Dua Lipa ka bërë një promovim të madh për fansat e saj, gjithashtu. Ajo ka thënë se albumin e parë pritet që ta promovojë pikërisht për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ose thënë më saktësisht pas 9 viteve të pavarësisë së Kosovës.
Dua Lipa është duke kënduar para më shumë se 20 mijë fansave në Parkun e Gërmisë. Në bazë të premtimit të Duas, atëherë albumi i saj i parë pritet që të publikohet me datën 17 shkurt 2017.
Dua Lipa, Koncert ne Prishtine
https://vid.me/s6xh
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka përfunduar koncertin në Prishtinë.
Ky është njëri prej koncerteve më të mëdha që janë bërë në kryeqytetin e Kosovës, më i madhi për shqiptarët pasi koncertit të rep grupit The Bloody Alboz.
Publiku kosovarë ka kënduar me këngët e Duas si “Hotter than Hell” por edhe këngët si “Be the one”.
Koncerti i Duas është mirëpritur mirë nga kosovarët të cilët kanë qenë në një numër më shumë se 20 mijë.
Dua është në fillim të karrierës së saj derisa albumi i saj i parë pritet që del më 17 shkurt të vitit 2017.
Dua Lipa e ka nxehur atmosferën me këngët e saj, ndërsa ka kënduar edhe këngë që nuk i ka kënduar më parë.
Këngët pritet që të jenë këngë pjesë e albumit që Dua tha që do ta publikojë për ditën e pavarësisë së Kosovës.
Dua ka befasuar të gjithë kur ka kënduar edhe këngën që babai i saj, Dukagjin Lipa e këndon bashkë me grupin Oda.
Dua Lipa ka ndjekur në shkollën “Mileniumi i Tretë”, në Prishtinë. Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, disa vite të shkollës së mesme të ulët i ka kryer në Prishtinë në shkollën private “Mileniumi i Tretë”, dhe më pas mësimet i ka vijuar në Londër.
Dua e kishte pasion muzikën dhe gjatë shkollimit të saj në këtë shkollë ka punuar shumë edhe mësimdhënësja e muzikës e kësaj shkolle, duke e mbështetur me aktivitete të shumta koncertale.
Po hiqet dilema, Dua Lipa flet shumë mirë gjuhën shqipe dhe se ajo disa vite të shkollës së mesme të ulët i ka kryer në Prishtinë në shkollën private “Mileniumi i Tretë”.
Në disa foto që i ka siguruar portali vipstar.info, Dua Lipa shihet në aktivitete të ndryshme që ka mbajtur kjo shkollë.
“Mileniumi i Tretë” pa dyshim se krenohet me ish-nxënësen e saj dhe është një shembull i mirë i organizimit dhe kualitetit që ofron duke mbështetur shumë talentët e rinjë.
Dula Lipa ka tejkaluar pritjet duke shkëlqyer tanimë në mbarë globin.
Të mërkurën në datën 10 Gusht 2016, në orën 20:00 Tirana mirëpret zërin e shqiptares me famë botërore Dua Lipa në sheshin Nënë Tereza. Me zërin e ngjashëm me legjendat e yjeve të muzikës Soul dhe Jazz, Dua performon me atributet e një ylli të vërtetë, që pritet të shkëlqejë më tej në botën muzikore.
Me mbështetjen e ALBtelecom, Bashkia e Tiranës organizon aktivitetin më të madh veror.
21-vjeçarja me orgjinë nga Kosova, pas interpretimit për herë të parë në Parkun e Gërmisë, Prishtinë më 9 gusht 2016, Dua Lipa do të kalojë për të interpretuar edhe në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Koncerti në Tiranë është falas dhe mund të marrin pjesë të gjithë artdashësit dhe fansat e kësaj këngëtareje.
Tashmë ajo renditet ndër artistet më me zë në mbarë botën. “Be the one” dhe kënga tjetër “Last Dance” janë bërë hite botërore tashmë të këngëtares Lipa, ndërkohë që “Hotter Than Hell” momentalisht gjendet në top-listat angleze.
Gjatë koncertit do të ketë edhe surpriza për përdoruesit ALBtelecom, të cilët do të kenë mundësi të takojnë dhe të bëjnë foto me këngëtaren 21 vjeçare në “backstage”. Ndërkohë, një ditë më vonë sërish do të ketë surpriza për abonentët ALBtelecom. Këto surpriza do të mund të zbulohen nëpërmjet faqes zyrtare të ALBtelecom në Facebook.