Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/16

Heroi i Lirisë, "Politika me grila" " : Ukshin Hoti(1943-1999?)


AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE NGA NJU JORKU ...

Liderët kosovar e përkujtojnë
Heroin e Lirisë dhe demokracisë shqiptare 
Mr.Sci. Ukshin Hotin , vetëm për poena politikë!



ÇËSHTJA SHQIPTARE - Home | Facebook


Shkruan : Flori Bruqi



NGA FLORI BRUQI: EMRI I UKSHIN HOTIT RREZATON DOMETHËNIEN ...


Ukshin Nazif Hoti,lindi më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Është i  biri i Nazif Hotit dhe Fatime Rrustem Danës nga Xërxa. 

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prizren dhe më pas në Prishtinë.

Pas diplomimit Ukshin Hoti ,i vijoi studimet në vitin 1964 në Zagreb ku u diplomua për shkencat politike dhe u dallua si student i veçantë.

 Më pas, në vitin 1968, kreu dhe dy vite postuniversitare në Beograd ku ndoqi fushën e tij të preferuar të marrëdhënieve ndërkombëtare në fushën e ekonomisë dhe politikës.

Nisi punë në administratën e parlamentit të Kosovës dhe më 1975 nisi të jepte të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. 

Më 1978/1979 vijoi specializime postlaureate për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Chicago, Harvard dhe Washington, pasi kishte fituar bursen Fulbright.

Në vitet '70 - Ukshin Hoti kishte qenë i angazhuar në disa pozita të ndryshme politike dhe arsimore në Kosovë ku fillimisht kishte rënë në kundershtim me udhëheqesit jugosllavë në Kosove dhe me sitemin e regjimit jugosllav në Kosove .

Angazhimi i Politik gjate viteve 80-dhjeta dhe burgosja e parë
Me protestat studentore të 19 nëntor 1981, mbështeti kërkesat e studentëve shqiptarë për shpalljen e Kosovës republikë u dënua me 9 vite burg. 

Më 1984, Gjykata Supreme e Jugosllavisë në Beograd ia zbriti dënimin në 3,5 vite burg.

Pas arrestimit vuajti denimin në disa burgje fillimisht në burgun e Prishtinës e më pastaj në burgun e Zagrebit e më vone edhe në Ljublanë e se fundi transferohet në burgun e Gjilanit. 

Më 1985 lirohet nga burgu por izolohet ne fashtin e tij te lindjes në Rahovec me qellim izolimin e aktivitetit te tij politik duke ju marre edhe pasaporta.

Në fillim të viteve '90-a  Ukshin Hoti serish i persekutuar nga regjimi serb i  Sllobodan Milosheviçit riaktivizohet në politikë në Lidhjën Demokratike të Kosovës (LDK) si kryetar i degës së LDK-se në Rahovec.

 Me pas merr detyra arsimore për studentët në Rahovec pasi Universitetet u mbyllën me dhunë nga regjimi serb i Sllobodan Miloshevicit dhe mesimet bëheshin nëpër shtepi private e në objekte fetare.

Në vitin 1992 në fshatin Brestovc të Rahovecit Ukshin Hoti organizon një homazh për viktimat e vrara nga policia serbe dy vjet më parë në një demonstratë për Republikën e Kosovës. 

Me këtë rast ndodh një përplasje midis qytetarëve që po merrnin pjesë në homazh dhe policisë serbe e cila kishte bllokuar rrugën. Ukshin Hoti kërkoi nga policët që ta lironin, ndërsa policët serbë u përgjigjen me breshëri armësh ndaj qytetarëve të paparmatosur të Rahovecit dhe si pasojë u plagosën disa vetë. 

Pas kësaj ngjarjeje Ukshin Hoti arrestohet. Në këtë kohë ai jep dorëheqje nga LDK-ja pas përplasjeve që kishte pasur më herët me kryesinë e saj.

Me 1993 ai i bashkohet partisë Unitetit Kombetar Shqiptare (UNIKOMB) një parti e cila kishte në program bashkimin kombetar të Shqiptarëve në një shtet të vetëm. 

Por pasi represioni i regjimit në Kosovë po rritej, ai në një fjalim në një homazh për nder të dëshmoreve të renë nëpër demostrata në vitin 1994 në Rahovec del haptazi me idenë e formimit të Forcave të Armatosura të Republikes se Kosovës.

Në prill të vitit 1994 partia Unikomb i ofron Ukshin Hotit qe te bëhet lider i saj dhe kur pritej që kjo gjë të realizohej, Ukshin Hoti arrestohet rruges ne Prishtine më 17 maj të vitit 1994 me akuzën se po punonte per rrënimin e shtetit jugosllav dhe se ishte pjesëtar i levizjes ilegale Levizja popullore per Republiken e Kosovës si dhe se partia UNIKOMB  ishte subjekt ilegal dhe se nuk ishte e regjisturar si parti politike.

 Pas disa muajsh Ukshini denohet me 5 vjet burg.


Pas homazhit qe organizoi per deshmoret Ukshin Hoti arrestohet ne vitin 1993 dhe denohet me 55 ditë burg, dhe ne kete kohe braktisë edhe LDK-në

Dhe pas lirimit organizon takime dhe merr pjesë ne disa tubime politike ne Maqedoni (Kondovë, Tetova 1 e 2), me qellim te zhvillimit te idesë për bashkimit kombëtar.

Gjatë burgimit të tij, partia “’UNIKOMB ’’ lufton për lirimin e tij, duke u përpjekur ta bëjë të njohur Ukshin Hotin dhe mendimet e tija jashtë kufijve të Kosovës.

 Shkrimi i aktit të tij të mbrojtjes, është përkthyer në disa gjuhë dhe është shfrytëzuar si mundësi për ta bërë atë të njohur. 

