Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/24

Flori Bruqi : Urime Feride Rushiti, krenaria e Gjilanit dhe e mbarë Kosovës!





Fotografia e Flori Bruqi





Kohë më parë në Washington DC ,Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme nga ana e zonjës së parë të ShBA-së i takojë aktivistes dhe humanistes gjilanase Feride Rushin,nga Gjilani i Kosovës.

Është ky çmim i merituar i marrë me kontributin e saj të jashtëzakonshëm në ofrimin e shërbimeve rehabilituese, ndihmës mjekësore dhe psiko-sociale për të sapo kthyerit e pasluftës, të mbijetuar të torturës dhe dhunës sistematike.

Fotografia e Flori Bruqi

Përndryshe, zonja e parë e SHBA-së Melania Trump dhe zëvendëssekretari i shtetit John J. Sullivan ia ndanë drejtoreshës së Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushitit, Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie, ka uruar Feride Rushitin për çmimin që do t’i ndahet nga Departamenti Amerikan lidhur me punën e saj për viktimat e dhunës seksuale të Kosovës.

****
Fotografia e Flori Bruqi
Delawie ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare për këtë çmim

“Urime Feri Rushitit, fituese e çmimit të Departamentit të shtetit/Gratë e guximshme! Feride ka luftuar pa u lodhur për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale të luftës dhe grupeve të tjera vullnetare. Kosova duhet të jetë krenare” ka thënë Delawie në një postim në ‘Twitter’.

Të premten më 23 mars 2018, zonja e parë e SHBA-së Melania Trump dhe zëvendëssekretari i shtetit John J. Sullivando t’i ndajnë Rushitit Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme.

Ky çmim ndahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Gishtërinjtë e Riza Llukës trandën Sllobodan Millosheviqin dhe tërë Jugosllavinë


Fotografia e Flori Bruqi

Gishtërinjtë e Riza Llukës trandën Sllobodan Millosheviqin dhe tërë Jugosllavinë

Gazetari RTVDukagjini, Fitim Behluli, ka publikuar dokumentarin në kujtim të datës 23 Mars 1989 – Gishtërinjtë që trandën Jugosllavinë.

Behluli këtë dokumentar ia ka kushtuar kësaj ngjarjeje dhe ish – drejtorit të tij të parë, Riza Lluka në RTV Dukagjini.

Riza Lluka gjatë tërë jetës së tij u dallua si veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe si politikan aktiv.

Fotografia e Flori Bruqi

I lindur në vitin 1943 ai ishte inxhinier i ndërtimit.

Delegat i Kuvendit të Kosovës në periudhën 1982-1990 dhe anëtar e Kryetar i Këshillit për urbanizëm dhe punë komunale në ish-Dhomën e Punës së Bashkuar të Kosovës.

Riza Lluka njihet dhe si kundërshtar i amandamenteve të Republikës së Serbisë me të cilat shuhej autonomia e atëhershme e ish-KSAK-së dhe ka votuar kundër këtyre ndryshimeve në vitin 1989.

Riza Luka ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kuadër të institucioneve paralele, por atëherë si anëtar i Partisë Parlamentare (1992-1998).

Riza Lluka do mbahet mend edhe si misionar në pajtimin e gjaqeve në SHBA në krye me Anton Çetën gjatë viteve të ’90-ta.

Riza Lluka ishte këshilltarë komunal në Kuvendin Komunal të Pejës për vite me radhë. Mbetet një veprimtar politik i qëndrueshëm dhe koherent në artikulimin e kërkesave dhe nevojave njerëzore, duke ofruar ide dhe shndërruar ato në praktikë.

Duke besuar në vizionin për të ardhmen, ai çdoherë ndërlidhte përvojat nga e kaluara, historia, më qëllim të veprimit të drejtë, human dhe në shërbim të njeriut.

Riza Lluka i kushtonte kujdes të veçantë arsimit, shtimit të rinisë shkollore e studentëve, stimulimit të tyre përmes angazhimit të strukturave të qeverisë dhe aktivizimit të të gjitha resurseve vendore e ndërkombëtare që të gjenden mjete për plotësimin e këtyre nevojave.

