Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/15

Zbraze mbi mua dhe ik! ( Cikël poetik - Homazh për poetin Valtër Lazri )


Nga Flori Bruqi 

Redaksia e Agjencionit Floripress me indinjatë të thellë para 8 vjetëve morri lajmin e hidhur se në Amerikën e largët ,vdiq shkrimtari dhe poeti i madh Shqiptaro-Amerikan z.Valter Lazri.


Ishte anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë si edhe themelues dhe  moderator i  web faqës virtuale në internet, “STERKALA”

Atëherë dhe tash pas 8 vjetëve ndjejë  dhembje shpirtërore për  mikun , shokun, shkrimtarin i cili  i dha gjuhës shqipe vargun e tij aq të bukur e kuptimplotë. 

Ai  na mungojë shumë , në këto lista shqiptare...



Ishte gushti i vitit 2012.Me erdhi krejt i papritur dhe tejet i hidhur lajmi mortor per mikun e kolegun tone Valter Lazeri.

Kam komunikuar shpesh here me poetin dhe kam gjetur tek ai ndjesine e vertete lirike te nje bregdetasi.

Njeri qe artin e kishte pjese te shpirtit e kurre te ambicjes per tu dukur sic behet sot atje ku prodhohet jo art por vlera mediokrre. 

Valter Lazeri ishte poet i vertete, i ndjere, i thelle, njerezor, poezia e te cilit gjithmone me ka emocionuar per sinqeritetin e ndjesive. Qe kur e kam lexuar per here te pare poezine e Valter Lazerit ne librat qe me ka derguar, e kam pershendetur dhe kam shkruar per ate poezi.

Ishte mbreslenese dhe ashtu mbetet sepse poezia jeton pertej poetit.
I shpreh ngushellimet familjes se tij dhe shpreh deshiren qe vepren poetike te Valter Lazerit ta kemi te plote si amanet i nje jete qe nuk mund te harrohet sepse ishte shpirti e kaltersia e dallgeve qe rreh brigjet perjetesisht.

I perjetshem kujtimi i mikut tone poet Valter Lazri.(Flori Bruqi).

Gazetari shkodran Luigj Shkodrani, nga Danimarka shkruan(18 gusht 2012):

Me besoni qe nuk po u besoj syve se cfare po lexoj. Kam mbetur teresisht i shokur nga ky largim kaq i shpejte nga jeta e nje miku tim shume te mire dhe te respektuar.

Kam komunikuar me Valterin rregullisht dhe per shume gjera qe ndollin ne keto lista ku jemi bashkur te gjithe kam gjetur nje mirekuptim te perbashket.

Tek Valteri une kisha mikun dhe shokun tim me te mire. Nga ai ka marre shume ide dhe mendime te vlefshme qe me kane ndihmuar ne punen time.

Ndjej dhembje ne shpirte per kete njeri qe i dha gjuhes shqipe vargun e tij aq te bukur e kuptimplote. Ai do na mungoje shume ne keto lista shqiptare.

Ishte themeluesi i Sterkales,por ishte nje njeri teper rigoroz,ne cdo aspekt. Ne listen e tij nuk ka lejuar qe te pranohen shpifje e sharje. Kjo liste eshte e ruajtur e paster fale punes se tij te madhe qe ai bente.

Me lejoni qe ne keto caste te renda per familjen Lazeri,te ju sjell ngushllimet me te sinqerta vellazrore nga une dhe e gjithe familja ime , per njerun tuaj te dashur e te shtrejte Valter Lazeri.

Jam se bashku me ju ne keto momente teper te veshtira dhe shume te dhimbeshme.

Nga kjo dhimbje qe kam nuk i gjej dot as fjalet,sepse une kam humbur nje mik te mire, shkruan Luigji i ynë i dashur!

****

Mbarova, thash dhe koken tunda
Si nje i pir ku s`di ku shkel
Te putha ,
qava,lotet fshive
Te shava,
E poshtera jete
E pabesueshme !


Valteri, themeluesi i “Sterkales”, u shojt ? Iku?Jam i shokuar …
Nje e papritur dhe dhembje e madhe, per ne te gjithe.

Nje njeri i dashur, diskret dhe poet i talentuar, s’eshte me i gjalle.
Nje shembell tjeter qe jeta s’eshte gje e, njeriu duhet ta jetoje ate, gjer ne indet me te imta.