Shoku i tij Bislim Elshani, po ashtu nxjerr një broshurë në lidhje me Ukshin Hotin : “Politika në Pranga”. 

Rasti i Ukshin Hotit më në fund bie në veshët e Parlamentit Evropian. Kështu, kur fillon lufta në Kosovë në mars 1998, bëhet një kërkesë në Këshillin Evropian që autoritetet e Beogradit ta bëjnë lirimin e parakohshëm të Ukshin Hotit.

 Ndonëse KNKK-ja e ka takuar më 1 mars 1999, Beogradi nuk ka pranuar të shqyrtonte lirimin e tij. 

Në tetor Parlamenti Evropian me propozimin e Partisë Radikale Transnacionale me seli në Romë, vendos ta nominojë Ukshin Hotin për çmimin Saharov.


Megjithatë, ishte Presidenti Ibrahim Rugova që e fiton këtë çmim në dhjetor të vitit 1998.

 Në shkurt të vitit 1999, gjatë konferencës së Rambujesë, që kishte për qëllim ta ndalojë luftën në Kosovë, përfaqësuesit e Kosovës të ballafaquar me përfaqësuesit serbë kërkojnë sipas Hydajet Hysenit, atëherë anëtar i delegacionit shqiptar, lirimin e Ukshin Hotit me qëllim që të mund të marrë pjesë në bisedimet për Kosovën, gjë të cilën Serbia e refuzon edhe një herë.

 Po ashtu komunikon, me familjen e tij në veçanti me motrën e tij Myrveten, e cila të gjitha letrat që merrte nga i vëllai ua shpërndante gazetave në Kosovë dhe në masën më të madhe redaksisë së "Zërit të Kosovës" në Zvicër. 

Fshati i lindjes së Ukshin Hotit, Krusha e madhe, bombardohet më 25 mars të vitit 1999. Më pas, forcat serbe hyjnë në fshat duke krijuar një kaos tek banorët. 

Policia serbe depërton në shtëpinë e Ukshin Hotit dhe atë të prindërve të tij, shkatërruan gjithçka dhe në fund i vënë flakën. Supozohet se midis veprave të djegura të ketë qenë dhe teza e tij e doktoraturës që nuk arriti ta mbronte pas shpërthimit të luftës. Ekziston dyshimi që ndonjë kopje e saj mund të gjendet në ndonjë arkiv universitar të Prishtinës apo Zagrebit.

 Ndërsa banorët e fshatit marrin arratinë dhe gjejnë strehim nëpër vreshta dhe kodra. Kështu familja e Ukshin Hotit ndahet me dhunë nga policia serbe. Vëllai i tij Ragipi, duke dashur të gjejë gruan dhe vajzën e tij kthehet në fshat, për të mos u kthyer më. 

Trupi i tij i pajetë do të gjendet 53 ditë më vonë. Prindërit e Ukshin Hotit shkojnë në një fshat të afërt, në Nagavc, ku gjendeshin dhe mijëra banorë të ardhur nga fshatrat përreth.

 Edhe ky fshat bombardohet dhe Nazifi, babai i Ukshin Hotit, plagoset në krah nga një shpërthim granate.

I moshuar, i pafuqishëm dhe në pamundësi për t’u shëruar, ai do të ndërrojë jetë nga plagët e marra më 18 prill të vitit 1999. 

Në këtë periudhë, kur Ukshin Hoti po vuante dënimin e tij në burgun e Nishit në Serbi, ai dhe shumë të burgosur të tjerë do të transferohen sërish në burgun e Dubravës.

Pra 21 vjetëve,pra më  16 maj 1999, atëherë kur lufta po zgjaste që gati një vit, Ukshin Hoti arrin tek fundi i dënimit të tij. 

Sipas Bajrush Xhemailit, një nga të burgosurit, ai do të shoqërohet nga dy roje drejt daljes, ditën e diel, me 16 maj 1999, një ditë jo e zakonshme për lirimin e të burgosurve. 

Që atëherë nuk dihet gjë për të. Fati i tij ishte në duart e pushtetit serb. Tre ditë më vonë, me 19 maj 1999, burgu i rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, bombardohet nga NATO. 

Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serbë radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut. 

Rojet dhe paramilitarët serbë zbrazin rafalet e tyre mbi të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. 

Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë. Organizata mbi të drejtat e njerit Human Right Watch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe vuri në dukje dëmet që do t’i publikojnë më vonë në raportin e tyre.

Veprat nga Mr.sci.Ukshin Nazif Hoti :


1.“Lufta e ftohtë dhe detanti", 1975


2."Filozofia politike e çështjes shqiptare", 1995


3.''Od politike hladnog rata do detanta" ,Pristina, Pokrajinski centar za marksističko obrazovanje ,1976,faqe 81.,Library of Congress :D840 .H68,Open Library-OL4641023M,LC Control Number -77473018.


4.The political philosophy of Albanian question,Tiranë,1998, "Zëri i Kosovës" ,faqe 144./
LC Control Number98210434, Library of Congress :DR2080.5.A4 H6813 1998

Thanë për Ukshin (Nazif) Hotin : 


Shkrimtari Ismail Kadare:

 “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir...

 Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. 

Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme."



Shkrimtari Akademik Prof.Dr.Rexhep Qosja:

 "Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. 

Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. 

Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. 

Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij."