Fotografia e Flori Bruqi

Riza Lluka u angazhua në veçanti për aktivizimin e tërë potencialeve ekzistuese të Kosovës.

I ndjeri Riza Lluka deri në ditët e fundit të jetës ishte në krye të RTV ‘Dukagjini’-t në detyrën e Drejtorit.

******
Fotografia e Flori Bruqi

Ai në këtë dokumentar tregon se si me datën 23 Mars 1989, Riza Lluka me 9 delegatë të tjerë, nga gjithsejtë 190 sa ishin në sallë (në mesin e tyre edhe shumë të paftuar), në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, me gishtërinjtë kundër suprimimit të autonomisë së atëhershme të Kosovës, do të trandnin Jugosllavinë, themelet e së cilës ishin lëkundur veç, ditë më parë, të të njëjtit vit, nga galeria e nëntokës në ‘Trepçë’

“Nuk duhet të harrojmë vitin ’81, kur tërë studentët dhe rinia u ngritë në këmbë dhe praktikisht mund të thuhet se Kosova filloi ta rrënoj komunizmin. Kosova e afirmojë këtë çështje, pakënaqësinë e atij sistemi monist. Por pas vitit ’81, filluan ngjarjet të acarohen, gjithnjë e më tepër, mandej filluan diferencimet e ndryshme, pastaj ishte një periudhë shumë e vështirë, sidomos kur marrim parasysh se ne në një periudhë të caktuar kemi pasur një liberalizim, një mundësi të mësohet, të studiohet, mirëpo ato më vonë u keqësuan” ka thënë Riza Lluka në këtë dokumentar.

Lluka tregonte se çka kishte ndodhur pas ardhjes së Millosheviqit në pushtet dhe se cilat ishin momentet kritike të asaj kohe.

“Në ato ditë, sidomos viti 1988 u ngritë e tërë popullata, mbi 300 mijë qytetarë nga tërë Kosova shkuan në Prishtinë, që ta ruajnë atë autonomi të atëhershme, sepse e vetja formë për t’i ruajtur të drejtat tona në atë periudhë. Mirëpo, të gjithë ishin për ta mbrojtur autonominë e Kosovës” ka rrëfyer Lluka.

Riza Lluka gjatë tërë jetës së tij u dallua si veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe si politikan aktiv.

I lindur në vitin 1943, ishte Inxhinier i Ndërtimtarisë, delegat i Kuvendit të Kosovës në periudhën 1982-1990, dhe Anëtar e Kryetar i Këshillit për Urbanizëm dhe Punë Komunale në ish-Dhomën e Punës së Bashkuar të Kosovës.

Flori Bruqi

Nga Flori Bruqi: 19 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe



Në ditën e sotme të vitit 1999, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, e cila i dha fund luftës gati dyvjeçare në Kosovë.


Image result for bil klinton


Nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë.
Bombardimet kanë përfunduar me miratimin rezolutës 1244 të KS. Si rezultat ka pasuar largim të forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe, fill më pas kthimit të mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe.

Image result for bil klinton
Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 kishin hyrë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende.
Fushata 78 ditore e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike dhe ushtarake.
Operacioni i NATO-s në ish-Jugosllavi kushtoi 43 miliardë dollarë.

****

Image result for sulmet e natos ndaj serbise

Sonte  në orën 19:45 bëhen 19 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë që atëherë fshihej gjithnjë me emrin e Republikës Federale e në kuadër të së cilës ishte edhe  Republika e Malit  të   Zi.
Image result for bil klinton dhe natoImage result for bil klinton dhe nato
Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

Image result for sulmet e natos ndaj serbise

"Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes", kishte thënë Presidenti Clinton.
Image result for bil klinton dhe nato
Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviç dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike

*****
Image result for sulmet e natos ndaj serbise

Fushata bombarduese e NATOs zgjati nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999, duke përfshirë mbi 1,000 avionë që vepronin kryesisht nga bazat në Itali dhe në aeroplan-mbajtëset të stacionuara në AdriatiK. Raketat kruiz Tomahawk u përdorën gjërësisht, të lëshuara nga avionët, anijet, dhe nëndetëset. Me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATOs u përfshinë sadopak. Në mbi dhjetë javet e konfliktit, avionët e NATOs fluturuan mbi 38,000 misione luftimi. Për Forcat Ajrore Gjermane (Luftwaffe), ishte hera e dytë kishte marrë pjesë në një konflikt që prej Luftës së Dytë Botërore pas Luftës së Bosnjes.

