet dhe kundër-argumentet e tyre, për të vazhduar me debatin e pjesëmarrëseve të tjerë, ku deputetët do të kenë mundësi t-iu drejtohen me pyetje si komisionit shtetëror për demarkacion, ashtu edhe grupit të pavarur të ekspertëve. Ndërsa, koha do të jetë e barabartë për të dyja komisionet për diskutim.
 Në fund të debatit, grupet e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin dhe grupi i ekspertëve të pavarur do t’i formulojnë konkluzionet e tyre. Aty ku do të ketë pajtueshmëri do të shkohet me pajtueshmëri, ndërsa, aty ku do të ketë divergjenca do të mbetën mendime të tyre.
 Ndryshe, në këtë debat do të jenë pjesëmarrës rreth 83 mysafirë, përveç 120 deputetëve të Republikës së Kosovës, në të njëjtën kohë do të jenë edhe 16 organizata joqeveritare, 28 ambasada dhe përfaqësues diplomatike.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...