Politikani amerikan Stephen Larrabee:


Stephen Larrabee, ish’anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Xhimi Karter dhe ish’anëtar i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë (Council on Foreign Relations) si përgjegjës për çështjen e Jugosllavisë, në 10 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, shkruan këtë letër:

 „Edhe pse nuk mund të jem në Kosovë në ceremoninë zyrtare (Akademia politike kushtuar Ukshin Hotit që u mbajt më 16 maj 2009 - Sh.B), dëshiroj të shpreh respektin dhe nderimet më të larta në përkujtim të Ukshin Hotit, një mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës dhe një njeri me virtyte të larta dhe guxim intelektual. Kisha nderin ta njoh Ukshin Hotin në vitet 1977 - '78 gjatë studimeve pasdiplomike në Universitetin e Harvardit, në kohën kur ai punonte në një kërkim shkencor në Harvard për mundësitë dhe implikimet politike të një Kosove të pavarur. U takuam shumë rastësisht, por shumë shpejt kuptuam se kishim shumë interesa të përbashkëta, në veçanti një interes për fatin e Jugosllavisë, që në atë kohë tregonte shenja të shpërbërjes dhe të dobësimit. Kemi kaluar me orë të tëra dhe momente të paharrueshme duke diskutuar se si do të mund të arrihej pavarësimi i Kosovës dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte në sigurinë e Ballkanit dhe të Evropës. Gjatë asaj kohe, (1977-78) shumë pak njerëz në Perëndim mendonin për Kosovën por edhe më pak kishin ndonjë ndjesi për rolin e rëndësishëm që Kosova mund të kishte një dekadë më vonë në formësimin e së ardhmes politike të Jugosllavisë.

Por, derisa dëgjoja Ukshinin të fliste me plot pasion rreth historisë së Kosovës, atëherë kuptova se sa e kam nënvlerësuar vendosmërinë dhe pasionin që digjej aq thellë në shpirtin e tij si dhe të shumë shqiptarëve të Kosovës në përpjekjet për pavarësi. 

Pasioni i tij për kauzën e pavarësisë së Kosovës më ka prekur thellë dhe që nga ai moment kam filluar t’i kushtojë më shumë vëmendje zhvillimeve në Kosovë. 

Në fund të pranverës së vitit 1978 u largova nga Harvardi për t’iu bashkuar personelit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Karter, ku ndër të tjera isha përgjegjës edhe për çështjen e Jugosllavisë dhe pas kësaj nuk pata rastin ta shihja Ukshinin prapë.

 Mirëpo, derisa forcat centrifugale erdhën në shprehje më shumë, sidomos pas vdekjes së Presidentit Tito, shpesh me janë kujtuar diskutimet tona për Kosovën si dhe bindja e plotë e Ukshinit se Kosova një ditë do të fitojë sovranitetin dhe pavarësinë. 

Ai ishte një njeri i modest por me plot virtyte dhe kurajo intelektuale, andaj jam shumë i nderuar që e kam njohur Ukshinin.

 Derisa ai nuk mund të marrë pjesë fizikisht në këto nderime për jetën e tij, filozofia e tij sot jeton në Kosovën e lirë dhe të pavarur - një kauzë të cilës ai i besonte shumë.“ (S.Larrabee, USA - Letër, 16. 05. 2009 )

Akademik Prof.Dr. Esat Stavileci : 

Akademik Esat Stavileci, në qershor të vitit 1998 në një dokumentar televizivë kushtuar Ukshin Hotit, deklaron: 

„Kemi të bëjmë me një emër të intelektualit që sugjeron guximin politik, një emër të një eseisti politik që sjell shprehjen kompetente profesionale, që nxit fuqinë e të menduarit, ndërsa kur flasim për veprën e tij, kemi të bëjmë me një vepër të një njohësi të mirë të sistemeve politike e të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për një vepër të historianit të çështjes shqiptare. 

Me këtë rast do të theksoj angazhimin e Ukshin Hotit për t'i dalë zot kauzës kombëtare, me gjerësinë e shtruarjes së çështjes së Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi. Pastaj më duhet të theksoj argumentimin e tij të bollshëm e profesional me themelësi politike, pse Kosova është dhe duhet të jetë republikë.

 Theksoj mbrojtjen e tij brilante, në mënyrë të veçantë, që i bëri para gjyqit qënies së Kosovës republikë mbi parimin e së drejtës së vetëvendosjes.

 Theksoj premisat e filozofisë politike në veprën e tij, dhe më në fund theksoj mendimin e tij të mëvetësishëm, autentik, në rrahjen e çështjes kombëtare shqiptare që emrin dhe figurën e tij e bëjnë sui generis, dmth. të një lloji të veçantë.

 Prandaj është fjala për një emër dhe një vepër të cilën duhet ta përkujtojmë.“


Shkrimtari shqiptar Dritëro Agolli:



Shkrimtari e poeti ynë i madh Dritëro Agolli, në një intervistë dhënë në Radio Televizionin Shqiptar, në mars 1998, për politologun e shquar Ukshin Hoti, ka deklaruar: 

”Unë vë re një gjë, që për daljen e Ukshin Hotit nga burgu nuk është bërë shumë në Shqipëri, as në Shqipërinë këtej Drinit, ku jemi ne, dhe as në Shqipërinë përtej Drinit, ku janë vëllezërit tanë. Ukshin Hoti është një nga politologët më të shquar të popullit tonë. 

Ai vetëm me këtë libër (Filozofia politike e çështjes shqiptare” - vërejtja ime Sh.B) e ka treguar që është një filozof i vërtetë në problemet e politikës, por jo të një politike vulgare. Ai e shikon politikën në prizmin e filozofisë, dhe nxjerr konkluzione në bazë të fakteve konkrete dhe të historisë së popullit tonë.

 Ai nuk i trajton problemet historike dhe kombëtare thjesht në mënyrë deskriptive. Duke lexuar librin e Ukshin Hotit ti ndjen një thellësi të madhe të mendimit të tij, por njëkohësisht ndjen edhe një krenari që ka njerëz të tillë të shquar vendi ynë në të gjitha fushat e jetës.

 Por këtu, në këtë fushë, dmth. të filozofisë politike, unë nuk kam lexuar ndonjë të dytë që të jetë më i zoti se Ukshin Hoti. Problemin e çështjes kombëtare ai e vështron në prizmin filozofik, në prizmin historik dhe në prizmin politik. 