Image result for sulmet e natos ndaj serbise

Qëllimi i paracaktuar i NATOs u përmblodh nga zëdhëndësit e saj si "serbët jashtë, paqeruajtësit brenda, refugjatët të kthehen". Kjo ishte, trupat jugosllave duhej të largoheshin nga Kosova dhe do të zëvendësoheshin nga paqeruajtësit ndërkombëtarë në mëyrë që siguronin që refugjatët shqiptarë të ktheheshin në shtëpi. Fushata u caktua në fillim për shkatërrimin e mbrojtjes ajërore jugosllave dhe shënjestra ushtarake me vlerë të lartë. Nuk shkoi dhe aq mirë në fillim, pasi moti i keq i pengonte shumë misionet. NATO e nënvlerësoi seriozisht faktin se  Sllobodan Millosheviçi do të rezistonte: shumë pak në Bruksel mendonin se fushata do të zgjaste më shumë se pak ditë, dhe megjithëse bombardimet fillestare nuk ishin me intensitet të ulët, por nuk e arritën intensitetin e bombardimit të Bagdadit në 1991.

Image result for sulmet e natos ndaj serbise

Operacionet ushtarake të NATOs ndryshuan thelbësisht në sulmin e njësive tokësore jugosllave, duke goditur shënjestra si tanket dhe artilerinë, ndërkohë që vazhdohej me bombardimin strategjik. Ky aktivitet gjithësesi, ishte shumë i përmbajtur nga politika, pasi çdo shënjestër duhej të aprovoheshte nga të gjithë 19 shtetet anëtare. Mali i Zi u bombardua në disa raste por NATO eventualisht pushoi së përkrahuri pozicionin e pasigurt të liderit të saj anti-Millosheviç, Milo Gjukanoviç. Përveç shënjestrave të drejtpërdrejta ushtarake u sulmuan edhe shënjestra që mund ti hynin në dihmë ushtrisë, siç ishin ura përgjatë Danubit, fabrika, centrale energjie, shkolla, shtëpi, spitale, impiante telekomunikimi dhe shtabi i përgjithshëm i të Majtëve të Jugosllavisë një parti e drejtuar nga gruaja e Millosheviçit dhe kulla e transmetimit të RTS.

Image result for sulmet e natos ndaj serbise

Në fillim të majit, një avion i NATOs sulmoi një karvan refugjatësh shqiptarë, duke menduar se ishte një karvan ushtarak jugosllav, duke vrarë rreth 50 njerëz. NATO e pranoi fajin pesë ditë më vonë dhe jugosllavët akuzuan NATOn për sulm me vetëdije ndaj refugjatëve. Një raport i mëvonshëm i hartuar nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) me titull "Raporti Përfundimtar për Prokurorin nga Komiteti i Caktuar për Rishikimin e e Fushatës Bombarduese të NATOs Kundër Republikës Federale të Jugosllavisë" ku thuhej se "civilët nuk u sulmuan me dashje në këtë incident" dhe se "as ekuipazhi dhe as komandantët nuk treguan të pamatur për të marrë masa parandaluese të cilat do tu hiqnin akuzat kriminale."

Image result for sulmet e natos ndaj serbise

Në 7 maj 1999,  disa bomba të NATOs godasin ambasadën kineze në Beograd, duke vrarë tre gazetarë kinezë dhe duke egërsuar opinionin publik kinez. Shtetet e Bashkuara dhe NATO më vonë kërkuan falje për bombardimin, duke thënë se ishte një gabim i shkaktuar nga një hartë e pasaktë e para shumë viteve. Një tjetër incident ishte masakra e burgut të Dubravës në maj 1999, ku qeveria jugosllave akuzoi për vrasjen e 85 civilëve pas bombardimit nga NATO të kompleksit. Një raport i mëvonshëm i Human Rights Watch arriti në përfundimin se rreth 19 të burgosur dhe gardianë u vranë nga bombardimi, por që një numër i pasaktë – ndoshta më shumë se 70 shqiptarë – u vranë nga forcat qeveritare serbe në ditët që kaluan pas bombardimit.

