Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/14

Në Francë botohet libri me 35 autor shqiptarë


Doli nga shtypi , versioni fizik dhe elektronik i përmbledhjes me tregime të dashurisë “Nus vers l’independence” , në të cilin libër janë përfshirë 35 shkrimtarë më 35 tregime të dashurisë.

Botimi i kësaj vepre “Nus vers l’independence” ( Lakuriq drejt pavarësisë) , është një akt historik për letërsinë shqiptare, sepse për herë të parë lexuesit francez i prezantohemi më 35 tregime të dashurisë të botuara nga Shtëpia Botuese “Le Harmattan” më renome ndërkombëtare.

Në Francë botohet libri me 35 autor shqiptarë

“Eshtë një akt historik sepse për herë të parë në letërsinë shqiptare para botës më krijime artistike dalin 35 autorë të te gjitha trevave shqiptare si nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora.

Është një akt historik për faktin se libri botohet në djepin e kulturës botërore në Paris, nga një shtëpi botuese e njohur në Evropë”, thuhet në njoftim.

Krijuesit shqiptarë janë shumë pak të njohur në skenën ndërkombëtare të letërsisë, për shkakun se që nga rënja e sistemit monist nuk është investuar në përkthimin e letërsisë shqiptare në gjuhë botërore.

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare i vuri themelet për njohjën e letërsisë sonë në botë, dhe emri i tij është një ndihmesë e madhe për krijuesit e gjeneratave të reja shqiptare që të botohën jashtë , sepse këta kanë bazë të fortë të ndërtuar nga IsamilKadare,
 Ali Podrimja, Gani Xhafolli, Dritero Agolli, Fatos Kongoli, Edmond Tupja ,Reshat Sahitaj,Asllan Qyqalla e disa të tjerë.

Gjatë dy dekadave të fundit, Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, ka bërë përpjekje sistematike për ringjalljën e letërsisë sonë në skenën ndërkombëtare  dhe brenda kësaj kohe ka arritur  që disa autorë të botojë në disa  Shtëpi Botuese  në Francë, Greqi, Belgjikë,Kroaci, Angli ,Gjermani,Itali etj. ... 

Në vitin 2019 u botuan 12 poetë e poete shqiptarë në antologjinë botërore të rrjetit frankofon dhe dy vepra tjera të dy shkrimtarëve tanë nga Kosova.

Flori Bruqi 

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...