Nuk thotë vetëm se si është Shqipëria, si është kjo çështja jonë kombëtare, por edhe se si mund të zgjidhet. 

Dhe kjo është nga meritat më të mëdha, sepse në shumë shkrime për problemet tona kombëtare tregohet vetëm se si ka qenë, sa i vjetër është populli ynë, me kë ka patur të bëjë, me përplasjet me fqinjët, me Evropën etj., por nuk jepen koordinata të sakta se ç'mund të bëhet që populli ynë të bëhet një popull i bashkuar, një komb jo i ndarë, jo i prerë me shpatë siç është sot Shqipëria. 

Dhe këtu qëndron merita më e madhe e Ukshin Hotit, pra në faktin që jep perspektivën se si duhet bërë... me një fjalë, ky libër është një program, nuk është thjesht një libër për filozofinë politike, por është si një program për shqiptarët, se si duhet të bëhet Shqipëria një vend me të vërtetë i evropeizuar. 

Ne flasim e themi se do të hyjmë në Evropë, do të evropeizojmë Shqipërinë, etj. Të gjitha këto janë fantazira, janë gjysmake. Shqipëria evropeizohet kur të jetë një, e plotë, dhe jo kështu dy copësh, se kështu nuk evropeizohet kurrë. 

Kë do të evropeizosh ti, tre milionë banorë do të evropeizosh?

 Po tre milionë të tjerë? Dmth. problemi është tepër i ngatërruar për sa i përket evropeizimit të Shqipërisë, civilizimit të saj etj. Civilizim do të thotë kur të jesh një. 

Po s'qe një nuk je i civilizuar plotësisht. Dhe Ukshini e trajton këtë problem. 

Pastaj dhe një tjetër gjë: unë mendoj që njeriu mund të nxjerr konkluzione jo vetëm nga libri që kemi këtu përpara, po dhe nga gjithë aktiviteti i Ukshin Hotit, se ai nuk është vetëm një filozof, politikan i kabineteve, i zyrave e i arkivave, por ai është një njeri i aksionit, një njeri i luftës për një ideal të madh.

 Se ka lloj lloj filozofësh, politikanësh, historianësh, edhe ata kanë të drejtën e ekzistencës dhe nuk mund të them se nuk janë të shquar, por tek Ukshin Hoti bashkohen dituria, zgjuarsia filozofike me aksionin, me njeriun aktiv, me patriotin e vërtetë, jo thjesht një patriot librash, po një patriot i madh, që i vë supet Shqipërisë. 

Dhe fakti që gjëndet në burg, dhe ka kohë që vuan burgimin e nuk del dot nga burgu, tregon se sa patriot dhe se sa njeri i lavdishëm është ai.

 Po ne shqiptarët fatkeqësisht njerëzit e shquar i kemi pak mëri, nuk i kemi aq shumë në përkrahje, ndonjëherë duam dhe t'i spostojmë nga politika ose nga aktiviteti, siç është puna me Ukshin Hotin. Unë nuk munt të flas me kompetencë të madhe lidhur me mënjanimin e tij, por unë vë re një gjë, që për daljen e tij nga burgu nuk është bërë shumë në Shqipëri, as në Shqipërinë këtej Drinit, ku jemi ne, dhe as në Shqipërinë përtej Drinit, ku janë vëllezërit tanë.“


Akademik Prof.DR.Moikom Zeqo:


Studiuesi i shquar Akademik Prof.Dr.  Moikom Zeqo, në parathënien e librit "Filozofia politike e çështjes shqiptare" të Ukshin Hotit shkruan: “Kam ndjerë një tronditje të madhe, të pazakontë, tërësisht njerëzore, kur më sollën dorëshkrimin e kompjuterizuar të librit "Filozofia politike e çështjes shqiptare" të Ukshin Hotit. Kam ndjerë krenari të vërtetë duke e lexuar këtë libër. Kam përjetuar në largësi një ndërlidhje të shumëfishtë, një shqisim dhe përfytyrim universal dhe të pashpërbërshëm me autorin, i cili ishte konvertuar fuqishëm dhe thellësisht në çdo ind të librit, në këtë pasaportë emblematike dhe tipike përfaqësuese të vetvetes dhe të kombit që e përfaqëson denjësisht…Libri i mençur dhe kurajoz i Ukshin Hotit është libri i një tribuni popullor dhe kombëtar. Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit të parë, njeri i kompletuar fuqishëm për nga dijet, për më tepër një trim i pafrikshëm, ka shpalosur në këtë libër kryetemën vigane të çështjes shqiptare… Hoti nuk qëndis ornamente fjalësh. Nuk bën stolira të kota retorikash luksoze e krejt të padobishme. Për Hotin çështja shqiptare nuk është një mit i rrugës. Po as edhe një fantazi e kabinetit intelektual. Duke e lexuar këtë libër m'u kujtuan fjalët e mrekullueshme të dijetarit të madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Përkrahni lirinë e natyrshme të njerëzve dhe diturinë e tyre me liberalitetin më të madh. Sepse vetëm kështu, - shton ai, - do ta paraqesin para syve të tu të vërtetën lakuriqe dhe të panjollosur, sepse e vërteta nuk ka nevojë të lyhet dhe të stoliset me fjalë të bukura." 350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecën në të njëjtën hulli të filozofisë politike të histories… Ukshin Hoti e di mirë thelbin e politikës, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo të llojit folklorik e të vulgarizuar. Ukshin Hoti në analizat e tij të guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike në optikën shqiptare, por edhe në atë globale-botërore. Për të bota evro’amerikane nuk duhet t'i kundërvihet çështjes shqiptare, pavarësisht nga pengu tragjik i së kaluarës, pavarësisht nga luhatjet dhe marrëzitë e sotme të politikave të liderëve të përkohshëm shqiptarë. Ukshin Hoti e shtjellon tezën e një demokracie autentike, si tezën e një integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet në bazë të një të drejte ndërkombëtare të përbashkët për të gjitha subjektet etnike të botës, ashtu siç ka një barazi funksionale për elementet e gjuhës të garantuara përjetësisht nga një gramatikë e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike është një gramatikë e lirisë dhe e dinjitetit, e kulturës, por edhe e kulturave, e së veçantës, por edhe e së tërës. Në një Evropë, apo në një botë dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse të jetë shurdhmemec, një komb handikapat, ose një manekin i skenës… Ukshin Hotin kam pasur rastin ta njoh më 23 nëntor të vitit 1992 në Tetovë gjatë një tubimi mbarëkombëtar për çështjen shqiptare. Ai ishte me trupin plot plagë nga të rrahurat e policisë serbe. Po erdhi në tubim, sepse në të shihte një shprehje të ideve të tij politike dhe të jetës…Ukshin Hoti është shndërruar tashmë në histori.“