Image result for nato bombardovanje srbije

Nga fillimi i prillit, konflikti ishte shumë larg zgjidhjes dhe vendet e NATOs filluan të mendonin seriozisht për operacione tokësore në Kosovë. Kryeministri Britanik Tony Blair ishte avokat i fortë për sulm me trupa tokësore dhe i bënte presion Shteteve të Bashkuara që të pranonin; qëndrimi i tij i ashpër shkaktoi pak alarm në Uashington pasi forcat amerikane duhej të ishin me të larta në numër në çdo mësymje.


Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ishte shumë vendosur për sulm tokësor të drejtuar nga forcat amerikane. Por në vend të kësaj, Clinton autorizoi një operacion të CIAs për të gjetur metoda destabilizimi për dobësimin e qeverisë jugosllave pa nevojën e trajnimit të UÇK-së. Në të njëjtën kohë, negociatorët finlandezë dhe rusë nisën të provojnë të bindnin Milloshviçin të tërhiqej. Tony Blair do të urdhëronte 50,000 ushtarë britanikë të bëheshin gati për mësymje tokësore.

Image result for nato bombardovanje srbije

Gjelati serb Sllobodan Millosheviçi më në fund kuptoi se Rusia nuk do të ndërhynte të mbronte Jugosllavinë pavarësisht retorikës së fortë anti-NATO të Moskës. Kështu që ai pranoi kushtet e ofruara nga ekipit të ndërhyrjes Finlandezo-Rus dhe pranoi një prani ushtarake në Kosovë të drejtuar nga OKB, por me pjesëmarrjen edhe të trupave të NATOs.

Image result for nato bombardovanje srbije

Forcat speciale norvegjeze Hærens Jegerkommando dhe Forsvarets Spesialkommando bashkëpunuan me UÇK-në në mbledhjen informacioneve të inteligjencës. Duke u pregatitur për pushtim në 12 qershor, forcat speciale Norvegjeze punuan së bashku me UÇK në zonat malore kufitare me Maqedoninë dhe kryesisht merreshim me zbulim për të monitoruar ngjarjet në Kosovë. Bashkë me forcat speciale britanike, forcat speciale norvegjeze ishin të parat që kaluan kufirin për në Kosovë.

Related image


Sipas gazetarit të Sky News Keith Graves, norvegjezët ishin futur në Kosovë dz ditë para marshimit të forcave të tjera dhe ishin ndër të parët që u futën në Prishtinë. Detyrat e Hærens Jegerkommando dhe Forsvarets Spesialkommando ishte të pastronin rrugën dhe të qetësonin palët serbëve dhe shqiptarëve.


Prishtinë,24.03.2018 

2018/03/23

Lëvizja Vetëvendosje, edhe pas kontrolleve të rrepta nga policia dhe sigurimi në Kuvend, ka arritur që të hedhë gaz për herët të katërt brenda në sallën ku do të votohej për demarkacionin me Malin e Zi.

Ndonëse kanë kaluar 3 vite që kur është hedhur gazi lotsjellës në Kuvend, rreth tematikës së njëjtë ratifikimit e marrëveshjes së kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, megjithatë ende mbetej enigmë se si u fut gazi lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës.


E njëjta gjë ka ndodhur edhe në mesditën e së mërkurës pikërisht ku pritej të bëhej votimi i marrëveshjes rreth Demarkacionit.

Lëvizja Vetëvendosje, edhe pas kontrolleve të rrepta nga policia dhe sigurimi në Kuvend, ka arritur që të hedhë gaz për herët të katërt brenda në sallën ku do të votohej për demarkacionin me Malin e Zi.

