Nga
Fritz RADOVANI:
9 MAJI 1945
DITA E EUROPËS PREJ VITIT 1945… Per disa të
tjerë, jo per Shqiptarë!
Shqipnia e kishte percaktue vendin e vet me
29 nandor 1944…
Qeveria jugosllave kishte adaptue “bijë në
shpirtë” Shqipninë komuniste.
Tito dekoroi të dashtunin Ever “hero i
popujve të Jugosllavisë, 1.7.1946.
Po, dashunia e Everit per Stalinin na çoi tek
“Perandoria e së keqes”, B.S.
Tek libri “Diplomacia” z. Henry Kissinger
shkruen: “Jalta polli turpin per fizionominë e Botës së pasluftës... Dy vitet e
para pas luftës, vetem Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”
(fq.443)
Shqipnia socialiste nuk vonoi dhe hini edhe
në “Traktatin e Varshavës”...
Sa komunistët nga të gjithë anët e globit i
priste e i percillte Everi ynë...
Vdekja e “papitun” e Stalinit në 1953, e
topiti pak Everin, i vdiq “babai” të shkretit, e donte fort Stalini...Po edhe
ky nuk i la gja mangut “babait”.
Hime edhe në “Traktatin e Varshavës”... Dolme
edhe prej tij... Vrapueme e mërrijtem në Pekin. U shpallëm “Shtet
Ateist”...Vrame e preme Klerikë Katolik, e prap kishte mbetë gjallë Don
Simoni... Sa me na “turpnue” kur na ishim ma mirë se kurr... Me 11 Nandor 1990
në Rrëmaji të Shkodres.
Këto ditë z. Mike Pompeo me 9 Ministra të
Jashtem të 9 vendeve ish-komuniste: Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë,
Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë e Sllovakisë, po thonë se
kanë nenshkrue një “Deklaratë” pa Shqipninë. Sejcili ballkanas kjoftë edhe Perëndimor
pyet “Pse nuk asht Shqipëria e Rilindjes socialiste” nënshkruese e kësaj deklaratë së bashku me vendet simotra
ish-komuniste po, na jemi edhe si Antare aktuale e Organizatës së Atlantikut
Verior, NATO?
Pergjegjen e kësaj pyetje në fakt duhet ta japin
veteranët e luftës, pasues të “testamentit” Ramiz Alisë: “Ne i kemi ruajtur
lidhjet e vjetra…” E ata “lidhje” janë pikrisht ata, që “Rilindja” komuniste në
Shqipni, po punon perditë e pernatë me “coptue Shqipninë dhe Kosoven”, se ashtu
kerkojnë tradhtarët e Atdheut, qeveritarët që kanë nenshkrue hymjen e Shqipnisë
me 2 Dhjetor 1992, në “Konferencen Islamike”, me qeveritarët e sotem, ata tradhtarë
t’ Atdheut Gjergj Kastriotit Skenderbeut e Nanës Tereze…
Melbourne,
12 Maji 2020.
No comments:
Post a Comment