Shkrimtari Skënder Buçpapaj :


Ukshin Hoti është nga ato figura biografia e të cilëve vazhdon të plotësohet e të pasurohet edhe në çfarëdo mungese të tyre fizike, si në rastin e tij, edhe kur nuk dihet më prej tyre as nam, as nishan.

Në biografinë e Ukshin Hotit shkruhet për arsimin e tij dhe për jetën e tij derisa fillon rrugën e armiqësimit të hapur kundër pushtuesit. Nga ajo datë, 19 Nëntor 1981, Ukshin Hoti i bën vetëm katër vite jete në liri, domethënë jashtë burgut ose jashtë izolimit. Në këto pak vite është marrë me mësimdhënie, politikë të mirëfilltë dhe me publicistikë. Data tjetër, guri i dytë kilometrik në biografinë e Ukshin Hotit është 16 Maji 1999, më pak se një muaj nga çlirimi i Kosovës, kur mbaronte afatin e burgut dhe, sipas dëshmive të të bashkëburgosurve shqiptarë, tre zyrtarë të sigurimit serb e muarën me vete nga Burgu i Dubravës (Istog, Kosovë). Prej asaj date familja, të afërmit, Kosova, opinioni shqiptar, opinioni i interesuar në botë nuk dinë më asgjë për fatin e Ukshin Hotit.

Literatura:

https://floripress.blogspot.com/2020/05/heroi-i-lirise-politika-me-grila-ukshin.html


http://floripress.blogspot.com/2020/04/ku-eshte-ukshin-hoti.html

http://floripress.blogspot.com/2016/03/ukshin-hoti-apopor-cfare-bene-shoket-e.html


http://floripress.blogspot.com/2017/07/milazim-f-kadriu-poezi-dhembjeje-e.html

http://floripress.blogspot.com/2012/07/nga-flori-bruqi-emri-i-ukshin-hotit.html















2020/05/15

LETËR PUBLIKE PËR ZONJËN MELANI TRUMP, ZONJËN E PARË TË SHBA-VE!


Flori Bruqi - Wikipedia

Nga Flori Bruqi      


cover photo, Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke buzëqeshur


Për : Zonja Melani Trump





E ndëruara Zonja Melani Trup, zonja e parë e SHBA-ve!


Marr leje prej Jush tu drejtohëm më këtë letër miqësore. 

Po ju drejtohem si femer, krenar për Ju që jeni zonja e parë e SHBA-ve në këto momente historike për Amerikën dhe për teë gjithë botën. 

Po ju drejtohëm si nënë, se jam i bindur se keni një zemër të madhe, për të gjithë njerëzit që sot kanë nevojë. 


Po ju drejtohëm si prind pasi e di se ju e ndjeni dhëmbjen prindërore. 


Po ju drejtohëm edhe si sllovene si fqinjë më shqiptarët,që për shumë vite jetuam nën regjimin Jugosllavë. 


Kemi ndarë bashkë si popuj vujatjet e këtij sistemi monist-komunist.


Unë që po ta shkruaj këtë letër quhëm Flori Bruqi,shtetas Kosovar.

 Shkrimtar me 50 libra,anëtarë i Kryesisë së Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor për mardhënie me publikun pranë Akademisë së Shkencave dhe Artëve Shqiptaro -Amerikane në New-York,Prishtinë, Tiranë dhe Shkup .

Duke qenë Ju sot zonja e parë e ShBA-ve dhe duke qenë bashkëshortja e Presidentit Donald Trump, shpresa e njerëzimit, po ju lutëm të ndikoni që:


Kosova të jetë shtet i pavarur dhe sovran në kufijtë e njohur tashme ndërkombëtrisht nga më se 100 vende të botës,kryesisht ato përendimore!


Lirinë dhe shtetin Kosova me popullesi etnike shqiptare e fitojë pas 100 vitësh në sajë të gjakut të heronjëve edhe martirëve, por mbi të gjitha në sajë të SHBA-ve. 


Gjithëmonë SHBA në krahun e shqiptarëve. Ajo është e madhe hyjnore se ndihmon popujt e vegjël.


Nuk dua të ju shpenzojë kohën tuaj të çmuar të bëjë histori dekadash e shekujsh mbi hstoritë e dhëmbshme të popullit tim, i cili ka kaluar kalvarin më të egër të gjenocidit serb.


 Sot po filtët për plane të fshehta që kërkojnë coptimin e Kosovës. Serbia ka sot nën shtetin e vet edhe dy teritore sa Kosova me popullësi etnike shqiptare.


I vetmi vend në botë që kufijtë rrethohën me toka shqiptare të coptuara nga Fuqitë e Mëdha që nga Kongresi i Berlinit më 1878.