Të hetohet Policia

Në lidhje me këtë çështje analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “ Bota sot” se me të gjitha kontrollimet që ishin aty, pa ndihmën e policisë, do të ishte e pamundur futja e gazit në Kuvend.

Ai ka thënë se është krejtësisht e arsyeshme që të hetohet edhe policia e Kosovës sepse edhe ajo është e përshirë në këtë çështje.

Faton Mehmeti : “Gazi lotsjellës ka qenë i përdorur nga pushteti, jo në kuptimin e hedhjes por të pasqyrës para botës së gjoja " ne jemi të moderuar”. Besoj se gazi i ka shërbyer edhe PDK-së, në atë çfarë e cekëm më lart. Gjithsesi, në bazë të asaj çfarë njohim nga e shkuara, njeriu që ka mundur të jetë faktor për futjen e gazit besoj se është Rexhep Selimi. Rexha, që nga lufta ende ka njerëz nën kontrollin e tij që janë në hierarki në polici, dhe nuk është e vështirë të kuptosh futjen e gazit”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, taktika e gazit arriti te stopit demarkacionin për tri vite të mjaftueshme edhe për të akuzuarit potencial nga Gjykata Speciale për t'i "pastruar" dëshmitarët.

“Pas gazit mendoj se fshihet edhe Kadri Veseli, pikërisht për shkak të Gjykatës Speciale”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Kurse, analisti politik Hidajet Ahmeti, ka thënë se brenda kësaj loje të futjes së gazit lotsjellës brenda Kuvendit mund të ndërtohet teori të shumta konspirative, të cilat teori hamendësuese mund të përligjën mbas një kohe.

Sipas tij, një fakt është i pakontestueshëm se gazi lotsjellës është futur brenda Kuvendit duke kaluar kontrollet e sofistikuar, e në këtë pikë ndërtohen teoritë konspirative.


Hidajet Ahmeti : “Prokuroria e shtetit duhet të veproj e punoj brenda mandatit të saj kushtetues e ligjor, duke filluar hetimet ndaj rastit në fjalë. Prokuroria e shtetit e ka në dorën e saj që t’i nxjerrë të vërtetat në shesh dhe t’i mbyllë debatet spekulative të individëve të caktuar. Nuk duhet të lejuar që mediat e caktuara, që disa prej tyre janë shërbim të pushtetit e interesave të caktuara grupore t’i servojnë publikut teori konspirative, e të cilat ndërtojnë opinionin e publikut. Duhet dhënë hapësirë që institucionet përgjegjëse ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur, objektive , të drejtë ,reale e pa presion politik e qytetar. Kjo frymë e institucionalizimit mund të prodhoj të vërtetet objektive që është e domosdoshme për shtetin Kosovës, institucionet dhe qytetarët e saj”, është shprehur Ahmeti

Rexhep Selimi dhe Ramush Haradinaj : E ki keq edhe kur e përmende 15 katë...

Kuvendi ndërprenë punimet për shkak të mungesës së kuorumitKuvendi i Kosovës ka ndërpre punimet e seancë së sotme, për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ka njoftuar se seanca do të vazhdojë të premten e ardhshme në ora 10:00.

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi kërkoi që të sanksionohen me mëditje deputetët që nuk rrinë në seancë, për të cilin propozim kryeparlamentari Veseli tha se duhet ta vendos Kuvendi kur në sallë janë 80 deputetë dhe pastaj ai është i gatshëm ta zbatojë.

***



















Paqja në mes të vëllezërve Haradinaj dhe Rexhep Selimit ka përfunduar.

Si miq të vjetër nga koha e luftës , ata gjithmonë kanë evituar debatet personale, por kjo paqe nuk ekziston më.

Selimi ishte përplasur me Daut Haradinajn ditën kur u votua demarkacioni ndërsa me Ramushin në debatin e ditës së sotme.

Ka mjaftuar përmendja e këtij fakti nga Selimi ka nervozuar keq të parin e ekzekutivit. Ai e ka quajtur gënjeshtar Selimin si dhe ia ka përmendur faktin se me gjithë aktivitetin e tij për liri dhe pas luftës në politikë asnjëherë nuk e ka gjetur asgjë.