Ngushellime familjes.

I paharruar kujtimi !

Tu prehte shpirti, Valter i dashur dhe modest, njeri me vyrtute dhe zemer flori, shkruan miku i Valterit dhe i imi , shkrimtari,
fotoreporteri shqiptaro-francezë  zt. Vasil QESARI.

Sikël poetik nga  Valter Lazeri.




VENDLINDJES

Ti atje…
për mua s`dihet,
nëse jetoj,
a ç`bëhem vallë!
Numëroj yje,
përcjell diej,
lotoj netëve…
… mbetem gjallë.

Pranverës mbledh
më të bukurën,
dimrit, të ftohtë,
me shume nga ç’ka.
Dalëngadalë
i bëj legjenda,
vitet vras,
ato i mbaj!
……………

Ti atje…
për mua s’dihet,
nëse jetoj,
a ç’bëhem vallë?!
Të gjitha bëmat
bërë legjendë,
në prehrin tend
dua ti zbraz!…

EVJENI

Shumë fjalë të huaja qenë
tonat, ashtu trazuar.
Eh , Evjeni,
… kësaj bote me ty jetuar
.
Në zemër të Europës
dhe më tutje
me ty në dashuri.
Eh, Evjeni!
Me ty
dhe pa ty!
………………….

Shikoj sërisht valët e detit,
Dajtin më të lartin mal
që jam ngjitur.
Dhimbjet shpërthejnë si vullkani.
Si vullkan,
Evjeni!
Në llavën e tij
me ty
e pa ty,
Evjeni!

***
Mban mend si perkedhelnim degët
tek një pemë limoni?
Mban mend si nxirrnim kecat
në kullotë?
Eh , Evjeni,
me ty
dhe pa ty!
Me evjeninë tënde,
Evjeni!

***
Sa herë unë dhe ti
për darkë ftonim Dean.
Ajo kërcente me mua.
Oh!…Evjeni,
ti gjithë xhelozi,
gjithë evjeni!
e ‘lige,e lige”
Gjithe dashuri.!
S’kisha prurë në jetë vargje
kaq të bukura,
të ngrohta,
të sinqerta..
Pas puthjes me ty
…e mban mend?
Oh!
Ti gjithë xhelozi!
E marrë, e marrë!
Gjithë dashuri. ..
Eh…!
Kaq sa për t`u kujtuar.
Sot kemi vdekur të dy.
Të dy:
ti dhe unë,
Evjeni!

KU JE SONTE?

Një ëndërr e prapë më zgjoi.
Shpërthim se nga e ku!…

Të gjitha i fshiu,
veç t`bukurën e syve të tu.
Dhe me to
në një imazh
lodhem, tretem
pa kufi.
Pres nga lart,
që të më bjerë,
të më bëjë
shkrumb e hi.
Ku je sonte, që të dua
dhe trazoj një oqean?
Ku je shpirt i patrazuar,
që si rob po më mban?!
Ku je sonte, që të pres,
si shiun toka në thatësirë?
Jam vapori,
që pres baticën,
të dal nga kjo cektësirë.
Ku je sonte,
që zjarri më është shuar.
Në zemër të akullit po digjem,
në thelb të tij
jam duke u përvëluar!

ZBRAZE MBI MUA

Mbush një shami me yje
me baltë,
me det
dhe eja!
eja, mbi djersën time,
mërzinë,
lodhjen.
Zbraze mbi mua dhe ik!
ik
e qofsh mirë!


EKSOD 

Yje!
C`presim tjeter te shikojme?!
Syt mberthyer ne qyell,
“ndihmona o zot!”

Ne c`rruge te mbare,
ne c`rruge te nemur?!
Mite “legjende”,

popuj te shembur.
Ne breg permbi det
dallge ngriti Marmaid
e pershendeti te bukuren Dea
(eksodi dhe ate e ka marre)

Aty ne lekures
luten te dyja:
“nxirri matan dhe kete rradhe!”

S`jane vetem djem muskuloze,
te pa lodhur dhe nata.
zvarriten mjerushem plakat e ngrata,
foshnjat me nenat-kangur.

Lote.
c`presim tjeter te shikojme?!
Eksodi si perbindesh ha njerez
dhe loja vazhdon.

1997


Prishtinë , 15 MAJ 2020.



….

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...