Ju kërkoi këtë nder në emër të 20 mijë femrave të dhunuara nga paramilitarët serb që gjatë Luftes në Kosovë, kur ushtria serbe e Millosheviqit, shpërnguli me dhunë një milion shqiptar të Kosovës, ashtu siç kishte bërë regjimi i Titos, i cili dëboi nga tokat e veta shekullore 500 mijë shqiptar drejt Turqisë. 


Jua kërkojë këtë në emrin e lotit të nënave për të pagjeturit (mbi 1,641). Jua kërkojë në emrin e fëmijëve të vrarë e të masakruar nga ushtria serbe më një gjenocidë të paparë mbi popullin tonë. 


Po si mund të ndodhë në botën e cilivizuar që të futën në shtëpinë e shqiptarit ushtarët e armatosur dhe ua presin më thikë fëmijen e njomë dhe ua hedhin kryet në tenxherën me ujë të nxehtë edhe u thonë: “Tani hani mishin e fëmijës tuaj!”


Ju kërkojë ndjesë më zemër e mëshpirt se nuk dua që dhembjën time si poet si shkrimtar të ua përcjellë Ju dhe as dua ta lëndojë zemrën Tuaj të madhe e të bekuar nga vetë Zoti. 


Vetëm edhe një herë ju lutëm ndikoni që Kosova të mos coptohët me dhe Kosova të jetë e lirë, ky popull e meriton se është më pro amerikan në botë.


Miku im Zef Pergega, shkrimtar, poet me 40 libra më dhjetra dokumetare televizive si dhe President Albenian-Amerikan Instute si dhe shumë anëtarë të Akdemisë së Shkencave dhe Ateve , në New-York, si konservatorë e republikan më të spikatuar që janë në mbështetje me shkrime e konfrenca që Z. Donad Trump të jetë edhe një herë fitues në zgjedhet presidenciale të këtij viti. Kjo është ëndërra e jonë!


Ne duam, liri, paqë e fqinjësi të mirë më të gjithë, përfshi edhe serbët!


Faliminderit dhe Ju jam mirënjohës për jetë!


Zoti të bekoftë!


Zoti e bekoftë djalin tend!


Zoti e bekoftë presidentin Donal Trump, shpresën e njerëzimit!


Zoti e bekoftë Amerikën dhe amerikanët!


Sinqerisht dhe miqësisht


Flori Bruqi


e-mail: floribruqi@gmail.com

Prishtinë, 15 maj 2020.



*****


Draga gospa Melani Trump, prva dama ZDA ! 

Dobil sem dovoljenje od Tebe, da me nagovoriš s tem prijaznim pismom.

Nagovarjam vas kot žensko, ponosna na vas, ki ste prva dama ZDA v teh zgodovinskih trenutkih za Ameriko in ves svet.

Nagovarjam vas kot mater, ker sem prepričana, da imate veliko srce, za vse ljudi, ki to danes potrebujejo.

Nagovarjamo vas kot starša, ker vem, da čutite starševsko bolečino.

Na vas nagovarjamo tudi Slovence kot sosede z Albanci, ki so dolga leta živeli pod jugoslovanskim režimom.

Kot narodi smo si delili trpljenja tega monistično-komunističnega sistema.

Jaz, ki pišem to pismo, sem klical Flori Bruqi, državljan Kosova.

Pisatelj s 50 knjigami, član predsedstva kosovske lige pisateljev, direktor za odnose z javnostmi Albansko-Ameriške Akademije Znanosti in Umetnosti v New Yorku, Prištini, Tirani in Skopju.

 Ker ste danes prva dama ZDA in ste žena predsednika Donalda Trumpa, upanje človečnosti, vas prosimo, da vplivate na to:


Kosovo bi moralo biti neodvisna in suverena država na mejah, ki jih mednarodno priznava več kot 100 držav sveta, predvsem zahodne!

Kosovo in etnično albansko prebivalstvo sta svojo svobodo in državnost pridobili po 100 letih zahvaljujoč krvi junakov in mučencev, predvsem pa zahvaljujoč ZDA .

Vedno so ZDA na strani Albancev. Je veliko božansko, ki pomaga malim ljudstvom.

Nočem zapravljati vašega dragocenega časa, da bi pripovedovali zgodbe desetletij in stoletij o bolečih zgodbah mojega ljudstva, ki so šli skozi najbolj brutalne presoje srbskega genocida.

Danes vložite tajne načrte, ki zahtevajo delitev Kosova.

Danes ima Srbija dve svoji teritoriji pod lastno državo, kot je Kosovo z etnično albanskim prebivalstvom.

Edina država na svetu, katere meje so bile obkrožene z albanskimi deželami, raztrganimi z velikimi silami po berlinskem kongresu leta 1878.


To čast je prosil v imenu 20.000 žensk, ki so jih srbske paravojaške pripadnice posilile med vojno na Kosovu, ko je Miloševićeva srbska vojska prisilno izselila milijon kosovskih Albancev, prav tako Titov režim, ki jih je izgnal iz svojih dežel. stoletnih 500.000 Albancev v Turčijo.

Vprašajte jo v imenu solz mater za pogrešane (nad 1,641).

Vprašam vas v imenu otrok, ki jih je srbska vojska ubila in jih pobila, z genocidom nad našim narodom brez primere.

A kako se lahko zgodi v civiliziranem svetu, da oboroženi vojaki vstopijo v albansko hišo in z nožem zabodijo svojega majhnega otroka in vržejo glave v lonec z vročo vodo in rečejo:

 "Zdaj jejte meso svojega otroka!"

Z vsem srcem in dušo se opravičujem, da ne želim, da se moja bolečina pesnika kot pisatelja prenese na vas, niti ne želim poškodovati vašega velikega srca, ki ga je blagoslovil sam Bog.

Prosimo, da še enkrat vplivate na to, da se Kosovo ne bo raztrgalo in da bo Kosovo svobodno, to ljudstvo si zasluži, da je najbolj proameriško na svetu.