Por në momentin kur Haradinaj është acaruar ashpër ka ndërhyrë kreu e Kuvendit duke ju lutur Haradinajt që të ketë kujdes me fjalorin.

Ky debat i ashpër mes Selimit dhe Haradinajt u bë gjatë debatit për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq.


Rexhep Selimi: Rrugët që i kemi dhënë vet më kurrë nuk mund t’i nxjerrim




Ramush Haradinaj: Rexhë ti je rrenc i madh

“Është evidente që pas miratimit të marrëveshjes pardjeshme, rruga për në Mali të Zi është shkurtuar më shumë, madje është shkurtuar për disa kilometra. Dua ta konfirmoj edhe një herë që unë nuk iu kam gëzuar kësaj, nëse dikush iu ka gëzuar kësaj janë ata që atë ditë në këtë sallë, pas ratifikimit duartrokitën dhe u përqafen me njëri-tjetrin, kurse, sa i përket asaj që t’i nxjerrim rrugët, rrugët që na u janë marrë i nxjerrim por rrugët që i kemi dhënë vet kurrë më nuk do të mund ti nxjerrim “, tha Selimi.

Pas kësaj deklarate reagoi kryeministri i Kosovës duke akuzuar rëndë Rexhep Selimin.

Gjatë fjalës së tij ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, duke e lutur Haradinajn që të ketë kujdes me fjalorin, pasi po e prishin, të gjithë, duke filluar nga vet ai.

“Ka diçka shumë interesant që dua t’ua them, Rexha është shumë i mençur. Prek që ia ka nis lëvizjes për liri, është aktiv po therrë nuk i ka hy, njëmend nuk i ka hy therrë Rexhep Selimit, ka shpëtuar vet, edhe pas luftës ka shpëtuar mirë, nuk e ka bërë asnjë ditë burg, asnjë problem nuk i ka ndodhë...por prit veç pak, ti po thua që për pak ditë pushtet e kam shit tokën, ti je rrenc i madh, ti ke qëndruar në Shqipëri je shëtit para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës, gjithë kohës, e din që nuk është ashtu, je ulë afër këtij burri për vota, ky ka me pa që ke me lanë këtë shpejt,”, i tha Haradinaj Selimit.

Selimi: Po dukem goxha i menqur kur nuk e kam votuar Qeverinë tënde

“Dua t’i them Ramushit keq e ki, e ki keq edhe kur e përmende 15 katëshin sepse unë e ti nuk jemi takuar kurrë në 15 katshin, jemi takuar në Gllogjan, Jabllanicë dhe nëpër luftë. Po ashtu, sa i përket që s’më ka hy asnjë therr në këmbë, unë besoj që nuk të vjen keq për këtë punë se mua nuk më ka hy asnjë therrë po shumë prej therrave i kemi kaluar bashkë unë e ti Ramush, nuk e di sa therra i kanë hy Hashimit që tash je në koalicion me të, por therra kemi kaluar bashkë unë e ti. Kurse, sa i përket a jam i mençur, po; po dukem kogja i mençur jam e sidomos në momentin kur nuk e kam votuar Qeverinë tënde, sepse po ta votojsha Qeverinë tënde do të ndihesha përgjegjës për atë çka ka ndodhur pardje”, tha Selimi.

Kryeministri Haradinaj ka reaguar sërish, duke e pyetur deputetin Selimi nëse është i sigurt që për pak ditë në pushtet e ka shitur tokën, derisa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sërish ka ndërhyrë duke e lutur që të kthehen në temë për hir të shoqërisë gjatë luftës.

Haradinaj: A je i sigurt që kemi humbur tokë


“Rexhë të kishe thënë ky fitoj këtë, ky këtë, dhe Ramushi marren nuk të kisha reaguar sot, nuk e di pse të ka shkuar mendja veç te pushteti, ti e din Rexhë, nëse nuk e din Rexhë, a je i sigurt që për pak ditë në pushtet e kam bërë atë Rexhë, jo nëse je a je i sigurt“, i tha Haradinajt.

Kurse, Selimi u dëgjua tek sa tha se nuk tha që është i sigurt.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...