Moj prijatelj Zef Pergega, pisatelj, pesnik z 40 knjigami in desetinami televizijskih dokumentarcev, pa tudi predsednik Albensko-ameriškega inštituta in številni člani Akademije Znanosti in Umetnosti v New Yorku, kot najvidnejši konservativci in republikanci, ki podpirajo pisanja in natečaji, da bo gospod Donad Trump znova zmagal na letošnjih predsedniških volitvah. To so naše sanje!

Želimo svobodo, mir in dobro sosedstvo vsem, tudi Srbom!

Hvala in hvaležna sem za življenje!

Bog vas blagoslovil!

Bog blagoslovi tvojega sina!

Bog blagoslovi predsednika Donala Trumpa, upanje človečnosti!

Bog blagoslovi Ameriko in Američane!

Iskreno in prijateljsko

Flori Bruqi

e-pošta: floribruqi@gmail.com

Priština, 15. maja 2020.

Natyra dhe peisazhi në poezinë e Ndre Mjedës(3)

Prof.dr.Resmi Osmani 



Në vijim të hulumtimeve për artin poetik, stilistikën, mjeteve shprehëse dhe mesazheve që përcjell te lexuesi poezia e Ndre Mjedës, nuk mund të mos bjerë në sy përfshirja e peisazhit dhe natyrës, jo vetëm si bukuri e trojeve shqiptare, që i shtojnë hijeshinë, e bëjnë atë të pëlqyeshme e të dashur, por edhe si pjesë e përditshmërisë së jetës, në të mirë e në të keq, në brenga e gëzime. Si të tillë, poeti e bën element strukturor të stilistikës së vargëzimit, për të ngjallur ndjesi dhe emocione, për të përcjellë te lexuesi me fuqinë dhe bukurinë e fjalës mendimin dhe filozofinë, mesazhin që poeti synon t’ i përcjellë lexuesve.
Po ti referohemi Da Vinçit , piktura është poezi memece, kurse poezia pikturë memece, e verbër. Si njëra si tjetra, synojnë të imitojnë, (rikrijojnë jo besnikërisht) artistikisht natyrën, secila me mjetet e saj. Duke e përcaktuar syrin si dritare të shpirtit dhe veshin(dëgjimin) portën ku hyjnë fjalët dhe tingujt, në rastin e poetit Mjeda, kemi të shkrirë në një të vetëm: piktorin dhe poetin. Vëzhgimi, me sy të mprehtë, soditja , kundrimi i natyrës, pejsazhit, dukurive të lidhura me stinët, e habitatit me larminë dhe shumllojshmërinë e elementëve përbërës, paraqesin një tablo piktorike, herë herë edhe fantazmagorike, me element mitikë, që nxisin përfytyrimin lëndor apo abstarkt. Kjo materje bëhet njësh me poezinë, që është harmoni dhe sintezë e artit të fjalës, e që në këtë rast lidhet pazgjidhshmërisht me shikimin, soditjen e natyrës, për t’i dhënë lexuesit(apo dëgjuesit në rastet e recitimeve) jo vetëm kënaqësi estetike, por edhe meditim dhe reflektim nëpërmjet emocioneve që ngjall fjala e bukur dhe e figurshme.
Pavarësisht nga tipologjia e poezive; lirike, elegjiake, baladeske, realiste apo romantike,si kusht të forcës shprehëse dhe emocionale ka bukurinë, që i vishet mendimit dhe forcës sugjestionuese nëpërmjet fjalës,tingëllimit,rimës e ritmit, të gjitha në një sintezë që përfshijnë kohën dhe hapsirën, me elementet e saj që janë pjesë e natyrës, pejsazhit dhe mjedisit ku vendoset subjekti. Këtë Mjeda e bën mjeshtërisht, si pak kush tjetër. Lulet, zymbyli e tëndafili,zambaku, vjollca e borziloku, pemët e lulëzuara, zogjtë: shqiponja, bilbili, dallëndyshja, lejleku: drurët e pyllit: pisha, bredhi, ahu; burimet, prrenjtë dhe lumenjtë, ograjat dhe livadhet; det e qiell, diell, yje e hënë, thuajse një univers, janë pjesë e Atdheut të bukur, por që ato ja shtojnë edhe më bukurinë.Në këtë sfond është njeriu shqiptar, malësori e fusharaku, bujku e luftëtari dhe njeriu i thjeshtë që lufton për liri, e për ta bërë vendin e tij më të begatë, si qëmoti, pa ardhur mynxyra e robërisë otomane.
Pejsazhi, dukuritë natyrore: acari dimëror, bora, murlani, pranvera, dielli dhe drita e hënës lulet, bukuritë, për poetin janë jo vetëm stoli dhe pjesë e mjedisit jetësor, por edhe mjete artistike, sfond i zhvillimit të ngjarjeve që u japin bukuri, madhështi e hijeshi vargjeve dhe mjeshtërisht përdoren si metafora, krahasime, paralelizma figurative e simbole për të ngjallur te lexuesi jo vetëm përjetime dhe emocione, por edhe vegulli e përfytyrime, të cilat bëjnë që poezia jo vetëm të mbahet mend gjatë por edhe dëshirën për ta mësuar përmenç e për ta recituar me zë.
Elementë të natyrës,të peisazhit dhe mjedisit jetësor, shërbejnë si një metaforë te kënga e parë e Trinës te Andrra e jetës, metaforë e dyfishtë që shërben njëhershe edhe si prolog i poemës. Motrat, si dy qershi, si dy mollë të këputura nga një degë, dega nënkuptohet është e ëma që i ka sjellë në jetë. Në gjashtë strofa, jepet i plotë, përshkruar me penel artisti sfondi i zhvillimit të poemës, si një skenografi ku hasen pylli, kënga e bilbilit, ushtima dhe gurgullima e gurrës, drita e hënës dhe vallja e zanave, paqja në natyrë, por edhe paralajmërimi i dramës që do të ndodhë. E tillë metaforë haset edhe te “Vaji i bylbilit”, në pesë strofat e para.
Veçori stilistike e vjershërimit të Mjedës, është ekonomia e fjalës, që e bën poezinë e tij sintetike dhe me peshë si një materie e rëndë.Për këtë i vijnë në ndihmë simbolet, që i merr nga natyra. Në pesë strofat e par te “Vaji I bylbilit”, ndryshimi imotit jepet nëpërmjet simbolit të së pjesëshmes, jepet e tëra;shkrirja e borës, dimri po shkon, pastaj kalohet nga e veçanta te e përgjithshmja, aty gjenden: bora, dimri, murlani, fushat, malet, blerimi, livadhet dhe pemët e lulëzuara. Dhe gjithë këto në pesë strofa! Me fjalë të zgjedhura dhe të kursyera jepet moti: “Me shi pshtjellun acarija/Përmbi bjeshkë po shungullon/ E prej maleve stuhija/Ujët e detit përvëlon/Gjimon moti e par e mbrapa/Mnershëm rrfeja po kërcet” Është një tabllo madhështore e dhënë me tërë ngjyrat, që i ngjall lexuesit përfytyrimin e plotë të sfondit ku zhvillohet veprimi dhe të përjetojë dhimbjen e heroit lirik. Dhe më tej:”Kjo duhi që s’ka pushim/ E ksaj zemre a pasqyra/ a pasqyra e vajit tim” E gjithë kjo si paralelizëm figurativ me personazhin e poezisë “I tretuni”, që s’është tjetër kush veç poeti.Një strofë me vargje rrënqethëse për acarin dimëror, është ajo që ve në dukje mjerimin e Lokes:”Binte bor e frynte veri/Tue çue akull për gjith vis/Nelt orteku ushton për mneri/Tuj fundue çetin e lis”I tillë i pashpresëdhe i ashpëre I hidhur është dhe fundi i saj. Mbi bazën e të kundërtave, bukurisë së natyrës dhe brengave njerëzore, ndërtohen kontrastet;”Tash ndër arë lulëzoj qershija/E me borë dimni po shkon/Kurrë s’mbarojnë t’zezat e mia/Gjama jote kurr s’mbaron”.
Lulet janë gjerësisht stoli e vargjeve të Mjedës, jo vetëm si mjet stilistik për krahasime që hasen shpesh, por edhe si pjesë e bukurive të atdheut dhe mjedisit ku çojnë jetën personazhet. Poeti pyet: “A lulzojnë lule të ershme/Mal e fushë si në kohë të atëhershme”Lulet janë pjesë e pandarë e atdheut. Ndër me të pëlqyerat, siç e kam vënë në dukje më parë janë: Zymbil, trëandafili, zambaku, vjollca.Nuk na thotë që janë më të bukurat, se vetë emri lule simbolizon bukurinë, por ato janë të erandshme. Atje ku ka lule gëlon jeta, atje ku ato vyshken, jeta është mjerim. Te “I tretuni” gjejmë vargjet:”Atje ku nuk lulzojnë zymylat/S’asht vend për bylbyla”, ndërsa te “Andrra e jetës”:”E n’balkue mbaruen lulet’ për të rrëfyer se në atë shtëpi jeta po shuhet.Lulet janë edhe shenjë nderimi pë rata që ikin nga jeta. Lokja i thotë së bijës:”Merri kto lule e çoja/S’lumes dhanti për te.” Skenat idilike, që mund ta themi se janë të pakta, vendosen dhe kanë si sfond melodik këngën e bilbilave dhe si dekor trëndafilat dhe zymbylat që çlirojnë aromën e këndshme.” Bashkë me lule- na thotë poeti- “ Len dashnia/Me kang t’shpendit qi galdon/E prendverës bukurija/ Bashkë prej gjumit t’tan i zgjon”.
Lulet janë pjesë e pejsazhit.Ograjat janë bleroshe, kodrinat të lulzuara, pemët kanë endur lule, fusha vishet me blerim, prroi ulet lehtas nga mali, dalë prej borës që i jep ushqim.Lulet dhe blerimi simbolizojnë zgjimin e natyrës dhe gjallërimin e jetës, si sfond ku rravgojnë personazhet, në ditë të mira apo të vështira, në gëzime dhe hidhërime.Një skenografi sugjestionuese ku pulson mendimi dhe shtillet veprimi.
Sa herë në poezitë dhe poemthat, bëhet fjalë për atdheun apo viset amtare, poeti nuk le pa përdorur si mjete artistike dhe nxjerrë në relief bukurinë dhe madhështinë e peisazhit. E tillë është hyrja në tri strofat e para të poemthit Lissus: kodra të stolisura me vreshta,fusha të lulzuara, ullishta gjelbërore, ku kodra e Velës prek qiellin dhe me yjet mban kuvende të shpeshta. Te “Scodra”, poemthi nis me një mal,Taraboshin e mnert që është ndeja e hyjnive, rrjedhën e Drinit,si dëshmitar i shekujve.Në poemthin “Liria” dhe poezi të tjera Shpaloset bukuri e bjeshkëve, e vargmaleve mbuluar nga retë e mjegulla, sa duken sikur zbresin nga qielli.
Mjeda e ka dashur me shpirt natyrën shqiptare. Përveç prirjeve të tij prej artisti, vëzhguesit të hollë, e njeriu të ndjeshëm, për këtë , jam i mendimit, ka ndikuar edhe jeta prej famullitari, në fshatrat e thella, mes njerëzve bujarë dhe bukurive natyrore, të cilat ai i ka përjetësuar në vargjet brilante të poezive të tij. Krijime që na ngjallin emocione edhe njëqind vjet më pas, se arti i vërtetë nuk ka mort.
Tiranë, më 15.04.2020








Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...